EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fraksionet fetaro-filozofike

Shko poshtë

Fraksionet fetaro-filozofike Empty Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri 31.01.12 19:51

Këto fraksione, edhe pse nuk kanë lidhje direkte me krishterimin, janë sintezë e krishterimit dhe filozofisë lindore ose janë lindur dhe janë zhvilluar në shtetet perëndimore ku të krishterët janë me shumicë:

1. Fraksioni theosophie

Parimi kryesor i këtij komuniteti është se, “asnjë fe realisht nuk është më e lartë se tjetra”. Ky komunitet është themeluar në New York më 1875. Themeluesi i saj është një grua e quajtur Helena Petrowna Blavatsky (1831-1891). Blavatsky, që ka bërë shumë udhëtime në Europë dhe në Amerikë, ka organizuar konferenca për eksperiencën spiritualiste.

Qendra e komunitetit më 1879 është bartur në Indi, kështu që Blavatsky është futur në budizëm. Në Tibet ka lidhur marrëdhënie me Mahatma-në, kurse mendimet e veta i ka shprehur në librat si “Doktrina e fshehtë”, “Kosmogenis”,“Anthrogenesis” dhe “Ezoterik”. Në vitin 1897 ka themeluar komunitetin “Vëllazëria ndërnacionale teozofike”.

Sipas besimit të saj, teozofia është qëllimi, fruti, thelbi dhe ekzistenca e të gjitha feve. Me anë të teozofisë “e tërë bota do të bëhet kishë e Zotit”. Shpëtimi gjendet në vetë brendinë e njeiut. Çdo krijesë e dukshme është një simbol i ekzistencës absolute, e cila është trupëzuar në botën fizike, është pra trupëzimi i mendimit. Ekzistimi i njeriut është fryti i karmasë më të hershme. Bartësi dhe depoja e karmasë është personaliteti i vetë njeriut.

Njeriu deri sa, me anë të revolucionit të bëhet Zot, do të vazhdojë të shëtisë në rrethin e reinkarnacionit. Teozofistët e pranojnë teorinë e emanacionit të neoplatonistëve, si dhe mendimet për teorinë karma dhe për reinkarnacion të feve indiane. Thonë se qëllimi dhe shpëtimi i njeriut është zhveshja e njeriut nga materia dhe arritja në një gjendje të pastër shpirtërore.

Numri i saktë i anëtarëve të komunitetit të përhapur nëpër Europë dhe Amerikë,nuk dihet. Kulte të posaçme nuk kanë.Adhurimet e tyre janë realizimi me karakter fetar i ceremonive, si përkujtimi i Blavatskyt,fotografia, muzika etj. Mendimi i përbashkët ka një rol të rëndësishëm.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraksionet fetaro-filozofike Empty Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri 31.01.12 19:54

2. Anthroposophie

Ky komunitet është themeluar më 1913. Themelimi dhe historia e tij ka lidhje të ngushta me Rudolf Steinerin (1861-1925). Besohet se njerëzimin do ta shndrit ditura e njeriut për veten e tij, e cila është e marrë nga bota mbinatyrore dhe jashtë ndjenjave. Qëndrojnë larg studimit të temës për ekzistimin e shpirtit. Mbrojnë mendimin se është më mirë që konceptet shpirtërore të kuptohen me anë të meditimit.

Meditacionit i japin rëndësi të veçantë. Ata mendojnë se me kthim nga bota shpirtërore
arrihet në botën e ndjenjave dhe në inspirim; mund të kuptohet marrëdhënia mes lindjes dhe vdekjes dhe me kosmologjinë; besojnë se inspirimi është shkrimi i palexueshëm e Zotit.

Sipas Steinerit magjitë janë nga një libër parashikimesh dhe besimtarët i çojnë drejt Mesias. Shkrimtarët e ungjijve posedojnë urtësinë. Gjoni Jezusin e përshkruan njeri kosmik; Marku, botë ndjenjash; Mateu, botë e të menduarit. Poashtu temat e besimit dhe të adhurimit në krishterim mundohen t’i shpjegojnë me anë të metodës teozofike.

Ata thonë se në shpirtin e Jezusit është manifestuar Zaratustra dhe Buda. Për komunitetin e ri nuk ka nevojë për anëtarët e fraksionit që të dalin prej fesë ose fraksionit të mëparshëm. Për këtë ithtarët e kësaj rryme jetojnë të ndarë në fe të ndryshme. Marrëdhëniet mes tyre i vazhdojnë me anë të anëtarësimit në shoqatë. Supozohet se në Gjermani kanë 20.000 anëtarë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraksionet fetaro-filozofike Empty Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri 31.01.12 19:55

3. Fraksioni Rocy Cross

Është një lëvizje mistere dhe e hapur për mendime simbolike dhe mistike. Daton që nga shek. XVI. dhe XVII. Në besimin e këtij fraksioni, rol të rëndësishëm luajnë filozofitë, si ajo e alkimisë, kabbalasë dhe e Paracelsusit (1493-1541). Në këtë fraksion, ndihma e mistikëve dhe e teozofëve është e madhe.

Ata theks të veçantë vënë mbi atë se Zoti mund të njihet ma anë të shenjave hyjnore. Ndërkaq shkencat skolastike nuk i pranojnë. Ata kërkojnë një sintezë mes filozofisë dhe teologjisë, mes besimit dhe diturisë. Gjatë zhvillimit historik komuniteti është ndarë në ekole të reja. Shkollën më të vjetër të tyre në Europë e përbëjnë masonët, kurse si lëvizje të reja numërohen:

a. Antiquus Mysticus ordo rosae crucis; ky fraksion është themeluar në New York më 1916 nga gazetari dhe psikologu H. Spencer Lewis (1883-1936), e më vonë është përhapur edhe në Europë.

b. Komuniteti Heindel Rosenkreuzer; është themeluar në Gjermani nga Max Heindel (1865-1919). Komuniteti, pas Luftës së Dytë Botërore, nga ana e Georg Vollmer (v. 1971), është ringjallur përsëri në Darmstadt.

c. Lectorium Rosicrucianum; është themeluar nga Jan van Rijckenborgh. Qendra e kësaj lëvizjeje, që prej vitit 1936 është në Harlem, por ka përfaqësues edhe në Europë.
Ithtarët e këtij fraksioni e përdorin shumë shprehjen “transfiguration” (ndryshim). Ata kanë për qëllim që qenien njerëzore ta ndryshojnë me besim, sjellje dhe shenjtërim.

Besojnë se fuqia hyjnore gjendet tek njeriu por, ajo duhet të zgjohet dhe të aktivizohet. Thonë se vetë njeriu është qëllimi i hyrjes në botën hyjnore,në botën e ndjenjave. Ata aspirojnë që me anë të veprimeve të shenjtërimit të shpëtojnë dhe të pastrohen prej pjesëve shtazarake, që me anë të diturisë dhe të meditimit të arrijnë fuqinë hyjnore dhe të bashkohen me të.Besojnë se njeriu duke kaluar nëpër fazat shpirtërore mund të bëhet zot. Edhe Jezu Krishtin e vlerësojnë në këtë aspekt.

Ekzistencën e tyre e vazhdojnë në fraksione të ndryshme krishtere. Kanë për qëllim edukimin e anëtarëve të kurseve dhe të shkollave private. Në vende të ndryshme në Amerikë dhe në Europë kanë shoqata dhe qendra misionerike.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraksionet fetaro-filozofike Empty Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri 31.01.12 19:58

4. Spiraleja e gjithësisë

Logosi i universit është Zoti që mësoi Moisiun dhe Jezusin. Logosi i Venusit është nëna e gjithësisë. Në realitet edhe Zoti është një njeri. Për të qenë logosi i diellit dhe i rruga e qumështit, njeriu duhet të zhvillojë përsoshmërinë e tij.

Për të arritur në shkallët e larta të vetëdijes, njeriu ka nevojë për udhëheqjen e një mësuesi, dhe ky mësues në Tibet është Sambala. Ata jetojnë dhe detyrat e tyre i kryejnë me inkarnacion.

Këto janë të manifestuara në Krishta, Buda, Jezusa, Muhammeda, Konfuça, Laotzea, Zaratustra, Pitagora, Platona, Sulejmana, Origenesa dhe në Jakobë Bohmena. Prej shkallëve shpirtërore “shkalla buda” është shkalla e tetë, më e lartë se shkalla e shtatë. Sot Sambala është mësuesi Morja.

Këta nuk kanë besim në Zotin sikur që është në islam dhe në hebraizëm. Anëtarët e komunitetit janë përhapur në Europën perëndimore dhe të Mesme. Komuniteti nuk ka ndonjë formë të posaçme adhurimi. Ata vazhdojnë të jetojnë në fe dhe në fraksione të ndryshme.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraksionet fetaro-filozofike Empty Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri 31.01.12 20:00

5. Spiritizmi

Burimet e besimit në ekzistimin dhe në manifestimin e shpirtit mbështetet thellë në të kaluarën. Ky besim gjendet pothuajse në çdo fe. Konceptet e lidhjes me shpirtin si jeta pas vdekjes, bota e ardhshme,bota shpirtërore etj., u japin një pasuri feve.

Vetëm se, kthimi i shkencës në racionalizëm dhe i njeriut në ekzistimin e elementeve, e zhvilloi dëshirën që edhe termit shpirt t’i kërkohet një bazë logjike, mendore, praktike. Shfrytëzimi i metodave shkencore natyrore,e lindi dëshirën që studimit të termit shpirt t’i vënë disa rregulla.

Kështu që,spiritizmi është një prodhim i laicizmit dhe i zhvilimit modern në mendimin dhe besimin e njeriut.Në njërën anë është një protestë kundër shekullarizimit dhe materializimit, kurse në anën tjetër është hulumtim që mendimi botëror të bëhet element i pranueshëm dhe me anë të metodës për të treguar model, të bëhet i pranueshëm dhe i fortë.

Në librin e Ludwing Feuerbachut me titull “Përhapja e krishterimit”, i botuar më 1848, thuhet: “Ai që beson në botën e ardhshme e humb këtë jetë dhe vlerën e saj. Ose humb edhe më shumë se kjo.

Besimi në jetën qiellore është besimi në jovlerën dhe në mosekzistimin e besimit”. Gjithashtu edhe Karl Marx më 1848 ka thënë: “Mohimi i botës së ardhshme do të thotë pranim i kësaj bote. Përgënjeshtrimi i një jete më të mirë në botën e ardhshme është ripërtërirje e plotë e jetës së kësaj bote dhe varësi nga një propozim më i mirë”.

Edhe deklarimi armiqësor i mendimit botëror i Feuerbachut ndaj besimit në botën e ardhshme, ka hapur rrugën për lindjen e spiritizmit. Ngjarja përveç se si një teori ka filluar edhe si një fenomen. Dy vajzat e vogla të një çifti metodist John Fox, i cili ka qëndruar në Hydesvilli në afërsi të Rochesterit në ShBA, Leah (10 vjeçare) dhe Kate (12 vjeçare),natën në shtëpinë e tyre dëgjojnë një gogol,trokitje të derës, trokitje në mur etj.

Për të bërë të njohur ngjarjen formohet një organ intelektualësh të Rochesterit. Fëmijët me këtë “shpirt që bën zhurmë” në formë loje lidhin kontakte të suksesshme. Me shndërrimin e zërave të kërcitjeve në alfabet, mundësohet kontakti me shpirtin. Shpirti
që jeton në shtëpinë e Fox-ëve thotë se, më herët ai ka jetuar si tregtar, pastaj është vrarë dhe është va-rrosur në bodrum. Kur gërmohet në bodrum gjendet një skelet.



Më pastaj Andrew Jackson Davis (1929-1910), boton një libër me titull “The Philosophy of Spiritual Intercourse”. Autori, në këtë libër është përqendruar mbi lajmet që vijnë nga bota e shpirtërave dhe mbi teknikën e komunikimit me ta.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraksionet fetaro-filozofike Empty Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri 31.01.12 20:01

Supozohet se numri i atyre të cilët metodat si, kapja e masës, shkrimi automatik, trans i thellë etj., i besojnë dhe janë të interesuar për spiritizëm, në vitin 1885 ka arritur në dy milionë. Kjo lëvizje, e cila ka lindur në Amerikë, ka filluar të ketë simpatizues edhe në Europë. Më 1882 në Angli është themeluar “Society for Psychical Research” dhe në mesin e tyre kanë marrë pjesë kimistë, fizikantë, psikologë.

Këtë komunitet e kanë ndjekur edhe komunitetet e tjera të themeluara në shtete të ndryshme. Janë formuar shoqëri hulumtuese dhe është botuar një literaturë e shumtë. Supozohet se, në vitin 1960 numri i anëtarëve ka arritur mbi 100 milionë.

Spiritistët bëjnë një aktivitet shumëdimensional.Në tubimet që kanë bërë me anë të mediumeve, mundohen të flasin me të afërmit e tyre të vdekur dhe me shpirtërat e botës tjetër. Kështu që, mundohen të fitojnë njohuri për botën tjetër dhe për kaderin e tyre. Bëjnë mjekime shpirtërore dhe udhëheqin në shërim.Mundohen që, me anë të fuqive që japin shërim të ndikojnë te i sëmuri.

Në disa raste bëjnë disa operime pa gjak.Bëjnë shërime prej së largu.Disa mendime thonë se,ata kanë bërë udhëtime astrale (qiellore) dhe se kanë vizituar vende shumë të largëta. Sa që ka edhe të atillë që pretendojnë se kanë shkuar në botën tjetër dhe kanë biseduar atje me njerëz.

Vetëm se,është e pamundur që në spiritizëm të bisedohet për një mendim dhe besim të
përbashkët.Në ndikimin e feve të ndryshme dhe besimeve popullore është hapur një diapazon i gjerë përfytyrimi.Ka dallime në mesin e rrymave në shtetet e krishtera dhe të rrymave në vendet e tjera. Për këtë nuk bisedohet për një spiritualizëm, por për rryma të ndryshme spiritualiste:

Duhet dalluar spiritizmi nga “spiritualizmi”. Në gjermanisht me fjalën “spiritizëm” kuptohet studimi empirik-sistematik për botën tjetër.Temë kryesore është studimi se, a thua jeta pas vdekjes vazhdon apo jo.Për këtë qëllim thirret ose vëzhgohet parafenomeni dhe kontrollohet burimi dhe vërtetësia. Spiritizmi pretendon se për këtë qëllim punon shkencërisht. I vdekuri, me anë të mediumit mundohet të mësojnë përvojën e vdekjes dhe jetën në këtë botë.

Kurse spiritualizëm, është një mendim i universit i ndërtuar mbi aftësitë për studim të botës tjetër. Dituritë grumbullohen prej lajmeve të shpirtërave. Mbetet i varur prej eksperiencës së mediumit. Spiritualizmi tregon ligje për universin dhe për botën ezoterike të njeriut. Mundohet të kuptojë ekzistimi e Zotit.

Sipas spiritizmit bota materiale është një pjesë e vogël e një realiteti të madh.“Materia e mirë” mund të krahasohet me magnetizmin, që është një fuqi e fshehtë e universit. Spiritualizmi i sotëm shpesh i përdor termat e fizikës atomike. Ai përbëhet prej një substance që buron si drita.

I tërë universi buron prej tij. Universi është “materie e trashë, e bymyer”, dritë e dendur, pjesët më të vogla të tij janë pjesë të atomit. Kurse bota me materie të bukur quhet astral ose botë eter. Ndërkaq njeriu përbëhet prej tre pjesëve: trupi fizik, trupi astral dhe shpirti. Trupi astral është një shok i sinqertë i trupit fizik.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraksionet fetaro-filozofike Empty Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri 31.01.12 20:04

Specifikat e të dëgjuarit dhe të shijuarit janë të këtij lloji.Po ashtu ka edhe një pjesë që nuk sëmuret, nuk plaket dhe nuk vdes, e kjo është jashtë botës fizike.Ky është një vend i posaçëm për shpirtërat. Kjo është një substancë që nuk ndryshon, nuk prishet dhe është një jetë e pafund. Këta shpirtëra janë të krijuar nga ana e Zotit. Jeta botërore në rrugën e përsosmërisë së shpirtërave është një stacion.

Në këtë pikë koncepti i inkarnacionit të shpirtit futet brenda temës. Edhe me doktrinën karma shpjegohet vazhdueshmëria. Kurse vdekja në skenën botërore është kalim prej një bote në tjetrën.

Bota astrale u ngjanë pejsazheve në këtë botë si, kodrave, fushave, ujërave, drujve, luleve, qyteteve etj. Por atje ka edhe një ferr dhe një zjarr, ujë, baltë, errësirë, dhunë. Vetëm se, kjo nuk është e përhershme. Dënimi është i përkohshëm. Kurse bota shpirtërore është një vend ku gjendet çdo lloj i bukurisë. Bukuritë e kësaj bote vazhdojnë edhe atje.

Spiritizmi definitivisht e mohon materializmin dhe ideologjitë materialiste.Kurse fetë i vlerëson dhe i komenton në bazë të parimeve të tyre. Në këtë drejtim janë formuar organizata dhe grupe që përfaqësojnë “spiritizmin krishter”. Kurse mendimet e kishave tradicionale janë të mbyllura ndaj spiritistëve.

Këto nuk përqendrohen shumë mbi Biblën. Shpirti i Shenjtë nuk është pjesë e Hyjit, sikur që e pranon kisha, por një anëtar i botës shpirtërore. Edhe shteti hyjnor në krishterim konceptohet si “bota shpirtërore e Zotit”. Ceremonitë e pagëzimit dhe të kungimit komentohen si hyrje në udhëheqjen e shpirtit.

Spiritistët,edhe pse kritikojnë fetë e tyre,ata nuk i braktisin ato.Ata preferojnë komentim sipas bindjes së tyre.Edhe pse kanë shumë anëtarë,është shumë i vështirë përcaktimi i numrit të simpatizuesve.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraksionet fetaro-filozofike Empty Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi