EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ne jemi e ardhmja...

2 posters

Shko poshtë

Ne jemi e ardhmja... Empty Ne jemi e ardhmja...

Mesazh  Androo 12.11.11 22:35

Ne jemi e ardhmja... 513183944_9e2419d0b7

Ne jemi e ardhmja...

Një shprehje e thënë dhe e dëgjuar me mijëra herë: “Ne të rinjtë, unë dhe ti, do jemi arkitektët e shoqërisë së ardhme njerëzore. Pas pak vitesh do jemi protagonist të skenës së historisë”.

Po vallë mos jemi që tani?! Shoqëria njerëzore, që të ecë përpara kërkon ide të reja, fantazi, romantizëm, kërkon sakrificë e vetëmohim. Ashtu sikurse mund të kërkojë dhe të kundërtën: domethënë që mos ketë asnjë nga këto aftësi për t’u kthyer prapa, për t’u kthyer në mesjetë.

Dikujt ndoshta i intereson dhe kjo perspektivë, është dhe kjo një zgjidhje. E megjithatë, ne jemi ata që duhet t’i mbartim gjithë këto cilësi, ne jemi e nesërmja që po agon!

Kështu thuhet, e megjithatë shumë prej nesh ende s’e kanë zbuluar vërtetësinë e kësaj thënie. Ndoshta s’i kemi bërë kurrë pyetjen vetes: “Jam unë e ardhmja? Se ne do e kishim bërë, ne do e kishim kuptuar dhe do i ishim përgjigjur....

Atëherë, rinia do reagonte edhe ndaj shumë prej këtyre ”çudirave” që bëhen sot në botë! Vërtet jemi ne e ardhmja? Po vallë a jemi ne të aftë, a i kemi ne këto ëndrra, a kemi dijeni të rolit dhe të përgjegjësisë tonë kundrejt të ardhmes?

Po çfarë janë këto detyra dhe përgjegjësi që kam unë kundrejt vetes në radhë të parë e kundrejt gjithë shoqërisë njerëzore më pas? Mua të vetmen gjë që më kanë thënë, është të gjej një punë mundësisht në doganë e të nxjerr sa më shumë lekë, me çdo lloj mënyre!”

“Kush më përgatiti mua, për një të ardhme të tillë? Po ëndrra pse duhet të kem? E çfarë jam unë, që do mund të ndryshojë botën? Një ”bulzë uji në oqean”, ndaj më mirë të rri të bëj qejf, të jetojë jetën time. Pra, ç’më duhet për të ndryshuar botën!!!”

“Pse prindërit e mi që besuan e që kishin ëndrra çfarë fituan? Ja tani as pension nuk marrin. A s’janë këto shumë prej pyetjeve dhe mendimeve që kanë shumë nga bashkëmoshatarët tanë, ndaj gjithë atyre që thonë që ne jemi e ardhmja? Po vallë, a nuk është detyra e gjithkujt t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve?”.

“Jo është detyrë e familjes, e shkollës, e mediave, e shoqërisë”, mund të thotë dikush!.

”He more pse çan kokën ” se dhe prindërit tani a nuk jetuan si figurantë në ”filmin” e jetës së tyre, pse mos të rrojmë dhe ne?

Po është dhe kjo një rrugë që mund të zgjedhësh, por pavarësisht a do a s’do, pavarësisht a je gati a jo, pavarësisht a je përgatitur shpirtërisht, fizikisht, moralisht për misionin tënd, ti një ditë do jesh ”kapiteni i anijes tënde ”: do jesh prind, do jesh punëtor, specialist, mësues apo deputet…..

Dhe atëherë do jetë në dorën tënde se këtë anije do e copëtosh mbi shkëmbinjtë, ose të zbulosh ”Amerikën ” ! Ndoshta duhen kritikuar prindërit tanë, ndoshta sistemi shoqëror ku jetuam, fati e jeta jonë, ndoshta mediat, por dijeni se, pavarësisht nga gabimet tragjike që janë bërë, për shkak të gjithë atyre faktorëve që radhita më lartë, pavarësisht që misioni yt është shumë më i vështirë në këto kushte, akoma loja s’është e humbur.

Akoma ekziston mundësia për t’i ndryshuar gjërat.

Dhe ne kemi mundësi t’i ndryshojmë e të rregullojmë shumë prej gabimeve të së kaluarës. Mos të kërkojmë fajtorë për gjendjen në të cilën ndodhemi, por le të mësojmë nga e kaluara duke i mbajtur sytë drejt së ardhmes. Në atë skenë, do luajmë vetë ne dhe pasi të kemi mbaruar në ”rolin” tonë, do duhet t’ua lëmë brezave që vijnë.

Kjo është kontrata, këto janë rregullat e ”lojës”. Dhe diçka tjetër: Mos t’u lëmë dhe ne fëmijëve tani një botë si kjo që po na lënë neve prindërit tanë ! Ndaj le të fillojmë të mendojmë e të veprojmë duke mos harruar: ”Ne jemi e ardhmja”!


Faik Krasniqi
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ne jemi e ardhmja... Empty Re: Ne jemi e ardhmja...

Mesazh  The Punisher 12.11.11 23:42

Jemi pas 2012
The Punisher
The Punisher

44


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi