EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parandjenja - Të parashikosh të ardhmen

3 posters

Shko poshtë

Parandjenja - Të parashikosh të ardhmen Empty Parandjenja - Të parashikosh të ardhmen

Mesazh  Luli 12.04.12 12:00

Parandjenja - Të parashikosh të ardhmen

Te parashikosh te ardhmen? Sipas shkences, nuk eshte e mundur. Por, nje eksperiment i fundit ndez debatin. Qe ekziston prej shekujsh…

Aeroporti i Linates, Milano, 7 tetor 2001. Ne oren 8:10, nje aeroplan i Cessna-s dhe nje tjeter i linjes MD80 perplasen ne piste dhe shperthejne. Ne tragjedi humbin jeten 118 njerez. Ne oren 7:43 – 27 minuta para se te ndodhte perplasja – nje polic i ri me sherbim ne aeroport kishte marre nje sms nga nje mikeshe e tij, Mikela: “Je ne Linate? Cfare ka ndodhur aty? Je mire?”.

Endrra parashikuese. Dhjete vjet me vone Nikola M. kujton episodin e pazakonte: “Mikesha ime, Mikela R. D., kishte shpesh parandjenja per semundje ose situata te vecanta qe u ndodhnin miqve apo te afermve… Kurre, ama, nuk kishte parashikuar dicka kaq shqetesuese.

Ne oren 4 te atij mengjesi, Mikela ishte zgjuar e trembur sepse me kishte pare ne enderr: me kishte pare ne nje vend plot me germadha, nga ku kerkoja ndihme i deshperuar… Mikela mendoi se ishte vec nje enderr e keqe dhe pastaj e zuri gjumi, por shqetesimi nuk e linte te qete. Keshtu, sapo zgjohet, me dergoi nje sms. Mesazhin e lexova pikerisht kur isha ne zonen e bagazheve ne Linate, ndersa perpiqesha te nxirrja nga germadhat njerez te ngecur mes tyre”.

Historia eshte e vertete: Nga ajo dite tragjike ende ruhen tabulatet telefonike te sms-ve te marra dhe te derguara nga agjentet ne vendngjarje, te nevojshme per hetimin qe u ndermorr me pas. Ishte nje parandjenje apo thjesht koincidence? “Pavaresisht shume eksperimenteve te kryera”, thote Masimo Polidoro, psikolog i Cicap-it (Komiteti italian per kontrollin e deklaratave mbi forcat paranormale), “askush nuk ka qene ne gjendje te provoje se mund te parashikoje te ardhmen, qe nga vdekja e papritur e nje shoku apo shperthimin e nje lufte”.

Largpamesia eshte mbreteria e te papercaktueshmes, ne te cilen ka vend per autosugjestionim. “Parashikime te dyshimta si ajo e tragjedise se Linates”, komenton Polidoro, “nuk jane te rralla. Mjafton nje person i ndjeshem, me fantazi, pak i shqetesuar, bashke me probabilitetin statistikor qe gjerat ndaj te cilave kemi frike, heret a vone, ndodhin me te vertete. Te gjithe keta faktore ndikojne ne nje lloj profecie.

Por, nuk eshte keshtu”. Vec te tjerash, mendja jone eshte e para qe na genjen, duke na zgjedhur edhe ku ta kemi vemendjen: mes shume parashikimeve qe ne bejme, na kujtohen vetem ato (te rralla) qe gjejme rastesisht, duke fshire ato te gabuarat, per te forcuar besimin tek parandjenjat.

E megjithate, studimi mbi parandjenjat dhe fenomene te tjera “PSI” (fenomene qe lejojne njohjen e realitetit pa 5 shqisat) ende nuk eshte arkivuar nga shkenca. Pikerisht muajin e kaluar, ne boten akademike diskutimi mbi parandjenjat eshte rihapur: nje reviste shkencore me peshe, “Journal of Personality and Social Psycology”, ka publikuar rezultatet e nje studimi mbi parandjenjat te kryer per 8 vjet mbi me shume se nje mije njerez nga Deril J. Bem, docent i Psikologjise ne Universitetin Cornell te Itakes, SHBA.

Metoda e perdorur eshte e thjeshte: kryerja ne kah te kundert te eksperimenteve ne te cilin nje vullnetar eshte i kushtezuar te beje nje zgjedhje te percaktuar mes fjalesh ose imazhesh, per te pare nese mendja mund te parashikoje nje kushtezim qe do te ndodhe, ndoshta, vetem ne vijim. Nese e ardhmja, pra, mund te ndikoje ne njefare menyre mbi te tashmen.

Aspirinat. Rezultatet nuk jane te mrekullueshme: pak me shume se gjysma e subjekteve (53.1%) ka “parashikuar” te ardhmen ne 8 nga 9 testet. Ne praktike, 3% me shume nga sa mund te pritej nga pergjigje te rastesishme. Per Joakim Kruger, psikolog i Universitetit Braun, SHBA, ky eshte nje rezultat i parendesishem.

Megjithate, kundershton Melisa Berklei e Universitetit Shteteror te Oklahomes, te tjera rezultate te pranuara nga shkenca (si efikasiteti i aspirines ne doza te uleta per te parandaluar infarktin) bazohen ne perqindje te vogla si keto. Sipas Bem-it, ai nuk perfundon se parandjenjat ekzistojne, por e le te hapur dyshimin, duke ftuar te tjere shkencetare te replikojne per eksperimentet e tij, por me te njejten saktesi ama.

Dhe keshtu hapen debatet per nje fenomen qe na ka terhequr prej shume kohesh. “Historia eshte e mbushur me parashikime dhe hyjnizime, ose ndryshe me profecira te ardhura nga perendite apo te futura nga praktikat magjistare”, thote Maria Tereza La Vekia, docente e Antropologjise ne Universitetin Papnor Gregorian te Romes. “Format hyjnore, nga astrologjia tek kiromacia, kane ekzistuar gjithnje dhe kudo”.

Edhe sharlatanet, qe bejne emer mbi naivet duke perdorur dykuptimesine: “Ashtu si profecia e orakullit te Delfit per nje ushtar qe do te nisej per lufte: “Ibis, redibis (,) non (,) morieris in bello” qe, ne varesi te vendit ku vihet presja, mund te kuptohet si “Do te shkosh, do te kthehesh, nuk do te vdesesh ne lufte” ose “Do te shkosh, nuk do te kthehesh, do te vdesesh ne lufte”.

Dhe pikerisht orakulli i Delfit iu nenshtrua testit te pare “shkencor” ne histori. Herodoti do te rrefente se Kreseu, mbret i Lidise rreth viteve 560 ne 547 p.k, vendosi te konsultohej me orakuj te ndryshem (6 greke dhe nje egjiptian) per t’i vene ne prove dhe pare se kush ishte i besueshem.

Ne te njejten kohe nisi 7 mesazhere me te njejten pyetje: “Cfare po ben, ne kete cast, mbreti Krese”? Per te shmangur cdo koincidence te rastit, kishte programuar nje veprim te paparashikueshem: kishte vene te zieje nje breshke dhe mish qengji ne nje tenxhere bakri.

Orakulli i Delfit dha parashikimin e vetem te sakte: “Shqisat e mija parashikojne aromen e mishit te breshkes me zhguall, te vene ne zjarr me mish qengji ne nje kazan; prej bakri eshte ena e vendosur poshte dhe prej bakri eshte edhe kapaku”.

Instinkti i se ardhmes. Parashikimi i te ardhmes do te kurorezonte nje nga deshirat me te rrenjosura te njeriut. Sot shkenca dhe statistika na ndihmojne, si ne rastin e parashikimeve te kohes. Por, zotesia e intuites ka qene nje nder shqisat e para te zhvilluara tek njeriu: 2.5 milion vjet me pare, homo habilis qe jetonte ne Afrike nuk arsyetonte si ne, por dinte te “nuhaste” nje rrezik, duke lidhur mes tyre ato pak informacione qe i vinin nga mjedisi rrethues.

Nje aftesi te cilen e kemi edhe sot. Neuronet tona, ne fakt, nuk pushojne kurre: aktiviteti i tyre vijon edhe kur nuk jemi koshiente, dhe jane kaq perceptues te realitetit saqe parashikojne, thuajse parandjejne, nese do te marrim nje stimul te prekshem te lehte apo te dhimbshem.

Studimi eshte kryer nga kerkuesit e “Coma Science Group” ne Universitetin e Liezhit dhe ka treguar se ky perceptim i realitetit eshte i pandergjegjshem. Pra, edhe pse nuk duam mendja jone eshte gjithmone vigjilente per te imagjinuar dhe perceptuar ngjarje te ardhshme, ne nje lloj strategjie mbrojtese.

Jo vetem. Nje kerkim i neuroshkencetareve te Universitetit te Uashingtonit ka treguar se kujtimet e kaluara ose imagjinimet e ardhshme zene te njejtat zona cerebrale: levorja premotore e majte, prekuni i majte dhe zona e pasme e djathte e trurit te vogel. Te njejtat qe aktivizohen nese mendojme te levizim nje gjymtyre. Per trurin, pra, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, ne njefare menyre koincidojne.

Se fundi, dy studiues amerikane, Carls Honorton dhe Diana C. Ferrari, kane shfaqur 309 eksperimente mbi njohjen paraprake, te kryera nga 1935 nga 62 kerkues mbi 50 mije subjekte.

Megjithe “ndryshimet” e medha mes tyre (testet jane kryer me metoda shume te ndryshme) kane dale ne perfundimin se ka nje mundesi ne 1.034 (0.096%) se parashikimet nuk jane fryt i rastit.

Nje mundesi e vogel, por jo asgje. Dhe citojne perdorimin e aspirines ne parandalimin e semundjeve kardioqarkulluese: perqindja e sukseseve ne krahasim me nje placebo, ne nje popullsi jo ne rrezik, do te ishte vetem 0.03%. Nese i besojme aspirines, perfundojne, mund t’i besohet edhe parandjenjave.

Mes ketyre kerkimeve spikasin ato mbi endrrat parashikuese, te kryera nga 1966 deri 1978 nga psikologu Stenli Kripner dhe nga psikiatrja Montag Ullman ne Dream Laboratory te Maidemonides Medical Cender ne Bruklin: te dy krijuan nje menyre per te izoluar enderruesin nga cdo stimul i jashtem. Por, interpretimet e rezultateve mbeten kontrovesre. “Askush nuk ka mundur te tregoje se nje enderr ishte plotesisht parashikuese dhe jo fryt i intuites se te dhenave ndjesore te perpunuara nga e pandergjegjshmja”, thekson Polidoro.

Te kombinuara. Pavaresisht skeptikeve, megjithate, kerkimet vazhdojne. Edhe pse spunto te tjera vijne nga nje disipline aspak “magjike”: fizika kuantike. Mes vetive te grimcave subatomike, ekziston nje e pazakonshme: entaglement-i.

Ne praktike, duke i atribuar 2 grimcave, per shembull 2 fotone, karakteristika (polarizimi, pra nje orientim ne hapesire) vendimtare dhe te lidhura mes tyre, ben qe, edhe pse te ndara me hapesira te medha, nderveprojne me njera-tjetren: nese ndryshohet orientimi i njeres, ndryshon ne cast edhe i tjetres.

Me fjale te tjera, ekziston mundesia, per grimcat, te “ndjejne” ne distance se cfare ndodh me te tjerat. Perse mendja nuk do ta bente kete? “Shume shkencetare nuk u besojne fenomeneve “PSI” sepse nuk verifikohen ne jeten e perditshme” perfundon profesor Bem. “Edhe fizika kuantike nuk tregon fenomene qe shfaqen cdo dite, e megjithate jo per kete nuk studiohet: kerkohen grimca gjithnje e me te vogla ose ligje matematikore gjithnje e me te sakta. Mund te jete e njejta gje edhe per ngjarjet qe sot cilesohen si parandjenja”.

Focus
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parandjenja - Të parashikosh të ardhmen Empty Re: Parandjenja - Të parashikosh të ardhmen

Mesazh  Berti69 18.12.12 21:22

Parandjenja dhe e ardhmja

Parandjenja pa ndonjë faktor të jashtëm mund të parashikojë të ardhmen, thuhet në një studim nga shkencëtarë neurologë të universitetit amerikan Northwestern, të cilët analizuan rezultatet e 26 studimeve të publikuara mbi këtë çështje mes viteve 1978 – 2010.

Autorët e studimit thonë se njerëzit kanë aftësinë për të parashikuar ngjarje të rëndësishme edhe pa ndonjë të dhënë paraprake për atë që mund të ndodhë.

Një person duke luajtur një lojë video në punë, me kufje në vesh, për shembull, nuk mund të dëgjojë kur shefi afrohet. Por analizat gjatë studimit treguan se perssoni mund të jetë në gjendje për të zbuluar midis 2 dhe 10 sekondave përpara se shefi t’a gjejë duke luajtur në orar të punës. Po ashtu edhe personi që luan me letra, mund të parandjejë se kundërshtari i tij ka letra më të mira ose më të këqia se ai.

Ky është quajtur ” fenomen parandjenjë”, por studiues të tjerë thonë se nuk janë të sigurt nëse njerëzit janë me të vërtetë në gjendje për të parandjerë një ngjarje të ardhshme pa pasur ndonjë të dhënë paraprake. Ata e quajnë parandjenjën “fenomen anormal”, edhe sepse zbulimet e fundit në fushën e biologjisë kuantike argumentojnë në favor të parandjenjës si parashikuese e mundshme e së ardhmes.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parandjenja - Të parashikosh të ardhmen Empty Re: Parandjenja - Të parashikosh të ardhmen

Mesazh  Ekonomisti 14.01.13 19:24

Intuita nuk mund te shpjegohet shkencerisht sepse kjo nuk eshte dukuri shkencore. Intuita eshte dicka qe qendron pertej caqeve te te kuptuarit , prandaj te kuptuarit nuk mund ta shpjegoj ate.

Duhet kuptuar qe realiteti me I lart nuk mund te shpjegoj me te ultin, me I larti mund te shpjegoj me te ultin.eshte si femije ne shkoll fillore ti japesh ekuacjon apo integrale te niveleve te larta , dhe ai te vazhdoj te kuptoj ate. ai do vazhdoj ta lexoj , kuptoj sipas menyres duke u gatrruar kot.

Pa kurrfar perundimi , por e kunderta vlen ai nxenes qe I njeh keto ekuacjone mund ta kuptoj A , B , C . por ky nuk eshte krahasim fiks sepse nje dit ky nxensi mund ta kuptoj integralin ketite I nevoitet vetem koha , qe te kryhet procesi I te mesuarit, ndersa intuita nuk njeh process , ajo eshte kercim , parandjenje , nje hopi qe lind pa kurrfar kohe per tu krier procesi , ajo lind , ajo nuk kuptohet , ajo nuk argumentohet , ajo nuk shpjegohet . nese mundohesh ta besh nje gje te till nuk do ja dalesh , vecse sadopak do e vrasesh ate. Sepse natyra e saje eshte e pashpjegushme kur zbret ne kete nivel ku ne kumunikoj , ne mund ta ndiejm , ndjenja eshte e mundshme , por shpjegimi jo.

Per ta zhvilluar ate duhet mos te mundohesh ta shpjegosh , me pak fjal duhet te mos kundeshtosh .. lere veten te lire dhe me siguri ajo do ta gjej vet burimin , ajo do ta shuaj vet etjen , ajo eshte e aft ta beje kete, lere asyen ajo eshte e pafuqishme perball intuites , ajo nuk mund te shpjegoj te pashpjegushme , arsyeja mund te krijoj zgjidhje iluzjonare te ndryshme , mund te krijoj shpjegime iluzjonare.

Por dicka reale jo . se ne radh te par ketu nuk ka cte zgjidhet , ajo nuk vjen nga ketua , ajo vjen nga nje shtres me e lart qe ne nuk e dim ate gjuh.si mund ta shpjegojme ne ate , ne vetem mund ta keqshpjegojm , ta keqinterpretojm apo keqkuptojme.

Eshte si ne te kapim nje aljen dhe ne te vazhdojme te shpjegojm ky eshte veshi , kjo eshte zemra , por arsyetimi jone mund te jete I gabuar ..nese atje afer eshte nje njeri qe I punon intuita ai pa u menduar mund ta percaktoj sakt se kush eshte veshi , jo sepse ai e ka kuptuar , apo e ka studjuar. Ai thjesht ka arritur ne perfundim te zgjidhjes pa kurrfar procesi , pa kurrfar kohe.

Ky eshte nje kercim kuantik pa kurrfar kohe , apo mendje , apo shpjegimi.kete osho e quan intuit. Por osho thot se ne intuiten e kemi deforuar , mashkulli e ka deformuar thuaj se absolutisht , ndersa te femra ajo vazhdon te egzistoj si nje shkendij zjarri qe ruhet akoma. – pikerisht prandaj femrat shfaqin zakonisht parandjenja, parandjenja eshte vetem nje pjes shum e vogel e intuites.

Ne sote e preceptojme boten nepermjet pes shqisave qe punojne tek ne automatikisht edhe pavetdijshem. Por kjo nuk do te thot se keta jan limit.dhe akoma nuk ka akom. Dhe nepermjet ketyre 5 shqisave ne mund te vazhdojme te argumentojme dhe shpjegojme realitetin .kjo tash dihet qe eshte e pamundur.

Ne qofte se keto pes shtresa lihen menjane dhe ne flakim iden fikse se me keto nuk mund te shpjegohet e pashpjegushmja , vetem ateher fillon te lulzoj intuita. Ather kjo nuk eshte me parandjenje , ather thjesht mund te mbyllesh syte te hyshe gjendje meditative dhe te marresh nga andej orjentim te drejt.ne qofte se keto pes shtresa jan thyer Brenda teje lind dicka qe mund ta quajm orjentues I drejt.per mua intuita do te thote rruge e zemres.

Un ketu nuk shikoj dicka qe ti duhet te merzitesh ,perkundrazi kjo eshte mire , dhe do qe akoma me mire nese kjo shkendij do ta ndezi zjarrin . .

Ne fillim du ate te shpjegoj dicka : ne lindje mjeshtra qe I ndihmjne nxensat ne ngritje shpirterore ne fillim para se tju mesojne meditimin ju mesojen mendimin pozitive dhe si ata te kishin dhembeshuri mbi njerzit , kafshe dhe gjithcka, ata punojne me ata per ti afruar natyrshmerin e gjerave vetdijshem , sepse ne realitet cdo gje eshte ashtu si eshte unike.

Lind pjetja : psa ata e bejne kete ? ata e bejne kete sepse meditimi e rrit energjin e njeriut , sepse ajo nuk konsumohet ne mendime, mendimete e konsumojne energjin dhe nje njeri meditative eshte nje njeri qe ka energji te grumbulliara , por tani ky njeri si do ta kanalizoj kete energji , ke bim ai do ushqej me kete energji. Ketu kuptohet qart dhe esenca e magjise se bardhe dhe te zeze.

Njeriu eshte ai qe ka energji , por nese ai ka mesuar te pelqej bimen e keqe , ai ate do ushqej me energji . kjo eshte magjia e zeze, e kunderta eshte per magjin e bardhe . ne univers te gjitha energjit veprojn nje lloj ne dualizem.

Ne tok rritet edhe ferra edhe trendafili , nese ferres I hidhet lend ushqese ajo do te rritet por dhe nese I hidhet trendafilit dhe ai do rritet , pra ligji I universit nuk njeh dallim . ai matrializon . dhe tek njeriu energjia eshte e njejt , ate mund ta perdorim sipas deshires , nje gje eshte e sigurt ligji do veproj , pa politik. Dhe energjia elektrike tani e kuptojme mund te zhvilloj dhe te miren dhe te keqen.

Pra energjit te njejta . varet se cfar ne do mbyellim..

Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parandjenja - Të parashikosh të ardhmen Empty Re: Parandjenja - Të parashikosh të ardhmen

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi