EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat e sëmura mendërisht sterilizoheshin me dhunë

Shko poshtë

Femrat e sëmura mendërisht sterilizoheshin me dhunë Empty Femrat e sëmura mendërisht sterilizoheshin me dhunë

Mesazh  Luli 19.09.12 20:12

Austri, femrat e sëmura mendërisht sterilizoheshin me dhunë

Femrat e sëmura mendërisht sterilizoheshin me dhunë Mjeket

Austria është tronditur nga një prej skandaleve më të rënda në historinë e këtij shteti. Pasi është publikuar lajmi se femrat e sëmura fizikisht dhe mendërisht janë detyruar të sterilizohen, qoftë edhe në mënyrë të dhunshme. Ky vendim është marrë që nga viti 2001.

Ditorja vjeneze “Die Presse” ka cituar psikiatrin Ernst Berger, i cili thotë se procedurat kirurgjike të sterilizimit janë mbuluar zakonisht si operacion të zorrës qorre.

“Gratë dhe vajzat, kryesisht të mitura, nuk ishin as të vetëdijshme se çka po ndodh me to dhe pas këtij operacioni ato nuk do të mund të lindnin fëmijë. Gjithçka që ishte e nevojshme për të kryer operacionin ishte që prindërit të japin pëlqimin e tyre, ndërsa mjekët jo rrallë kanë bërë presion tek ta që të pajtohen me këtë. Shpejt sterilizimi u bë kusht i pranimit të personave në shtëpitë e kujdesit për personat e prapambetur mendërisht”, ka thënë mjeku Berger për “Die Presse”.

Sipas këtij të fundit, ky proces ishte një sekret publik, por askujt nuk i ka interesuar.

Ai ka shtuar se psikiatri i dikurshëm vjenez, Andreas Rett, ka përkrahur sterilizimin e detyruar të njerëzve të sëmurë mendërisht.

"Rett ishte paraardhësi im dhe qartë ma ka thënë qëndrimin e tij për këtë aspekt”, thekson Berger, duke shtuar se qëndrimi i Rettit ishte i njohur për publikun, meqë e ka shpallur haptas në një kongres të mbajtur në vitin 1975.

Në Austri deri në vitin 2000 ishte në fuqi ligji që lejonte sterilizimin e femrave me të meta mendore, por vetëm me leje të gjykatës.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi