EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mrekullia

2 posters

Shko poshtë

Mrekullia  Empty Mrekullia

Mesazh  Zattoo 26.10.11 21:01

Mrekullia dhe burimi i saj

Mrekullia  Lumier10

Shpeshherë kemi dëgjuar raste të ndryshme që tregojnë të ashtuquajturen mrekulli apo çudi, apo dukuri të pa shpjegueshme nga shkenca por vetëm nga feja.

Shpesh i kemi bërë pyetje vehtes a është e vërtetë?

Dhe shpesh kemi hyrë në një gjendje konfuze të mjegulltë ku ti japësh përgjigje kësaj pyetje nuk është e lehtë edhe pse kemi shumë vegla(instrumente) shkencore për të kërkuar të vërtetën. Mirëpo e vërteta ndodhet pikërisht brenda nesh në trurin tonë.

Shpjegohem: Kemi dy përgjigje që plotësojnë njëra-tjetrën.

Sipas Shkencës

Shkenca ka shekuj që mundohet ti japë përgjigje këtyre dukurive të quajtura “mrekulli”. Historia shkencore na mëson se shkenca ka përjashtuar çdo tezë që mbështetet në abstrakten, pra jo të provueshmen.

Mirëpo kohët e fundit shkencat e mjekësisë siç është psikiatria apo dhe psikologjia në kërkimet e tyre në drejtim të organit më misterioz të njeriut Trurin ka zbuluar shumë zona të saj që nuk janë të kontrollueshme ose më mirë të themi që nuk i dihet burimi energjik nga i cili ushqehen pasi kemi njerëz që me forcën e trurit arrijnë në njëfarë mënyre të mposhtin edhe forcat e gravitetit dhe inercis dhe kjo ka ngjallë jo pak debate mbi çështjen në fjalë.

Akoma edhe sot shkenca është e pafuqishme që të dalë në konluzion në lidhje me këtë temë edhe pse ka përcaktuar saktësisht se kjo forcë apo dukuri e quajtur edhe ndryshe “mrekulli” e ka burimin nga truri duke mos përcaktuar prejardhjen apo burimin e saktë brënda organit Tru.

Pra sipas shkencës kemi aprovimin që truri prodhon kapacitet të panjohur duke sjellë dukuri jo normale apo të pashpjegueshme në të ashtuquajturen “mrekulli”.

Sipas Fesë

Të gjitha fetë papërjashtim kanë një emërues të përbashkët Zotin si forcë të mbinatyrshme dhe si zotërues i gjithësisë apo universit. Pa dashur të trajtoj absolutisht asnjë nga fetë në mënyrë teologjike por vetëm shkencore. Unë do marr shembull tre fetë më të përhapura në botën njerëzore:

Krishtërimin
Budizmin
Islamin


Krishtërimi

Bibla apo dhe Shkrimi i Shenjtë na sjellë nëpërmjet fjalës fakte që në fillimin e jetës dhe deri tek përjashtimi i njeriut nga kopshti i Edenit ku ndodheshin shumë pemë dhe fruta Zoti u ndalon të vetmen Mollën. Kemi Krijuesin e tyre Zotin që u thotë çfarë duhet të bëjnë duke u kujdesur për njeriun meqë ishte shëmbëlltyrë e tij(Zotit).

Mirëpo gruaja Eva e kafshon frutin e ndaluar Mollë(e gënjyer nga ëngjëlli Luciferr) duke detyruar edhe burrin Adam të bënte të njëjtën gjë dhe me këtë ata tashmë kishin përfituar Inteligjencën(e cila ndodhet në organin Tru) dhe për këtë Zoti i dëbon nga kopshti dhe për dënim u jep planetin Tokë ku do të jetojnë.

Dhe këtu Zoti u thotë tashi me ngrënien e mollës keni përfituar Inteligjencën e cila do ju duhet për ta vënë në funksion për të krijuar jetën dhe vazhdimsinë tuaj në Tokë.

Pra me këtë na lë të kuptojë se fruti i ndaluar kishte “fuqinë” e mistershme të kapacitetit me të cilën njeriu do të mbijetonte. Kjo Inteligjencë ndodhet në organin e vetëm të mistershëm Trurin.

Mos të harrojmë inteligjencën absolute që e dallonte Jezusin nga njerëzit e tjerë.

Po ashtu dallojmë mënyrën me të cilën të krishterët luten dhe i thurin lavde Zotit duke u nisur me plotësimin e dhjetë urdhërimeve që Zoti nëpërmjet Moisiut(profet) i jep njeriut që ti zbatoj ku në të bëjnë pjesë “duaje tjetrin siç do vetvehten” , “duaje Zotin më shumë se vehten” apo dhe “në qoftë se të qëllojnë në njërën faqe ju tregoni faqen tjetër duke e falur”.

Pikërisht në këto urdhërime kemi forcën e inteligjencës që duhet ti dëshifroj për të arritë atë të cilën konsiston në të vërtetë ajo që Zoti i urdhëron njerëzit. Dhe për këtë përhapësit dhe respektusit e Krishtërimit me në krye bashkimin e Krishter, Vatikanin duke çuar meshë (lutje ndaj Zotit) ata duhen të përgatiten për vite me radhë në mënyrë që Inteligjenca e tyre të ushtrohet dhe të dëshifroj mesazhin e vërtetë për njeriun në mënyrë që ai nëpërmjet kësaj të zhvilloj në trurin e tij mjetet e nevojshme për të bashkëjetuar me njerëzit e tjerë.

Pra Truri është qëndra që drejton edhe abstrakten Shpirtin.

Budizmi

Sipas fesë budiste që është e mbështetur edhe më qartë në njeriun dhe aftësitë e tij të mbinatyrshme na jep një tabllo shumë të thjeshtë ku njeriu me anë të meditimit dhe Trurit ai arrin të hyj në botën e hyjshme ku mund të flas edhe me shpirtin i cili është i pavdekshëm por që mishërohet sipas vendimit që merr nga një qënie njerëzore ashtu edhe nga një qënie tjetër. Budizmi i jep rëndësi parësore forcës së Trurit dhe zbulimit të energjisë që ndodhet në Tru.

Shpesh herë konvertimi që bën njeriu në këtë fe është se nuk arrin të ushtrojë Inteligjencën e tij nëpërmjet feve të tjera.

Pra kemi budizmin që Trurin e vë në qendër të saj si organi ndërmjetës i komunikimit të hyjnishëm apo mbinatyrshëm.

Islami

Në Islam kemi të evidentueshëm shumë qartë si erdhi fjala e Zotit në një njeri që nuk dinte të shkruante dhe të lexonte. Këtu duket akoma edhe më qartë sesi Zoti i dha Inteligjencë për të përhapur fjalën e tij njerëzve nga një njeri që e kishte por nuk e kishte ushtruar kurrë.

Kështu që erdhi dhe Kurani duke përsëritur mesazhin e Zotit njeriut në një formë të ndryshme nga Krishtërimi por që gjithmonë dishiplinonte njeriun në mënyrë që ai të kishte një bashkëjetesë të lumtur në Tokë.

Duke qartë dhe në faljet e muslimanëve ku rregullat e faljes dhe mënyrat kanë të bëjnë me një ushtrim të Inteligjencës së njeriut në mënyrë që të përmirësoj jetën shpirtërore dhe paqen në bashkëjetesë me njerëzit e tjerë.

Pra edhe këtu Truri luan një rol të veçantë në jetën njeriut.

Në konkluzion siç edhe del qartë është se Feja është njohës i mirë i trurit dhe kapacitetit të tij që ka në lidhje me dukuritë e ndryshme që njeriu përballet dhe që i quan Mrekulli.

Pra nga kjo rrjedh që në Trurin e njeriut ndodhet një forcë e mbinatyrshme e cila mund të jetë në gjendje të bëj “Mrekulli” duke shfrytëzuar kapacitetin e saj të plotë të mistershëm.

Edmond Pjetri
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullia  Empty Re: Mrekullia

Mesazh  Albaniaa 04.01.14 21:36

Mrekullia (lat. miraculum = mahnia) është një dukuri e pashpjegueshme për një ndërhyrje të mbinatyrores apo hyjnores, gjatë së cilës ligjet fizike duket se mposhten, pezullohen, apo tjetërsohen. Njerëz të besimeve të ndryshme kanë përkufizime të ndryshme në lidhje me fjalën "mrekulli".
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi