EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sihizmi

Shko poshtë

Sihizmi  Empty Sihizmi

Mesazh  Fakiri 01.02.12 19:57

Sihizmi

Sihizmi  Dadang10


Sihizmi është një lëvizje fetare e përbërë nga islami dhe hinduizmi. Mendohet se në kohën e tashme ka afër 6-7 milion përkrahës. Edhe pse shumica e simpatizuesve jetojnë në Indi, ata bashkë me simpatizuesit me origjinë indiane janë përhapur në vende të ndryshme të botës, e sidomos në Angli dhe Kanada.

Themeluesi Nanak ka lindur më 1469 në fshatin Talvandi, që tani mban emrin Nankana Sahib, 60 km në juglindje të Lahorës. Fëmijërinë dhe moshën rinore të tij e ka kaluar në fshat. Është martuar dhe ka qenë baba i dy djemve.Bënte pjesë në një kast të lartë. Në fëmijëri mori edukimin tradicional indus.

Në moshën e re u largua nga fshati dhe shkoi në qytetin Sultanpur dhe atje punoi si shërbyes i një zotërie musliman. Në kohën e lirë qëndronte i vetmuar dhe zhytej në mendime të thella. Sipas një transmetimi ai e kuptoi “Zotin e lartësuar, që është krijues, i pastër nga frika dhe armiqësia, që nuk ka lindur dhe që ekziston vetvetiu”.Ai e ndjeu se është i obliguar të merret me predikimin e tij.

Në vitin 1500 e braktisi Sultanpurin dhe filloi të shëtisë dhe të ligjërojë mendimet e tij në lidhje me “Zotin e vërtetë dhe të vetëm”. U bë i njohur me ligjëratat e tij dhe vizitoi shumë vende të shenjta të feve të ndryshme, e ndër ta edhe Mekken. Diskutonte me indusët dhe muslimanët.

Fundin e jetës së tij e kaloi në fshatin Kartapur, i cili i ishte dhuruar atij, dhe vdiq në vitin 1539 në moshën 70 vjeçare. U nda nga kjo botë duke lënë pas tij dy djem dhe një numër të madh nxënësish e simpatizuesish.

a. Lindja e sihizmit

Pas përhapjes së islamit në Indi,interesimi i simpatizuesve për njëri-tjetrin,diskutimet
e njëshmërisë dhe shumësisë së Zotit, nxitja e sundimtarit të njohur Kabir (1435-1528), dëshira e Shahut të Madh (Ekber Shah, 1542-1605) për bashkimin e feve rreth monoteizmit e rritën edhe më tepër ndikimin e aktivitetit të Nanakut në këtë drejtim.

Nanaku,edhe pse nuk ka tentuar që të themelojë një fe të re,ai duke e ngritur politeizmin, sistemin kastian dhe adhurimin e idhujve, kërkoi një kompromis mes islamit dhe hinduizmit.

Kjo lëvizje për kompromis nxorri në shesh një sintezë të re. E nxorri në shesh lëvizjen sihe. Ai bashkoi konceptin monoteist islam-besimin në një Zot,dhe konceptet filozofike indiane  “maja”, “nirvana”, “reinkarnacion”, kurse besimin hinduist “avatara” (reinkarnacioni i zotit) e kundërshtoi.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sihizmi  Empty Re: Sihizmi

Mesazh  Fakiri 01.02.12 19:59

b. Zhvillimi i sihizmit

Nanaku para se të vdesë, Angadin, njërin prej nxënësve besnik të tij, e obligoi si pasues dhe si trashëgimtar të tij.Pas vdekjes së Nanakut,pasuesit e tij me përvetësimin e konceptit të reinkarnacionit hinduist filluan të besojnë se shpirti i tij ka kaluar në pasuesin e tij “Angad” dhe se shpirti i Nanakut do të vazhdojë të manifestohet në udhëheqësin e ri dhe në gurutë.

Komuniteti një periudhë prej 200 vjetësh është udhëhequr nga gurutë, të cilët kanë bartur shpirtin e Nanakut. Ky zinxhir mori fund me vdekjen e Guru Govind Singut X. më 1708.

Së pari Nanaku dhe simpatizuesit e tij janë quajtur “Nanakpanthi”,ndërsa më vonë “Sih” (në sanskritishte: nxënës, çirak). Ndërsa ata vetë besimin dhe komunitetin e tyre e quajnë me termin “Gurmat”.

Edhe pse Nanaku para vdekjes së tij Angadin e zgjodhi si udhëheqës, një pjesë e nxënësve të tij u bënë ndjekës të djalit të Nanakut, Sri Chandasë dhe formuan komunitetin “Udasis”. Këta duke e hequr mjekrën dhe çallmën u ndanë nga sihizmi tradicional. Angadi deri më 1552 i ka grumbulluar vjershat e Nanakut. Libri i shenjtë “Gurmukhi” që përdoret në Penxhab bazohet në Angadin. Guru i 3. është Amar Das (v. 1574). Ka kontribuar në ceremonializimin e traditave sihe në lidhje me lindjen dhe martesën.

Përparim i rëndësishëm në komunitetin sih është arritur në kohën e gurut të 5. Arxhun.
Arxhun e ka përfunduar Tempullin e Arit (Harimandir), ndërtimi i të cilit ka filluar më herët në Amritsar dhe ka tubuar librin e shenjtë “Adi Grand”. Me vdekjen e tij më 1606, në krye të sihëve si guru i 6. kalon djali i tij Hargobind (v.1664).

Edhepse në kohën e Rangh Singhut (1780-1830) është themeluar një mbretëri sihe, më 1849 është shkatërruar nga anglezët. Më 1947 edhe sihët marrin pjesë në lëvizjen për pavarësinë e Pakistanit, kështu që është realizuar formimi i një rajoni sih në Penxhab.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sihizmi  Empty Re: Sihizmi

Mesazh  Fakiri 01.02.12 20:02

c. Besimi dhe adhurimi

Sihët krahas besimit në ekzistencën dhe njësinë e Zotit, besojnë se ai nuk mund që në mënyrë të mjaftueshme të kuptohet nga njeriu që është i vdekshëm. Që njerëzit ta kuptojnë Zotin, ai atyre ju ka dhënë mendjen dhe të kuptuarit. Ai në çdo vend është gati dhe prezent dhe mund të shihet në çdo gjë.

Emri i tij në mesin e sihëve është “Nam”. Shpëtimi fillon me të kuptuarit se bota dhe gjërat me vlerë janë “maja” bosh dhe gënjeshtare. Në të kundërtën shpirti nuk mund të shpëtojë nga rrethi vicioz lindje dhe vdekje. Librat e shenjtë janë “Adi Granth”. Granth ka kuptimin libër.

Ato janë të shkruara në vargje dhe ritme të ndryshme. Një pjesë e madhe e tyre janë të shkruara me shkronja Gurmukhi të gjuhës së vjetër induse. Përafërsisht kanë 1200 faqe. Shtojca është Dasam Granth. Besojnë në atë se veprat e gjallesave ndikojnë në gjendjen e ardhshme të tyre (ndryshimin e karmas) dhe në reinkarnacion.

Adhurimi i tyre përbëhet prej lutjeve drejtuar Zotit, prej larjeve që llogariten si një lloj abdesi dhe shkuarjes për “peligrinazh” në qytetin Amritsar. Adhurim ditor është leximi i Adi Granthit dhe lutja.

Të vdekurit, sikurse indusët, edhe këta i djegin. Lejojnë që të martohen vejanët dhe vejushat. Cigare dhe alkohol nuk pinë. Dënimet për kriminalitet i paguajnë me para. Rëndësi të veçantë i japin ushtrisë, bujqësisë dhe artit. Ndaj ithtarëve të feve të tjera kanë një respekt të posaçëm.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sihizmi  Empty Re: Sihizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi