EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekspertët e Ushtrisë rrëfejnë sekretet e UFO-ve

Shko poshtë

Ekspertët e Ushtrisë rrëfejnë sekretet e UFO-ve Empty Ekspertët e Ushtrisë rrëfejnë sekretet e UFO-ve

Mesazh  Luli 09.09.12 21:20

Ekspertët e Ushtrisë rrëfejnë sekretet e UFO-ve

Ekspertët e Ushtrisë rrëfejnë sekretet e UFO-ve Zona-UFO

UFO-t ekzistojnë.

Ky do të jetë mesazhi që do të përcjellin një grup ekspertësh ushtarakë nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët do të ndajnë rezultatin e hetimeve të tyre shumëvjeçare brenda dhe jashtë Ushtrisë për ekzistencën e alienëve.

Instituti “Smithsonian” ka organizuar në Las Vegas takimin e ekspertëve që janë marrë me Zonën 51, terreni-laborator i studimit të UFO-ve. “Ajo që do të dëgjoni nga ky panel, ku flasin njerëz që kanë punuar me Ushtrinë, do të jetë bindja e përbashkët e tyre se UFO-t janë të vërtetë”, tha kolonel Xhon Aleksander për “Huffington Post”.

Shumica e folësve në takimin e 22 shtatorit në Las Vegas janë kolonelë të forcave ajrore amerikane apo ekspertë shkencorë që kanë punuar me FBI-në. Mes folësve do të jetë edhe kolonel Robert Friend, i cili ka qenë drejtor i “Project Blue Book”, ku raportohen 701 raste të identifikimit të objekteve fluturuese të panjohura, nga 12 618 që janë raportuar gjithsej në periudhën 1947-1969, sipas të dhënave që tani nuk janë më sekrete.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi