EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parashikimi i fatit me Domino

Shko poshtë

Parashikimi i fatit me Domino Empty Parashikimi i fatit me Domino

Mesazh  Berti69 01.06.12 21:16

Parashikimi i fatit me Domino

Dominot mund të shërbejnë edhe si lexues të fatit. Këtë mënyrë të interpretimit të fatit nëpërmes pllakëzave të dominos, sa interesante aq dhe argëtuese, e përshkruajmë si vijon...

FATI NGA DOMINO PLAKËZAT

Për të parën herë dominot shfaqen në Kinë në shekullin e 12-të para erës sonë. Janë përdorur edhe në Kore dhe në Indi. Sot ato konsiderohen si mjet për lojë shoqërore dhe mjafton që dikush t'i përmend ato, dhe menjëherë na sillet në mend pamja e penzionerëve, të cilët gjithë ditën në ndonjë çajtore me këtë lojë të vjetër e humbin kohën. Asociacion tjetër kemi njerëzit e durueshëm të cilët palojnë me mija domino duke bërë lavirinte të drejta, që më vonë ta rrëzojnë vetëm një pllakëz kurse të tjerat të biejnë zingjir.

Mirëpo më rrallë dominot mund të shërbejnë edhe si lexues të fatit, që e cila ka mbetur si taditë nga të parët e njeriut. Këtë mënyrë të interpretimit të fatit nëpërmes pllakëzave të dominos, sa interesante aq dhe argëtuese, e përshkruajmë si vijon:



Parashikimi i fatit me Domino Make-domino-jewelry-800x800

1. Shtrihen pllakëzat me fytyrë të kthyer poshtë para personit që do t'ia parashikoni fatin.
I thuani atij që t'i përziejë ato me dorën e majtë (me kujdes që të mos kthehen në fytyrë). Le ta zgjedh një pllakë, të cilën do t'ia interpretoni sipas udhëzimeve tona.

2. Pllakën e lexuar duhet ta ktheni në mesin e të tjerave. Personi, të cilit ia zbuloni sekretin e fatit, prap i përzien dominot dhe prap e tërheq njërën, të cilën do t'ia interpretoni. Rastësisht, në qoftë se tërheqet dominoja e njëjtë, atëherë s'ka dyshim se interpretimi është i saktë.

3. Kur të kthehet edhe kjo në mesin e të tjerave, pason edhe përzierja e tretë, pastaj tërheqja e fundit dhe interpretimi.

Siç e shihni, e gjitha kjo s'mund të jetë edhe më e thjeshtë, kështu që ju si interpretues të fatit mund ta lëshoni imagjinatën deri në pakufij.

Ekzistojnë dy metoda të leximit të dominove: leximi për një javë dhe leximi vjetor. Mirëpo, së pari do t'ju përshkruajmë metodën e parashikimit të fatit për një javë për secilën domino veç e veç.

KOMENTIMI I PLLAKËZAVE

• Gjashtë-Gjashtë - Përpara e keni një javë shumë fatlume në të cilën paraja do të arrijë prej burimit të papritur. Është shenjë e suksesit dhe e fatit të madh. Provoni të luani në ndonjë lojë të fatit.

• Gjashtë-Pesë - Do të çuditeni me një lajm në lidhje me fejesë, martesë ose lindje. Të ardhurat ju janë zvogëluar dhe rezervat gati ju janë shterur. Megjithatë mos i humbni shpresat, por qetë zgjidhini problemet, një nga një ashtu si të vijnë.

• Gjashtë-Katër - Brengë. Mund edhe të zgjasë, por me durim dhe urti puna mund të kryhet
me sukses. Çdo respekt për durimin e treguar.

• Gjashtë-Tre - Jeta shoqërore mund t'ju jetë interesante. Në tërësi mundoheni të merrni
pjesë në krejt ç'ndodh. E tëra është si në ëndërr, do t'ju përmbushen të gjitha shpresat dhe dëshirat.

• Gjashtë-Dy - Dhuratë e papritur e cila do t'ju mahnitë. Mundohuni që mos ta shprehni tepër mahnitjen.

• Gjashtë-Një - Do ta takoni shokun e vjetër i cili do të kërkojë ndihmë nga ju. Mos i premtoni më tepër se që mund t'i jipni.

•Gjashtë-Zbrazët - Dikë që gjithmonë e keni konsideruar si shok të pakëndshëm do t'ju befasojë me thashethemet për ju. Mund ta pritni një lajm.

• Pesë-Pesë - Java e ndryshimeve. Ndoshta do të mendoni për ndërrim vendbanimi ose ndërrim të vendit të punës. Çfarëdo që të ndërmerrni, do t'ju prijë fati.

• Pesë-Katër - Është javë në të cilën fati do të jetë me ju. Gjithnjë dëshironi diçka të re.

• Pesë-Tre - Është javë që do t'ju merr kohë më shumë se që keni pritur, mirëpo do t'ju shpaguhet. Për ju fillon periudha harmonike si në shkollim, punë e familje.

• Pesë-Dy - Javë interesante, ku do të vizitoni vende të reja. Armatosuni me durim, sepse do t'ju nevojitet në planin sentimental. Nëse nuk e dëgjoni këshillën e dominove, do ta prishni një shoqëri ose një lidhje të mirë.

• Pesë-Një - Romansë, ndoshta e përkohshme. Nuk është çasti për ndërrime të rëndësishme e as për shpenzimin e parave.

• Pesë-Zbrazët - Para juve është një javë e errët. Ndoshta do të vijë edhe deri te ndarja me partnerin. Keni vëmendje, dëgjoni mendjen tuaj, e jo të t'tjerëve.

• Katër-Katër - I keni gjitha gjasat për një udhëtim të gjatë që do t'ju sjell fat. Mos i refuzoni thirrjet në argëtim. Të gjitha gjërat, të cilat kohët e fundit nuk ju kanë lënë të flini, do të mënjanohen sikur të mos kishin qenë.

• Katër-Tre - Papritmas do të takoheni me dikë, me të cilin në të kaluarën ishit emotivisht të lidhur. Në familjen tuaj të afërt dikush do të ketë lindje ose do t'ju vijnë mysafirë të cilët do të qëndrojnë gjatë.

• Katër-Dy - Krejt në rregull, posaçërisht gjendja materiale.

• Katër-Një - Java e brengave, posaçërisht për shkak të parave. Largohuni gjithsesi prej diskutimeve, personi i rrethit tuaj do t'ju ofrojë lidhje serioze.

• Katër-Zbrazët - Letër jo e këndshme, qëndroni i qetë, mos u bëni të ashpër dhe mos u shqetësoni nëse ju zhgënjen dikush që e njihni. Në qoftë se e mbani paqen, plaga do t'ju shërohet shumë më
shpejtë.

• Tre-Tre - Do t'ju brengos jeta emocionale e dikujt. Do të fitoni një shumë të madhe të parave ose ndonjë dhuratë në lojërat e fatit.

• Tre-Dy - Mos shpenzoni pa u menduar dhe mos luani bixhoz sepse kjo nuk është javë e fatit.

• Tre-Një - Do t'i keni të qarta ca gjëra që deri tani nuk i keni ditur. Priteni një lajm të çuditshëm dhe të papritur, i cili do t'ju bëjë të qarta motivet e dikujt që e njihni mirë.

• Tre-Zbrazët - Do ta dëgjoni një rrëfim skandaloz për dikë që e njihni shumë mirë. Mos besoni në të, përveç nëse ka argumente. Mund të pësoni katastrofë në shkollim ose në punë. Keni kujdes!

• Dy-Dy - Javë e këndshme, pos që do të vuani nga gjelozia kohë pas kohe. Fatin do ta keni në shkollë, punë si dhe në anën emotive.

• Dy-Një - Mos huazoni para. Ka mundësi të madhe që shumë shpejtë të takoni partnerin, me të cilin do të filloni lidhje serioze.

• Dy-Zbrazët - Mundohuni ta përmbani veten, nervoza nuk do t'i shpejtojë punët. Shkolla dhe puna nuk do t'ju shkojë për qejfi.

• Një-Një - Jini të sigurtë se në jetën tuaj është një periudhë shumë me fat. Sa i përket punës së zemrës, gjithçka do të jetë në rregull, kjo është për arsye se jeni fjalosur me partnerin.

• Një-Zbrazët - Keni një javë të mërzitshme. Tjetra do të jetë më e mirë. Nuk mund të jetë më e keqe përveç nëse e tërhiqni pllakëzën zbrazët-zbrazët. Në të ardhmen do t'ju plotësohet dëshira.

• Zbrazët-Zbrazët - Kjo shenjë ka simbol vështirësitë, si në anët emotive, edhe në ato të punës e
shkollimit. Nuk ka situatë prej së cilës mundeni ta gjeni ndonjë dalje. Mirëpo deri në maksimum mos i humbni shpresat dhe do të bëhet ajo më e mira.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit me Domino Empty Re: Parashikimi i fatit me Domino

Mesazh  Berti69 10.06.13 13:53

Parashikimi vjetor i dominove

Parashikimi i fatit me Domino Domino10


Kjo metodë është më e thjeshtë dhe tregon për hapat e përgjithshëm të jetës gjatë vitit vijues.

I ndani të gjitha dominot të cilat e kanë të zbrazëtën. Të tjerat të cilat mbesin, i përzieni dhe i tërheqni tri, duke i interpretuar në këtë mënyrë:

• Gjashtë-Gjashtë - Vit i fateve të papritura.

• Gjashtë-Pesë - Fat në karierë.

• Gjashtë-Katër - Fat kur janë në lidhje paratë.

• Gjashtë-Tre - Fat në dashuri.

• Gjashtë-Dy - Jetë shoqërore sipas dëshirës.

• Gjashtë-Një - Udhëtime dhe verime të lumtura.

• Pesë-Pesë - Viti i përpjekjeve, përafërsisht të volitshme.

• Pesë-Katër - Vit i rimëkëmbjes.

• Pesë-Tre - Romansë, e mundshme me dikë që punoni.

• Pesë-Dy - Do ta lidhni më tepër shoqërinë me kolegët.

• Pesë-Një - Puna do t'ju mundësojë edhe më shumë udhëtime se më parë.

• Katër-Katër - Paratë do të dominojnë në pjesën më të madhe të vitit.

• Katër-Tre - Jetën e dashurisë do ta keni tejet të shtrenjtë.

• Katër-Dy - Shokët do t'ju detyrojnë në shpenzime.

• Katër-Një - Ruajuni nga harxhimet e tepërta.

• Tre-Tre - Vit i romansave.

• Tre-Dy - Dashuria dhe paraja do të jenë tuajat.

• Tre-Një - Udhëtimi mund t'ju sjellë deri te emocionet e befasueshme.

• Dy-Dy - Vit i përparimit në mësimin e gjërave të reja.

• Dy-Një - Vit i mirë i fitimit dhe i udhëtimit.

• Një-Një - Vit jo i qetë nëse udhëtoni më tepër se që dëshironi.


Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi