EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse njeriu priret ndaj urrejtjes

Shko poshtë

Pse njeriu priret ndaj urrejtjes Empty Pse njeriu priret ndaj urrejtjes

Mesazh  Androo 19.11.11 12:53

Pse njeriu priret ndaj urrejtjes Love_hate_relationship_by_chrometou

Pse njeriu priret ndaj urrejtjes

Prirja jonë për t’u kënaqur me urrejtjen është kaq e natyrshme sa duket lehtësisht e kultivueshme nga sunduesit e kombeve, ndërsa dashurinë na e ofrojnë vetëm qënie antipatike që kanë zakonin e pështirë të puthin njerëz të sëmurë me lebrozë.

Kohët e fundit kam shkruar në lidhje me racizmin, mbi strukturën e armikut e mbi funksionin politik të urrejtjes së tjetrit ose të ndryshmit: Besoja se i kisha thënë të gjitha, por në një diskutim të fundit që pata me mikun tim Thomas Strauder doli (ishte nga ato bisedat që nuk kujtohesh se kush e tha një gjë e kush një tjetër, por që përkojnë në përfundimet e tyre) një element i ri, (ose të paktën i ri për mua).

Me lehtësi, që daton para Sokratit, priremi që ta kuptojmë urrejtjen dhe dashurinë si dy të kundërta, që i kundërvihen njëra-tjetrës në mënyrë simetrike, kështu ndodh dhe me atë që nuk e duam e urrejmë dhe anasjelltas. Por mes dy poleve ekzistojnë ama, dhe natyrshëm, hije të pafundme.

Edhe pse i përdorim dy termat në mënyrë metaforike, fakti që bëj si i çmendur pas picës, por nuk më pëlqen sushi, kjo nuk do të thotë se e urrej sushin. Ai më pelqën më pak se sa ç’e pëlqej picën. Duke i marrë dy termat në kuptimin e tyre të parë, pra që unë e dua një njeri, kjo nuk do të thotë që i urrej të gjithë të tjerët, përballë dashurisë shumë mirë mund të rrijë indiferenca (i dua fëmijët e mi, por jam indiferent ndaj taksistit që më mori në taksinë e tij dy orë më parë).

Por pika kryesore është se dashuria izolon. Nëse dashuroj një grua, pretendoj që ajo të më dojë vetëm mua dhe jo të tjerët (të paktën me të njëjtën dashuri), një nënë i do plot pasion fëmijët e vet dhe dëshiron që ata ta duan në mënyrë pak më të privilegjuar (nënë ka vetëm një), por ajo nuk ka të njëjtën intensitet dashurie për fëmijët e të tjerëve. Pra dashuria është egoiste, posesive, selektive.

Sigurisht që urdhëri i dashurisë na imponon që ta duam pasardhësin tonë si veten (të gjithë, gjashtë miliardët e tjerë), por ky urdhër në praktikë na rekomandon që të mos urrejmë njeri, pra nuk pretendon që ne të duam një ekzimes të panjohur si babanë tonë apo si nipin tonë.

Dashuria ime do të drejtohet gjithnjë te nipi im e jo te një gjahtar fokash. Dhe pse nuk do të mendoj (ashtu siç do legjenda e njohur) se nuk do të më interesojë nëse vdes ndonjë mandarin në Kinë (sidomos nëse kjo mund të më merret si avantazh) e do të di se këmbana bie gjithnjë edhe për mua, do të jem i ndjeshëm nga vdekja e gjyshes sime dhe jo nga vdekja e atij mandarinos.

Ndërsa urrejtja mund të jetë kolektive, e duhet të jetë e tillë për regjimet totalitare, prandaj kur isha i vogël shkolla fashiste donte që unë t’i urreja të gjithë fëmijët e Albiones dhe Mario Appelius recitonte çdo natë në radio poezinë e tij “O Zot mallkoji ato anglezë”. Kështu duan diktaturat dhe populizmat, shpesh edhe besimet fetare në versionin e tyre më fondamentalist, sepse urrejtja për armikun i bën bashkë popujt dhe u ndez atyre të njëjtin zjarr.

Dashuria ma ngroh zemrën ndaj pak personave, urrejtja ma rindez zemrën, por edhe zemrën e atij që është në anën time, përballë miliona njerëzve, përballë një kombi, një etnie, përballë njerëzve me ngjyrë apo që flasin një gjuhë tjetër.

Racisti italian urren të gjithë shqiptarët apo rumunët apo ciganët, Bossi i urren të gjithë jugorët (dhe nëse konceptohet se rroga e tij paguhet edhe me taksat e këtyre jugorëve, kjo është me të vërtetë kryevepra e dashakeqësise, ku urrejtjes i bashkohet kënaqësia e dëmit dhe e shakasë), Berlusconi i urren të gjithë gjykatësit dhe na kërkon që edhe ne të bëjmë ashtu si ai dhe të urrejmë të gjithë komunistët, edhe me koston për t’i parë atje ku nuk ekzistojnë.

Urrejtja pra nuk është individualiste, por është bujare, filantropike dhe përfshin në të turma të mëdha. Vetëm në romane na thuhet se sa bukur është të vdesësh për dashurinë; shpesh është përshkruar si diçka e bukur vdekja e heroit, e cila i vjen teksa hedh një bombë kundër armikut që e urrejmë.

Ja pra pse historia e qenies sonë shpesh është e mbushur me urrejtje, me luftra, me masakrat, e jo me akte dashurie (akte jo shumë të rehatshëm dhe shpesh rraskapitës nëse duan ta çojnë më përtej rrethit tonë të egoizmit).

Prirja jonë për t’u kënaqur me urrejtjen është kaq e natyrshme sa duket lehtësisht e kultivueshme nga sunduesit e kombeve, ndërsa dashurinë na e ofrojnë vetëm qënie antipatike që kanë zakonin e pështirë që të puthin njerëzit të sëmurë me lebrozë.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi