EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teoria Konspirative

Shko poshtë

Teoria Konspirative Empty Teoria Konspirative

Mesazh  Admin 01.05.08 23:06

Teoria Konspirative

Kjo eshte nje teme e re qe lidhet me nje fenomen tipik te fundshekullit te kaluar dhe qe po merr permasa te medhaja ne shekullin e ri.

Shume prej nesh kane degjuar termin Teoria Konspirative qe eshte bere pjese e pandare e cdo gjeje ne levizjen New Age.

Degjojme per teori konsirative, per konsiraci dhe per konspiratore por pak nga ne e dine kuptimin apo se cfare perfaqeson.

Qellimi i kesaj teme eshte te informoje lexuesit ne vija te pergjithshme per menyren sesi teora konspirative analizon realitetin dhe faktet historike si dhe dobine apo demin qe sjell ne percuarjen e informacionit perpara masave te gjera.

Tema besoj se do jete e gjate por dhe me interes. Ka shume elementa te saj qe jane pjese e jetes sone te perditshme dhe pjese kryesore e informacionit qe ne marrim cdo dite nga mediat zyrtare.

Ketu e mbeshtet polemiken e saj dhe teoria konspirative duke u bere nje opononet i fuqishem i cdo informacioni qe na serviret dhe zbuluar fakte apo ndodhi qe ndryshojne nga ato qe disa here me qellim spekulativ jepen per degjuesit ne nje forme tjeter.

Arsyet mund te jene te shumta sic mund te jene edhe per anen tjeter, pra teorine konspirative por gjithe misioni i saj eshte qe te na beje te shohin dhe te perceptojme realitetin ku jetojme nen driten e fakteve te tjera dhe te shkeputemi nga mendimi shabllon duke patur pavaresine tone ne gjykimin ngjarjeve.

Çfare eshte Teoria Konspirative?

Teoria Konspirative eshte nje grupim argumentash te cilat sugjerojne fakte, agjensi dhe motive pertej asaj qe konsiderohet si zakonisht nje ngjarje e thjeshte historike apo natyrore.

Ne kulturat popullore, Teoria Konspirative eshte shnderruar ne nje lidhje te fuqishme me personat eksentrik dhe arsyetime pertej normales, aq sa kur permend nje argument, Teoria Konspirative mund te konsiderohet si nje perpjekje per ta bere ate qesharake apo dhe minimizuar, duke e kthyer termin "kundershtim" ne nje aplikim.

Teria Konspirative ne kontrast me termin konspiraci si nje term legal eshte nje gjini me vete qe perfshin nje mori perzgjedhjesh (jo domosdoshmerisht te lidhura me njera tjetren), argum,entash per ekzistencen e konspiracive te ndryshme ku sejcila prej tyre mund te krijoje implikime shume serioze nese provohet qe eshte e vertete.

Disa prej teorive qe ngrihen padyshim jane fallco dhe te cojne tek pyetja intriguese qe Cfare mekanizmi ekziston ne kulturat popullore qe te coje ne sajimin e tyre dhe kembenguljen per vertetesine e tyre?

Ne perpjekje per ti dhene pergjigje nje pyetje te tille, Teoria Konspirative eshte shnderruar ne nje objekt shume interesant per sociologet, psikologet dhe eksperte te folklorit te pakten qe prej fillimit te viteve 60-te me kur vrasja e Presidentit John F. Kennedy provokoi nje nivel te paprecedente spekulimesh. Ky interesim akademik ka cuar ne identifikimin e nje sere faktoresh struktural te cilat mund te paraqiten si hipoteza per studimin e cdo lloj teorie konspirative.

Ja disa nga faktoret ku mbeshtetet nje Teori Konspirative

1- Fillon e bazuar ne evidenca rrethanore te kufizuara.

- I ben oponence raporteve te medias dhe imazhit te saj duke perdorur njohurine mbi disa fakte dhe evidenca kriminale

2- Adreson nje ngjarje apo proces qe ka patur nje impakt emocional apo historik.

- Ka tendencen te interpretoje nje fenomen qe paraqet shume interes per publikun si te thuash i nje karakteri sa emocional aq dhe universal dhe per shkak te kuptimit qe merr shkakton nje interes shume te madh ne nje audience te gjere.

3- Redukton fenomene komplekse sociale ne veprime te thjeshta kriminale.

- Procese institucionale, jo personale, qe jane kryer gabim apo me mendjelehtesi interpretohen si keqdashese, te bera me qellim dhe te hartuara nga individe te pamoralshem.

4- Personifikon fenomene komplekse sociale si konspiratore te fuqishem individual.

- Ka lidhje me piken e mesiperme por ne dallim nga ajo, dedukton dhe kundershton ekzistencen e konspiratoreve te fuqishem si individe me "pamundesi" qe nje sere ngjarjesh te shkaktohen nga nje person i vetem.

5- Shume talente supernjerezore dhe burime per konspiratoret.

- Kerkon qe teoricienet konspiratore te zoterojne disiplina unike, te mos dorezohen asnjehere, te zoterojne teknologji te panjohur, aftesi te pazakonta psikologjike dhe njohuri te padiskutueshme historike etj.

6-Hapi me i rendesishem ne argument mbeshtetet ne arsyetimin induktiv dhe jo ate deduktiv

7-I ben thirrje mendimit rracional.

- Mendimi rracional eshte nje zevendesues i persosur i metodave me robuste dhe te respektuara akademike qe jane te domosdoshme per te hetur fenomene sociologjike.

8- Paraqet nje praktike te forte te ndertuar mbi baza llogjike dhe metodologjike.

- Arsyetimet informale dhe formale llogjike vihen re me lehtesi gjate parashtrimit te argumentit.

9- Prodhohet apo eshte i rrethuar nga te jashtem te cilet paraqesin mungese burimi informacioni te mjaftueshem.

- Historia fillon nga nje kontakt i brendeshem me njohuri per ngjarjen dhe qe gezon popullaritet midis personave te cilet nuk kane njohurite e mjaftueshme teknologjike.

10- Nuk gezon kredibilitet te mirefillte midis komunitetit te eksperteve.

- Akademiket dhe profesionistet kajne tendence te injorojne historine duke e trajtuar ate si shume te pavend per ti kushtuar kohen e tyre ose shume te rrezikshme per reputacionin e tyre si akademik nese nuk provohet vertetesia

Origjina e Teorise Konspirative

Ne menyre te natyrshme humanet reagojne per ngjarje apo evente te caktuara te cilat kane patur nje impact emocional ndaj tyre, duke u perpjekur te gjejne nje kuptim per kete ngjarje nepermjet vlerave spirituale, morale apo politike dhe ndonjehere nepermjet termave shkencore.

Ngjarjet te cilat duken ti rezistojne nje interpretimi te tille sepse ne te vertete ato nuk personifikojne asgje, mund te provokojne nje hulumtim te koncentruar dhe intensiv per ti gjetur kuptimin derisa te arrihet ne nje pike te caktuar ku hulumtuesi gjen pergjigjen qe do dhe sadisfaksionin emocional.

Nje historian sociolog Holger Herwig duke studiuar shpejgimet gjermane per Luften e Pare Boterore arriti ne konkluzion se: "Ngjarjet me te rendesishme jane me te veshtirat per tu kuptuar sepse ato terheqin vemendjen me te madhe nga ata qe krijojne mite apo sharlatanet."

Nga shume vezhgues Teoria Konspirative konsiderohet si nje pershkrim neutral i nje deklarate konspirative. Termi me gjeresisht i pranuar eshte ai qe perqafohet me shume nga kulturat popullore dhe ato akademike.

Disa eksperte te Teorive Konspirative dhe te suportuesve te tyre polemizojne per legjitimitetin e termit duke e konsideruar kundershtimin qe i behet si nje politike manipuluese si psh ne rastin e Rusise e cila i trajtonte desidentet e saj politik si te semure mendore.

Pra termi Teori Konspirative ne vetvehte eshte objekt i nje lloj teorie konspirative e cila debaton perpara nje audience per nje ceshtje te caktuar duke i paraqitur faktet jo vetem ne nje kendveshtrim por edhe ne menyre me te gjere, shpesh e shoqeruar me ilustrime te cilat nxjerrin nje kuptim tjeter te fenomenit, shpesh te frikshem per degjuesit.

E Verteta e Teorise Konspirative

Aspekti me i kenaqshem per nje teori konspirative eshte arritjae paraqitjes se vertetesise per nje teori te caktuar duke bindur te dyja palet, ata qe besojne dhe skeptiket.

Disa nga akuzat qe ngre nje teori konspirative nganjehere lekunden ne besueshmerine e tyre per shkak te provave te pakta qe paraqesin poir shpesh ata arrijne te cajne perden e sekretit dhe te nxjerrin ne publik te verteta qe pak kush mendon se mund te ekzistonin.

Disa nga teoricienet konspirativ me te njohurit sot ne bote qe do citoj ne shkrimet qe do vijojne ne kete teme jane: Jordan Maxwell, David Icke, John Birch Society, Liberty Lobby, Lyndon LaRouche, Alex Jones, Ranni-Leena Lunkanen-Kilde, Juhan af Grann, Craig Hill, Stanley Hilton, Michael Ruppert, David Ray Griffin etj.

Ne kete teme do perqendrohem ne subjektet e meposhteme te para nen kendveshtrimin e Teorise Konspirative me provat qe ajo paraqet dhe fakte qe per publikun jane ende te panjohura:

Temat ku do perqendrohem

Aids dhe HIV, Alternativa 3, Vdekja e Hitlerit, Teoria e Kalendarit Antikristian, Atlantet, Lidhjet me Biblen, Keshilli i Marrdhenieve me Jashte, vezhgime te Elvis Presley, Skuadra Epsilon, Francis E.Dec, Fnord, Freemasonry, Ushtria Sekrete Gladio, Ndertesat Qeveritare, Revizionizmi i Holokaustit, Illuminati, Jezuitet, Kaloresit e Tempullit, Njerezit me Te Zeza, Majestic12, Mashtrimi me Henen, Misticizem, Rendi i Ri Boteror, Opus Dei, Pseudoshkenca, Protoshkenca, Grupi i Tavolines se Rrumbullaket, Superioret e Panjohur, Protokolli i Te Urteve te Zionit, Antiglobalizmi dhe Antisemitizmi etj.
Keto subjekte kane dhe nengrupet e tyre ku do vecoja:

Vrasjet

Mohandas Gandhi, Papa John Paul I, John Kennedy, Robert Kennedy, Abraham Lincoln, Lee Harvey Oswald, Salvador Allende, John Lenon, John Kennedy I Riu etj.

Vdekjet e Celebriteteve

Elvis Presley, Jim Morrison, Princesha Diana, Marilyn Monroe, Bob Marley, Kurt Cobaini, Tupac Shakur etj.

Darius


Edituar për herë të fundit nga ExplorerX në 19.05.08 18:44, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria Konspirative Empty Re: Teoria Konspirative

Mesazh  Admin 14.05.08 2:18

10 KONSPIRACIONET MË TË MËDHA NË BOTË

Revista amerikane “Wired” publikon një listë me enigmat e pazgjidhura që mundojnë prej kohësh mendjet e njerëzve

Paralelisht me versionet zyrtare që publikohen nga mediat dhe autoritetet lidhur me ngjarje të rëndësishme në historinë botërore, zhvillohen edhe hamendësime nga më të çuditshmet e më me fantazi. Janë të shumtë ata autorë e studiues të bindur që njeriu nuk ka vënë këmbë në Hënë, por që të gjitha imazhet e astronautëve e të kapsulës që u ul në satelit, janë regjistruar në një zonë të shkretë (të ngjashme me terrenin hënor) diku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të tjerë, si në librin e famshëm “Kodi i Da Vinçit” mendojnë se njerëzimi komandohet nga sekte të fshehta, të cilat kanë në dorë fatet e ekonomisë dhe politikës botërore dhe se këtë e bëjnë duke mbajtur nën kontroll shtetet, krerët e të cilëve bëjnë pjesë në shoqëri sekrete e të gjithëpushtetshme. Të tjerë shtyhen edhe më tej me bindjen se bota është nën kontrollin e plotë të qenieve jashtëtokësore.

Teoria se hebrenjtë, përmes kontrollit të botës financiare dhe mediatike, kanë në duart e tyre fatet e njerëzimit, nuk i përket vetëm epokës hitleriane, përkundrazi lulëzon edhe sot e kësaj dite, po aq sa teoria që Ledi Diana u vra nga agjentët britanikë për shkak të fëmijës së paligjshëm që do të nxirrte në dritë pas pak muajsh. Revista amerikane “Wired”, bibla e të pasionuarve të teknologjisë, u ka kërkuar lexuesve të votojnë se cila prej teorive të komploteve është për ta më e besueshme, dhe duke u bazuar te votat ka krijuar një listë me dhjetë teoritë më të mëdha të komploteve në botë.

Ulja në Hënë, sajesë e NASA-s

Sipas një prej versioneve të konspiracionit që qarkullojnë më shumë në SHBA, do të ishte autori i njohur i romaneve të fantashkencës, Artur Klark, ai që shkroi skenarin e “filmit” që iu servir njerëzve. Skeptikët e uljes së njeriut në Hënë vërejnë shumë detaje që nuk bindin në arkivin e Apollo-s (si transkriptime të zhdukura), apo veçori të dyshimta në fotot e misionit, siç janë hijet që krijohen në drejtime të ndryshme (ndërkohë që duhet të binin të gjitha në të njëjtin drejtim). Një e treta e të intervistuarve në vitin 1970, nëse e besonin apo jo të gjithë këtë histori, mendonin se diçka nuk shkonte dhe që mund të bëhej fjalë për një vënie në skenë. Sot 94% e njerëzve pranojnë versionin zyrtar.

11 shtatori, i shkaktuar nga dora e qeverisë amerikane ose hebrenjtë

Ose hebrenjtë që militojnë në radhët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç tregon edhe një dokumentar i realizuar së fundmi, i cili kërkon të vërtetojë se nuk qe një avion ai që goditi Pentagonin, por një raketë e ushtrisë amerikane. Sipas autorëve të tij, është e pamundur që të mos mbetet asnjë shenjë nga avioni pas përplasjes dhe shpërthimit. Versioni qeveritar, sipas të cilit mbetjet e avionit u shpërbënë për shkak të shpërthimit të karburantit, thjesht nuk qëndron: është e pamundur që karburanti të shpërbëjë një model 757 pa lënë qoftë edhe një mbeturinë.

Vdekja e princeshës Diana, jo aksidentale, vrasje

Thashethemet nisën menjëherë pas aksidentit fatal që pësoi Ledi Diana dhe i dashuri i saj në vitin 1997. Teoritë që mbretërojnë janë dy: e para, vuri në skenë aksidentin vdekjeprurës për të dalë njëherë e mirë jashtë interesit të njerëzve e sidomos të mediave, ose më i besueshmi, familja mbretërore vendosi ta hiqte qafe (përmes shërbimeve sekrete) për ta ndaluar të martohej me të dashurin mysliman (gjë e papranueshme për familjen mbretërore britanike). Për të mësuar më shumë detaje rreth skenarit të dytë kushdo mund të klikojë në www.alfayed.com, siti në internet i krijuar nga i ati i të dashurit të princeshës, Muhamed Al Fajed.

Hebrenjtë kanë tërësisht në kontroll Hollivudin dhe Wall Street-in

Një dorëshkrim rus i shek. XIX me titull “Protokollet e të moçmëve të Sionit”, kërkon të vërtetojë një komplot hebraik të shkallës së gjerë, për të shtënë në dorë kontrollin e financave dhe mediave botërore. Kjo do t’u jepte pushtet mbi gjithë botë. Shumë studime kanë vërtetuar se kjo teori është një sharlatanizëm, por gjendet ende në shumë gjuhë e shumë ribotime.

Hollivudi dominohet nga shkencëtarët

Lista e gjatë e yjeve të Hollivudit që kanë përqafuar dianetikën (një ide pseudoshkencore që krijon lidhje mes shpirtit, trupit dhe mendjes) ushqen thashethemet se është “Kisha e Shkencologjisë” ajo që mban në kontroll të plotë mbretërinë e kinemasë – duke krijuar marrëveshje, sajuar martesa e duke mbajtur yjet nën kontroll të pandërprerë. Sipas një teorie më të vjetër, kanë qenë hebrenjtë ata që mbanin nën kontroll Hollivudin, ndërkohë që tani shkencëtarët kanë vendosur që në krye të tij të vendoset Tom Kruiz.

Pol Mekkartni ka vdekur

Ndoshta duket e pabesueshme, por në vitin 1969 disa subjekte të rëndësishme mediatike bënë me dije se bitëllsi simpatik kishte vdekur dhe qe zëvendësuar nga dikush që i ngjante shumë. Por edhe për më skeptikët, karriera e mëpasshme e MekArtnit e bëri teorinë më pak të besueshme.

Virusi i SIDA-s, i prodhuar nga njeriu

Janë disa shkencëtarë që mendojnë se SIDA është përgatitur në një laborator. Arsyet mund të kenë qenë kërkimet për prodhimin e armëve biologjike, ose një komplot gjenetik për të zhdukur nga faqja e dheut homoseksualët dhe/ose minoritetet. Kush mund ta ketë përgatitur? Shkencëtarë të ushtrisë amerikane, shkencëtarë rusë, ose CIA-s. Shumica e shkencëtarëve mendojnë se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se SIDA ka kaluar nga majmunët afrikanë te njerëzit.

Pula e pjekur e Kishës sterilizon njerëzit me ngjyrë

Sociologët e konsiderojnë këtë legjendë urbane që qarkullon prej dhjetëra dekadash si eko kulturore e studimeve të kryera mbi sifilizin, të kryera mbi njerëzit me ngjyrë në Tuskigi të Alabamës.

Njerëzit-zvarranikë dominojnë botën

Pasuesit e Deivid Iki, njeriut që dikur punonte si reporter i BBC-së, besojnë se njerëz të pushtetshëm si Xhorxh Bush, apo familja mbretërore britanike i përkasin një race jashtëtokësore njerëzish zvarranikë që arrijnë të ndryshojnë formën. Deivid Iki këmbëngul se Ledi Diana ia kishte rrëfyer këtë të fshehtë një shoqeje të ngushtë.

Të Iluminuarit kanë në dorë frenat e njerëzimit

Sipas kësaj teorie, liderët politikë dhe të korporatave të mëdha janë të gjithë anëtarë të një shoqërie sekrete të lashtësisë: të Iluminuarit, masonët... Fakti që këto shoqëri ekzistojnë vërtet nuk i vjen aspak në ndihmë teorisë (Xhorxh Uashingtoni ishte mason). Versionet më moderne përfshijnë Komisionin Trilateral, Rregullin e Ri Botëror dhe Shoqërinë e Kafkave dhe Kockave të Jalit.

Nga “Wired”
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi