EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dikush po na degjon

Shko poshtë

Dikush po na degjon Empty Dikush po na degjon

Mesazh  Admin 18.05.08 1:03

DIKUSH PO NA DËGJON

Në brendësi të rrjetit, kompjuterët në stacionet e shpërndara nëpër botë quhen "Fjalorët". Kompjuterë që mund të kërkojnë nëpërmjet fluksit të komunikacioneve nëpërmjet fjalëkyçeve ekzistonin të paktën qysh nga 1970, por sistemi ECHELON është projektuar nga NSA-ja për të ndërlidhur midis tyre të gjithë këta kompjuterë dhe për t'u mundësuar stacioneve të ndryshme të funksionojnë si komponentë të një sistemi të integruar.

NSA dhe GCSB janë të dyja të lidhura me pesë vende firmatare të Marrëveshjes Strategjike UK-USA, një pakt bashkëpunimi në favor të "Signal Intelligence" të nënshkruar në vitin 1948, ekzistenca e të cilit nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht nga pesë aderuesit.

Tre partnerët e tjerë kanë të gjithë njëlloj emra mjaft të errët si Government Communications Headquarters (GCHQ) në Britaninë e Madhe, Communications Security Establishment (CSE) në Kanada dhe Defense Signals Directorate (DSD) në Australi. Aleanca lindi nga nga përpjekja bashkëpunuese për të të përgjuar transmetimet me radio gjatë Luftës së Dytë Botërore, formalizuar siç është thënë në vitin 1948 me marrëveshjen UKUSA që ishte thelbësisht i drejtuar kundër Bashkimit Sovjetik.

Pesë agjensitë firmatare të paktit UKUSA janë agjensitë më të mëdha në vendet e tyre. Me pjesën më të madhe të komunikimeve të biznesit dhe që udhëtojnë nëpërmjet fakseve, e-mail-eve dhe telefonatave është e qartë se resurset më të mëdha u rezervohen këtyre agjensive. Për dhjetëra vjet përpara futjes së sistemit ECHELON, agjensitë e aleancës UKUSA punonin gjithësesi njëra për tjetrën, por secila ishte e vetmuar në përgjimin dhe analizimin e mesazheve në stacionet e tyre.

Me ECHELON, kompjuterët e quajtur "fjalorë", përmbajnë jo vetëm fjalëkyçe të futura nga agjensia e vet, por edhe ato të futura nga katër agjensitë e tjera. Për shembull, në Zelandën e Re, në stacionin e përgjimit satelitor të Vahopait (Në Ishullin e Jugut), kompjuterët kanë lista të ndryshme kërkimi për NSA-në, GCHQ-në, DSD-në dhe CSE-në në shtesë të të sajave.

Atje ku "fjalori" has një mesazh që përmban një nga fjalëkyçet e futura nga agjensitë, ai e kap dhe e dërgon automatikisht në selinë qëndrore të agjensisë kompetente. Askush në Zelandën e Re nuk i njeh informacionet e grumbulluara nha stacionet në Zelandën e Re për agjensitë aleate. Kështu stacionet e aleatëve të vegjël të aleancës UKUSA funksionojnë për NSA-në sikur të qenë bazat e saj jashtë territorit amerikan.

Komponenti i parë i rrjetit ECHELON është i përbërë nga stacione specifikisht të orientuara në satelitë komunikimesh ndërkombëtare (Intelsate) të përdorur nga kompanitë telefonike të shume vendeve. Një unazë e formuar nga këta satelitë është e pozicionuar në orbitë stacionare përrteh botës (në lartësinë e ekuatorit), secili prej këtyre staelitëve shërben si transmetues për dhjetëra mijërat e telefonatave, fakseve dhe e-mail-eve simultane. Pesë stacione UKUSA janë përgatitur për të përgjuar komunikimet e transmetuara nga satelitët Intelsat.

Antenat parabolike, përkrah ndërtesave të kalkulimit shënjestrojnë satelitët Intelsat mbi Atlantik, Evropë dhe duke lëvizur antenat drejt horizontit edhe mbi Oqeanin Indian. Një stacion i NSA-së në Shugër Grov, pozicionuar 250 kilometra në juglindje të Uashington DC, në malet e Virxhinias perëndimore mbulon transmetimet atlantike të Intelsatëve drejt Amerikës Veriore dhe Jugore.

Një stacion tjetër në shtetin e Uashingtonit (verilidnje e Shteteve të Bashkuara), 200 kilometra në juglindje të Siatëllit, në brendësi të një baze ushtarake, Jakima Fajring Sentër. Parabolat e saj staelitore janë të shënjestruara mbi Intelsatet e Paqësorit drejt Lindjes.

Ajo që nuk përgjohet në Jakima arrin në Zelandën e Re dhe në Australi. Pozicioni i tyre në Paqësorin e Jugut garanton mbulesën globale të përgjimeve. Zelanda e Re me stacionin e Vahopait dhe Australia me atë të Geraldtonit në Australinë Perëndimore (që shënjestron mbi Intelsatet e Oqeanit Paqësor dhe mbi ato të Oqeanit Indian).

Secili prej të pesë stacioneve ku janë "fjalorët" zotëron një emër të koduar që e dallon nga të tjerët në rrjet. Për shembull, stacioni i Jakimës, pozicionuar në një vend të shkretë midis Sedëll Mauntins dhe Retëllsneiks Hill, ka emrin e koduar "COËBOY Dictionary", ndërsa stacioni Vahopait ka atë të "FLINTLOCK Dictionary".

Këta emra të koduar janë të regjistruar në fillim të çdo mesazhi të përgjuar përpara se të shpërndahet nëpërmjet rrjetit të ECHELON-it dhe i lejon kështu analizatorit të individualizojë menjëherë se cili stacion e ka kryer përgjimin. Personeli i shërbimeve neozelandeze ka qenë ngushtësisht i lidhur me punë e bazës së NSA-së së Jakimës deri më 1981, kur NSA-ja shtyn GCSB-në që të kontriibuojë në një projekt që kishte si objektiv sistemin e komunikimit të përfaqësive diplomatike japoneze.

Deri më atëhere, të pesta agjensitë e marrëveshjes UKUSA, kanë qenë përgjegjëse pse kanë monitoruar komunikimet diplomatike japoneze nga bazat e tyre të shpërndara në të gjithë botën. Deri në integrimin e Zelandës së Re në ECHELON, ndodhur në vitin 1989 me hapjen e stacionit të Vahopait, kuota e saj e komunikimeve japoneze përgjohej në Jakima dhe dërgohej krudo në selinë qëndrore të GCSB-së në Uelington për deshifrimin, përkthimin dhe kodifikimin në formatin UKUSA (programet e deshifrimit qenë siguruar nga NSA).
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi