EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

+3
ILIRA
Odin
maqomaqo3
7 posters

Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  maqomaqo3 08.10.11 0:33

A jane vertet jashtokesoret, ata qe krijuan njeriun ?


And the Truth Shall Set You Free
(David Icke)



Planeti Tokë është marrë peng si një avion, do të thoshit ju, dhe është marrë nga një qytetërim ose qytetërime të tjera që janë teknologjikisht më lart se ne, por shumë më të ulët në dashuri dhe urtësi. Kjo është, si ngaherë, një fabul dhe kombinim thellësisht i çekuilibruar. Unë e quajta këtë “zgjuarsi pa urtësi”.

Ne jetojmë në një univers ku të qenët i lirë është një urdhër dhe ku brenda kufijve të sigurt ne jemi të lejuar të provojmë të gjitha emocionet, si dhe të mësojmë nga pasojat e veprimeve tona. Kështu, marrja e pushtetit të planetit nuk na çon te “babai”, te Burimi i të Gjithë Ekzistencës, por drejt rrëmbyesit të beftë, të kontrolluar nga rrëmbyesit e avionit. Kjo është përdorur si një periudhë përvoje, nga e cila të gjithë do të mësojmë dhe do të zhvillohemi.

Ne jetojmë në një realitet hapësinoro-kohor - “botë”, të quajtur tredimensionale dhe te kjo kanë interferuar “fqinjët” nga dimensioni i katërt. Sa herë që flas për ndërgjegje jashtëtokësore (JT) ose për ndërgjegjen e Gardianit të Burgut, kam parasysh manipulimin nga Dimensioni i Katërt ose nëpërmjet kontrollit të mendimit, ose nëpërmjet ndërhyrjes së drejtpërdrejtë.

Të dyja llojet e rrëmbimit - prej jashtëtokësorëve apo atyre që janë në zemër të interesave njerëzore – janë kryer nga ata që kanë qenë rregullisht vizitorë të Tokës mijëra vjet më parë. Ata janë quajtur “zot” në tekstet dhe legjendat e lashta, që formuan, në shumicën e tyre - ndoshta të gjitha - besimet fetare kryesore të ditëve të sotme.

Nëse një jashtëtokësor zbriti në Tokë në kohët e lashta nga një anije kozmike antigravitacionale e çuditshme ose, nëse ju keni parë një vizion psikik të dikujt që është në tjetër frekuencë nga e jona, ju për dreq, do të mendoni se ai apo ajo, është një zot. Edhe ata kështu kanë bërë.

Ky është vendi ku kanë origjinën “zotat” - thellësisht të inatosur, gjyqtarë, zota të zjarrtë e të squfurt : jashtëtokësorë të këqinj. Kishte lindur “frika nga Zoti” dhe kjo frikë e rezistencë për të ndryshuar (nga mosbindja ndaj zotave) ekziston ende në psikikën tonë kolektive.

Me kalimin e kohës, ashtu siç e shpjegoj edhe te “Rebelimi i robotit”, këto mite zoti të ndryshme u shkrinë së bashku drejt formës “zotat e përzierë”, të bazuara nga temat e disa prej qytetërimeve më të hershme. Kështu ndodhi me Judaizmin, Biblën kristiane, Islamin dhe shumicën e të tjerave.

Varianti i tyre i Zotit lidhet me tipin e jashtëtokësorëve, prej të cilit e ka fillesën besimi i tyre ose mënyra të ndryshme të historive të jashtëtokësorëve, të shkrira në një përzierje për Zotin me kalimin e shekujve. Me dashuri të shtrenjtë, ne grumbullohemi sot për të adhuruar një shkrirje të Zotit të shpikur nga jashtëtokësorët. Amen.



Nëse shihni origjinat e besimeve kryesore, historitë janë dukshëm të ngjashme, me ato që kemi dëgjuar sot nga njerëz që pretendojnë se kanë takuar apo janë rrëmbyer prej jashtëtokësorëve. Muhameti, themeluesi i Islamit në shekullin e shtatë, tha se ai ishte vizituar nga engjëlli Gabriel, i cili ishte “me pamje njeriu, duke qëndruar në qiell mbi horizont”.[1]

Kjo figurë i tha atij se ai do të bëhej profet dhe iu dhanë mesazhe, të cilat formuan librin e shenjtë islamik, Kuranin. Këto mesazhe mund t’i jenë diktuar ndërsa Muhameti ishte në një ekstazë, ashtu si në disa raste të tjera në vitet e mëvonshme. Ai shënoi, gjithashtu, në vazhdim mbi një “udhëtim yjor”. Shumë njerëz në botën moderne, të cilët pretendojnë se kanë provuar kontaktin me jashtëtokësorët, kanë thënë të njëjtat gjëra si Muhameti.

Sauli i Tarsusit, i mirënjohur si Shën Pali, ishte njeriu i cili ndryshoi imazhin e Y’shua (Xhoshua-Jezusit)[2] në Mesi, zot-shpëtimtar, nga i cili e kishte farën besimi kristian. Kjo ndodhi pasi ai pati një “vizion” për Y’shua në rrugën që shkonte për në Damask.

Ai gjithashtu foli për qenien që e “mori lart” në qiell ose në një numër të ndryshëm qiejsh (dimensionesh). Duke folur për vetveten ai shkroi:

“Unë njoha një burrë si Krisht, i cili 14 vjet më parë ishte ngritur sipër qiellit të tretë. Unë nuk e
di nëse ai ishte në trup ose jashtë tij - këtë e di Zoti. Unë e di që ky njeri - nuk e di nëse ishte apo jo lëndor në trupin e tij, këtë e di Zoti - ishte vendosur lart në Parajsë. Ai dëgjonte gjëra që s’mund të shprehen, por edhe gjëra, të cilat njeriu nuk lejohet t’i tregojë”

2 Korintasit 12: 2-4

Përsëri, kjo paralelizohet me thëniet e shumicës së atyre që janë rrëmbyer prej jashtëtokësorëve, të cilët kanë folur për ekzistencë tjetër përmasore prej JT-ve (jashtëtokësorëve), ndonjëherë brenda në trupin e tyre, ndonjëherë jashtë tij.

Shën Pali dhe profeti Enok thonë se kur ishin “rrëmbyer”, kanë parë disa qiej; kjo ka ngjashmëri me historitë në Vedat, librat e lashtë të shenjtë të Indisë, të cilët janë shkruar në gjuhën sanskrite.

Ato përshkruajnë shtatë plane më të larta dhe shtatë plane më të ulëta rreth këtij planeti. Disa njerëz ende flasin për “qiellin e shtatë”, kur me ta ndodh diçka e mrekullueshme. Një nga këto “plane” është përmasa jonë e tretë dhe, në mënyrë vibruese, tamam mbi dimensionin tonë është niveli i cili na ka manipuluar.

Në librin e Enokut,Vrojtuesit, tingëllojnë dukshëm jashtëtokësorët. Skrollet (pergamene të mbështjella në formë tubi) e Detit të Vdekur thonë se babai i Noes (Noah-ut) ishte një “vrojtues” dhe, Nebukadnezari, mbreti i Babilonisë nga viti 651-604 para Krishtit, e ka arkivuar vizitën e një qenieje të shenjtë, të rënë nga qielli, prej një vrojtuesi.[3]

Dakasët (Dakas) në Budizmin e Majahana-ve (Mayahana) ishin “qenie që udhëtonin në qiell” dhe Padma Smbhava, themeluesi i Budizmit tibetian, thuhet se ishte larguar nga Tibeti me një koçi hyjnore.[4]

Diçka e ngjashme ishte pretenduar prej profetit biblik Elia, kur ai la Izraelin[5] si dhe për zotin e Amerikës Qendrore, Quetzalcoatl.[6]

Përshkrimet e disqeve fluturues, anijeve fluturuese dhe koçive yjore gëlojnë në të gjitha kontinentet dhe në të gjitha kulturat. Ende edhe sot ne e lidhim “perëndinë” me qiellin, sepse këtu ishin “zotat” e kohës së lashtë, të zbritur nga anijet e tyre hapësinore.

Aborigjenët e Australisë flasin për tri qenie paraardhëse të tyre, të quajtura Dxhangaulët (Djanggawul), të cilët ishin të lidhur me planetin Afërditë, ashtu siç ishte edhe Quetzalcoatli dhe zoti polinezian, Kahuna.[7]

Shtoju të gjitha këtyre mjaft shembuj të përmendur te “Rebelimi i robotit” dhe ato të librave të tjerë të pafund, të cilët flasin për krijimin e lidhur me JT, që janë edhe mbikëqyrësit e racës së Tokës dhe vetëm një mendje e mbyllur nuk do të mund të pranonte së fundmi padiskutueshmërinë - unë do të thosha gjasën - që JT-të janë në zemër të historisë së racës njerëzore dhe në ngjarjet që e kanë formësuar këtë histori.
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  Odin 08.10.11 9:15

Edhe kjo teori nuk mund te perjashtohet, vlen aq sa edhe teorite tjera si ajo e krijimit nga Zoti apo nga Evolucioni.
Por kjo eshte me teme shume TABU per njerzite qe kane mendje fragmentare .
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  ILIRA 08.10.11 11:06

Jo Hokus ky eshte varianti me i llogjikshem, dmth kemi krijim, krijues edhe qellim megjithese eshte shume i mjerueshem ky qellim.
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  dante 08.10.11 16:02

Me kete qe po lexoj po me ben te besoj se eshte e mundur qe nje kompjuter super i avancuar te krijoje nje makine te thjeshte llogaritese, por, gje qe eshte e pabesueshme, ajo fitoj edhe ndjenja dhe shpirt ? Si ka mundesi qe krijesa e tyre te fitoje nje veti te panjohur per "krijuesin" ? Zgjerojeni universin e mendjes tuaj deri ne kufijte e logjikes, nqs "krijuesi" jot ta ka dhene kete veti, perdore
dante
dante

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  ILIRA 08.10.11 16:15

ne kete variant e panjohura eshte vetem shpirti, ndersa variantet e tjera kane me shume se nje te panjohur...
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  dante 08.10.11 16:31

ne kete variant e panjohur eshte ajo qe e ben te pamundur, ne kete variant jepet shkalle shkalle ajo qe te ben te besosh variantin tjeter. Njeriu u krijua nga jashttokesoret, te cilet u krijuan nga ???? Nga disa jashttokesore tjere, te cilet erdhen nga disa tjere e me rradh, po ato te paret nga erdhen ?? Apo nuk e di ? Nqs nuk e di kete gje, me pare pranoj ate qe jeta u krijua nga Krijuesi qe eshte 1, pa e vrare mendjen te mendoj se ne erdhem nga ato qe erdhen nga ata, qe u krijuan nga ato te tjeret. faleminderit Ilira qe pas kesaj do mendosh ndryshe
dante
dante

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  las vegas 08.10.11 16:38

Nuk ke pse te falenderosh njerez qe perpiqen te bejne si pseudofilozofe duke shtruar "idete" e tyre se si u krijua njeriu. Keto lloj njerezish nuk dine me c'te besojne ose duan te duken sikur dine sekretet e te gjithe botes me shkrime te tilla. Eshte e kote te merresh me gjera te tilla, ekziston vetem besimi ( per ate qe e ka ). Ekzagjerime te kota !
las vegas
las vegas

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  ILIRA 08.10.11 16:42

o vegas e ke me David Icke ketu me lart , Zekeria Sitchin per shpjegimin qe u ka bere pllakave sumere sepse une ketyre i referohem kur vleresoj kete variant, pastaj nuk nevoje te behem pseudofilozofe fare asnje moment... jam nje krijim.
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  dante 08.10.11 16:46

lere moj icken, ti si mendon, po ate qe na krijo ne, kush e krijoi ?
dante
dante

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  ILIRA 08.10.11 16:47

O Dante une pranoj qe Zoti na krijoi por nuk me rezulton askund qellimi???
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  las vegas 08.10.11 16:47

E kam librin e Sitchin por kur e konsideron diellin si planet nuk di c'te mendoj me per te. Per studimet qe ka bere, bravo i qofte. Por libri i tij duket si historia e vitit te pare ne gjimnaz. Kurse sa per ju, me falni qe po jua them, por i ekzagjeroni dhe i tejkaloni kufijte.
las vegas
las vegas

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  ILIRA 08.10.11 16:49

Vegas secili meson sipas menyres se tij.
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  las vegas 08.10.11 16:51

Meson? Mire e the, meson.
las vegas
las vegas

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  dante 08.10.11 16:52

ILIRA shkruajti:O Dante une pranoj qe Zoti na krijoi por nuk me rezulton askund qellimi???
ne jemi human, nqs beson ne hyjnore vetem beje nje gje te tille pa pyetur pse, shum gjera e dim se ekzistojne edhe pse nuk mund ti prekum apo shohim, por i ndjejme, nqs nuk i besojne njerezit as ato, atehere le te limitohen te jetojne ato vite jete qe kane duke i vendosur vete qellimet
dante
dante

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  maqomaqo3 08.10.11 18:07

las vegas shkruajti:E kam librin e Sitchin por kur e konsideron diellin si planet nuk di c'te mendoj me per te. Per studimet qe ka bere, bravo i qofte. Por libri i tij duket si historia e vitit te pare ne gjimnaz. Kurse sa per ju, me falni qe po jua them, por i ekzagjeroni dhe i tejkaloni kufijte.
o njeri nqs ti je kaq naiv sa nuk kupton perdorimin figurativ atehere sje per keto libra . ai e quan ne menyre figurative o njeri djellin dhe henen si planete .
libri quhet planeti 10 ose po te renditim edhe henen me djellin bashke del planeti 12 .
por keto libra imagjinate jane ,edhe une edhe dikush tjeter i formulon keto ide ,por ndryshimi eshte se keta njerez i kane bere libra imagjinatat e tyre dhe kane rezultuar teper te suksesshem.per perendite e greqise se lashte icke ka patur te drejte .
lind pyetje ku jane ata sot ? pse qekur lindi ne toke biri i perendise jezu krishti ata u zhduken papritmas ??? pra ata kane udhetuar per ne sistemet e tyre planetare .
por per jezu krishtin kursesi smund te kete qene jashtokesor sepse ne bote ka dhjetra-qindra fakte e prova qe tregojne ekzistencen e tij dhe fuqine e mbinatyrshme qe ai ka patur si bir i hyjit te gjithe universit .
sot ne bote ka vende ku shfaqet virgjeresha mari ,ka vende ku sherohen njerez e ndodhin mrekulli dhe keto e kundershtojne icken dhe i bejne idete e tij thjeshte fantazi imagjinare .magjite dhe magjistaret mund te provojne ekzistencen e demoneve dhe shpirtrave te keqinj ,nqs ka djall ka dhe nje zot
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  Analisti 08.10.11 18:41

Nësë ''Jashtëksoret'' i kanë krijuar njerëzit, atëherë kush i ka krijuar ''Jashtëtoksoret''?

O njerzë lëreni keto teori të kota dhe të pabaza. Zoti është krijues i vetëm i njerzëve, qiejve, tokës, gjallësave dhe cdo gjë që ekgziston brenda kësaj dunjaje (bote) dhe jashtë saj.

Të Zotit jemi dhe tek ai do të kthehemi.[/b]
Analisti
Analisti

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  Fakiri 08.10.11 18:59

Analisti shkruajti:
Nësë ''Jashtëksoret'' i kanë krijuar njerëzit, atëherë kush i ka krijuar ''Jashtëtoksoret''?

O njerzë lëreni keto teori të kota dhe të pabaza. Zoti është krijues i vetëm i njerzëve, qiejve, tokës, gjallësave dhe cdo gjë që ekgziston brenda kësaj dunjaje (bote) dhe jashtë saj.

Të Zotit jemi dhe tek ai do të kthehemi.

Paqe ,mëshirë. begati edhe për ju i nderuari Analist

keni mundësin të na tregoni se cili Zot na ka krijuar neve dhe jashtëtoksorët.(në këtë forum secili ka një Zot në mendjen e tij)...që ti evitojmë përqarjet dhe të mos ngatrohemi me njëri tjetrin

me respekt fakiri
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  Analisti 08.10.11 19:05

fakiri shkruajti:

Paqe ,mëshirë. begati edhe për ju i nderuari Analist

keni mundësin të na tregoni se cili Zot na ka krijuar neve dhe jashtëtoksorët.(në këtë forum secili ka një Zot në mendjen e tij)...që ti evitojmë përqarjet dhe të mos ngatrohemi me njëri tjetrin

me respekt fakiri

I nderuar fakiri, unë e shkruajta se cili Zot (ai është Zoti), mirpo Stafi i forumit e ndryshoj emrin e Zotit në Zot.

Hajr insheAllah
Analisti
Analisti

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  Analisti 08.10.11 19:08

Ai është Zoti sipas Kuranit dhe Sunnetit. Zoti që e dërgoj Muhammedin ''sal-lAllahu alejhi ue selem'' si Pejgamber të fundit dhe Islamin si Fe të vetme të pranuar.
Analisti
Analisti

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  las vegas 08.10.11 20:24

maqomaqo3 shkruajti:
o njeri nqs ti je kaq naiv sa nuk kupton perdorimin figurativ atehere sje per keto libra . ai e quan ne menyre figurative o njeri djellin dhe henen si planete .
libri quhet planeti 10 ose po te renditim edhe henen me djellin bashke del planeti 12 .
por keto libra imagjinate jane ,edhe une edhe dikush tjeter i formulon keto ide ,por ndryshimi eshte se keta njerez i kane bere libra imagjinatat e tyre dhe kane rezultuar teper te suksesshem.per perendite e greqise se lashte icke ka patur te drejte .
lind pyetje ku jane ata sot ? pse qekur lindi ne toke biri i perendise jezu krishti ata u zhduken papritmas ??? pra ata kane udhetuar per ne sistemet e tyre planetare .
por per jezu krishtin kursesi smund te kete qene jashtokesor sepse ne bote ka dhjetra-qindra fakte e prova qe tregojne ekzistencen e tij dhe fuqine e mbinatyrshme qe ai ka patur si bir i hyjit te gjithe universit .
sot ne bote ka vende ku shfaqet virgjeresha mari ,ka vende ku sherohen njerez e ndodhin mrekulli dhe keto e kundershtojne icken dhe i bejne idete e tij thjeshte fantazi imagjinare .magjite dhe magjistaret mund te provojne ekzistencen e demoneve dhe shpirtrave te keqinj ,nqs ka djall ka dhe nje zot

Fjala "naiv" nuk perdoret ne qofte se i referohesh kesaj qe po thua per mua, por gjithsesi nuk eshte kjo e rendesishme. Ne kete forum njeriu jep mendimin e tij, jo mendimin e Icke dhe Sitchin. Une thjesht thashe qe "Planeti 12" nuk te terheq ( mendimi im personal ), pasi duket si nje liber shkollor, me sakte historia qe tregon ne menyre te shkurtuar dhe qartazi per qyterimet e para dhe gjerat e tjera qe vijne pas .

Megjithate nuk e mohova dhe nuk e vura ne dyshim aftesine e Zechariah Stichin, pasi menyra e tij e te shkruarit mbetet per tu admiruar, por imagjinata nuk paska qene aq e mjaftueshme sa per ta hedhur ne 1 liber ne qofte se ti thua qe ka perdorur thjesht imagjinaten.

Ah, David Icke, pavaresisht se i ka apo jo te verteta, te pakten ka bere dicka terheqese dhe interesante. Dhe ekzistencen e Zotit nuk e kam mohuar asnjehere, perkundrazi. Me siper, ne qofte se e ke pare i kam quajtur ekzagjerime ku permendet se njeriu eshte krijuar nga jashtetokesoret. Kjo me duket pa logjike fare pasi duhet te gjejme dhe nga kush jane krijuar jashtetokesoret pastaj.

Thjesht nuk me pelqen kur njerezit flasin me fjalet e filozofeve, te shkrimtareve. Ata normalisht qe duhet te bazohen diku per te folur per nje teme te caktuar, por per mendimin tim, dhenia e mendimit personal ketu eshte zbehur disi.
las vegas
las vegas

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ? Empty Re: A u krijua njeriu nga Jashtokesoret ?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi