EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nena dhe djali

3 posters

Shko poshtë

Nena dhe djali Empty Nena dhe djali

Mesazh  laureta 20.03.12 19:42

Një djalë i vogël iu ngjit nënës së tij në kuzhinë një natë derisa ajo po bënte gati darkën dhe ia dorëzoi një copë letre ku ky kishte shkruar diçka në të. Nëna pasi i thau duart me përparësen e saj filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkruante:

Për kositjen e kullosës: 5 euro... Për pastrimin e dhomës sime këtë javë: 1 euro... Për atë që kam shkuar në dyqan për ty: 0.50 euro... Për atë që e kam ruajtur vëllanë e vogël derisa ti ishe në shitblerje: 0.25 euro... Për hedhjen e mbeturinave në kontenjer: 1 euro... Për sjelljen e një dëftese të mirë: 5 euro... Për fshirjen dhe rregullimin e oborrit: 2 euro...

Gjithsej më ke borxh: 14.75 euro

Hëmm! Nëna filloi ta shikonte të birin derisa ai rrinte pranë saj dhe sikur ia lexonte kujtimet që i silleshin asaj nëpër kokë. Ajo e kapi lapsin, e ktheu së prapthi letrën që e kishte shkruar i biri dhe shkroi:

Për nëntë muaj që të kam bartur në bark derisa ti rriteshe: falas (gratis)... Për të gjitha netët që kam ndenjur pa gjumë, jam kujdesur dhe jam lutur për ty: falas... Për të gjitha kohët e zahmetshme dhe për të gjithë lotët që më ke shkaktuar ti përgjatë viteve: falas... Për të gjitha netët e mbushura plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: falas... Për lodrat, ushqimin, teshat madje edhe fshirjen e hundëve tua: falas, bir.

Kur t’i mbledhësh krejt këto, çmimi i dashurisë sime për ty është: falas

Kur përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë iu mbushën me lot dhe duke e shikuar drejt në sy të ëmën i tha: “Nënë, vërtet të dua shumë”. E mori lapsin dhe me germa të mëdha shkroi në letër: “E PAGUAR”.
laureta
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nena dhe djali Empty Re: Nena dhe djali

Mesazh  Mission 20.03.12 21:43

laureta shum prehekse kjo qe ke postuar.nena per femijen eshte vet jeta,muk ka gje me te shtrenjte ne bote per te se sa femija,ajo sakrifikon vete jeten e saj per te...
Mission
Mission

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nena dhe djali Empty laureta

Mesazh  laureta 21.03.12 19:11

Po mission e vertet por cmimi i vetem ndaj nenes eshte respekti dashuria dhe e veqanta ndaj sajj ska cmim tjeter edhe pse kurr nuk paguhet e mira e nenes..;D flm nga ty
laureta
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nena dhe djali Empty Re: Nena dhe djali

Mesazh  Gjinkalla 22.03.12 13:24

Shume e vertete,une do te doja ti thoja babait tim qe e dua shum,por smundem se ai seshte me me mua,o zot ishalla egziston zoti dhe ai te jete ne parajse.
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nena dhe djali Empty Re: Nena dhe djali

Mesazh  Mission 22.03.12 17:08

nuk ke pse shqetesohesh sic je ti jam edhe une,te gjith ata qe jan larguar nga kjo bote prihn ne paqe,ata luten per ne qe te jemi sa me mire por ne nuk mund ti shohim. procesi hynore kjo eshte me kuptomimplot nga shum njerez eshte vullneti i zotit.zoti merr fryme nepermjet shpirtrave te njerzve..le te mos harrojm se nje njeri vdes vetem hatere kur ne e kemi harruar.ne duhet te lutemi per ta deri sa nje dite te jemi edhe ne pran tyre..!!
Mission
Mission

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nena dhe djali Empty Re: Nena dhe djali

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi