EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur në ëndërr diçka ju qëndron ulur në kraharor

Shko poshtë

Kur në ëndërr diçka ju qëndron ulur në kraharor  Empty Kur në ëndërr diçka ju qëndron ulur në kraharor

Mesazh  Siroco 10.08.12 20:28

Kur në ëndërr diçka ju qëndron ulur në kraharor

Kur në ëndërr diçka ju qëndron ulur në kraharor  F.0808181711777_m

A ju ka ndodhur që të zgjoheni ndonjëherë me frymëmarrje të vështirësuar dhe të keni menduar se diçka u ka qëndruar ulur një kraharorin tuaj? Të jeni e sigurt, nuk jeni të vetmit.

Pothuajse në të gjitha vendet e botës tregohen tregime për momente të veçanta gjatë natës në të cilën ndodhin dukuri misterioze, ndërkaq njeriu bëhet i nënshtrueshëm ndaj fuqive mbinatyrore.

“Paraliza e gjumit ndodh gjatë kohës së REM-fazës, përkatësisht fazës në të cilën jemi duke ëndërruar”, thonë ekspertët. Paraliza zgjat vetëm disa sekonda apo minuta, mirëpo mund të bëhet e tmerrshme për shkak të halucinacioneve piktoreske. Shumica e personave në atë fazë dëgjojnë apo shohin shpirtra, apo dukuri të tjera shoqëruese. Disa madje ndiejnë që diçka po i prek, po rri ulur mbi ta apo po del nga krevati. Edhe pse ky është krejtësisht një fenomen normal, mund të shkaktojë mundime të mëdha.

Çdo gjë që mund ta çrregullojë skemën e gjumit mund të shkaktojë paralizën e gjumit: stresi, puna në turne, ndryshimi i zonave kohore, disa barna, sëmundja, madje edhe alkooli i tepërt dhe kafeina.

Për t’i penguar episodet e tilla, është me rëndësi që të hamë ushqim cilësor, të ushtrojmë rregullisht dhe t’u shmangemi alkoolit dhe kafeinës para se të shkojmë në gjumë.

Mund t’ju ndihmojë edhe partneri, sepse disa e kanë provuar që nëse partneri u është afër gjatë gjumit, dhe ai ju prek, ankthi ndërpritet. Mirëpo, nëse kjo gjë ju ndodhë shpesh, duhet të shkoni te mjeku i cili do t’ju rekomandojë të merrni barna të cilat e eliminojnë paralizën e gjumit.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi