EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë është Halloween!

+7
Tanki
.#HeTr!c.K#.
Berti69
Elsavrana
inkubacioni
maqomaqo3
Androo
11 posters

Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty Çfarë është Halloween!

Mesazh  Androo 29.10.11 15:24

Çfarë është Halloween! Halloween5

Çfarë është Halloween!


Çfare përfaqëson dita e Halloween-it.

Halloween (hellëuin) e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Kelteve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Qe para 600 viteve p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndare në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.

Druidet (lloj besimi) ia përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes Samhain. Gojedhana thotë se ai i ka mbledhur shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve që kanë shkuar pasi që i kanë lare mëkatet e tyre, dhe i ka dërguar në parajsën Kelte.

Njerëzit mbledhshin në kodrat mbi tokat e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj perzenin shpirtrat e keqinj të viti që shkoi. Më pas shuanin përkohësisht zjarrin në shtëpitë e tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.

Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Evrope. Kisha ua mori Kelteve këtë zakon gjate rrejdhes se kristianizmit. Ishte At Gjergji i IV i cili ne vitin 837 e ringjalli 1 Nëntorin duke e quajtur Dita e të gjithë Shpirtrave. Për të mos shtrembëruar shkakun të Samhain-it kjo ditë është menduar të jetë edhe dita e të vdekurve.

Vetëm në qindvjeçarin e 19 arriti Halloween të kaloj Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Kelteve, Irlandezet të cilët shtegtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vekendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshim të dukshëm. Kështu tashme Halloween më tepër përngjan me karnevalet së sa me zakonet e mëhershme.

Shenja dalluese e Hallowwen-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në ShBA. Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Kelteve. Një zuzar me emrin Jack O'Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij.

Por Djalli e ktheu mbrapsht duke i dhëne një copë qymyri (thëngjill) që digjej ta kishte gjatë gjithë rrugës. Jacku e vendosi qymyrin në një Rrepe të madhe dhe u nis drejt drejt një udhëtimi të pafundte me që nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish.

Për njerëzit ishte më se e qartë që rrepa me qymyrin u shtinte tmerrin para së gjithash shpirtrave të keqinj. Meqenëse amerikanet përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.


Edituar për herë të fundit nga Androo në 31.10.11 23:08, edituar 1 herë gjithsej
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty Re: Çfarë është Halloween!

Mesazh  maqomaqo3 29.10.11 23:03

maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty Re: Çfarë është Halloween!

Mesazh  inkubacioni 29.10.11 23:40

Asgje me shume se nje budallallek
inkubacioni
inkubacioni

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty festa e hallouinit

Mesazh  Elsavrana 30.10.11 13:45

Materiali ishte i qarte mbi prejardhjen e hallouinit.

Une banoj prej kohesh ketu ne Usa, aktualisht ne Salem dhe e kam pare kete feste per vite. Heren e pare me befasoi makabriteti qe pjell mendja njerezore. Heren e dyte vajta te shihja ndonje gje te re ...ndersa heren e trete nuk munda ta duroja dot me.

Sa shume energji derdh njeriu per te ngritur ne piedestal "te shemtuaren, te errten, djallezoren" , ate qe duhet ta veme perballe drites se arsyes e ta pervelojme, ta shperbejme. Mblidhen njerezit nga te kater anet e botes dhe argetohen me pellgjet e gjakut, apo me kockat e skeleteve, me te cilet kane mbushur kostumet e femijve te pafajshem.

Te vjen te ulerish, kur ecen rrugeve vertet te bukura te Salemit dhe sheh ne dyqanet e tregtise copra trupash te gjakosur, kur sheh deformime te paimagjinueshme qe i bejne NJERIUT. Qenia me e perkryer, qenia me e bukur...eshte deformuar ne nje Monster qe te vjen neveri t'i hedhesh syte. Dhe kjo nuk eshte vetem se jashtmi, ne nje feste, eshte dhe se brendshmi, mundohen ta shkaterrojne kultin e shenjte te njeriut, duke i sevirur "te shemtuaren" , per te Miren, per te Bukuren.

Edhe Hallouini eshte nje pjese e atij mozaiku te stemadh qe po ndertohen per shkaterrimin tone.
Elsavrana
Elsavrana

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty Re: Çfarë është Halloween!

Mesazh  Berti69 30.10.11 23:49

Halloween, festa e terrorit, e shtrigave, fantazmave, monstrave të cilët në këtë natë fitojnë protagonizmin . Por gjithashtu është dhe një festë makabre që çdo vit festohet në të gjithë botën .

Emri i Halloween është deformimi amerikan i termit në anglisht të Irlandës, “All Hollows’ Eve”: Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal.

Por mbas Halloween, janë festat e lashta dhe të shenjta të perëndimit: festë që i ka kaluar shekujt me zakone që koha ia ka ruajtur kuptimin. Festa i përket paganizmit tek keltët.
E më pas 1 nëntori ishte dita kur shpirtërat kërkonin trupa për t’u mishëruar në ta.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty Re: Çfarë është Halloween!

Mesazh  Androo 31.10.11 20:00

Çfarë është Halloween! Images


“Sekretet” që s'dini për Halloween, nga rrepat deri te...kungulli

[color=darkcyan]Së fundi, shqiptarët e kanë bërë në modë të festojnë Halloween. Ndonëse pakkush e di se është një festë që kremtohet kryesisht dhe me të gjitha “adetet” në SHBA, Meksikën e Veriut dhe në disa provinca të Kanadasë në natën e 31 tetorit!

Për më tepër përfshin aktivitete si ëmbëlsimi, shakatë, pjesëmarrja në parada ose sfilita në kostum tipik, prerjen tipike të “kungullit të Halloween”, vizitën nëpër vende të lidhura me fantazma e shpirtra, apo rrëfimi i historive horror dhe shikimi i filmave të frikshëm.

Origjina

Historiani Nicholas Rogers, duke kërkuar origjinën e Halloween, vëren se “teksa disa studiues të folklorit i kanë gjetur rrënjët e kësaj feste në kremtimin roman që i kushtohej Pomonas, “mbretëreshës” së frutave dhe farave, apo në festën e të vdekurave që quhet Parentalia, faktikisht festa e Halloweeen është më e lidhura me festën celtike të Samhain, fillimisht e shkruar Samuin (e shqiptuar Sou-in).

Emri i kësaj feste, e kremtuar historikisht nga Gaelët dhe Celtët në arkipelagun britanik, vjen nga irlandishtja e vjetër dhe do të thotë “fund i verës”. Sipas “Oxford Dictionary of English folklore”, Samhain ishte një tempull për mbledhje festive dhe në tekstet mesjetarë irlandezë (më vonë edhe në folklorin irlandez, uellsian e skocez), takimet e mbinatyrshme ndodhin në këtë ditë, ndonëse nuk ka ndonjë fakt që ishte i lidhur me zhvillimin e ceremonive religjoze pagane në epokën parakristiane.

Prejardhja dhe simbolet

Fjala “Halloween” është certifikuar për herë të parë në shekullin XVI dhe përfaqëson një variant skocez të emrit të plotë “All-Hallows-Even”, domethënë nata Para të Gjithë Shenjtëve (në anglishten arkaike All Hallows Day). Megjithëse sintagma “All Halloës” gjendet në anglishten antike (ealra halgena mæssedæg, dita e meshës së të gjithë shenjtëve), All-Hallows-Even nuk u certifikua deri në 1556-n.

Zhvillimi i termit dhe simboleve të lidhur me Halloween ka ecur duke u formuar me kalimin e kohës. Për shembull, prerja e kungujve për të krijuar fytyra të frikshme lidhet me traditën e prerjes së rrepave dhe shndërrimit të tyre në fenerë për të përkujtuar shpirtrat mbërthyer në Purgator.

Rrepa është përdorur tradicionalisht për Halloween në Irlandë e Skoci, por emigrantët në Amerikën e Veriut përdornin kungullin vendës, që ishte i disponueshëm në sasi shumë të larta dhe ishte shumë më i madh, duke lehtësuar punën e prerjes.

Tradita amerikane për të prerë kungujt regjistrohet në vitin 1837 dhe ishte fillimisht e lidhur me kohën e korrjeve në përgjithësi, teksa u lidh specifikisht me Halloween rreth gjysmës së dytë të viteve ‘900.

Tradita

Simbolizmi i Halloween vjen nga disa burime, përfshi edhe kostumet kombëtare, vepra letrare gotike dhe horror, si romanet e Frankenstein e Draculas, apo filmat klasikë të horronit. Ndër veprat e para mbi Halloween gjenden ato të poetit skocez John Mayne, i cili në vitin 1780 vërejti sesi rrengjet e Halloween janë mbinatyrore, duke ndikuar poezinë e Halloween-it të shkrimtarit Robert Burns.

Për t’u veçuar janë edhe elementët e sezonit të vjetësh, si kungujt, misri dhe dordolecët. Shtëpitë, shpesh janë dekoruar me këto simbole gjatë kësaj periudhe. Simbolizmi i Halloween përfshin edhe temat, si vdekja, e keqja, okultja, apo mostrat mitologjikë.

E zezja dhe portokallja janë ngjyrat tradicionale të kësaj feste. Tradita amerikane tregon se në natën e gjatë të shtrigave dhe fantazmave, duhet të ketë festë e hare, sidomos për të “ëmbëlsuar” më të vegjlit. Megjithatë nuk mungojnë edhe kundërshtimet e botës katolike për të mos festuar një festë “me prejardhje pagane”.


Edituar për herë të fundit nga Androo në 31.10.11 23:11, edituar 1 herë gjithsej
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty Re: Çfarë është Halloween!

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 02.11.11 7:59

Halloween 2011, histori, rekorde, mite dhe kostume

Çfarë është Halloween! Images
Një listë me gjëra rreth festës që po bëhet gjithnjë e më popullore edhe në Europë


Origjina e festës së Halloween-it daton para 2000 vjetësh. Në përkim të 1 nëntorit aktual, popujt keltë të Evropës festonin ditën e parë të vitit të ri, të quajtur Samhain. Në prag të Samhain-it, Halloween-i aktual, mendohej se shpirtrat ecnin mbi Tokë teksa ishin nisur për në botën e përtejme dhe se së bashku me këta djaj, edhe shumë krijesa të tjera.

Kostume kelte

Përveç sakrifikimit të shpirtrave për zotat dhe mbledhjes përreth zjarreve të mëdhenj, shpeshherë keltët vishnin kostume, ndoshta lëkurë kafshësh, në mënyrë që të ngatërronin shpirtrat dhe të pushtoheshin prej tyre. Gjithashtu thuhet se keltët, duke vendosur maska, ose duke pikturuar fytyrën, donin të mishëronin paraardhësit e vdekur. Djemtë e rinj visheshin si gra, dhe e kundërta, duke thyer për një periudhë të shkurtër ndarjet bindëse sociale. Sipas gojëdhënave, keltët, të veshur si shpirtra, shkonin nga një shtëpi në një tjetër, duke bërë performanca qesharake në këmbim të ushqimeve dhe pijeve: një praktikë e frymëzuar ndoshta nga lënia jashtë dere e një cope buke apo e ndonjë pije si ofertë për qeniet mbinatyrore.

Ndikimi i krishterë te Halloween-i

Në vazhdim, liderët e krishterë e bënë të tyren këtë traditë dhe e transformuan festën e Samhain, si festat e tjera pagane. Në shekullin VII, Papa Bonifaci IV dekretoi që 1 nëntori të festohej si dita e shenjtorëve (All Hallows’Day). Në vigjilje të festës të vazhdonin të ndizeshin zjarre të mëdhenj dhe të visheshin kostume, por nën një emër tjetër: “All Hallows’Eve”, që në vazhdim do të bëhej Halloween.

Halloween arrin në Amerikë

Ishin emigrantët europianë që e çuan festën e Halloween-it në Shtetet e Bashkuara: në fakt festimet u bënë vërtet popullore në shekullin XIX, në kulmin e emigrimit irlandez. Sipas gojëdhënave, është Anoka, në Minesota, vendi ku u zhvillua për herë të parë festa zyrtare e Halloween-it: duke filluar që nga viti 1920, çdo 1 nëntor në qytet ndizeshin zjarre të mëdhenj dhe bëhej paradë me maska.

Arti i fshehjes

Sipas Shoqatës së Tregtareve Amerikanë, çdo vit rreth 40% e popullsisë amerikane vishet me kostume të ndryshme, konkretisht 120 milionë individë, mes tyre fëmijë, të rritur, madje edhe kafshë shtëpiake. Mbi 11% e qenve dhe maceve shtëpiake pronarët e tyre i veshin me maska. Ja dhjetë kostumet më popullore që kanë veshur të rriturit në vitin 2010: shtrigë, vampir, pirat, infermiere, vampire seksi, mace, mumie, zanë, Batman, drakula; kostumet më popullore mes fëmijëve po në 2010-n kanë qenë këto: princeshë, njeriu merimangë, shtrigë, pirat, princesha Disney, fantazma, Batman, superhero, kungull/vampir, personazhi i “Lufta e yjeve”.

Triumfi i sheqerit

Sipas regjistrimit të përgjithshëm amerikan, në Shtetet e Bashkuara janë rreth 36 milionë fëmijë nga mosha 5 deri në 13 vjeç, që trokasin nëpër dyer të ndryshme duke thënë “ëmbëlsirë ose pije”. Në vitin 2009, fëmijët amerikanë kanë konsumuar 11 kilogramë ëmbëlsira, pjesën më të madhe të të cilave gjatë periudhës së Halloween-it.

Kunguj rekord

Shteti amerikan që prodhon më shumë kunguj është Illinois-i, me 195 milionë kilogramë në vitin 2009. Kungulli më i rëndë në botë, sipas rekordeve “Guinnes”, është prodhuar në vitin 2010 në New Richmond, në Wisconsin, nga Chris Stevens: fermeri rriti një “monstër” prej 822 kilogramësh, me një perimetër 4,6 metrash, që u ekspozua në Kopshtin Botanik të Bronksit, në Nju Jork. Rreth 90% e peshës së tij përbëhet nga uji. Një kungull rekord mund të rritet 15 kilogramë në ditë dhe të arrijë përmasat e një makine breshkë tip “Volkswagen”.

Magji dhe çudira të tjera

Sipas një sondazhi amerikan të zhvilluar për Halloween, në vitin 2007, më shumë se një e treta e amerikanëve deklaroi se beson te fantazmat; 23 për qind pohoi se e ka parë një të tillë ose se e ka ndier praninë e një fantazme. Gjithmonë duke u bazuar te sondazhi, një në pesë amerikanë beson se magjitë janë të vërteta.

Legjenda metropolitane

Disa histori që tregohen për festën e Halloween-it janë të frikshme dhe duket sikur kanë gjetur njerëzit e duhur për t’i besuar, edhe pse pas tregimeve nuk ka asgjë të çuditshme. Një prej këtyre ka të bëjë me ndjekësit e sekteve satanike, një fenomen më i pranishëm te gënjeshtrat sesa te të vërtetat, që për festën e Halloween-it sakrifikojnë macet e zeza. Megjithatë rastet e dhunës të regjistruara te macet e zeza janë më tepër vepër e ndonjë adoleshenti të shqetësuar.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty Re: Çfarë është Halloween!

Mesazh  Tanki 25.10.12 23:50

Për Halloween, Ballkani frikësohet në Prishtinë

Çfarë është Halloween! YeanY

Prishtina do të jetë qendra e organizimit më të madh në rajon për Halloween. Kjo pasi një ekip i madh prej më shumë se 100 personash po merret me organizimin e kësaj mbrëmjeje të jashtëzakonshme.

Project X quhet ekipi që qëndron prapa këtij organizimi që pritet të jetë madhështor, për faktin se në të janë angazhuar njerëz nga fusha të ndryshme, për një mbrëmje që kërkon impenjim të veçantë.

“Project X Halloëeen është një grup prej mbi 100 aktivistësh që kanë marrë përsipër që më datë 31 tetor, Prishtinës t’i ofrojnë një ngjarje të madhe komplet e formatit më ndryshe nga Halloweenët e mëparshëm. Vendi i përzgjedhur për këtë organizim është parkingu i brendshëm i Pallatit të Rinisë ose salla e djegur sportive e Pallatit të Rinisë me kapacitet të jashtëzakonshëm”.

“Dyert do të hapen në orën 21:00 deri në ora 05:00. Biletat do të kushtojnë 10 euro përfshirë dy pije. Biletat do të jenë në shitje para New Bornit në natën e Eventit, si dhe mund të porositen online.Kostumi dhe maskimi i pjesmarrësve për këtë ngjarje është i obliguar”, shkruan në komunikatën e dërguar nga ekipi i Project X.

Në këtë mbrëmje pritet të ketë dekorime në një skenografi të shoqëruar nga një koreografi e jashtëzakonshme e pa parë më parë, ndërsa akrobacionet, muzika me deejayt më të mëdhenj në vend, efektet e veçanta, efektet vizuale me Led dhe plot befasi të tjera vetëm sa do ta bëjnë këtë mbrëmje më madhështore.

Kjo ngjarje pritet të jetë prej më mëdha në rajonin tonë, duke përfshirë edhe gjithë Ballkanin, pasi në Prishtinë pritet të mblidhen me mijëra njerëz për këtë mbrëmje.

Përgatitjet e Project X, nga tjetër planet

Mbrëmja e cila do të kulmojë me natën e shtrigave më 31 tetor, apo sic quhet Halloween, do të mbahet në parkingun e djegur të Pallatit të Rinisë, ku të pranishëm pritet të jenë rreth pesë mijë persona.
Ka mbetur më pak se një javë para mbrëmjes dhe përgatitjet po ecin jo sipas planit, por frikshëm më shpejt se sa plani.

Dekorimet pritet të jenë të jashtëzakonshme, që mund të shohim sipas fotove kemi të bëjmë me varreza të improvizuara, e deri te kafka njerëzish të krijuara mem shumë mjeshtri nga kungujt.


E veçanta e kësaj mbrëmje sidoqoftë pritet të jetë LED ekrani gjigant që pritet të prezantohet, i cili sipas organizatorëve pritet të thyejë rekordin për ekranin më të madh LED të parë ndonjëherë në vendin tonë.

Gjithë ajo që duhet të bëni është që të bëni gati 10 euro dhe të maskoheni më 31 tetor sepse mbrëmja pritet të jetë sipas të gjitha ‘frikave’ madhështore .
Kur? – Halloween, 31 tetor – ora 21:00



Ku? – Te parkingu prapa Pallatit të Rinisë – salla e djegur sportive

Kapaciteti? – 5000 mijë persona

PSE? – Sepse asnjëherë më parë nuk është organizuar një ngjarje e tillë. Led Screens, efektet vizuale dhe skenografia ashtu si akrobacionet do të jenë pjesë e veçantë. A po tutesh?

Eventi në Facebook - Project X Halloween


Tanki
Tanki

Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.

46


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty Re: Çfarë është Halloween!

Mesazh  Odin 30.10.12 15:38

Kisha katolike polake paralajmëron kundër Halloween-it

Çfarë është Halloween! Halloween-010

Kisha Katolike e Polonisë ka paralajmëruar se ritet moderne të Halloween-it rrezikojnë që të promovojnë okulten.Sipas BBC, kisha thotë se festimet e Halloween-it bien në kundërshtim me mësimet e kishës dhe krishterimin.

Një peshkop tha se festimet e 31 tetorit po promovojnë paganizmin tek të rinjtë.Peshkopi Andzej Dziega paralajmëroi se Halloween-i qëndron pas ‘kulturës së vdekjes’.

“Ky lloj argëtimi i tundon fëmijët si ëmbëlsirat, por përbën rrezik real për dëme shpirtërore, madje edhe për shkatërrim të jetës shpirtërore,” shkruan në një letër peshkopi.

Tradita amerikane e festimeve të Halloween-it është bërë mjaft popullore në botë.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty Re: Çfarë është Halloween!

Mesazh  Luce 31.10.12 11:29

KISHA BEN GJERA ME MAKABER SE HALLOWEEN
Luce
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty Re: Çfarë është Halloween!

Mesazh  Flavius 31.10.12 17:18

Sido qofte te gjitha festat aktuale e kane bazen pagane, psh origjina e krishtlindjeve eshte pagane, jezusi nuk ka lindur me 25 dhjetor por eshte festa e zotit Mithra, dhe me duket budallek te quhen festat tjera pagane si satanike kur te gjitha e kane bazen pagane.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty Re: Çfarë është Halloween!

Mesazh  Luli 12.11.12 12:33

Historia e Halloween-it

Emri i Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal. Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur.

Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërsht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve. Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër.

Në natën e fundit të të korrave të vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët të dimrit, toka nga pjellore në shterpë. Keltët e lashtë besonin që ky tranzicion u jepte forave të mbinatyrshme një shans për të thyer përmes në botën e të gjallëve dhe shkatërrime e tyre djallëzore të lulëzonin.

Ata vijnë për të festuar natën kryesor në dimër si Samhain (“fundi verës”), festivali konsiderohet gjerësisht të jetë shenjë paralajmëruese e Halloween. Në natën e Samhain, keltët besonin se shpirtrat e njerëzve që kishin vdekur vitin e kaluar do të ecin në mesin e të gjallëve. Kështu, fshatarët vinin ushqim dhe ëmbëlsira të qetësonin shpirtrat e tyre, një ritual që mund të ketë paraprirë trillimin apo trajtimin. (Nuk ka asnjë provë në fakt se Samhain ishte me të vërtetë një festival i të vdekurve, sipas historianit Nicholas Rogers, në librin e tij: Holloween; Nga ritual pagan në një festë mbrëmjeje).

Edhe pse Halloween ka origjinë pagane, emri i saj rrjedh nga pushimet e kristianëve “All Hallows Eve”, Dita e Shenjtorëve, apo mbrëmja para Ditës së të Gjithë Shenjtorëve ‘(1 nëntor). Pushimet në fakt u përshtatën nga nga të krishterët të cilët shpresonin zhdukjen e paganizmit dhe gjatë viteve, disa nga aspektet më të errëta të Halloëeen janë zëvendësuar nga festime me më shumë dashuri, dritë apo miqësi. Por lidhjet e Halloëeen me të frikshmen dhe të mbinatyrshmen mbahen të forta ende në festimet në të gjithë botën.

Si festohet Halloween në botë ?

Në Irlandë, ndoshta vendlindja e festës, Halloween përshëndetet ende me emocioneve çdo vit dhe kjo festohet me fishekzjarre, arra majmuni (një tjetër emër për kikirikët) dhe barnbrack, një lloj i veçantë keku me fruta të ndryshme të pjekura brenda. Nëse pjesa juaj ka unazë, fati romantik do të jetë në të ardhmen tuaj dhe nëse merrni monedhë, do të ketë para për ju, por nëse merrni një copë lecke, mirë është të filloni të shtrëngoni rripin e portofolit.

Në Meksikë, varrezat janë edhe tërheqjet më të mëdha madhe gjatë Dia de los Muertos. Dita e të vdekurve është një festë indigjene që daton që prej mijëra vjet në nderim të të vdekurve. Kur katolicizmit spanjoll u përhap në të gjithë Meksikën, dita u zhvendos që të përkojë me Ditën e të Gjithë Shenjtorëve dhe Shpirtrave (2 nëntor), kështu me një lidhje të ngushtë me Halloween. Ritualet e zakonshme përfshijnë veshjen e maskave të kafkës dhe duke stolisur faltoret me lule, qirinj, fotografi dhe ushqim për të vdekurit.

Aktualisht, qyteti i Aguascalientes po pret festivalin kulturor Calaveras, apo Festivali i Kafkave, nga 28 tetor-6 nëntor. Ky është një festival shumëngjyrësh i artit, teatrit, muzikë, vallëzime, dhe ushqim, sepse Dia de los Muertos ka për qëllim të festojë vdekjen si një pjesë e gëzuar e jetës.

Në Rumani, Halloween është një tërheqje e madhe për turistët duke kërkuar për ndonjë gjë të frikshme nga tema e Draculës. Disa turne Halloween marrin vizitorët për gjuajtje për vampirët në Transilvani dhe në kërkim të Drakulës së vërtetë në Wallachia.

Në Shtetet e Bashkuara, Halloween do të thotë kostume festive, festivale, shtëpitë e fantazmave, kunguj, etj. kampionati botëror i Chunkin Punkin është konkurs i mbajtur çdo vit nc Delaëare. Por, për një përvojë fantastike të frikshme, shkohet në Eastern State Penitentiary , një ish burg në Filadelfia, që rikrijon një atmosferë të frikshme për Terrijn prapa mureve të saj vjetore.

Vendet ku nuk festohet Halloween

Ekzistojnë disa vende në botë të cilave u mohohet e drejta e festimit të natës së shtrigave dhe vampireve. Kjo ditë është kategorikisht e ndaluar të festohet në Venezulë.

Presidenti aktual i Venezuels, Hugo Chaves ka urdhëruar ministrin e tij të turizmit t’a ndalojë festimin e kësaj dite. Sipas presidentit, kjo festë sinjifikon traditën amerikane e cila për fat të keq po kthehet në traditë globale duke “u’a marrë mendjen” miliona njerëzve në mbarë botën.

Sipas tij, festa e Halloween-it është vetëm një festë neokolonialiste dhe kapitaliste.

Në kohët e fundit, edhe në Itali ka nisur kundërvenia ndaj kësaj feste. Vlen të permendet rasti i Modugnos në Bari ku për të katërtin vit me radhë është ndaluar festimi i Halloween-it.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është Halloween! Empty Re: Çfarë është Halloween!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi