EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këpucët sipas shenjave

2 posters

Shko poshtë

Këpucët sipas shenjave Empty Këpucët sipas shenjave

Mesazh  Zattoo 08.10.11 0:46

Këpucët te shenjat e horoskopit

Këpucët sipas shenjave Rengem11

Sikurse të mos ekzistonte fakti se këpucët flasin shumë për personalitetin tuaj, me siguri se nuk do të merremi me këtë temë, por marrë parasysh se tashmë kjo temë ekziston, kuptojeni cila është shija e Zodiakut për zonjat dhe çfarë flet ai për to.

Dashi

Si njëra prej shenjave që identifikohet përmes një kafshe, femrat të cilat identifikohen me shenjën e Dashit, adhurojnë të dëgjojnë kërcitjen e takeve e po ashtu edhe dyshemenë gjatë të ecurit. Me më dëshirë zgjedhin këpucë me majë, sipas mundësisë të jenë nga lëkura natyrale, por nuk prish punë as ajo artificiale.
Konstruksioni i tyre duhet të jetë solid, ndoshta e përforcuar me pjesë prej metali, duke pasur shije për elegancë që pasqyrohet nga disenjatorët italianë. Femrat në këtë shenjë, çizmet e gjata me shumë lidhëse i konsiderojnë më tërheqëse në krahasim me këpucët apo çizmet e rrafshëta.
Nëse vendosin për diçka më të rehatshme dhe më të lehtë, këto do të mund të ishin atlete me ngjyrë të kuqe të fortë, ngase atraktiviteti për to gjithmonë është praktikë. Këpucët prej lëkurës në rastet më të shpeshta janë zgjedhja e duhur për personat në shenjën e Dashit, sidomos nëse është e zbukuruar me xhevahire apo lëkurë kadife.

Demi

Edhe një shenjë ku simbol i të cilës janë krenaria me këmbë. Femrat me shenjën e Demit theksohen për nga taka e lartë që munden, por nuk është e domosdoshme të zbukurohen me pjesë prej metali.
Tërhiqen nga këpucët elegante me take të larta, që zbulon thembrën dhe majat e gishtërinjve, përderisa edhe çizmet e zeza me shkëlqim do të pushtojnë simpatinë e tyre. Janë adhurues të klasikes.
Po ashtu, adhurojnë këpucët e zeza me shkëlqim, të cila nuk dalin edhe aq lehtë prej modës dhe janë të përshtatshme për raste solemne, përderisa për shëtitje nëpër qytet me dëshirë zgjedhin çizme me motive nga Perëndimi i Egër. Kur bëhet fjalë për mbathje më të lehta apo ato sportive, Demat me siguri se do të përcaktohen për atlete retro.

Binjakët

Ëndërr e të gjitha femrave në shenjën e Binjakëve janë taket super të larta me shumë shirita, të cilët do të valëviten deri lartë në këmbë. Shumicën prej tyre keni mundësinë t'i shihni në take me material gjysmë të tejdukshëm me ngjyra të gjalla dhe me shirita prej mëndafshi.
Binjakët, këpucët nga lëkura e krokodilit apo imitimet e tij i konsiderojnë si shumë të dobishme dhe të përdorshme në shumicën e rasteve.
Shpeshherë i shohim edhe në çizme të bardha me take të lartë të veshura me xhinse të ngushta apo pantallona kalërimi. Gjatë zgjedhjes së këpucëve të lehta, të qenit praktik nuk është gjëja e parë që ju shkon ndërmend. Nga atletet "presin" të tërheqin shikime xhelozie.

Gaforrja

Për Gaforret lirisht mund të themi se këpucët janë fetishi i tyre. Gjatë kohës së lirë me më dëshirë përshtaten në këpucë apo atlete më komfore, sidomos ato me ngjyrë të bardhë. Nuk janë adhuruese të takeve të larta dhe platformave të gjera.
Platformat dhe taket e larta pothuajse nuk i tërheqin fare, por që nuk do thotë se nuk i përdorin nëse e kërkon rasti. Me më dëshirë vendosin për çizme nga lëkura me ngjyrë kadife, ajo ngjyrë kafe apo ngjyrë pluhuri. Këpucët e tyre që i mbathin gjatë kohës së lirë me më dëshirë i zbukurojnë me lidhëse me ngjyra të gjalla.

Luani

Personat në shenjën e Luanit atletet që janë në trendë i konsiderojnë si më tërheqëset. Nuk do të ishte e çuditshme nëse në atletet e tyre shihni ndonjë shtesë interesante, si gjurmë të kafshëve, ngjyra të forta.
Do të ishte e tepërt të thuhej se këpucët më të lehta i zgjedhin me ngjyra të ylberit. Nëse vendosin për të blerë çizme, do të kërkojnë modelet, të cilat i shtrëngojnë sa më shumë në këmbë me ndihmën e zinxhirit mbyllës.
Në shtëpi, Luaneshat në këmbë dëshirojnë të kenë papuçe të ngrohta dhe të buta, por as ato nuk kursehen nga modelet interesante dhe ngjyrat e shumta.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë shumë të kuptueshme kur bëhet fjalë për zgjedhjen e këpucëve. Idetë e tyre për këpucë nënkuptojnë gërshetimin e formës dhe funksionit, estetikës dhe praktikës. Këpucët e rrafshëta, apo ato me shumë pak take janë ato që u shkojnë atyre për shtati, por në mënyrë që këpucët e Virgjëreshës të jenë "seksi" duhet të jenë nga lëkura e butë dhe e sofistikuar. Kryesisht kanë shije të shtrenjtë.
Këpucët e tyre nuk duhet të ketë formë aq tepër e rrumbullakët por as shumë e theksuar. Këpucëve u kushtojnë shumë vëmendje, duke kontrolluar edhe detajet më të vogla. Për to zinxhirët dhe kopsat janë të tepërta.
Nëse vendosin të mbathin take, me siguri se do të jenë elegante apo klasike nga lëkura ngjyrë kafe apo ajo me ngjyrë të zezë. E njëjta vlen edhe për çizmet, që do duhej të përmbanin material të rehatshëm.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këpucët sipas shenjave Empty Re: Këpucët sipas shenjave

Mesazh  las vegas 08.10.11 20:54

Shenjat e tjera ?
las vegas
las vegas

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi