EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Revistë për djajtë

Shko poshtë

Revistë për djajtë  Empty Revistë për djajtë

Mesazh  Odin 14.09.12 20:44

Polonia bëhet me revistë për djajtë

Revistë për djajtë  F1_revista1347610176

Varshavë, 14 shtator – Derisa ekzorcizmi po bëhet gjithnjë e më i pranishëm në Poloni, priftërinjtë romano-katolikë në këtë shtet i kanë bashkuar forcat me një botues për të lansuar atë që pohojnë se do të jetë revista e parë mujore në botë, e përqendruar ekskluzivisht në ndjekjen e djajve.

“Ngritja e numrit të ekzorcistëve prej katër në më shumë se 120 përgjatë 15 vjetëve në Poloni tregon shumë”, ka thënë Ati Aleksander Posacki, profesor i filozofisë, teologjisë dhe demonologjist me nam, në një konferencë shtypi në Varshavë, të hënën, me rastin e daljes në shitje të revistës mujore “Egzorcysta”.

Në mënyrë ironike ai ka thënë se shkaku i rritjes së ekzorcizmit në atë që mbetet një prej shteteve më të devotshme katolike është kalimi prej komunizmit ateist në kapitalizmin e tregut të lirë, më 1989.

“Gjithçka ka të bëjë në mënyrë indirekte me ndryshimet në sistem: kapitalizmi krijon më shumë mundësi për të bërë biznes në fushën e okultizmit. Parashikimet e fatit madje janë kategorizuar si punësim, me qëllim të nxjerrjes së tatimeve”, ka thënë Posacki.

“Po qe se njerëzit mund të nxjerrin para prej saj, natyrisht se rastet rriten”, ka thënë ai, duke u ngutur për të shtuar se ekzorcizmi autentik është absolutisht pa pagesë.

Posacki, që po ashtu shërben në një panel ndërkombëtar ekspertësh romano-katolikë, e ka vënë në theks atë që e ka cilësuar si “pafuqi të shkollave të ndryshme të psikologjisë dhe psikiatrisë”, kur konfrontohen me sjellje ekstreme, të cilat terapitë konvencionale dështojnë t’i shërojnë.

“Posedimi vjen si rezultat i bërjes së ndonjë vepre të ligë, si vjedhja, vrasja dhe mëkatet e tjera”, u ka thënë ai gazetarëve, duke shtuar se shpirtrat e këqij largohen duke përdorur lutjet rituale, të miratuara nga Papa Gjon Pali II, më 1999.

“Kemi plot punë”, ka pranuar kolegu i tij dhe prifti romano-katolik, Ati Andrzej Grefkowicz, duke zbuluar se ekzorcistët kanë listë, në të cilin njerëzit duhet të presin deri në tre muaj në Varshavë.

Priftërinjtë që kryejnë ekzorcizmin punojnë edhe me psikiatër, në mënyrë që të shmanget mundësia që ndonjë sëmundje mendore të ngatërrohet me posedim nga demonët, ka thënë ai.

“Kam ftuar psikiatrit në seanca, kur kam pasur dyshime rreth ndonjë rasti dhe shpesh kemi konstatuar se problemi është ndonjë sëmundje mendore”, ka thënë ai.

Sipas tyre, paraqitjet e posedimit nga demonët në filmat horror janë kryesisht të sakta.

“Ajo manifestohet në formën e klithjeve, zemërimit – kërcënimet janë të zakonshme”, ka thënë Posacki.

Me numrin e parë 62-faqesh, në të cilin përfshihen artikujt e titulluar “Era e re – fshesa shpirtërore” dhe “Satani është i vërtetë”, “Egzorcysta” me një tirazh prej 15.000 numrash po shitet për 3.10 dollarë për kopje.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi