EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Planetet e pershtatshem per Aliene

Shko poshtë

Planetet e pershtatshem per Aliene Empty Planetet e pershtatshem per Aliene

Mesazh  Luli 30.12.11 14:47

Planetet e përshtatshme për jashtëtokësorët

Një grup studiuesish nga Universiteti i Washington-it kanë publikuar një listë planetësh, të cilat sipas tyre kanë kushte të mira që favorizojnë jetesën e jashtëtokësorëve.

Për një përfundim të tillë shkencëtarët kanë përgatitur dy sisteme vlerësimi. Njëri është indeksi i ngjashmërisë me Tokën (ESI), ndërkohë i dyti është indeksi i kushteve të jetesës (PHI).

Indeksi ESI radhit planetët sipas madhësisë, dendësisë dhe largësisë nga ylli amë, ndërsa indeksi PHI i përgjigjet pyetjeve, çfarë është sipërfaqja e planetit, a ka atmosferë dhe a ka fushë magnetike? Indeksi PHI merr parasysh edhe nëse në këta planetë ka lidhje organike dhe shkrirje të rrjedhjeve të përshtatshme për reaksionet kimike që kanë rëndësi jetike.

"Me gjeneratën e re të teleskopëve dhe misionet që po planifikohen, mund të presim zbulimin edhe të shumë ekzoplaneteve të tjerë. Atëherë do të kemi nevojë për skemën e klasifikimit që të mund të përcaktojmë nëse botët e tjera kanë kushte të ngjashme me ato të Tokës, pra, nëse atje mund të zhvillohet jeta, ose nëse në to ka forma jashtëtokësore të jetesës", sqaron Dr. Dirk Schulze-Makuch.

Studimi i botuar në revistën "Astrobiology" bën me dije se Hëna dhe Saturni sipas shkencëtarëve amerikanë janë planetët më të përshtatshëm për jashtëtokësorët...
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi