EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në çka gjasojnë Alienët?

+2
Luli
Kill me
6 posters

Shko poshtë

Në çka gjasojnë Alienët? Empty Në çka gjasojnë Alienët?

Mesazh  Kill me 09.07.12 18:11

Shkencëtarja: Alienet ekzistojne dhe ngjajne me kandilet e detit

Në çka gjasojnë Alienët? _71671753_maggie3

Për këtë është e bindur britanikja Maggie Alderin-POcock, që jep versionin e saj mbi jetën jashtëtokësore.

Alienët ekzistojnë dhe janë të ngjashëm me kandilët e detit. Për këtë është e bindur një shkencëtare e famshme britanike e hapësirës, doktoresha Maggie Alderin-Pocock mendon për krijesa që fluturojnë përmes reve të metanit, duke futur ushqime kimike nëpër gojët e tyre grykëse. Ndër të tjera, alienet e mbajnë veten lart të varur pëmes disa çantave të ngjashme me qepët dhe komunikojnë nëpërmjet pulsimeve të dritës.

Doktoresha Alderin-Pocock, një nga shkencëtare kryesore të kompanisë hapësinore evropiane Astrium, shpjegon: "Imagjinatat tona janë të lidhura me atë që shohim përreth dhe bindja konvencionale ka qenë se jeta ka nevojë për ujë dhe është bazuar në karbon. Por disa kërkues po bëjnë një punë entuziaste, duke luajtur me ide si ato të jetës së bazuar në forma silikoni. Mund të them se silikoni është direkt pas karbonit në tabelën periodike dhe për më tepër kanë disa ngjasime kimike. Dhe ëshjtë gjerësisht i disponueshëm në Univers. Prandaj ndoshta mund të imagjinojmë edhe struktura të ngjashme të ADN-së, por me silikon".

Mirëpo duhet thënë se alienët, sipas saj, me shumë mundësi do të vdisnin në Tokë, përderisa për ta do të ishte tepër gërryese atmosfera e oksigjenuar e me lagështirë. Ashtu siç nga ana tjetër, edhe njerëzit s'do të mund të mbijetonin dot mbi Titan. Bazuar në zbulimet e fundit e planeteve me orbita yjore, doktoresha gjithashtu beson se qytetërimi inteligjent jashtëtokësor mund të ekzistojë në galaksinë tonë, e njohur si "Rruga e Qumështit". Mirëpo janë shumë larg dhe duket shumë e vështirë të ketë një kontakt me to.
Kill me
Kill me

28


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çka gjasojnë Alienët? Empty Re: Në çka gjasojnë Alienët?

Mesazh  Luli 02.07.15 22:18

Shkencëtari i njohur: Alienët ngjajnë me ne

Në çka gjasojnë Alienët? 531a3075d203f

Një nga shkencëtarët më të njohur në Britani thotë se ne nuk jemi të vetëm në univers.

Madje ai sugjeron se alienët ngjajnë me njerëzit.

Biologu Simon Conway Morris, ekspert i evolucionit në Universitetin e Kembrixhit, thotë se shanset që në univers të ketë jetë aliene janë shumë të mëdha.

“Nëse rezultati i evolucionit është i parashikueshëm, atëherë ajo që ka ndodhur këtu në Tokë mund të ndodhë edhe diku në Rrugën e Qumështit apo përtej”, tha ai.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çka gjasojnë Alienët? Empty Re: Në çka gjasojnë Alienët?

Mesazh  Asgardian 04.07.15 17:10

Alienet nuk ngjasojne ne askend sepse alienet nuk ekzistojn..as nuk kan ekzistuar asnjeher..
çdo gje pergatitet si brumi per te manipuluar besimin njerezor..dhe per ti hutuar delet
Si mund qe DIÇKA te ngjasoj me diq tjeter ..kur ajo nuk ekziston..si mund te ngjasoj HIQI me materien..???
Duhet te kuptojme qe pari duhet te ekzistoj DIÇKA pastaj te ngjasoj me DIÇKA qe ne kemi deshir ta krahasojm..kaq
Asgardian
Asgardian

Nëse unë besoj në Zot dhe Zoti nuk ekziston..nuk humbi gjë
.
Por nëse unë nuk besoj në Zot dhe Zoti ekziston unë humbas shumë.!

27


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çka gjasojnë Alienët? Empty Re: Në çka gjasojnë Alienët?

Mesazh  I’m X person 27.08.19 20:56

Asgardian shkruajti:Alienet nuk ngjasojne ne askend sepse alienet nuk ekzistojn..as nuk kan ekzistuar asnjeher..
çdo gje pergatitet si brumi per te manipuluar besimin njerezor..dhe per ti hutuar delet
Si mund qe DIÇKA te ngjasoj me diq tjeter ..kur ajo nuk ekziston..si mund te ngjasoj HIQI me materien..???
Duhet te kuptojme qe pari duhet te ekzistoj DIÇKA pastaj te ngjasoj me DIÇKA qe ne kemi deshir ta krahasojm..kaq

E vërtetë, por prap mendoj se disa qënje egzistojn por jo ato që ne i besojm si “alien”.
Sepse universi mendoj se mund të ketë edhe disa qënje të tjera, por alienët që na paraqesin keta nuk jan asgjë tjetër veçse gënjeshtra ose eksperimente me njerëz që të bëjnë sa më të pamundur besimin në Zot ashtu sikurse e shohim fatkeqësisht se disa i kanë besuar kësaj gënjeshtre.
I’m X person
I’m X person

Nëse mërzitesh mos kërko ngushëllim prej njerëzve!
Sepse shpresa në njerëz është e kotë.

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çka gjasojnë Alienët? Empty Re: Në çka gjasojnë Alienët?

Mesazh  Cimi Elezi 19.11.19 0:00

Nuk besoj se jemi të vetmit në univers. Besoj se në ndonjë planet tjetër ka jet ndoshta jo të ngjashëm si ne...
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çka gjasojnë Alienët? Empty Re: Në çka gjasojnë Alienët?

Mesazh  elektronika 30.01.20 3:50

I’m X person shkruajti:
Asgardian shkruajti:Alienet nuk ngjasojne ne askend sepse alienet nuk ekzistojn..as nuk kan ekzistuar asnjeher..
çdo gje pergatitet si brumi per te manipuluar besimin njerezor..dhe per ti hutuar delet
Si mund qe DIÇKA te ngjasoj me diq tjeter ..kur ajo nuk ekziston..si mund te ngjasoj HIQI me materien..???
Duhet te kuptojme qe pari duhet te ekzistoj DIÇKA pastaj te ngjasoj me DIÇKA qe ne kemi deshir ta krahasojm..kaq

E vërtetë, por prap mendoj se disa qënje egzistojn por jo ato që ne i besojm si “alien”.
Sepse universi mendoj se mund të ketë edhe disa qënje të tjera, por alienët që na paraqesin keta nuk jan asgjë tjetër veçse gënjeshtra ose eksperimente me njerëz që të bëjnë sa më të pamundur besimin në Zot ashtu sikurse e shohim fatkeqësisht se disa i kanë besuar kësaj gënjeshtre.


Te besosh qe ne kete Univers me 200 miliard galaktika dhe secila me nga 200 miliard trupa qiellore, ne jemi te vetmit, eshte idiotesia me e madhe njerezore.........
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çka gjasojnë Alienët? Empty Re: Në çka gjasojnë Alienët?

Mesazh  I’m X person 06.03.20 11:17

elektronika shkruajti:
I’m X person shkruajti:
Asgardian shkruajti:Alienet nuk ngjasojne ne askend sepse alienet nuk ekzistojn..as nuk kan ekzistuar asnjeher..
çdo gje pergatitet si brumi per te manipuluar besimin njerezor..dhe per ti hutuar delet
Si mund qe DIÇKA te ngjasoj me diq tjeter ..kur ajo nuk ekziston..si mund te ngjasoj HIQI me materien..???
Duhet te kuptojme qe pari duhet te ekzistoj DIÇKA pastaj te ngjasoj me DIÇKA qe ne kemi deshir ta krahasojm..kaq

E vërtetë, por prap mendoj se disa qënje egzistojn por jo ato që ne i besojm si “alien”.
Sepse universi mendoj se mund të ketë edhe disa qënje të tjera, por alienët që na paraqesin keta nuk jan asgjë tjetër veçse gënjeshtra ose eksperimente me njerëz që të bëjnë sa më të pamundur besimin në Zot ashtu sikurse e shohim fatkeqësisht se disa i kanë besuar kësaj gënjeshtre.


Te besosh qe ne kete Univers me 200 miliard galaktika dhe secila me nga 200 miliard trupa qiellore, ne jemi te vetmit, eshte idiotesia me e madhe njerezore.........
Pikërisht këtë thash, mund të jetë shumë e besueshme se disa krijesa në formë të një kandili jetojnë në atmosferën jashttokësore, ku në vend të elementit Karbon mund të përdorin elementin Silic nē ndërtimin e tyre molekular, por është e pabesueshme se alienët janë shumë të ngjashëm me ne.
I’m X person
I’m X person

Nëse mërzitesh mos kërko ngushëllim prej njerëzve!
Sepse shpresa në njerëz është e kotë.

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çka gjasojnë Alienët? Empty Re: Në çka gjasojnë Alienët?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi