EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amishët

2 posters

Shko poshtë

Amishët Empty Amishët

Mesazh  Gon! 23.12.11 13:12

Kush është komuniteti Amish!

Amishët Tragjedi-mes-amisheve

Në pamje të parë, shumë pjesëtarë të komunitetit Amish, duket sikur kanë mbetur të "ngërthyer" në shekullin e 19-të. Pjesëtarët e këtij komuniteti preferojnë kuajt në vend të makinave, jetën modeste në vend të luksit. Shumica nuk kanë telefona dhe as energji elektrike në shtëpitë e tyre. Ata i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private, njëdhomëshe, deri në moshën 13 vjeç. Ata evitojnë teknologjinë dhe predikojnë izolimin nga bota moderne. Ata nuk pranojnë t\‘i bashkohen ushtrisë dhe as nuk pranojnë ndihmën e qeverisë.

Komuniteti Amish, në Lancaster County, Pensilvani, ka qenë model edhe për një film të 1985-ës, "Dëshmitari", ku në rol kryesor luan Harrison Ford. Një film "thriller" që vë në dukje kontrastin mes botës moderne, të dhunshme, dhe ekzistencës paqësore të Amishëve. Pjesëtarët e komunitetit Amish, përjetojnë në pjesën më të madhe, të njëjtat probleme me komunitetet e tjera, por i mban ato të fshehta. Rreth 200 mijë njerëz Amish, jetojnë në më shumë se 20 shtete të Amerikës dhe në provincën e Kanadasë, në Ontario.

Grupi më i vjetër i "Urdhrit të vjetër Amish", me rreth 16-18 mijë pjesëtarë, jetojnë në Lancaster County, një zonë rurale ku u vendosën Amishët e parë, në vitin 1720, shumica të larguar nga persekutimet në Evropë. Amish është i ndarë në disa degë të veçanta, të vendosura nëpër distrikte dhe kongregacione. Çdo distrikt është krejtësisht i pavarur dhe jeton sipas rregullave të veta të pashkruara. "Urdhri i Vjetër", është edhe më konservativi i këtyre grupeve dhe ka rregulla të rrepta për veshjen, sjelljen si edhe përdorimin e teknologjisë.

Mjetet e transportit Amish..

Amishët 440px-Lancaster_County_Amish_03

Amishët Amisch

Dasmat Amish

Amish janë komunitet i vogël por i fuqishëm në Kombet e bashkuara dhe Kanada. Ka rreth 200.000 Amish në Kombet e bashkuara. Ata jetojnë sipas një religjioni të vjetër katolik. Ata përdorin kujat për bujqësi dhe transport, vishen në mënyrë tradicionale, dhe nuk lejojn telefon dhe rrymë.

Dasmat amishe janë mbajtur zakonisht të marteve ose të enjtëve pas të korrave. Pas njohjes, çifti i ri bashkohet në kishë dhe pagëzohen. Një i ri informon një të vjetër në kishë të cilët pastaj shkojnë te prindërit e vajzave amishe për të marrë premtimin për martesë. Pas premtimit të dhenë nga prindërit peshkopi 'publikon' lajmin e martesës në kishë. Në ditën e martesës nusja veshë një fustan të kaltër të thjeshtë. Nuk bënë makeup, dhe nuk pranon unazë fejese apo martese. Çifti betohet në kishë. Ceremonia mund të zgjas disa ore, duke u ndjekur nga komuniteti që përfshihet në banket duke kënduar. Çifti i ri do të flej në shtëpinë e prindërve natën e parë. Në disa grupe çifti duhet të ngrihet në mëngjesin e parë të martesës së tyre dhe të pastrojne të gjitha teshat e tyre së bashku. Pas martesës çifti do të kaloj disa javë duke vizituar shtëpitë e miqve dhe të afermeve të cilët janë kujdesur për dasmën.


Interesante

Amishët kanë disa tradita dasmash që mund t'ju befasojnë. Një ceremoni quhet, "duke shkuar në tavolinë'. Pas ushqimit, gratë e pamartuar në mes të 16 dhe 30-ave ftohen të ulen një nga dhomat më të mëdha të fjetjes. Burri shkon në shtallë. Është detyrë e çiftit të martuar të bind të riun që të shkoj brenda në shtëpi dhe të ngjitet lartë ku janë duke pritur vajzat. Djali kërkon nga një vajzë 'të shkoj te tavolina', një tavolinë poshtë. Në ndërkohë njerëzit më të vjetër ulen në banka nëpër shtëpi. Ata këndojnë, hanë karamele dhe fruta. Nusja dhe dhëndrri sigurojnë çdo person të pamartuar të cilët së paku janë 16, që të ka një partner për tavolinen e mbrëmjes. Përderisa djemtë dhe vajzat janë zakonisht të ndara kjo është një ritual i rëndësishëm. Kjo është mënyra që të rinjtë dhe të rejat të noftohen me njëri-tjetrin dhe të shohin nëse ka ndonjë shkëndijë që më vonë të udhëheq në martesë.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amishët Empty Re: Amishët

Mesazh  Berti69 24.09.12 20:32

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi