EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Balena misterioze

Shko poshtë

Balena misterioze Empty Balena misterioze

Mesazh  Odin 06.11.12 11:29

Shihet për të parë balena misterioze

Balena misterioze F1_06bal1352194774

Lloji më i vjetër i balenave në botë është parë për herë të parë pasi që u gjetën të ngordhur trupi i nënës me këlyshin e saj në një plazh në Zelandën e Re.Mesoplodon traversii – e njohur jo sa duhet lloji i balenës me sqep, për herë të parë është zbuluar në vitin 1872, kur u gjetën mbetje eshtrash në një ishull të largët në Paqësor të cilën deri më tash askush nuk e ka parë. 

Gjatë 140 vjetëve, kur për herë të parë u zbulua kjo krijesë më misterioze, të vetmet shenja të gjetura ende janë mbetjet nga kafka e këtij lloji balenash në Zelandën e Re në vitet e 50 shekullit të shkuar dhe në Kili në vitin 1986.Konsiderohet se ky peshkaqen pjesën më të madhe të jetës e kalon në thellësitë e Paqësorit dhe se shumë rrallë del në sipërfaqe.

Nëna me këlyshin u gjetën pas përplasjes në plazhin Opape, në veri t Zelandës së Re, që në dhjetorin e shkuar, porse atëherë mendohej se ajo i përkiste llojit  Mesoplodon grayi të balenave. Me analizën rutinore ADN u verifikua identiteti vërtetë i tyre.“Është hera e parë që po shihet ky lloj balene e gjatë pesë metra dhe e parë e gjitha.Patëm fatin të gjenim dy nga këto balena”, tha dr Roschel  Constantin nga Universiteti Okland.

Shkencëtarët nuk  dinë pse ky lloj balene “u ikën” aq shumë për t’u studiuar.- Ndoshta këto balena janë kafshë thjeshta që jetojnë dhe ngordhin në thellësitë e oqeanit dhe ato shumë rrallë përplasen me brigje.

Zelanda e re është e rrethuar me oqeane në të cilat ka shumë botë detare të panjohura, ka thënë Constantin. 
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi