EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jashtëtokësorët, një imagjinatë apo realitet

3 posters

Shko poshtë

Jashtëtokësorët, një imagjinatë apo realitet Empty Jashtëtokësorët, një imagjinatë apo realitet

Mesazh  Odin 21.01.12 0:05

Jashtëtokësorët, një imagjinatë apo realitet

Jashtëtokësorët, një imagjinatë apo realitet Jashtetokesoret_nje_imagjinate

Gati është bërë përditshmëri që qytetarë nga pjesë të ndryshme të botës të lajmërojnë se kanë parë objekte të paidentifikuara në qiell (UFO), por këto nuk merren seriozisht, pasi shumë herë është zbuluar se këta qytetarë kanë bërë manipulime të ndryshme me fotografi, vetëm që të përfitojnë materialisht.

Jashtëtokësorët është një emërtim që tregon qenie që nuk jetojnë në Tokë dhe nuk rrjedhin prej saj. Tashmë një kohë të gjatë spekulohet për ekzistencën apo jo të këtyre krijesave të çuditshme, por pasi që nuk ka dëshmi dhe prova të bindshme për jetën jashtëtokësore, shkencëtarët e kanë hedhur poshtë qenësinë e tyre.

Gati është bërë përditshmëri që qytetarë nga pjesë të ndryshme të botës të lajmërojnë se kanë parë objekte të paidentifikuara në qiell (UFO), por këto nuk merren seriozisht, pasi shumë herë është zbuluar se këta qytetarë kanë bërë manipulime të ndryshme me fotografi, vetëm që të përfitojnë materialisht.

Disa meteoritë shfaqin gjurmë që për ngjasojnë me mikro-organizmat primitive të tokës, por provat nuk kanë përfunduar. Shumë shkencëtarë besojnë se n.q.s. do të kishte jetë jashtëtokësore ajo është zhvilluar në mënyrë të pavarur në vende të ndryshme të gjithësisë.

Hamendësi tjetër e qenies së jashtëtokësorëve dhe jetës jashtëtokësore është teoria e panspermës, e cila parashtron se jeta mund të lindë në një vend dhe më pas përhapet midis planetëve të banueshme.

Format dhe madhësitë e hamendësuara të jetës jashtëtokësore, do të ishin të ndryshme dhe mund të shtrihen nga qenie të arsyeshme humanoide, gjer në format më të vogla e më të thjeshta të jetës mikroskopike.

Mirëpo, shtrohet pyetja nëse në një gjithësi pakufi dhe me miliarda planetë, mund të ekzistojë jeta, ashtu siç ekziston në planetin tonë dhe ka shumë të atillë që besojnë se nuk jemi të vetëm në këtë gjithësi.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, një imagjinatë apo realitet Empty Jashtëtokësorët

Mesazh  Ushtari i krishtit 21.01.12 20:03

Jashtëtokësorët nuk jane imagjinate por kan aftesi telepati teknologji ta bejne nje njeri ose nje individ qe ai mos te besoje ne egistencen e alienit Jashtëtokësorët kane qellime eksperimentale te rraca njerezore madje ata jan shum xheloz sepse njeriu u krijua sipas imazhit te zotit
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, një imagjinatë apo realitet Empty Re: Jashtëtokësorët, një imagjinatë apo realitet

Mesazh  gentjan kaloshi 21.01.12 22:00

UFOT,,,,,,,SE DI SE CFARE FAKTESH TE VERTETA MUND TE KETE RRETH TYRE.UNE MENDOJ SE NJERIU SI RRACE GJENDET VETEM NE TOKE POR NE GJITHE KETE EKZISTENCE KUSHEDI MUND TE KETE EDHE RRACA TE TJERA NDER PLANETE OSE OBJEKTE.
gentjan kaloshi
gentjan kaloshi

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, një imagjinatë apo realitet Empty Re: Jashtëtokësorët, një imagjinatë apo realitet

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi