EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu i së ardhmes - Hyjnor apo kafshëror

Shko poshtë

Njeriu i së ardhmes - Hyjnor apo kafshëror Empty Njeriu i së ardhmes - Hyjnor apo kafshëror

Mesazh  Flavius 12.06.13 22:53

Njeriu i së ardhmes - Hyjnor apo kafshëror

Njeriu i së ardhmes - Hyjnor apo kafshëror Homme-dans-la-main-divine

Evolucioni i qenieve humane ka zgjatur rreth 17 milionë vjet, gjatë të cilave ai ka kaluar nga shimpanzetë te hapat e para, nga Homo erectus te Homo sapiens. Por nuk është e thënë që ky i fundit të jetë mishërimi përfundimtar. Evolucioni i njeriut do të vijojë me një seri ndryshimesh radikale, paralajmëron një shkencëtar britanik, duke mbështetur idenë se pas mijëra vjetësh, në 3006-ën, do të jemi të gjatë mbi 1,90 m, do të jetojmë deri në 120 vjeç dhe të gjithë do të kemi të njëjtën ngjyrë të lëkurës, një ngjyrë kafe të murrme, duke zhdukur një herë e mirë edhe diferencimin mes racave.

Ndërkohë, duke shkuar edhe më thellë në të ardhmen, pas qindra mijëra vjetësh, studiuesi parashikon që diferencat do të kthehen e do të bëhen edhe një herë dramatike: në 106000 apo diçka poshtë tij, pasardhësit tanë do të ndahen në dy tribu: një elitë që do të jetë e përbërë nga një racë superiore, inteligjente, e shëndetshme, e bukur, e pasur; dhe një më inferiore, me budallenj, të deformuar, të shëmtuar dhe të varfër.

Nëse e keni lexuar këtë gjë në një tjetër vend, nuk gaboheni; ishte ideja e "Makinës së kohës", romanit të vitit 1895 i shkruar nga H. G. Wells, që u bë një nga veprat klasike të fanta-shkencës, nga i cili janë bërë edhe dy filma. Në libër, protagonisti kryesor udhëton deri në vitin 802701, ku gjen humanitetin të ndarë në Eloi (super-njerëzit që komandojnë) dhe në Morlock (nën-njerëzit që jetojnë nën Tokë), dy qenie që janë të impenjuara të bëjnë një bashkëjetesë shumë të vështirë. Të imagjinojë një skenar të tillë, tashmë është profesor Oliver Curry, kërkues i Qendrës së Filozofisë Natyrale dhe Shkencave Sociale në "London School of Economics", një nga universitetet më të kualifikuara të Londrës. Në "Evolution Rapport" (Raporti mbi evolucionin), një studio e mbështetur edhe nga një rrjet televiziv, shkencëtari ka llogaritur që në vitin 3006 përmirësimi i ushqimit, i kurimit dhe i kujdesit gjenetik do të bëjë që të rritemi deri në 1,90 m dhe të jetojmë mesatarisht 120 vjet.

Për këto të dhëna, shton më tej shkencëtari, preferencat seksuale do të shtyhen drejt një njerëzimi më të bukur se ai sotmi dhe shumë më seksi: fytyra simetrike, gjoks më të madh dhe organe seksuale mashkullore më të mëdhenj. Zakoni për të përtypur ushqime gjithnjë e më të lehta do të na japë një ngjeshje në nofulla dhe një mjekër më pak të dalë, me pak fjalë një fytyrë shumë të rrumbullakët, si të një vogëlusheje. Por zhdukja e sëmundjeve, si kanceri mund të dobësojë disi sistemin tonë imunitar; dhe lidhje shumë më të shpejta, të shtyra edhe nga teknologjia e lartë, mund të zvogëlojnë kapacitetin e komunikimit dhe provimit të ndjenjave.

Në një të ardhme akoma edhe më të largët, shkencëtari hipotezon që seleksionimi i qenieve humane mund të krijojë dy "tribu" të ndara: në njërën anë do të qëndrojnë të bukurit, inteligjentët, të shëndetshmit, të cilët do të tentojnë të riprodhohen mes tyre; në krahun tjetër do të jetë populli i të shëmtuarve, të budallenjve dhe të varfërve. "E ardhmja e largët e njeriut", përfundon profesori, i cili sigurisht që e njeh mjaft mirë kinemanë e Sergio Leone, "do të jetë historia e të mirit, të shëmtuarit dhe të keqit". Nëse është e vërtetë, duhet të gëzohemi që bota nuk do të përfundojë në një luftë të përgjithshme, si në një "spaghetti-western". 


Por fundi i diferencave nuk do të jetë një fenomen global


Diferencat gjenetike që ekzistojnë mes popullsive humane janë shumë modeste, edhe pse disa karaktere sipërfaqësore, siç është ngjyra e lëkurës, forma dhe madhësitë e syve dhe pjesët e trupit e fytyrës na lejojnë që të zbulojmë origjinën gjeografike të shumë bashkëkohësve. Dikush kënaqet duke ideuar se si do të jemi në një të ardhme të largët: pas mijëra apo qindra mijëra vjetësh. Kush bën këto hipotezime është i sigurt se mund të kundërshtohet për të gjitha ato që thotë gjatë jetës së tij: tjetër gjë pastaj, nëse dikush do t\‘i lexojë ato në kohën kur do të verifikohen dhe nuk ka dyshim që do të gajaset. Profetët e stilit Nostradamus janë të rrallë dhe parashikimet e tij të bëra në mesin e viteve 500 janë shumë të mira për 100-vjeçarët e parë, por në shekujt e mëpasmë janë gjithnjë e më të rralla ato që duket se kanë ndonjë ngjashmëri me eventet që përshkruhen.

Njeriu modern ka ardhur nga një popullsi e vogël, e cila jetonte në Afrikën orientale dhe vetëm para 50000 dhe 60000 vjetësh filloi të rritej në numër dhe të shpërndahej në të gjithë botën, duke zëvendësuar totalisht qeniet e ngjashme, praktikisht të tipit Homo, që ishin përhapur në dymijëvjeçarët e mëparshëm. Dhe kështu, diferencat mes popullsive janë shumë të vola dhe sipërfaqësore, ashtu siç edhe studimet e shpeshta kanë demonstruar. Nuk ka pasur një kosh për të stabilizuar një ndryshim shumë të madh.

Një tjetër shpërndarje e rëndësishme në të gjithë botën është shfaqur në shekujt e fundit, kur lundrimet transoqeanike kanë çuar evropianët në të gjitha kontinentet. Sot ka filluar një tjetër globalizim, që mund të zhdukë të gjitha efektet e ndryshme që janë prodhuar në shekujt e fundit të mijëvjeçarit. Por, për një periudhë relativisht të gjatë (shumë e vështirë për t\‘u llogaritur), zhdukja e diferencave sigurisht që nuk do të jetë globale, pasi lidhjet bashkëshortore apo ekuivalente nuk janë krejtësisht të rastësishme: janë të shtrënguara në bazë të arsyeve socio-ekonomike, etnike dhe mbi të gjitha, gjeografike. Nuk ka dyshim që do të zvogëlohet gjithnjë e më shumë variacioni i ngjyrës së lëkurës dhe padyshim edhe ajo kulturore. Por idetë që do të krijohen, dy raca apo qenie të ndryshme: të bukurit, të pasurit dhe inteligjentët, kundër të shëmtuarve, budallenjve dhe të varfërve, është një pasion i privuar nga justifikimet.

Në 50 vitet e fundit, shpërndarja e DDT (që ka zhdukur malarien në shumë vende të botës) dhe e pak antibiotikëve e kimioterapive me çmim të ulët, ka zvogëluar gjithnjë e më shumë vdekshmërinë dhe natyrshëm është rritur popullsia. Pastaj dihet që ka gjithnjë një vonesë mes një apo disa gjeneratave për zvogëlimin e vdekjeve dhe atë të lindjeve e ky kapërcim është ndjekur nga një popullsi në tjetrën, që ka gjeneruar, ndër të tjera, emigracionin e madh nga vendet e varfra në ato më të pasura. Është emigrim i madh, që shkakton shumë probleme, por zgjidh të tjera, siç është, për shembull, ai i gjetjes së një motivimi të mjaftueshëm për të bërë punët më pak të dëshiruara.

Për sa i përket parashikimit të asaj që mund të ndodhë pas qindra mija vjetësh, ka mënyra më të këndshme dhe të nevojshme për të kaluar kohën. Në fund të fundit, dikur kemi jetuar në shoqëri krejtësisht të ndara, mes personave të lirë dhe skllevërve, që kanë zgjatur mijëra vjet (dhe ndarja me klasa vazhdon të jetë ende në shumë vende të botës), por asnjëherë ato nuk kanë prodhuar raca të ndryshme. Përse kjo duhet të ndodhë në një të ardhme të largët?
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi