EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në shtratin e vdekjes

4 posters

Shko poshtë

Në shtratin e vdekjes Empty Në shtratin e vdekjes

Mesazh  Berti69 23.04.12 16:20

Në shtratin e vdekjes

Në shtratin e vdekjes 25f46210

Para disa vitesh, iu nënshtrova një terapie psikologjike. Zonja terapiste përdori ushtrimin që njihej me emrin “Shtrati i vdekjes”.

Ajo më kërkoi që ta imagjinoj veten sikur jam i shtrirë në shtratin e vdekjes, pra të hiqesha sikur do të jap shpirt, sikur do të ndahesha nga kjo botë, nga familja dhe gjithçka tjetër.

Më duhej të ftoj çdo person të rëndësishëm për mua, që të vijë të më vizitojë, ashtu i shtrirë në shtratin e vdekjes. Secili duhej të vijë më vete. Unë imagjinoja çdo mik dhe familjar duke ardhur të më vizitojë në shtratin e vdekjes. Me secilin prej tyre, më duhej të flisja me zë të lartë.

Duhej ti thosha çfarë dëshiroja ti them për herë të fundit dhe të jepja shpirt. Gjatë bisedave me secilin prej tyre, fillova të ndjej se zëri ndryshonte. Madje, e kisha të pamundur të përmbaja lotët. E ndjeja sikur me të vërtetë po ndahesha nga kjo botë. Kurrë më parë nuk kisha qarë. Në ato çaste vdekjeje, po qaja për dashurinë që do të humbisja pas vdekjes.

Më saktë, po qaja dhe lotoja për atë dashuri të pashprehur më parë. Gjatë këtij ushtrimi të vështirë, kuptova shumw gjëra që kisha humbur në jetë. Kuptova ndjenjat e mrekullueshme që u rezervoja fëmijëve për shembull, por që kurrë nuk ua kisha shprehur. Pas përfundimit të këtij ushtrimi, u shndërrova në një masiv ndjenjash dhe emocionesh të ndryshme.

Nuk më kishte ndodhur të qaj më parë me aq ndjenja. Kur arrita ti çliroj emocionet e mia, ndodhi diçka e mrekullueshme. Tashmë e kuptoja se cilat janë gjërat e rëndësishme dhe ato që më nevojiten. Për herë të parë kuptova çfarë kishte dashur të thotë Xhorxh Paton me fjalët:”Vdekja mund të jetë më interesante sesa jeta.”

Që prej asaj dite, i dhashë besën vetes që gjërat mos ia le rastësisë, vendosa që ti shpreh emocionet e mia për gjithçka. Tashmë kisha një dëshirë të papërmbajtshme për të jetuar, të tillë sikur do të vdisja nga çasti në çast.

Kjo përvojë e ndryshoi rrënjësisht komunikimin tim me njerëzit. E kuptova qëllimin e këtij ushtrimi. Nuk ka përse të presim momentin e vërtetë të vdekjes, me qëllim që të përfitojmë nga veçoritë e kalimit në botën tjetër. Këtë përvojë mund ta përjetojmë në çdo kohë që duam.

Poeti Uiliam Black na ka paralajmëruar që mendimet dhe emocionet të mos i ndrydhim, por ti shprehim. Ai thotë:”Kur mendimet i burgosim në shpella, kjo do të thotë se dashuria do i lëshojë rrënjët në një ferr të thellë.”

Të hiqesh sikur nuk do të vdesësh, dëmton të kënaqurit me jetën, ashtu siç do të demoralizohej lojtari i basketbollit, po të besonte se kampionati s’ka asnjë vlerë. Një lojtar i tillë, do e humbiste entuziazmin, do të luante krejt i plogësht dhe sigurisht ai nuk do e ndjente kënaqësinë e lojës. Një ndeshje, nuk mund të shijohet po qe se nuk e ke pasion. E nëse nuk je i vetëdijshëm për vdekjen, nuk e percepton dot vlerën e jetës.

Ka shumë njerëz, të cilët besojnë se ndeshja e jetës, nuk ka asnjë rëndësi. Shumë prej nesh planifikojnë për të bërë gjëra madhështore ndonjë ditë. Mendimet tona, ëndrrat dhe idetë, vërshojnë drejt ishullit imagjinar që dikush e quajti:”Ishulli i një dite”. Kjo, sepse themi se një ditë do të bëjmë kështu e ashtu.

Të përballesh me vdekjen, nuk do të thotë të qëndrosh duarkryq në pritje të fundit të jetës. Aftësia jonë si njerëz për të imagjinuar orët e fundit të jetës në shtratin e vdekjes, krijon një ndjeshmëri sikur po lind për së dyti. Ky është hapi i parë drejt motivimit të vetes.

Kush nuk e angazhon veten me lindjen e tij, do e angazhojë me vdekjen e vet.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në shtratin e vdekjes Empty Re: Në shtratin e vdekjes

Mesazh  Odin 26.06.12 19:08

Gjërat për të cilat njerëzit pendohen para vdekjes !

Në shtratin e vdekjes Death-Creative-Life

Infermierja Bronnie Ware, e cila gjatë tërë jetës ka punuar si infermiere në një spital në Australi, ka shkruar një libër me eksperiencat e saj me pacinetët në fund të jetës së tyre.


Ja pesë “pishmanlliqet” kryesore:

1. “Sikur të kisha kurajon që të jetoja jetën duke u munduar të realizoja idealet e mia”.
Sipas Ware, shumica e njerëzve në fund të jetës e shohin që nuk kanë arritur shumicën e synimeve.

2. “Sikur të mos kisha punuar aq shumë”.
Shumica e burrave pendohen për faktin që nuk ju kanë ndarë shumë kohë familjes dhe miqve.

3. “Sikur të kisha arritur të shprehesha ashtu siç ndjeja”.
Shumica e njerëzve, për të ruajtur marrëdhëniet e mira me të tjerët, shtypin ndjenjat dhe kjo ju ngel fiksim.

4. “Sikur të kisha vazhduar marrëdhëniet e mira me miqtë”.
Vetëm kur vjen vdekja, njerëzit e kuptojne se duke u fokusuar së tepërmi në jetën e tyre personale, ata harrojnë miqtë. Sipas Ware, pak para vdekjes, njerëzit më shumë i merr shumë malli për shokët e vjetër.

5. “Sikur ti kisha dhënë vetes mundësi për të qenë më i lumtur”.
Shumica e njerëzve, në fund të jetës e kuptojnë se lumturia në fakt është një zgjedhje. Dhe shumica pendohen për zgjedhjet e tyre.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në shtratin e vdekjes Empty Re: Në shtratin e vdekjes

Mesazh  Gjinkalla 28.06.12 10:30

une spaskam per tu penduar para se te vdes
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në shtratin e vdekjes Empty Re: Në shtratin e vdekjes

Mesazh  vetem eshte me mire 29.08.12 22:04

nuk eshte e thene te therasesh njerezit e afert pak para vdekjes ;

une personalisht nuk do doja askend , dhe nuk do kisha asgje askujt me ia thane .

besoj se nje jete e tere do me mjaftonte per tu thene gjithcka gjithe njerzve te afert , miqve , shoqerise e krejt botes ;

cka do ishte e urte , do ishte te flisja me Zotin pasi tash e tutje do kisha te beja pikerisht me Ate , Zotin .
vetem eshte me mire
vetem eshte me mire

Di nje gje , qe s'di asgje.

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në shtratin e vdekjes Empty Re: Në shtratin e vdekjes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi