EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia sekrete Europiane

Shko poshtë

Policia sekrete Europiane Empty Policia sekrete Europiane

Mesazh  Odin 16.01.13 1:13

Policia sekrete europiane

Policia sekrete Europiane 38510

Quhet Eurogendfor: Një kod në dukje i padëmshëm për atë që në të vërtetë zbërthehet në "Forca e Xhandarmërisë europiane".

E rrethuar nga heshtja e shtypit, Parlamentet e pesë shteteve europiane kanë ratifikuar në errësirë të plotë Traktatin e Velsenit më 18 tetor të 2007-ës, themeluar në Holandë, duke themeluar një xhandarmëri të çuditshme, një forcë ushtarake europiane të pavarur. Traktati përfshin pesë shtete Francën, Spanjën, Portugalinë, Holandën dhe Italinë.

Sipas traktatit, Eurogendfor është një lloj superpolicie mbarëkombëtare në dispozicion të Bashkimit Europian, OECD dhe NATO-s. Një Taks Force e dislokueshme shumë shpejt dhe e përbërë vetëm nga elementët e forcave policore me status ushtarak për menaxhimin e krizave, si dhe sigurinë e rendit publik.

Në Itali, një nga pesë shtetet pjesë e traktatit, pritet që në të ardhmen kjo lloj policie të zëvendësojë karabinierët dhe trupat e Eurogendfor do të përbëjnë pjesën më të madhe të trupave policore në Itali. Kjo lloj xhandarmërie ka kompetenca të pakufizuara, është gati si një aparat represiv në shërbim të oligarkisë së re dhe nuk jep llogari ndaj asnjë Parlamenti, as atij të Strasburgut. Por për çfarë shërben kjo strukturë?

Dhe mbi të gjitha: Përse kaq shumë heshtje?

Terri mediatik mbi këtë çështje sigurisht nuk ndihmon, lajme të rralla shfaqen nëpër gazeta të ndryshme që flasin për imunitet dhe ndjekje penale të përgjithshme nga milicia e re e nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Por jo vetëm. Neni 21 i Traktatit të Velsenit parashikon paprekshmërinë e objekteve, ndërtesave dhe arkivave të Eurogendfor. Neni 22 imunizon pronat dhe kapitalet e superpolicisë nga masat e zbatimit të autoriteteve gjyqësore të shteteve anëtare.

Ndërsa neni 23 parashikon se komunikimet e të gjithë oficerëve dhe nëpunësve të Eurogendfor nuk mund të gjurmohen, përgjohen apo kërkohen nga autoritetet gjyqësore.

Nën kontrollin e askujt

Traktati u imponon shteteve nënshkruese që të kompensojnë dëmet që mund t'i ndodhin milicisë. Një nen tjetër, ai 29 u lejon trupave të kësaj policie që të mos procedohen apo ndaj tyre të mos nisë asnjë procedurë ligjore nga autoritetet gjyqësore. Këto janë disa nga masat mbrojtëse shqetësuese që kjo strukturë ka miratuar.

Por çfarë detyrash ka në ngarkim Forca e Xhandarmërisë europiane? Në Traktatin e Velsenit ka një kapitull të tërë me titullin "Misionet dhe detyrat", në të cilën mësohet se Eurogendfor do të veprojë në "zëvendësimin e policisë që ka statusin civil" në të gjitha fazat e menaxhimit të krizave.

Traktati i beson Eurogendfor detyra të mëdha si garantimin e sigurisë dhe rendit publik, rolin e Policisë Gjyqësore (megjithëse nuk është e qartë se në emrin e cilës drejtësie bëhet fjalë), si dhe inspektim dhe mbikëqyrje policisë lokale në lidhje me hetimet penale...
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi