EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teknika relaksimi

3 posters

Shko poshtë

Teknika relaksimi Empty Teknika relaksimi

Mesazh  Neo 14.10.11 0:09

TEKNIKA RELAKSIMI

Teknika relaksimi Relaxa10

Nga të gjitha teknikat që kam propozuar në kalimin e viteve që t’i përdorin njerëzit për vetëterapi, relaksimi i thellë me imazhe pozitive është ajo që kam rekomanduar më shpesh.

Është diçka që i duhet absolutisht çdo njeriu, pavarësisht se a kanë probleme fizike a emocionale apo jo. Ne të gjithë mund të përfitojmë shumë kur ndalim së paku një herë në ditë dhe shtrihemi mbi shpinën tonë (ose mbi barkun tonë ose ulemi drejt në një karrige) dhe shtendosim qëllimisht të gjitha pjesët e trupit tonë dhe pastaj mendjen tonë.

Kjo teknikë e thjeshtë lejon që energjitë bazë shëruese të trupit të punojnë për të rikthyer harmoninë e tij, që duhet për një funksionim të shëndoshë dhe të efektshëm të trupit dhe mendjes.

Enët e gjakut shtendosen dhe më shumë gjak rrjedh në pjesët e trupit ku tensioni e ka penguar rrjedhën. Acidi laktik i grumbulluar, që shkakton lodhje, mund të transformohet dhe mënjanohet. Të gjitha sistemet e trupit fillojnë një proces harmonizimi të vetvetes me anë të disa mekanizmave të ndryshëm.

Sistemi nervor shtendoset dhe rinohet dhe përgatitet për një funksionim më të efektshëm. Mendja spastrohet, zbrazet dhe mundësohet për të menduar shumë më qart, inteligjentisht dhe pozitivisht.

Në relaksim të thellë, siç do të mësoni hollësisht më poshtë, mund t’i drejtojmë mendërisht energjitë shëruese të trupit tonë në zonat të cilat dëshirojmë të ndikojmë më specifikisht. Kështu, në qoftë se kemi një problem me mëlqinë, mund t’i dërgojmë energji pozitive duke imagjinuar se si drita ose paqja ose ndjenja dhe mendime pozitive plot shëndet rrjedhin për në mëlqi.

Kjo mund të bëhet me çfarëdo pjese të trupit. E njëjta teknikë mendimi pozitiv mund të përdoret për të gjitha aspektet e jetës sonë.

Mund ta imagjinojmë veten me shumë vetëpranim, vetëbesim dhe vetëdashuri, me më shumë paqe të brendshme, më shumë lehtësi dhe besim në kontaktet tona shoqërore dhe profesionale. Mund ta imagjinojmë veten në marrëdhënie harmonike dhe të dashura.

Mund ta imagjinojmë veten të shëndoshë, plot energji dhe lumturi. Kjo nuk është vetëmashtrim. Është drejtimi i energjive të mendjes drejt krijimit eventual të pikërisht këtyre realiteteve pozitive.

Mendimet, ndjenjat dhe besimet tona janë krijuesit e jetës sonë, të sëmundjes sonë dhe shëndetit tonë, të dështimeve dhe sukseseve tona, të lumturisë dhe palumturisë sonë. Ndryshimi i mendimeve tona çon më në fund deri te ndryshime në jetën tonë duke përfshirë shëndetin tonë.

Më poshtë do të gjesh një larmi teknikash të ndryshme relaksimi, të cilat mund t’i përdorësh një pas një për të kthyer ose ruajtur shëndetin dhe harmoninë tuaj. Pastaj mund të vendosësh se cila nga teknikat ju tërheq më shumë.

Nëse dëshiron të krijosh për veten një teknikë relaksimi të thellë, duhet të përfshish:

1. Metodën e relaksimit e cila të ndihmon për t’u shtendosur më lehtë.

2. Projektimin e energjisë shëruese në pjesët e trupit që dëshiron të shërosh.

3. Projektimin e mendimeve dhe imazheve pozitive lidhur me personalitetin tënd dhe me kontaktin me botën përreth. Imagjinoje veten ashtu siç dëshiron të jesh.

4. Ki kujdes të krijosh gjithmonë ndjenja vetëpranimi, vetëdashurie dhe vetëbesimi. Ato janë shumë të rëndësishme për vetëshërimin.

5. Lëri kohë mendjes sate për të qenë e zbrazët dhe le të ndodhin të gjitha ndryshimet që duhet të ndodhin në trupin apo mendjen tënde, pa ndërhyrjen tënde mendore. Kjo kohë e zbrazëtisë është kryesore edhe për vetëshërim, edhe për procesin e rritjes sonë spirituale.


Duke përdorur relaksimin tënd, vër re:

1. Duhet të mbulohesh mjaft për rastin se metabolizmi i trupit tënd bie dhe mërdhin.

2. Është më mirë të jesh vetëm në dhomë po të mos flejë tjetri, apo ai duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që bën dhe të jetë në gjendje për të qenë jashtëzakonisht i qetë. Por në qoftë se këto kushte nuk mund të plotësohen, atëherë do të thosha, vazhdo dhe përpiqu megjithatë ta bësh relaksimin e thellë. Do të çuditesh se sa mund të tërhiqesh brenda veten dhe të bëhesh i pavetëdijshëm për atë që po ndodh përreth teje.

3. Lejo kohë për t’u “zgjuar” në të vërtetë dhe hyj gradualisht në aktivitetet. Mos dil nga relaksimi vetëm disa çaste para se të duhet të bësh diçka apo të shkosh diku. Pesë minuta kohe tranzicioni me gjasë janë të mjaftueshme për shumicën e njerëzve.

4. Në qoftë se vuan nga tensioni i ulët i gjakut dhe ndien që pas relaksimit të thellë të merren mendtë apo ke shumë ftohtë, atëherë përpiqu ta bësh relaksimin tënd me këmbët mbi një jastëk ose kundër murit. Në këto pozita do të sigurosh një rrjedhë të bollshme gjaku në tru dhe nuk do të ndihesh me marramendje apo i dobët pastaj.

5. Mos tepro me relaksimin. Njëzet deri tridhjetë minuta dy apo tri herë në ditë janë mjaft për fillimin. Mos bëj më shumë se kjo pa udhëheqjen e dikujt që ka përvojë me këto teknika.

6. Teknikat bëhen më mirë me stomakun e zbrazët, por në qoftë se nuk ka kohë tjetër fare, edhe mund të bëhet pas vakteve. Koha më e mirë për t’i bërë është pas një seance me ushtrime fizkulture dhe frymëmarrjeje. Një kohë tjetër e përshtatshme është mbasdite ose në mbrëmjen e hershme, veçanërisht pas punës, për ta rinuar trupin për aktivitetet e mbrëmjes. Në qoftë se asnjëra prej këtyre kohëve nuk është e përshtatshme, atëherë së paku bëje para se të biesh në gjumë në mbrëmje. Disa njerëz që kanë vështirësi me gjumin e përdorin në mes të natës për të fjetur gjumë, ndërsa të tjerët që zgjohen herët përdorin këto teknika për ta filluar ditën me një perspektivë të freskët dhe pozitive. Eksperimento dhe zbulo se çfarë është më mirë për ty.

7. Qëllimi nuk është të biesh në gjumë. Por në qoftë se je i lodhur dhe bie në gjumë, mos u mërzit. Je relaksuar. Në qoftë se je relaksuar me një kasetë, mesazhet që ishin në kasetë u inçizuan nga mendja jote e nënndërgjegjshme. Në qoftë se ke punuar vetë pa kasetë, atëherë së paku je relaksuar dhe ke rinuar trupin dhe mendjen.

8. Në disa vende ka kaseta në dispozicion në disa qendra spirituale, librari dhe dyqane me ushqime të shëndosha. Në fillim do të sugjeroja që të blesh apo huazosh një kasetë [apo të inçizosh njërin nga meditimet në listën “vizione”, apo edhe unë mund të bëj audio për ju, SLB], kështu që mund të kesh një ide për shpejtësinë dhe ritmin e një relaksimi. Do të jetë më e lehtë të relaksohesh me një kasetë në fillim derisa të zhvillosh aftësinë tënde me praktikën. Më në fund mund të bëhesh i pavarur nga kaseta (nëse dëshiron, pasi provove disa) dhe të punosh vetë duke krijuar llojin e relaksimit më të përshtatshëm për ty. Ka kaseta për vetëterapi, për vetëpranim, vetëbesim, për zgjerimin e dashurisë për të gjitha qeniet, për t’u dërguar dritë disa pjesëve të trupit dhe thjesht për t’u relaksuar. Ka edhe relaksime për fëmijë, që u ndihmojnë për ta imagjinuar veten të sigurtë, të përqëndruar dhe të suksesshëm në shkollë dhe me shokët dhe familjen. Ndoshta edhe dëshiron të krijosh kasetën tënde me mesazhet e posaçme të cilat, siç ndien, janë më të përshtatshme për nevojat e tua.

9. Është e rëndësishme të jesh i rregullt në praktikën e kësaj teknike të thjeshtë, që në të vërtetë nuk kërkon shumë kohë. Nëse nuk mund ta bësh më shpesh, bëje së paku një herë në ditë. Mos lejo mendjen tënde që të të mashtrojë të besosh që nuk ka kohë. Ka, vetëm duhet ta shohësh. Mund të largosh diçka tjetër, që të ofron më pak në jetë, dhe ta zëvendësosh me relaksim.

As mos u mashtro nga mendimi që nuk paske të drejtën për ta marrë këtë kohë për veten tënde. Këto teknika do të shtojnë në mënyrë të konsiderueshme edhe cilësinë, edhe sasinë e shërbimit tënd qoftë në familjen tënde, qoftë në punë.

As mos u mashtro nga ndjenja që qenke tepër nervoz për t’u relaksuar, që preferon të shohësh televizion apo të bësh diçka që zë vëmendjen tënde; që nuk ke përqëndrimin për t’u relaksuar.

E gjitha është një çështje zakoni. Mendja jote ka mësuar të funksionojë në një mënyrë të veçantë. Mund t’i mesosh gradualisht për të funksionuar në një mënyrë të ndryshme, më të efektshme dhe mirëbërëse. Mund të jetë e vështirë në fillim. Mund të ndiesh edhe më shumë tension kur përpiqesh dhe nuk arrin të relaksohesh.

Kjo ndodh sepse është diçka e re. Ashtu si nuk mund të ecje kur u linde dhe të është dashur ta praktikoje, dhe u bëre tani i aftë për të ecur, ashtu do ta zotërosh këtë teknikë dhe do të bëhet e lehtë dhe e këndshme.

10. Në përgjithësi nuk ke nevojë të kesh frikë në qoftë se në fillim ke efekte të ndryshme anësore negative pasi bëre një relaksim. Ky është vetëm tensioni i tepërt i shtypur (të cilin e ke konservuar brenda vetes), që del në formën e simptomeve negative.
Simptomet mund të jenë dhembje kohe, marrje mendtë, një ndjenjë ngacmueshmërie ose nevoja për të qarë ose qeshur nervozisht. Mund të ndiesh dhembje në pjesë të ndryshme të trupit, që nuk kanë qenë më parë (janë në nivelin emocional dhe energjetik, por nuk i ndien). Mund të kesh vizione negative ose të dëgjosh zhurma të pakëndshme kurse je në relaksim.
Mirëpo, në qoftë se ndien që këto simptome janë të pakëndshme, atëherë ndërpriti relaksimet e tua derisa të mund të gjesh ndihmë profesionale.
Mund të mos ndiesh asgjë fare. Në 80 % të rasteve, njerëzit ndihen të mrekullueshëm. Përjetojnë një nivel paqeje të brendshme dhe harmonie që kurrë nuk kanë përjetuar më parë. Nëse ti je njëri ndër 20 % që mund të kenë fillimisht reagime negative, mos u tremb; kjo do të ndodhë vetëm disa herë në fillim dhe pastaj do të kalojnë.
Në qoftë se ndien që ke nevojë për ndihmë për ta kapërcyer tensionin e grumbulluar, atëherë kërko ndihmën e një njeriu që ka përvojë në këto teknika. Herët a vonë, tensioni që ke shtrydhur për kaq vite do të lirohet dhe do të ndihesh i mrekullueshëm, jo vetëm në relaksim, por gjatë ditës. Do të ndihesh më i lehtë dhe më i lirë, me një perspektivë më pozitive për jetën.

11. Procesi i riprogramimit të mendjes së nënndërgjegjshme me mendime dhe imazhe pozitive mund të bëhet edhe kur je duke fjetur. Mund të blesh ose të bësh një kasetë me mesazhet që dëshiron të pranosh në thellësinë tënde.
Në rast se ke një orë me aparatin tënd ose kompjuterin tënd me audion, koha më e përshtatshme është një orë pasi ke rënë në gjumë ose një orë para se të zgjohesh zakonisht. Në këto kohë je zakonisht në gjendjen perceptuese “alfa” [gjendje e relaksuar me një formë të posaçme të valëve të trurit].
Këto mesazhe do të kapërcejnë filtrat e mendjes sate të ndërgjegjshme, që zakonisht bllokojnë gjithçka që nuk besojnë, dhe do të inçizohen drejtpërdrejt në mendjen tënde të nënndërgjegjshme. Shumë njerëz mësojnë kështu gjuhë të huaja.
Megjithatë, kjo nuk zëvendëson nevojën tënde për një relaksim të thellë të ndërgjegjshëm të qëllimtë.


Të inkurajoj për të filluar që sot të përdorësh këto teknika relaksimi dhe ta trajtosh trupin dhe mendjen me një kënaqësi për të cilën kanë pritur dhe pasur nevojë prej kohësh.

Robert Elias Najemy
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknika relaksimi Empty Pervoja ime ne rrugen e rritjes shpirterore

Mesazh  Fjori 19.01.13 14:15

Pershendetje,
Po e nis kete teme me qellimin e mire qe duke treguar pervojat tona te ndihmojme njeri-tjetrin.

Pas nje periudhe jo te vogel kohe qe merresha me leximin e materialeve te ndryshme,arrita te literatura spirituale, e cila me beri qe ne vazhdim te perzgjidhja ate qe lexoja.

Nuk ishte thjesht lexim,une perthithja me endje cdo material te tille, ku nje ndihme e madhe ishte exploreri qe po shfletojme.

Erdhi nje kohe ku fillova te ndjej se jo vetem leximi ishte i mjaftueshem;duhej edhe praktika.Keshtu sic thote edhe fjala e urte "kush kerkon,gjen" gjeta me ne fund vendin qe me pershtatej per kete qellim.
Fillova te praktikoj meditimin (sipas vizionit te oshos):pashe qe nuk ishte thjesht te rrije ne nje pozicion klasik,ulur me dy gishtat e bashkuar.

Meditimi perbehej nga disa faza dhe ishte i llojeve te ndryshem.Une mund ta pershkruaj ndoshta ne menyre te vakur kete proces,por tani per tani eshte akoma heret.E rendesishme per mua eshte efekti i kesaj pervoje.

Nepermjet asanave te yoges forcohet trupi qe te mundesoje qarkullimin e energjise,e cila edhe bllokohet.Ne fazat e ndryshme te meditimit,duke perceptuar energjite dhe duke cuar vemendjen sty ku ke tension,arrin c'tensionosh ato dhe gjate ketij procesi vetvetiu mendja qe nuk eshte mesuar me keto,sikur del nga programimi apo automatizimi.

Ne dukje te pare keto duken te cuditshme dhe ndoshta absurde,por ne fakt eshte nje shkence e tere brenda.

Tani dalim te efektet;gradualisht fillova te verej se po ndryshoja.Nje dite teksa po vrapoja nga liqeni,u mahnita kur veshtrova qiellin.Ishte nje perendim i mrekullueshem;une ndala dhe po mahnitesha,shoku im me thote -vazhdojme se mu ftoh djersa,- une e pashe ate,ktheva koken nga pista e vrapit dhe dicka brenda meje me beri te kuptoj kotesine e atij vrapi ne krahasim me pamjen qe nuk kishte te krahasuar.Perfytyroni njerez duke gulcuar me zor sikur te ishin te detyruar ( si ushtaret) dhe indiferente ndaj mrekullise se natyres.Atehere kuptova qe kenaqesia qe merrja duke soditur s'kishte te krahasuar.

I thashe shokut te vazhdonte se une nuk do vrapoja se vraponin te tere.Mbasi dielli perendoi,vazhdova te eci duke soditur pemet dhe c'kishte perreth.U c'lirova nga vrapi qe mu duk i kote dhe s'po me bente as efekt per t'u dobesuar.Ketu kuptova se ajo dicka qe ndodhi ishte nje lloj ndergjegjesimi per ate qe beja zakonisht si automat.

Ne punen time kam shpesh shume gjendje qe te shkaktojne nervozizem,edhe pse une si person nuk para i hyj ne hak njeriu.Kohet e fundit kam vene re se situatat qe me pare me shkaterronin nervat,tani i marr me lehtesi te dukshme.Eshte krijuar nje qetesi e brendshme dhe nuk po i vuaj aq sa me pare shqetesimet qe me krijojne te tjeret.Nuk mundem me degjuar emisionet apo lajmet e llustruara,e jo me te harxhoj energji per te diskutuar e debatuar per to.Shoh nje vetedije te re qe po zhvillohet brenda meje dhe nje lehtesi te zgjidhjes se problemeve.

Fillova te verej se procesi i vezhgimit ishte forcuar dhe kjo donte te thoshte se duke vezhguar,heq dore nga te gjykuarit.Gjithashtu verej se edhe te ngrenit ka ndryshuar,une tani e shijoj me mire ushqimin dhe gjate ngrenies nuk para mendoj.Te gjitha keto dhe te tjera qe nuk me vijne per momentin,ndodhin vetvetiu,pa sforco.

Besoj se ne te ardhmen do jem ne gjendje t'i pershkruaj me sakte gjera te tilla se rritja nuk ndalet.
Do doja qe kjo teme te vazhdonte me pervojat e sejcilit ne kete drejtim,do ishte e kendshme.

Fjori
Fjori

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknika relaksimi Empty Re: Teknika relaksimi

Mesazh  meditimi 13.05.18 19:36

Meditimi eshte nje pervoje e mrekullueshme.....personalisht kam 3 muaj qe e praktikoj dhe gjate ksaj periudhe kam bere shume ndryshime ne jeten time pa piken e sforces,ndryshimet vine vete jam larguar nga alkoli. jam relaksuar me plot kuptimin e fjales dikur u acaroja per gjene me te vogel ndersa tani me vjen per te qeshur kur e mendoj.Personalisht e kam praktikuar pa ndihmen e askujt nuk e di a e bej sakte por ajo qe di kur dal nga meditimi shoh HD dhe jam shume ne paqe me UNIN.Dua te pyes dhe dicka nqs eshte dikush qe mund te me japi nje mendim,njehere ne muaj agjeroj 4 dite dmth pi vetem uj e kam lexuar diku me pelqeu dhe me eshte bere shprehi vetvetiu ndjehem mire...eshte mire apo mos eshte keq per trupin ? Eshte nje super faqe mua me ka ndihmuar shume....ju falenderoj
meditimi
meditimi

Mjaft mendove kaq shume...Pergjigjet do vijne,kur nuk i pret..

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknika relaksimi Empty Re: Teknika relaksimi

Mesazh  Vizitor 14.05.18 12:01

meditimi shkruajti:Meditimi eshte nje pervoje e mrekullueshme.....personalisht kam 3 muaj qe e praktikoj dhe gjate ksaj periudhe kam bere shume ndryshime ne jeten time pa piken e sforces,ndryshimet vine vete jam larguar nga alkoli. jam relaksuar me plot kuptimin e fjales dikur u acaroja per gjene me te vogel ndersa tani me vjen per te qeshur kur e mendoj.Personalisht e kam praktikuar pa ndihmen e askujt nuk e di a e bej sakte por ajo qe di kur dal nga meditimi shoh HD dhe jam shume ne paqe me UNIN.Dua te pyes dhe dicka nqs eshte dikush qe mund te me japi nje mendim,njehere ne muaj agjeroj 4 dite dmth pi vetem uj e kam lexuar diku me pelqeu dhe me eshte bere shprehi vetvetiu ndjehem mire...eshte mire apo mos eshte keq per trupin ? Eshte nje super faqe mua me ka ndihmuar shume....ju falenderoj
Pershendetje,ben shum mire qe agjaren,agjerimi ne te vertet esh pastrim i trupit nga toksika qe kemi konsumuare,nese me lejon do te rekomandoja qe te mos konsumosh mish,dhe je shum ne rregull me meditimin,duhet ta besh vet,ne menyre qe te kesh kendveshtrimin tende mbi vetveten tende
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknika relaksimi Empty Re: Teknika relaksimi

Mesazh  meditimi 14.05.18 18:51

te pershendes dhe te falenderoj per kohen qe me perkushtove ..mund te me thuash per perdorimin e mishit ,asnjelloj mishi asnjeher {vegjetarian}cfar rroli luan,jo se jam ndonje mishngrenes por pula peshk perdor falemnderit
meditimi
meditimi

Mjaft mendove kaq shume...Pergjigjet do vijne,kur nuk i pret..

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknika relaksimi Empty Re: Teknika relaksimi

Mesazh  Vizitor 14.05.18 22:05

meditimi shkruajti:te pershendes dhe te falenderoj per kohen qe me perkushtove ..mund te me thuash per perdorimin e mishit ,asnjelloj mishi asnjeher {vegjetarian}cfar rroli luan,jo se jam ndonje mishngrenes por pula peshk perdor falemnderit
Jo asnje lloi mishi,ktu perfshihen edhe sallamrat,qoftet,karkaleca,gjith gjallesat kan jet,ashtu sic jemi ne jan edhe ato,plus kur nje gjallese ngordh trupi esh mbetje tokesike,dhe ti e fut ne trupin tend,dhe ajo te rendon ne ty.Kjo eshte menyra me thjesht qe mund te ta shpjegoi,jam e sigurt qe ti do me kuptoah ne nje te ardhme,te lutem,faleminderit
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknika relaksimi Empty Re: Teknika relaksimi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi