EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Judaizmi

3 posters

Shko poshtë

Judaizmi Empty Judaizmi

Mesazh  Jon 16.07.08 19:50

Judaizmi

Judaizmi 250px-Judaica

Judaizmi është feja e popullsise hebraike (çifute) me rreth 15 milione besimtare .

Eshte nje nga besimet e para monoteiste te regjistruara në historinë e religjioneve dhe nje prej feve me te vjetra trashegimore (tradicionale) te ushtruara gjer ne ditet e sotme.

Vlerat dhe historia e popullit hebre janë nje pjese e madhe e themelit te feve te tjera Abrahamike siç janë Krishterimi, Islami si edhe Samaritanizmi dhe besimi Bahá'í.

Judaizmi është një ndër fetë e para dhe më të vjetra në tërë historinë e religjoneve.

Historikisht judaizmi u paraqit kah fundi I mileniumit të dytë p.e.s në veri të Sirisë së sotme, por historia e mëvonshme e Judaizmit është e lidhur me territorin e Palestinës respektivisht Lindjen e Mesme.

Judaizmi është i lidhur me qytetin e Jerusalemit e veçanarisht me popullin Izraelit.

Judaizmi për shumicën e hebrejva nuk ishte dhe nuk është vetëm fe, por parasëgjithash është mënyrë e jetës dhe një pjesë e kulturës e cila ka ruajtur një rol koheziv, kombëtar dhe shpirtëror.

Pikërisht si faktor i holle koheziv, Judaizmi ka bërë që hebrejt ta konsiderojnë veten e tyre “si popull i zgjedhur prej zotit”, dhe me këtë pikëpamje të ruajnë identitetin kombëtar.

Judaizmi përveq ndikimit që ka ushtruar te çifutet ai ka dhënë ndikim me rëndësi edhe në fetë e tjera e kjo vlenë veçanarisht për dy fetë e mëdha botërore Krishtenizmin dhe Islamizmin.

Një çështje tjetër me rëndësi është antagonizmi i kohëpaskohshëm midis judaizmit, krishterizmit dhe islamizmit.

Është një fakt i pamohueshëm se krishterizmi në fillim ishte një sekt i judaizmit dhe se Besëlidhja e Re (dhjata e re) është e lidhur në shumë pikëpamje me Besëlidhjen e Vjetër (dhjatën e vjetër) apo me Biblen Hebraike.

Judaizmi është një ndër fetë e rralla e ndoshta edhe e vetmja e cila me sukses diku më pak e diku më shume iu ka bërë ballë një periudhë të gjatë historike, presioneve të shumta sa që disa shkencëtar janë të mendimit se judaizmi mbështetet në struktura jashtë historike.

Shkrimi i shenjt i Judaizmit dhe i Judaistëve, është Bibla Hebraike e cila quhet Tora dhe ndahet në tri pjesë kryesore:

a) Tora – apo ligji në të cilin jan përfshirë librat e Moisiut

b) Libri i numrave dhe

c) Libri i ligjit të përtërirë.

Tora është libri më i vjetër ishkrimit të shenjt të judaizmit, i sajuar në shek. XII p.e.s dhe në të janë të paraqitura pikëpamjet kryesore dhe e bëjnë si fe monoteiste.

Sipas Torës në botë ekziston një zot i vetëm dhe i amshueshëm i Jahëve apo Jehova I cili e ka krijuar dhe e drejton botën. Në literaturën fetare dhe në fenë Judaiste rëndësi të madhe ka edhe Talmudi që d.m.th mësim ose studim, dhe I cili ëshë sajuar gjatë shek IV – V të e.r

Në Talmud në përgjithësi janë të shënuara normat që kanë të bëjnë me jetën kombëtare dhe fetare të hebrejve siq janë qështja e Besëlidhjes bashkëshortore, agjërimi, festat, ritualet, gjërat e shejta etj.

Strumbullari I besimit Judaist është besimi në Jehovën apo Jahvën si një I vetmi zot I amshueshëm, krijues dhe drejtues I botës në kë këtë qëndron thelbi I monoteizmit Judaist.

Sipas teologjisë judaiste nuk është e lejuar që të përmendet emri I zotit për shkak të respektit, dhe në vend të emrit Judaistët përmendin sinonimet për zotin si: “I shenjti”. “Zotëriu”, “Krijuesi” apo judaisht “Adonai” etj. Sipas teologjisë Hebreje për zotin nuk mund të dihet asgjë dhe ai është enigmë, por për të duhet besuar se ai gjindet qdo kund dhe ai me vullnetin e vet ndërhyn dhe I drejton ngjarjet.

Gjithashtu sispas këtij botëkuptimi zoti ka vendosur që hebrenjt ti shapallë pjestarë të një populli të zgjedhur dhe ai ka bërë Besëlidhje me ta.

Në bazë të kësaj besëlidhjeje dhe në bazë të mësimeve të Torës dhe Talmudit dalin obligimet e cifutëve ndaj zotit dhe besëlidhjes me të. Lutjet drejtuar zotit bëheshin në një tempull të veqantë por ai tempull izraelit ishte rrënuar në shek e VI nga ana e babilonasve e më vonë në shek. I te e.s (viti 70) nga ana e romakëve, atëher filluan të ndërtoheshin objektet e veqanta të kultit të quajtura “Sinagoga”.

Në librin kryesorë të hebrejve në Talmud janë të paraqitura dispozitat e ndryshimeve që kanë të bëjnë me jetën shpirtërore, shoqërore e fetare të Hebrenjëve. Një pjesë e këtyre dispozitave janë urdhëresa ndërsa pjesa tjetër janë ndalesa, me anë të këtyre dispozitave rregullohen c`ështjet që kaneë të bëjneë me lindjen, vdekjen, jetën, martesën, cirkumcesion (rrethprerja – synetia).

Një ndër karakteristikat kryesore të judaizmit ëshë optimizmi në jetë, shpresa se në të ardhmen do të bëhet më mirë në jetë, dhe se zoti i cili ka krijuar botën, nuk ka mundur ta krijojë si botë të keqe dhe se do të vijë Mesia (shpëtuesi), I cili do ta shpëtoj botën nga të kqijat. Sipas judaizmit do të vijë dita e ringjalljes së të vdekurve dhe të gjithë do të paraqiten para gjyqit të zotit dhe se do të marrin shpërblimin apo denimin sipas veprave të tyre.

Judaizmi gjithashtu kërkon që femijët e lindur të gjinisë mashkullore ta bëjnë rrethprerjen apo synetin deri në javën e parë të jetës së tyre. Hebrenjët gjithashtu e kanë një ditë të javës pushim (të shtunën), sa i përket historisë së Hebrenjëve mund të themi se në shënime historike ata I hasim si njerëz të lirë, në shek. XIII p.e.s në Egjipt këta nën udhëheqjen e Moisiut vendosën në territorin e sotëm të Palestinës që atëher quhej Hanan ose Kanan dhe aty e formojnë bashkësinë e parë të përbërë prej 12 fiseve.

I pari nga mbretërit Izraelit që i vuri themelet e një shteti të fortë ishte Davidi. Biri I Davidit ishte Solomoni, i njohur për urtësinë e tijë të madhe i cili e ndërtoi në Jerusalem tempullin e parë cifut, i cili siç cekem më herët u shkatërrua në shek VI nga babilonasit dhe një numër i cifutëve u syrgjynosën në Babiloni, pas kësaj mbreti Persian Kiri I cili ngdhnjeu mbi Babiloninë i`au ktheu lirinë hebrenjëve dhe i lejoi që ta ndërtojnë sërish tempullin.

Në periudhat e mëvonshme historike sidomos gjate periudhë se Aleksandrit të madh, një numër i madh i hebrejve arriti në Egjipt, duke formuar dy bashkësi të mëdha cifute, njëra në Egjipt e tjetra në Babiloni.

Me pushtimin romak të Judesë, në mesin e Hebrejve ekzistonin katër grupe ose sekte të cilat reagoni ndryshe ndaj pushtimit romak:

a) Farisenjët: - të cilët ishin koservatorë dhe aristocrat, dhe këmbngulnin në lutje kolektive, kishin qëndrim më të butë ndaj romakëve.

b) Saducenjët: - nuk besonin në mundësinë e ringjalljes së të vdekurve, qëndrimi I tyre ndaj romakëve ishte I ndryshueshëm, dhe armiqësorë me romakët pas kalljes së tempullit nga romakët.

c) Esenët: - ishin pjestar të një sekti cifutësh që bazën e kishin në pjesën veriore të detit të vdekur me qendër në Kumran, këta bënin jetë Askete
(d.m.th. jetë e përsosur shpirtërore e cila heqë dorë nga jeta luksoze), thelbi I doktrinës së tyre ishte dualizmi, respektivisht e mira dhe e keqja, dhe ata ushqenin besimin se e mira do ta ngadhnjejë të keqen.

d) Zelotët: - të cilët ishin më fundamentalist, nga të gjithë dhe kundërshtarë të papajtueshëm të romakëve.

Një ngjarje me rëndësi në historinë e Judaizmit dhe Hebrejve ishte pushtimi i palestinës nga ana e muslimanëve. Hebrejt e përshëndetën me një mënyrë ardhjen e muslimanëve ngase këta kishin nj qëndrim më të butë, më tolerant se sat ë krishterët ndaj tyre.

“Koha e Artë” e Judaizmit është periudha e sundimit në gadishullin Iberik në përgjithësi dhe në Spanjë në veqanti. Gjatë sundimit te arabëve në Gadishullin Iberik, nga shek. VIII – XV hebrejt jetuan më mirë se kurdo herë më parë, gjatë kësaj kohe lulëzoi arti, tragtia, filozofia, zejtaria etj.

Mirëpo kur në vitin 1492 mori fund sundimi arab, Spanjollët fillojnë një fushatë të egër jo vetëm kundër muslimanëve por edhe kundër hebrejve, një pjesë e tyre u konvertuan në krishtenizëm, një pjesë e tyre u persekutuan kurse pjesa tjetër u detyrua ta lëshoj Spanjën duke mërguar në vendet e tjera si në: Holandë, Gjermani, Rusi, Ballkan, Turqi, Palestinë dhe Afrikën Veriore etj.

Që nga kjo kohë mund të flitet për dy grupe cifutësh për Sefardët të cilët ishin cifutë të ikur nga Spanja ku përmes Italisë kaluan në zonat që ndodheshin nën pushtimin e Perandorisë Osmane, dhe Ashkenazët, cifut të cilët u vendosën kryesisht ne vendet e Europës Perendimore.

Pas krijimit të atmosferës paksa të volitshme në kohën e Iluminizmit ne shek XVIII në Europë, e cila vazhdoi edhe në gjysmën e parë të shek XIX, prap filluan të paraqiten tendenca antijudaiste dhe anti semite, të cilat kulmuan në kohën e Luftës së dytë botërore, dhe gjatë kësaj lufte parasëgjithash në Gjermaninë naziste u aplikua fushata për cfarosjen e hebrenjëve e njohur në histori me emrin Holokaust, e cila rezultoi me zhdukjen e mëse 6 milion hebrenjëve.

Sot ekzistojnë rreth 17 milion hebrej numri më imadh i të cilëve jeton jashte Izraelit kryesisht në SHBA.

Po thuajse në të njejtën kohë kur u shfqën tendencat anti – judaiste zuri fill edhe lëvizja Cioniste e cila lishte për qëllim themelimin e shtetit të pavarur Judaist Izraelit, nisma erdhi nga Haim Vajsman i cili e formoi fondin për blerjen e tokave cifute në Palestinë, sipas kësaj politike e vetmja zgjidhje e c`ështjes cifute do të ishte formimi i shtetit të pavarur cifut në Palestinë, kjo nismë gjeti përkrahjen parasëgjithash nga anglezët dhe me 14 maj 1948 u formua shteti i pavarur Izraelit, me c`rast shume palestinez u larguan nga trojet e veta duke mbetur refugjatë.

Me gjithe unitetin e fortë të Judaizmit si fe dhe si komb, brendapërbrenda këtij religjioni ekzitojnë rryma të ndryshme të cilat midis tyre dallojnë nga qëndrimet e tyre ndaj traditës fetare edhe ndaj shtetit cifut, të gjitha këto rryma mund ti ndjamë në dy grupe:

a) në rrymën Ortodokse apo neo – Ortodokse, dhe
b) në rrymën liberale apo reformiste.

Ortodoksët cifut kërkojnë që të respektohen me përpikmëri normat dhe ligjet që dalin nga Tora dhe Talmudi, ngase se këto janë të pandryshueshme dhe të amshueshme dhe se atyre as nuk mund të iu shtohet dhe as mungohet gjë, këta e kultivojnë shpresën se një ditë do të vijë Mesia apo shpëtuesi i cili do të vendosë shtetin e njëmend cifut.

Sa i përket grupit të dytë pra Reformistëve dhe Liberalëve, ata një kohë të gjatë ishin nën ndikimin e iluministëve europian gjithnjë duke respektuar bërthamën e judaizmit, kërkonin harmonizimin e Judaizmit me kushtet e reja shoqërore dhe në nivelin e arritur të diturisë p.sh ata pranojnë mundësinë që edhe femra të jetë Rabine, madje heqin dorë nga ardhja e Mesies, janë më pak konzervativ, bashkëpunojnë me shtetin etj.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Judaizmi Empty Re: Judaizmi

Mesazh  Jon 16.07.08 19:58

Dhjetë urdhëresat

Dhjetë urdhëresat, në Besëlidhjen e Re janë urdhëresat e shkruara në dy rrasa guri të ligjit të dhënë nga Perëndia Moisiut në malin e Sinait.

Dhjetë urdhëresat gjenden të "Dalja 20:2-17 dhe Ligji i përtërirë 5:6-21 (të cilat janë pothuaj krejt të ngjashme).

Dhjetë urdhëresat

Teksti i mëposhtem pranohet si nga autoritetet krishtere dhe nga hebraike, të gjendura në librin e Daljes 20:1-17, Versioni i Ri i Rishikuar Standard.

1. Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:


2. (1) Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e robërisë.


3. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.


4. (2) Mos bëj gdhëndje ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet lart në qiej ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.


5. Mos u përkul para tyre dhe as do t`u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,


6. dhe unë përdor dashamirësi të patundur deri në të njëmijëtin brez, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.


7. (3) Mos e përdor emrin e Zotit, Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.


8. (4) Mbaj mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.


9. Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde;


10. por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;


11. sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.


12. (5) Ndero atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.


13. (6) Mos vrit.


14. (7) Mos shkel kurorën bashkëshortore.


15. (8) Mos vidh.


16. (9) Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.


17. (10) Mos dëshiro shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".
Dalja 20:1-17
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Judaizmi Empty Re: Judaizmi

Mesazh  Admin 18.07.08 17:00

Besimi i Judaizmit

Jane keto:

1) zoti krijoi gjithcka dhe vazhdon te shikoje dhe te kontrolloje gjithcka

2) eshte vetem nje zot dhe eshte i persosur ne cdo menyre

3) zoti ska trup dhe nuk eshte si asgje ne kete bote

4) zoti ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistoje

5) njerezit duhet ti falen vetem zotit

6) fjalet e profeteve cifut jane te verteta

7) profecite e Mojsiut jane te verteta

8 ) zoti i dha librin e shenjte " TORAH" Mojsiut

9) Torah sdo ndryshohet asnjehere e sdo jete asgje tjeter si torah

10) zoti i di mendimet dhe veprimet e njerezve

11) zoti do ti ndihmoje te miret dhe do ti ndeshkoje te keqinjte

12) mesia do te vije

13) te vdekurit do te ringjallen


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 22.11.08 12:55, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Judaizmi Empty Re: Judaizmi

Mesazh  Jon 27.07.08 10:23

Triniteti në këndvështrimin hebraik

Kaufman Kohler & Krauss Samuel

Triniteti është dogma themelore e krishterimit; ai është koncepti i bashkimit në një Zot të vetëm të Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë, kuptuar si tre persona infinit.

Ishte koncili i Nikesë, më veçanërisht kredo atanasiane që e para i dha dogmës formulimin e saj përfundimtarë: "dhe besimi i krishterë është: Ne adhurojmë një Zot në trinitet dhe trinitetin në unitet, pa i përzier personat dhe pa e ndarë substancën".

Barazimi i Birit me Atin përbën një risi në teologjinë Pauline: "për ne s`ka veçse një Perëndi, Ati nga i cili janë të gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot, Jezu Krishti, me anë të të cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne jetojmë me anë të tij", ndërsa në një pasazh tjetër i shtohet edhe Fryma e Shenjtë (ib. xii. 3; comp. Titus ii. 13) duke zhvilluar në mënyrë të shpejtë konceptin e trinitetit (II Cor. xiii. 14).

Ndonëse sekti jude-krishterë me emrin Ebionitë protestoi kundër kësaj apoteoze të Jezusit ("Clementine Homilies," xvi. 15), pjesa dërrmuese e të krishterëve xhentilë e pranuan atë.


Fryma e Shenjtë


Ideja e Frymës së Shenjtë si personi i tretë i trinitetit mund ta ketë pasur origjinën vetëm në një tokë xhentile, meqenëse ajo bazohet në një gabim gjuhësorë.

"Ungjilli sipas hebrenjve" i cili gëzonte popullaritet të lartë veçanërisht tek rrethet Ebionite, ende e konsideron termin "nënë" si të barazvlefshëm me "Frymën e Shenjtë" (Origen, Commentary on John ii. 12; see Preuschen, "Antilegomena," p. 4, Giessen, 1901;

Henneke, "Neutestamentliche Apokryphen," p. 19, Tübingen, 1904), kjo meqenëse në gjuhën aramaike, gjuha e këtij ungjilli dhe mesa duket dialekti fillestarë i të gjithë ungjijve, ermi "ruha" (frymë) është në gjininë femërore (krahaso pohimin gnostik ? Irenæus, "Adversus Hæreses," i. 271).

Ofitët, për më tepër, mësonin një trinitet të përbërë nga ati, biri dhe nëna (Hilgenfeld, "Ketzergeschichte," p. 255); dhe fakti që ati i kishës Hipoliti gjeti ndërmjet Ofitëve doktrinën Asiriane të trinitetit të frymës (Hilgenfeld, l.c. p. 259) justifikon supozimin e ngjashmërisë së doktrinës së trinitetit me koncepte të ngjashme të lashtësisë.

Po ashtu edhe Mandeasit besonin se ru?a (fryma) ishte nëna e Mesias, ndonëse ato i konsideronin të dy si demonë (Brandt, "Die Mandäische Religion," p. 124, Leipsic, 1889).

Triniteti fillestarë duhet, në këtë mënyrë, të ketë përfshirë një qenie femërore, meqenëse vetëm kështu mund të përftohet koncepti i ru?a (frymës) dhe vetëm pas kësaj forme të trinitetit që pranohej në rrethet judeo-krishtere termi grek ?? mund të konsiderohej si një person, ndonëse më vonë ai u shndërrua në gjininë mashkullore e jo femërore.

Doktrina e Logosit siç gjendjet tek Filoni ka lidhje me këtë besim. Zoti, i cili krijoi birin e Tij sipas imazhit të Tij (Gen. ii. 7), e bëri veten e Tij në një mënyrë triformëshe, kështu që vetë Ai dhe Adami i parë biformësh (= Logos = Jezus) përbënë trinitetin e parë.


Objeksionet e hebrenjve


Polemikat ndërmjet të krishterëve dhe hebrenjve në lidhje me trinitetin u përqendruan, në pjesën më të madhe, në faktin nëse përmendej apo jo triniteti tek shkrimet e Dhjatës së Vjetër. Hebrenjtë natyrisht e mohojnë çdo provë të sjellë nga kundërshtarët e tyre.

Këto të fundit e mbështesin argumentin e tyre në Trisagion-in tek Isaia vi. 3, një provë kjo e avancuar vazhdimisht që nga koha e Eusebit Gregorit të Nazianzit. I konvertuari Jakob Perez nga Valencia (vd. 1491) mendonte se përdorimi i fjalës Elohim ishte një aludim për trinitetin.

Edhe Luteri shihte gjurmë të ndryshme të kësaj doktrine tek Zanafilla i. 1, 26; iii. 21; xi. 7, 8, 9; Numrat. vi. 22; II Samuel. xxiii. 2; and Daniel vii. 13. Polemike hebraike kundër kësaj doktrine datojnë pothuajse që nga dalja në dritë e saj.

Madje edhe Talmudi R. Simlai (shekulli i III) deklaron si kundërpërgjigje ndaj heretikëve. "Tre fjalët 'El,' 'Elohim,' and 'Yhwh' (Jozuehu xxii. 22) tregojnë për një dhe të njëjtin person, siç dikush mund të thotë 'Mbret, Perandor, Augustus' (Yer. Ber. ix. 12d), ndërsa në një vend tjetër thuhet "siç është zakon të thuhet 'mjeshtër, ndërtues dhe arkitekt'" (ib. 13a).

Megjithatë nuk gjenden aludime të tjera për trinitetin në literaturën talmudike, siç ka vërejtur me të drejtë Herford ("Christianity in Talmud and Midrash," p. 395, London, 1903), kjo për arsye se polemikat e rabinëve të asaj kohe përqendroheshin më shumë kundër dualizmit.

Një tjetër polemikë e mirënjohur për vjetërsinë dhe për protagonistët e saj është edhe diskutimi ndërmjet Papa Silvesterit të parë (314-335 e.r.s.) dhe hebreut Noah (Migne, "Patrologia Græca," viii. 814).

Përgjatë Mesjetës natyra e trinitetit është diskutuar në çdo polemikë të zhvilluar ndërmjet të Krishterëve dhe Hebrenjve, polemika e Abraham Roman (në veprën e tij "Sela' ha-Mahaloket," botuar në "Milhemet Hobah," Constantinople, 1710) ishte veçanërisht e hidhur; ndërsa në polemikët e tij të mirënjohur Nahmanides shkruante si më poshtë: ("Milhemet Hobah," p. 13a).

-"Atë Pablo më kërkoi në Gerona nëse unë besoja në trinitet. Unë i thashë atij, 'Çfarë është triniteti? A mund tre trupa njerëzorë të përbëjnë Hyjninë?'

-'Jo!'

-"Apo ato (personat e trinitetit- shën. i përk.) janë tre trupa jolëndorë, siç janë shpirtrat, apo janë tre engjëj?'

-'Jo!'

-Apo ndoshta (Zoti) është i përbërë prej tre lloj materiesh, siç trupat janë të përbërë prej tre katër elementëve?'

-'Jo!'

-'Atëherë çfarë është triniteti?'

Ai tha: 'Urtësi, vullnet dhe fuqi [krahaso përkufizimin e Thoma Akuinit të cituar më parë]'. 'Atëherë unë thash: "Edhe unë e di/njoh se Zoti është i urtë dhe jo teveqel, se Ai ka një vullnet të pandryshueshëm, e se është i fuqishëm e jo i dobët.

Por termi 'trinitet' është qartësisht i gabuar. Për arsye se urtësia nuk është aksidentale tek Krijuesi, meqenëse Ai dhe Urtësia e tij janë një, Ai dhe vullneti i Tij janë një, Ai dhe fuqia e Tij janë një, kështu që urtësia, vullneti dhe fuqia janë një.

Për më tepër, edhe nëse këto do të ishin aksidentale në Të, përsëri ajo që quajmë Zot nuk do të përbëhej nga tre qenie, por një qenie me këto tre atribute aksidentale'. Zotëria ynë mbret këtu citon një analogji që një gabimtar ja ka mësuar atij, kur thotë se gjenden tre gjëra në verë, d.m.th., ngjyra, shija dhe aroma, e përsëri ajo mbetet një.

Por ky është një gabim i qartë sepse ngjyra, shija dhe aroma e verës janë esenca të dallueshme, secila prej tyre potencialisht vetekzistuese; sepse po ashtu ekziston edhe ngjyra e kuqe, e bardhë dhe ngjyra të tjera. E njëjta mund të thuhet edhe për shijen dhe aromën.

E kuqja, shija dhe aroma, për më tepër, nuk janë vetë vera, por gjërat të cilat mbushin enën, që në këtë mënyrë i bie që të jetë një trup i përbërë prej tre aksidencave. Duke ndjekur vijën e këtij argumentimi, në fakt duhet të ishin katër, meqë numërimi duhet të përfshijë Zotin, urtësinë e Tij, vullnetin e Tij dhe fuqinë e Tij, e këto së bashku janë katër.

Madje mund të flasim edhe për pesë gjëra: sepse Ai jeton dhe jeta e Tij është pjesë e Tij njësoj siç është edhe urtësia e Tij. Kështu që përkufizimi i Zotit do të ishte si më poshtë: "i gjalli, i urti, i pajisur me vullnet, dhe fuqi'. Hyjnia në këtë mënyrë do të ishte i pesëfishtë në natyrë. E gjithë kjo, gjithsesi, është një gabim i qartë.

Në këtë pikë atë Pablo u ngrit dhe tha se ai besonte në unitetin e Perëndisë, edhe pse kjo përfshin edhe trinitetin, që sipas tij ishte i një mister i thellë të cilin madje dhe engjëjt dhe princërit e qiejve nuk mund ta kuptonin. Unë u ngrita dhe thashë: 'Është e qartë se një person nuk beson atë që nuk e njeh: kështu që engjëjt nuk besojnë në trinitet'. 'Kolegët e tij e urdhëruan që të heshte'.

Guximi i ekzegjetëve të krishterë të cilët e kthyen madje edhe "Shema-n," pohimin solemn të unitetit hyjnorë, në një provë për trinitetin (Maimonides, in "Tehiyyat ha-Metim," fillimi), na pajis me një shpjegim të mjaftueshëm për ashpërsinë e apologjetëve hebrenj.

Joseph Kimhi e sulmoi doktrinën e trinitetit së pari ("Milhemet Hobah," p. 19a) duke refuzuar në mënyrë bindëse argumentin e preferuar të trinitarëve që bazohej tek Zanafilla xviii. 1-2, ku Yhwh përshkruhet sikur në fillim i shfaqet i vetëm Abrahamit, më pas ai shfaqet i shoqëruar nga dy persona të tjerë (krahaso komentuarin Abraham ibn Ezra's, ad loc.).

Simeon ben Zemah Duran, i cili po ashtu refuzoi provat trinitare, shtoi: "kjo dogmë në vetvete është qartësisht e gënjeshtërt, siç e kam treguar duke përdorur deduksionet filozofike; dhe pohimi im i lartpërmendur është bërë duke iu referuar pohimeve të tyre [të krishterëve], ndërsa murgu Nestor e pranoi Judaizmin pikërisht se ai kishte refuzuar argumentet e tyre [krishterëve] për trinitetin " ("Milhemet Hobah," p. 48b).

Ndërmjet polemistëve modern kundër trinitetit më i shquari është Joshua Segre's ("Zeit. für Hebr. Bibl." viii. 22).

Tek Zohari

Kabala, nga ana tjetër, veçanërisht Zohari, vepra më e rëndësishme e saj, është më pak armiqësore ndaj doktrinës së trinitetit, meqenëse falë spekulimeve të saj në lidhje me Atin, birin dhe frymën ajo ka zhvilluar një trinitet të ri, e në këtë mënyrë u bë e dëmshme për judaizmin.

Terma të tillë si "ma?ronita," "trup," "frymë," hasen shpesh (e.q., "Tazria'," ed. Polna, iii. 43b); kështu që të krishterët dhe hebrenjtë e konvertuar si Knorr von Rosenroth, Reuchlin dhe Rittangel gjetën tek Zohari konfirmimin e krishterimit dhe veçanërisht të dogmës së trinitetit (Jellinek, "Die Kabbala," p. 250, Leipsic, 1844 [trans]. of Franck's "La Kabbale," Paris, 1843]).

Reuchlin duke u bazuar në fjalën e dytë të pentateukut mendonte se kishte gjetur aludime për fjalët Atë, Bir dhe Frymë e shenjtë, po ashtu edhe tek Psalmet ii. 22 (ib. p. 10), ndërkohë që Johann Kemper, një i konvertuar, ka lënë në formë dorëshkrimore një vepër të titulluar "Ma??eh Mosheh," i cili trajton në seksionin e tretë të tij harmoninë ndërmjet Zoharit dhe doktrinës së Trinitetit (Zettersteen, "Verzeichniss der Hebräischen und Aramäischen Handschriften zu Upsala," p. 16, Lund, 1900).

Studimi i Kabalasë i dërgoi Frankistët drejt pranimit të krishterimit, por hebrenjtë e kanë konsideruar gjithnjë doktrinën e trinitetit si të papërputhshme me shpirtin e religjionit hebraik dhe me monoteizmin

* Pr.dr.Kaufmann Kohler, është Rabbi Emeritus në Temple Beth-El, New York; si dhe president i Hebrew Union College, Cincinnati, Ohio

Pr.dr. Samuel Krauss, Professor i kolegjit të përgjithshëm, Budapest, Hungari.

Bibliografia:

F. C. Bauer, Die Christliche Lehre von der Dreieinigkeit, etc., 3 vols., Tübingen, 1841-43;
H. Usener, Die Dreiheit, in Rheinisches Museum für Klassische Philologie, lviii. 1-47.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Judaizmi Empty Re: Judaizmi

Mesazh  Zattoo 12.12.11 14:36

JUDAIZMI

Judaizmi JUDA

Judaizmi është religjioni i popullit hebre. Në botë sot jetojnë 12 milion njerëz të kësaj përkatësie religjioze: 6 milionë në SHBA, 2 milion në shtetin e tanishëm të Izraelit, ndërsa, 4 milionë të tjerë, janë të shpërndarë kudo në botë.

Më së shumti në Rusi dhe në Evropën Perëndimore. Në emër të pastrimit etnik dhe racor, gjatë gjenocidit famëkeq të viteve 1939-1945, të kryer në kohën e regjimit fashist të Hitlerit, janë zhduk 6 milion çifutë


Historiku i shkurtë i judaizmit si religjion

Patrisiejët, Abrahami, Isaku dhe Jakovi, konsiderohen dhe çmohen si themeluesit e popullit hebrenj. Kah vitet 1800 p.e.s Abrahami (h.z.Ibrahimi) kalon nga shteti i atëhershëm i Mesopotamisë, në KANNAN- tokë e premtuar, që më vonë, do të njihet si PALESTINA.

Gjatë urisë së madhe, fëmijët e Jakobit, shpërngulen në Egjipt, ku më vonë, pasardhësit e tyre shndërrohen në robër të faraonit-sundimtarit të gjithëfuqishëm të shtetit të atëhershëm të fortë të Egjiptit.

Ashtu sikurse është treguar edhe në Bibël, tek diku rreth viteve 1250 p.e.s. Mojsiu e nxjerr dhe e shpëton popullin e vetë nga robëria egjiptiane. Kjo ngjarje biblike është e njohur si "eksod"- apo "DALJE NGA ROBËRIA" dhe marshimi në drejtim të "TOKËS SË PREMTUAR".

Gjatë rrugës së eksodit të madh, të paraprirë nga Mojsiu, Zoti, në malin SINAJ, lidh Besëlidhjen e Madhe me popullin e izraelit. Kjo besëlidhje mbështetet në 10 pika themelore të njohura edhe sot si "10 urdhëresa të Mojsiut"

Ndarja e judaizmit

Judaizmi si religjion, që nga themelimi i saj e gjer më ditët e sodit, ka pësuar shumë ndryshime evolutive të përshtatjes së saj kohërave dhe realiteteve të caktuara shoqërore nëpër të cilat ka shtegtuar populli hebre.

Kështu, gjatë historisë mijëvjeçare të ekzistimit të këtij religjioni, edhe pse ajo në esencë e ka ruajtur tërësinë e vetë strukturale, me kohë janë zhvilluar këto rryma: JUDAIZMI ORTODOKSAL, JUDAIZMIN PROGRESIV, JUDAIZMIN KONZERVATIV dhe në CIONIZMIN.

1. JUDAIZMI ORTODOKSAL paraqet judaizmin tradicional i cili njeh dhe rreptësishtë i kultivon dhe respekton ligjet dhe rregullat e vjetra duke pranuar autoritetin e pacenueshëm të rabinit si udhëheqës shpirtëror i popullit hebre;

2. JUDAIZMI PROGRESIV, në praktikë prezantohet nga dy lëvizjet: LIBERALE dhe të REFORMUAR.
Judaizmi Liberal është themeluar gjatë shekullit 18 në Evropë. Kjo lëvizje mbështet një qëndrim kritik ndaj Biblës dhe rregullave përgjithësisht të pranuara etike, kundrejt judaizmit ritual dhe atij të kufizuar.

Judaizmi i Reformuar vazhdon me traditën e njëjtë, por pranon edhe një qasje më hulumtuese dhe më kritike ndaj judaizmit historik - tradicional. Zvogëlon potencimin e shprehur, sikur të riteve të tepruara, ashtu edhe "partikularizmin", gjegjësisht, nacionalizmin religjioz të bazuar në drejtën historike të kthimit të popullit hebrenj në SION, pastaj besimin e pritjes së ardhjes së një profeti hebre që do ta shpie popullin drejtë Mbretërisë hyjnore etj.

3. JUDAIZMI KONZERVATIV është një degë apo rrymë e religjionit çifut e cila u themelua në shekullin 19. Nisma dhe prezenca e e saj më e madhe është në SHBA. Kjo rrymë qëndron diku në mes të judaizmit ortodoksal dhe progresiv.

E pranon autoritetin e pacenueshëm të Rabinit dhe është e orientuar kah parimet e lashta të misticizmit burimor.
Judaizmi Konservativ është i prezantuar me dy rrymat e saja karakteristike shpirtërore:

- KABALAN, e themelua në shekullin 13 në Spanjë. Kjo rrymë kultivon metodat dhe traditën rituale të lidhjes shpirtërore me Zotin përmes MEDITIMIT ;

- HASIDIMI, e themeluar në shekullin 18 në Evropën Perëndimore. Kjo rrymë, në krahasim me të parën, kultivon metodat e lidhjes shpirtërore me Zotin përmes lutjes së thelluar, e cila bëhet, pasi që, paraprakisht, është arritur një gjendje e caktuar shpirtërore.

4. CIONIZMI është një lëvizje jo vetëm e pastër religjioze por ka edhe karakter politik Është tejet nacionaliste dhe mbështet në të gjitha rrymat tjera ekzistuese. Kultivon të drejtën historike të kthimit të popullit hebrenj në "tokën e premtuar" biblike.
Për herë të parë është shfaqur në shekullin 19 në Evropë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë krijimit të shtetit të sotëm të Izraelit.

Parimet e besimit çifut

Si parim themelor ku mbështetet judaizmi si religjion është besimi në një ZOT . Sipas religjionit hebrenj, as Bibla dhe as shkrimet tjera të shenjta, nuk e konstatojnë ekzistimin e Zotit, por vetëm e vërtetojnë atë si gjithëpërfshirës, pa veti dhe formë, i vërtetë dhe absolut. Andaj, përgjithësisht mund të klasifikojmë se besimi hebre mbështetet në këto13 parime thelbësore:

1. Ekzistimi i Krijuesit madhor dhe absolut;
2. Krijuesi madhor është i tërësishëm;
3. Krijuesi është frymë e shenjtë (qenie jo fizike);
4. AI është i përhershëm;
5. Obligimi i shërbimit dhe nënshtrimit vetëm ndaj TIJ;
6. Pranimi i ekzistimit të profetëve;
7. Profeti Mojsiu është profet mbi të gjithë profetët tjerë;
8. Besimi në shpallja e Ligjit të Mojsiut në malin e Sinait;
9. Pacenueshmëria e aplikimit dhe respektimit të Ligjit të përcaktuar hyjnorë nga ana e besimtarëve;
10. Zoti është i gjithëdijshëm;
11. Dënimi dhe shpërblimi arrihet në këtë botë;
12. Pritja e ardhjes edhe të një profeti nga rendi i gjakut mbretëror hebre;
13. Ringjallja pas vdekjes.


Librat e shenjta në judaizëm

1. BIBLA , apo ndryshe "shkrimi", paraqet një cikël shkrimesh të shenjta të shkruara gjatë periodës 1000 vjeçare;

2. TORA, apo ndryshe "Ligji", përbëhet nga pesë librat të prura nga Mojsiu;

3. MISHNA, apo ndryshe "përsëritja", përbëhet nga rregullat e rrepta etike të sjelljes religjioze për besimtarët;

4. TALMUD, apo ndryshe "predikimi", është po ashtu shkrimi i shenjtë ku bazohet besimi çifut. Ndërtohet nga dy librat: "Talmudi Palestinez" dhe "Talmudi Babilonase". Mbështetet në MISHNA dhe shkrimet tjera të shenjta plotësuese.

Familja tek hebrenjtë

Baza themelore ku mbështetet besimi hebre është familja, e cila konsiderohet më e lartësuar edhe sa vetë Sinagoga (tempulli fetar). Hebrenjtë i japin një rëndësi të veçantë familjes dhe raporteve të brendshme ndër-familjare në mes të anëtarëve të saj, andaj edhe shumë festa të shenjtëruara janë shenjtërime familjare.

Njëra ndër këto festa të shenjta padyshim është edhe SHABATI, dita e shtune, e cila konsiderohet si ditë e pushimit javor. Tek çifutët dita e zakonshme fillon me lindjen dhe perëndimin e Diellit, ashtu që SHABATI i cili është e shtune, fillon në mbrëmjen e së premtes.

Para se të perëndoj dielli, shtëpiakja (nikoqirja) ndez "dritat e shabatit" dhe fillon me lutjen e zakonshme që ia dedikon mirëqenies dhe begatisë familjare. Anëtarët meshkuj të familjes, në këtë çast, mund të jenë së bashku me nikoqiren e shtëpisë ose ata gjenden në Sinagogë. Gjatë darke, tavolina solemne festive e Shabatit është e mbuluar me mbulesë të pastër. Mbi të gjenden dy copa buke dhe një gotë me verë.

Para se të fillohet të darkohet, kryefamiljari, në prezencën e të gjithë anëtarëve të familjes rreth tavoline, lavdëron dhe bekon punën e palodhshme të bashkëshortes, lexon citate nga Bibla dhe shkrimet tjera të shenjta që kanë të bëjnë për moralin familjare, i lutet Zotit, krijuesit të gjithëfuqishëm me falënderim për begatinë dhe mirëqenie, dhe në fund, ai i bekon të gjithë anëtarët e familjes.

Në fund, këput një copë bukë për vete dhe pinë nga gota e verës. Më pas, kështu veprojnë të gjithë anëtarët tjerë të familjes që në at moment janë prezent rreth tavolinës së darkës festive.

Sinagoga

Fjala "Sinagoga" në gjuhën e hebrenjve do të thotë "Kuvend" apo "Megjlis". Ky tempull i shenjt për hebrenjtë nuk është vetëm një kult religjioz, por edhe vatër e edukimit dhe kultivimit të jetës shoqërore dhe politik të këtij populli në përgjithësi. Në Sinagogë, besimtarët zakonisht takohen në mbrëmjen e së premtes për ta shënuar fillimin e Shabatit dhe në mëngjesin e së shtunës.

Sinagoga si një kult fetar, ka formën e katërkëndëshit. Në pjesën e përballmë nga hyrja është oltari në të cilin gjendet ARKA me shkrimet e shenjta, e cila është e kthyer kah Jerusalemi.

Në tri pjesët tjera përreth oltarit ku është vendos Arka e shenjt, janë karriget dhe bankat për besimtarët, të cilët sa qëndrojnë në brendi të Sinagogës dhe i kryejnë ritet tradicionale fetare, patjetër në kokë mbajnë kapela karakteristike ovale si dhe shallin e bardhë të hedhur rreth krahëve. Kështu veprojnë besimtarët meshkuj, ndërsa besimtaret femra i mbulojnë vetëm kokën dhe nuk kanë shall rreth krahëve.

Në judaizmin ortodoksal, femrat në Sinagogë janë të ndara nga meshkujt.
Ritet fetare në Sinagoga udhëhiqen nga Rabini, prijësi apo mësuesi shpirtëror fetar.

Rregullat e besimit


Si karakteristikë e besimit çifut është lutja që aplikohet patjetër 3 herë në ditë. Më pas, vjen respektimi i rregullave të rrepta gjatë përzgjedhjes së ushqimit dhe parimet e sjelljes morale në shoqëri. Si shenjë e besëlidhjes së parë të Zotit të bërë me Abrahamin në malin e Sinait, çifutët aplikojnë rrethprerjen e mishit të prepucit , apo ndryshe synetin.

Fëmija menjëherë posa të lind, dhe më së largu 8 ditë, duhet të rrethpret mishin e prepucit, gjegjësisht të bëhet synet. Ky ritual tradicionalisht bëhet në shtëpi apo Sinagogë, ndërsa kohën e fundit, gjithnjë e më tepër aplikohet të kryhet nëpër spitale, por patjetër në prezencë të Rabinit i cili aplikimin e ritualit të caktuar fetar.

Festat fetare

- PASHA është një festë e rëndësishme fetare e cila kremtohet në pranverë dhe zgjat 8 ditë. Me këtë ditë përkujtohen vuajtjet dhe dalja e popullit hebrenj nga Egjipti.

- "Të pesëdhjetat" apo SHAVUOD-i , është kremte fetare e cila festohet 7 javë pas PASHA-së. Ndërlidhet me mbarimin e të korrurave dhe bereqetit e tokës, por ka të bëjë edhe me shënimin e fillimit të pranimit të Ligjit nga Abrahami në malin Sinaj

- SUCCUT- feste fetare e gëzueshme që shënon vjeljen e suksesshme dhe kremtohet në vjeshtë. Pasohet me lutje që i dedikohen shiut dhe të vdekurve. Për këtë festë, hebrenjtë praktikojnë që me tenda të mbaruara nga drunjtë dhe fletët e drurëve të dalin në mal (jashtë shtëpive), duke përkujtuar kështu kalimin e të parëve të tyre nëpër shkretinë gjatë eksodit të madh.

- PURIM- festë fetare që shënon kujtimin e daljes së hebrenjve nga mbretëria persiane, ngjarje kjo e shënuar në shkrimin e shenjët titulluar ASTERI. Kremtohet kah Pranvera e hershme dhe përcillet me mbajtjen e karnavaleve.

- VITI I RI (ROSH HASHANAH) - është fillimi i kalendarit religjioz hebrej. Festohet me arritjen e vjeshtës së hershme. Kjo festë konsiderohet si momenti më i përshtatshëm kur besimtari duhet të filloj me planet për konsolidimin e përgjithshëm të jetës së vetë.

- YOM KIPPUR - Apo ndryshe quhet "Dita e Pajtimit". Kremtohet në ditën e 10 të Vitit të Ri. Shënohet me abstenimin 24 orë nga ushqimi dhe uji, si shenjë e pendimit para Zotit për mëkatet e individëve dhe të tërë bashkësisë.


Adnan Abrashi
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Judaizmi Empty Re: Judaizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi