EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën

4 posters

Shko poshtë

Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën Empty Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën

Mesazh  Odin 31.08.12 0:07

Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën

Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën UFO_horizon

Jashtëtokësorët ishin ata që shpëtuan Tokën 100 vjet më parë”, - deklaroi shkencëtari rus nga Siberia, Yuri Lafmpin.

Shkencëtari Lafmpin pas një studimi të mirëfilltë, së bashku me një ekip shkencëtarësh të tjerë, arriti në përfundimin: “Kur një kometë e madhe iu afrua shumë planetit tonë, një anije aliene kamikazi… e sulmoi atë duke shkaktuar një shpërthim shumë të madh dhe thërrmijat e kometës si pasojë e përplasjes së fuqishme u shpërndanë në gjithë Siberinë, ndërsa copa më e madhe e këtij shpërthimi u quajt meteoriti Tunguska”.

Për ta, shkaqet e një gjesti kaq heroik nga ana e jashtëtokësorëve mbeten akoma të panjohura.

Hipotezat rreth sjelljes së tyre heroike janë të shumta, ndaj dhe shkencëtarët hedhin disa ide, të cilat janë më dominueset dhe më të logjikshmet. Ndoshta donin të shpëtonin tokën për arsye që vetë ata i dinë! Por, sipas një versioni tjetër, çdo gjë ndodhi rastësisht.

Shkencëtari rus Yuri Lafmpin, i cili është dhe kreu i fondacionit social “Fenomeni Tunguska”, në një intervistë të dhënë në radiostacionin “Zëri i Rusisë” deklaroi: “Ishte një anije-kamikazi. E cila, sipas gjasave, mund të ketë mbetur pa energji. Masa e saj ishte kaq e madhe saqë u përplas krejt rastësisht me kometën, e cila u shpërbë menjëherë nga shpërthimi i fuqishëm.

Copërat e kometës ne i gjejmë sot të shpërndara në gjithë Siberinë. Poshtë vendit ku ndodhi shpërthimi, në rajonin e Krasnoyarsk (Siberia Lindore) zbuluam një krater 500 metra katrorë dhe rreth tij disa dhjetëra kratere të vogla me diametër nga 100-150 metra. Gjithashtu, u zbuluan dhe disa pjesë nga anija jashtëtokësore që u përplas me komtën.

Ekspertiza kimike që iu bë atyre, tregoi se materiali (një ‘aliazh’ i veçantë i silikonit dhe hekurit), prej të cilit ishte e përbërë anija aliene, nuk mund të gjendet apo të prodhohet në tokë.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën Empty Jashtetokesoret e kane mbrojtur Token

Mesazh  elektronika 17.10.12 12:47

Eshte llogjike. Me ate teknologji te avancuar, me gjithe ate kohe ne dispozicion ne mijera vjet qe e njohin Token, do ta kishin shkateruar me qindra here. Cuditem me faktin se perse shume njerez besojne se shkaterimi do te vije nga alienet dhe perse besojne se ata jane qenie agresive, kur ata nuk kane pesuar asnjehere as nje gje nga alienet.
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën Empty Re: Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën

Mesazh  ijj 17.10.12 17:10

ne jemi veper e tyre andaj dhe nuk jan agresiv me ne.
ijj
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

41


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën Empty Jashtetokesoret kane mbrojtur token

Mesazh  elektronika 17.10.12 21:56

Eshte plotesisht e vertete qe ne jemi krijim i tyre 80% aliene dhe 20% primate. Ka dokumenta per kete dhe prova shkencore por nuk publikohen sepse do te tronditet besimi fetar.
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën Empty Re: Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën

Mesazh  ijj 18.10.12 0:21

besimet fetare heret a von do te marrin fund
ijj
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

41


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën Empty Re: Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën

Mesazh  Marlend 18.10.12 1:10

ijj shkruajti:besimet fetare heret a von do te marrin fund

ça na bane me kete fraze...i ke t'gjithe neser tuj u marre me i ket fraze..hahaha..lol
Marlend
Marlend

toleranca eshte celesi drejt zhvillimit

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën Empty Re: Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën

Mesazh  ijj 18.10.12 11:51

hahaha ashtu mendoj...
ijj
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

41


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën Empty Re: Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi