EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Depresioni

+5
Siroco
Flo sejdiu
Gon!
ramush
beka112
9 posters

Shko poshtë

kush - Depresioni Empty Depresioni

Mesazh  beka112 28.02.11 11:37

kush - Depresioni Bknati10

Nga vjen semundja e depresionit

Gjatë proceseve të shumta në rrugëtimin jetësor, pothuajse që të gjithë, ballafaqohemi me sfida të ndryshme. Ato janë, herë më të dobëta, e herë-herë tejet të fuqishme sa që arrijnë tek ne, të lëkundin dukshëm ekuilibrin emocional dhe të shkaktojnë çrregullime të gjendjes shpirtërore.

Zakonisht, çrregullimet e gjendjes shpirtërore ndodhin si rezultat i shumë faktorëve, duke filluar nga dështimet e ndryshme gjatë përpjekjeve për arritjen e ndonjë qëllimi, e deri tek ato më të rëndat - humbja e personave më të afërt. Natyrisht, nuk përjashtohet as trashëgimia gjenetike. Shkaqe të tjera që provokojnë çekuilibrin emocional, sipas psikologjisë, janë edhe:
- probleme të ndryshme personale e sociale;
-sëmundjet serioze;
-problemet bashkëshortore, e në veçanti divorci;
-abuzimet seksuale;
-alkoolizimi dhe substanca të tjera narkotike;
-traumat nga lufta;
-stresi dhe ankthet, e procese të tjera, të papritura e të pakëndshme, që ndodhin dhe sjellin ndryshime të theksuara në jetë.

Dhe si pasoj e gjithë këtyre faktorëve, njeriu ndihet i paaftë për t'u përshtatur me situata sociale dhe ballafaquar me problemet jetësore, pra, ai kaplohet nga një gjendje e pashpresë dhe dorëzohet para çdo sfide.

Në forma të lehta, çrregullimet e gjendjes shpirtërore, janë normale, pasi njeriu si qenie emocionale, kuptohet, ka edhe binomizmin e vet, por, kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët për kohë të gjatë, kur njeriu humb interesin për bukurit dhe dukurit e jetës, atëherë kemi të bëjmë me shenja, simptoma, se ai po kalon në një gjendje DEPRESIVE.

Në këtë shkrim, nuk dua ta trajtoj dukurin e depersionit nga këndvështrimi patologjik, pasi as që jam kompetent për këtë - kjo u takoni psikologëve, e në veçanti, psikiatërve, por unë dua të bëjë vetëm një përshkrim të përgjithshëm të këtij çrregullimi të gjendjes shpirtërore, përmes sistemit pyetje - përgjigje.

Jam përpjekur t'i përzgjedhë dhe t'i përmbledhë 20 pyetje (bashkë me 20 përgjigje), përmes të cilave mendoj se lexuesi (i nderuar i kësaj web faqeje) do të krijoj njohuri solide rreth kësaj sëmundje të kohës moderne.

1 - Ç'është depresioni?

Depresioni është gjendje e pikëllimit të thellë, i krijuar nga faktor të ndryshëm, ku personi humb besimin në vete, shpresat për ardhmëri si dhe interesimin për aktivitetet e jetës - kur tek ai shuhet çdo ndjesi kënaqësie e gëzimi shpirtëror.

2 - A paraqet pikëllimi i thellë gjithnjë simptomat e sëmundjes së depresionit?

Jo, në rastet e mossukseseve në punë apo në jetë, ose edhe kur humbim personin e afërm, pikëllimi është dukuri e rëndomtë e çekuilibrit të përkohshëm shpirtëror, por kur kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë, pa gjasa për të gjetur rrugëdalje nga ky "tunel i errët" (siç quhet shpesh depresioni), atëherë mund të flitet për çrregullime patologjike shpirtërore, pra për simptomat e sëmundjes së depresionit.

3 - Cilat janë arsyet që na shtyjnë në pikëllim kronik - të pafundmë?

Vuajtjet shpirtërore të shkaktuara nga rastet tragjike si: humbja e personit më të dashur, sëmundjet e rënda e të pashërueshme, invaliditeti i përjetshëm, abuzimet e ndryshme - zakonisht seksuale, dështimet e përsëritura në jetë etj. Por edhe problemet e ndryshme familjare e sociale si dhe zhgënjimet sentimentale mund të jenë faktor serioz për provokimin e gjendjes së pikëllimit të thellë.

4 - Si reflektohet (duket) bota e personave melankolik?

Gjendje e zymtë shpirtërore pa ndjesi për kohen dhe ardhmërinë. Pushtim nga dëshpërimet momentale dhe vërshimi i dështimeve nga e kaluara, të mbështjella me plot hije dyshimi, fajësi personale, lëndime të brendshme shpirtërore. Pra, pesimizëm i plotë dhe krijimi i fuqishëm i bindjes se nuk ka fuqi as shpresë të ballafaqohet me sfidat e paraqitura.

5 - A luajnë gjenet ndonjë rolë tek sëmundja e depresionit?

Hulumtimet e shumta në këtë fushë kanë konstatuar se disa çrregullime të gjendjes shpirtërore, pra një cenueshmëri biologjike e depresionit, mund të trashëgohet. Kjo është vërtetuar nga studimet e kryera në disa familje, anëtarët e të cilave brez pas brezi kanë manifestuar defekte në ekuilibrin emocional, e në veçanti në rastet ekstreme, kur tentimet për vetëvrasje por edhe aktet e kryera të vetëvrasjeve, i kanë përcjell breza me radhë.

6 - Pra, burim ose shkaktar i depresionit nuk qenkan vetëm sfidat e rënda të jetës dhe problemet e pazgjidhura... por edhe trashëgimia gjenetike?

Konfliktet e personalitet, ndoshta të akumuluara që nga koha e fëmijërisë, e të nxitura nga rrethanat e pafavorshme negative, nga traumat e rënda shpirtërore dhe të vazhdueshme, konsiderohen si shkaktar kryesor i çrregullimeve patologjike shpirtërore, por natyrisht që duhet të ekzistoj edhe një lidhshmëri me proceset biologjike, gjegjësisht me reaksionet (defektet) biokimike që zhvillohen në tru. Neurotransmetuesit si: dopamina dhe serotonina rregullojnë disponimin tonë si dhe mundësojnë ndryshimin e impulseve mes qelizave. Niveli i ulët i këtyre neurotransmetuesve, mund të sjell deri te rënia e morali dhe kjo situatë të provokoj pastaj gjendja dëshpërimi dhe me këtë të kontribuoj edhe në zhvillimin e depresionit.

7 - A ka periudha, kur personi i nënshtrohet më shumë ndryshimeve të disponimit?

Gjithsesi. Gjatë procesit jetësor kalojmë nëpër periudha kritike si: puberteti, shkollimi, punësimi, martesa, lindja, pensionim etj., periudha këto, që ndikojnë edhe në ekuilibrin tonë shpirtëror.

8 - Pse gjinia e bukur është më shumë e goditur nga çrregullimet shpirtërore?

Hulumtimet e bëra tregojnë se ka disa arsye pse gratë janë më shumë të prekura nga depresioni: mungesa e kromozomit seksual Y, që mungon te ato; cikli menstrual, ndryshimet hormonale, ndjeshmëria më e theksuar emocionale si dhe faktor të tjerë psikofizik e psikosocial.

10 - A e nxit vetmia neverinë ndaj jetës?

Shumë studiues janë të mendimit se po, duke u nisur nga parimi themelor se njeriu është qenie shoqërore dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore, pra jeta e përbashkët, ndikon edhe në ekuilibrin emocional, në kuptimin pozitiv, duke balancuar gjendjen shpirtërore gjatë situatave frustruese. Por ka edhe të tjerë, që mendojnë, se kjo varët shumë nga stabiliteti nervor i individit, nga karakteri i tij dhe qëllimet e përcaktuara në jetë.

11 - Çfarë është qëndrimi i personit depresiv?

Thënë shkurt e prerë: fundamentalisht negativ ndaj vetës dhe jetës!!!

12 - A është ky qëndrim fundamental edhe faktori më i shpeshtë që i nxitë individët për të kryer aktit e vetëvrasjes?

Mjerisht po. Fajësia, e në veçanti, urrejtja ndaj vetvetes dhe jetës mund të krijoj apati aq të thellë, sa që ai nuk sheh rrugëdalje nga ky "tunel ferri" dhe epilogu i gjithë kësaj, natyrisht që përfundon tragjikisht - me aktin e vetëvrasjes.

13 - Cilat janë simptomat e gjendjeve të lehta depresive, që quhen "depresione stinore"?

Plogështia psikike e fizike, lodhja e pabazë, dëshira e madhe për gjumë, ikja nga aktivitetet e zakonta, humbja e interesit për shoqërim etj.

14 - Ku është burimi i kësaj forme të çuditshme depresive, që është variabël, varësisht prej stinëve?

- Shkencëtarët supozojnë se është hormoni i melatoninës. Melatonina, që është produkt i hipofizës, sinkronizon anën tonë biologjike në varshmëri prej fuqisë së dritës që e pranon syri ynë, pra, bënë rregullimin e ritmit ciklik ditë-natë. Çdo çekuilibrim në këtë fushë përcillet me ndryshime të lehta të gjendjes shpirtërore, të quajtura, siç e cekëm edhe më lartë, "depresion stinor".

15 - A është gjendja depresive gjithnjë konstante?

Përgjithësisht jo, edhe pse mund të ketë përjashtime.

16 - A vërehet lehtë individi i cili veç gjendet nën "pushtetin" e depresionit?

Nuk është e vështirë ta vërejmë, pasi siç e cekëm edhe më lartë, individi me çrregullime shpirtërore, kalon gjatë fazave të ndryshme në gjendje të thellë pikëllim, duke u mbyllur në botën e vetë dhe duke mos treguar kurrfarë interesimi për botën e cila e rrethon.

17 - Cilat janë simptomat e para të dukshme që paralajmërojnë fillimin e çrregullimeve shpirtërore?

Humbja e interesit të përgjithshëm për kënaqësitë e jetës, ndjesia e të qenit i pavlefshëm, pushtimi i ndjesive dëshpëruese, pushtimi i panikut dhe brengave, shqetësime gjatë pushimit të natës, ose edhe pagjumësia e theksuar, ndryshimet në oreks, rënie në peshë, mungesa e energjisë vepruese dhe ndjesia e rraskapitjes... thjesht, mendime të vazhdueshme negative ndaj vetës dhe jetës.

18 - A është e vërtet se njerëzit, shpesh, nuk dëshirojnë ta bëjnë publike këtë çrregullim të gjendjes shpirtërore, sepse e konsiderojnë si "turp"?

Po, për arsye të paragjykimeve që kanë, e që është shumë gabim, pasi edhe depresioni është një sëmundje, si të gjitha të tjerat, dhe kërkon kurim.

19 - Pra, është e mundur dalja nga ky "tunel i errët", dhe rikthimi i sërishëm i disponimit dhe vullnetit për jetë!


Gjithsesi. Sipas studimeve të gjata të bërë në fushën e psikologjisë dhe psikiatrisë, sëmundja e depresionit është e shërueshme, por, natyrisht, përveç trajtimit adekuat duhet patjetër të mbizotëroj edhe dëshira dhe vullneti i mirë i individit.

20 - Cilat janë trajtimet adekuate që duhet të zbatohen që të mund të dilet nga ky "tunel i errët" shpirtëror?


Ka disa forma dhe mënyra për ta trajtuar dhe kuruar sëmundjen e depresionit: terapia farmaceutike, psikoterapia, terapia muzikale, teknikat e ndryshme të relaksimit, terapia hipnotike, aktivitete e ndryshme sportive, kulturore etj. Natyrisht, që gjatë gjendjes së çekuilibrimit emocional, gjëja e fundit që individit i be në mend, është të ndërmarr diç në këtë drejtim, prandaj, m'u në këtë fazë ai ka më së shumti nevojë për përkrahje, mbështetje të njerëzve të besuar, të familjarëve, të miqve, të shoqërisë dhe institucioneve përkatëse. Mbështetja e fuqishme shpirtërore, e kombinuar me llojet e terapive të ndryshme, jep efektin më të mirë shërues dhe zvogëlon dukshëm mundësit për rikthimin e depresionit. Megjithatë, shumë, shumë e rëndësishme është që mos të injorohen simptomat e para të depresionit, por intervenimi të bëhet në fazat fillestar, për ta parandaluar rrezikun e kalimit të sëmundjes nga format e lehta (neurozat), tek ato më të rëndat (psikozat), të cilat pastaj kërkojnë trajtim të vazhdueshëm dhe të veçantë!
beka112
beka112

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Depresioni Empty Nga vjen semundja e depresionit

Mesazh  ramush 08.09.11 16:24

Me intereson nga vjen kjo semundje kronike .....
ramush
ramush

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Depresioni Empty Re: Depresioni

Mesazh  Gon! 09.09.11 8:58

NJOHURI PËR DEPRESIONIN

Me depresion kuptohet gjendja e njeriut kur ai kalon një gjendje të vështirë e angështi, vuan për një kohë të gjatë dhe jeta i duket e zymtë. Kur njeriu është i depresionuar ai nuk mund të gjejë kënaqësi në asgjë. Njeriu i depresionuar e ka të vështirë të fillojë një punë dhe ai lodhet shpejt. Marrja e vendimeve është në shumicën e rasteve e vështirë, si dhe përqëndrimi në mësim ose në lexim.

Ai që vuan nga depresioni nuk fle mirë. Zgjimi natën është më se i zakonshëm. Nga ana tjetër ai që vuan nga depresioni e ka të vështirë të flejë, ose gjumi mund të jetë i lehtë ose me copa. Ndonjëherë me depresionin lidhet dhe të fjeturit e tepërt. Mungesa e oreksit dhe ulja në peshë kanë të bëjnë me depresionin, ndonëse ndonjëherë i depresionuari mund edhe të ketë oreks të tepruar.

Njeriu i depresionuar është në shumicën e rasteve i nervozuar dhe ai mund ta ketë të veshtirë të jetë në shoqërinë e të tjerëve. Edhe akuzat e tepruara kundër vetes janë të zakonshme. Gjithashtu edhe mendimet në lidhje me vdekjen dhe mendimet për vetëvrasje janë të zakonshme për njeriun që vuan nga depresioni. Dhimbje të ndryshme fizike, si dhimbja e kokës, e muskujve, e stomakut e shpinës janë të zakonshme dhe shkaku i tyre nuk gjendet në organizëm.

NGA VJEN DEPRESIONI?

Depresioni vjen zakonisht në raste kur kemi të bëjmë me ndryshime të mëdha në jetë. Raste kur njeriu humbë njerëz të rëndësishëm të jetës së tij, ose gjëra të rëndësishme jetike, si vendi i punës ose banesa sjellin si rezultat depresionin. Ndonjëherë depresioni vjen dhe në rastet kur njeriut nuk i mjaftojnë energjitë të triumfojë mbi sfida të reja e të mëdhaja. Të tilla sfida mund të jenë, për shembull, shpërngulja në një vend të ri, përshtatja ndaj një kulture të re ose mësimi i gjuhës së re.

Disa njerëz depresionohen më lehtë se të tjerët. Kjo mund të jetë, për shembull, pasojë e faktorëve gjenetikë dhe e karakterit të njeriut. Dihet se me depresionin bashkëlidhen ndryshime në aktivitetin e trurit, ndryshime këto që mbarojnë dhe normalizohen kur depresioni kalon.

SI KUROHET DEPRESIONI

Njeriu duhet të kërkojë ndihmë në rast se vuan nga depresioni për një kohë të gjatë, dhe në rast se depresioni pengon në aktivitetet e jetës së përditshme. Për depresionin mund të konsultoheni për shembull me motrën medicinale ose mjekun. Është mirë dhe të komunikohet me njerëzit e afërt. Njeriu që vuan nga depresioni akuzon shpeshherë veten për gjendjen e tij dhe kjo shton depresionin. Si fillim, shpeshherë është mirë që të qetësohesh dhe t’i japësh kohë vetes të shërohesh.
Në të shumtën e rasteve kur je i depresionuar është e vështirë të
zgjidhësh probleme të mëdha dhe nëse është e mundur është mirë që zgjidhjen e tyre ta shtysh për më vonë. Shërimi nga depresioni do
kohë dhe zakonisht zgjat me javë të tëra, ndonjëherë edhe muaj.


Në bashkëbisedimet me personin kujdestar mundohet të sqarohet dhe qetësohet situata. Shumë herë diskutimi për problemet dhe vështirësitë është lehtësues, ndonëse zgjidhjet mbase nuk gjenden menjëherë. Më vonë pasi të jetë qetësuar situata ka mundësi të bisedohet më detajisht për shkaktarët e stresit e humbjet në jetë, si dhe të mendohet për mënyra dhe alternativa të tejkalimit të situatës.
Në saj të bashkëbisedimeve mundësohen këndvështrime të ndryshme
të reja mbi problemet e jetës, mbi sjelljen, mendimet e vetë personit, si dhe mbi marrëdhëniet me të tjerët. Qëllimi është që personi të rigjejë forcat në vetvete.


Trajtimi me ilaçe përshpejton shërimin nga depresioni. Ilaçet që përdoren për depresion janë pa rrezik dhe nuk shkaktojnë varësi.
Efekti i ilaceve ndaj gjendjes së përgjithshme dhe simptomave shihet
zakonisht pas 2-4 javësh që prej fillimit të kurimit. Trajtimi me ilace
duhet vazhduar edhe pas shërimit sepse simptomat shfaqen sërisht
me lehtësi pas ndërprerjes së ilaçeve. Trajtimi me ilaçe zgjat zakonisht ½-1 vit dhe gjatë kësaj kohe ilaçet duhen përdorur rregullisht çdo ditë.
Për përfundimin e ilaçeve duhet të këshilloheni me mjekun.


Në fillim të përdorimit të ilaçeve mund të shfaqen edhe efekte anësore.
Zakonisht efektet anësore mund të jenë ndjenja e të vjelltit, dhimbje
koke, rritja e djersitjes, dhimbje stomaku dhe lodhje. Zakonisht efektet anësore janë të lehta dhe kalojnë brenda disa ditëve kur organizmi mësohet me ilaçet. Për efektet anësore të ndryshme duhet të këshilloheni me mjekun kurues. Përveç ilaçeve të depresionit ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të përdoren dhe ilaçe gjumi ose ilaçe që ulin angështinë.


Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Depresioni Empty Re: Depresioni

Mesazh  ramush 09.09.11 11:00

flm per informacionin ju pershendes ..
ramush
ramush

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Depresioni Empty Ndihme per ata qe vuajne nga Depresioni

Mesazh  Flo sejdiu 05.06.12 3:36

Pershendetje..Jom F.Sejdiu jetoje ne U.S.A jam 22 vjeqar, kam aftesi te ndihmoj ata/ato qe vuajne nga depresioni dhe stressi, nuk jam nje nga ata qe mendoj te perfitoj nga ju ose te bej reklame, çdo bisede çdo keshlle e keni falas veq se dua te ju ndihmoje.
Flo sejdiu
Flo sejdiu

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Depresioni Empty Re: Depresioni

Mesazh  Siroco 05.06.12 23:33

Cila metode alternative - jo me ilaçe - eshte me efikase kunder Depresionit?
Flm per pergjigje.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Depresioni Empty Re: Depresioni

Mesazh  shqipetar 06.06.12 3:21

[ Flo sejdiu"]Pershendetje..Jom F.Sejdiu jetoje ne U.S.A jam 22 vjeqar, kam aftesi te ndihmoj ata/ato qe vuajne nga depresioni dhe stressi, nuk jam nje nga ata qe mendoj te perfitoj nga ju ose te bej reklame, çdo bisede çdo keshlle e keni falas veq se dua te ju ndihmoje.)))))


na bone kurioz more Flo sejdiu depresioni sot klasifikohet nje nga semundujet me te shpeshta edhe trajtimi i tij eshte i gjer ....


shqipetar
shqipetar

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Depresioni Empty une vuaj nga depresioni kush medimon

Mesazh  valon01 08.06.12 14:08

vuaj nga derpresioni cilat jan vetit e juaj sheruese nese keni mundsi me ndimoni
valon01
valon01

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Depresioni Empty Re: Depresioni

Mesazh  benardi 08.06.12 16:49

valon01 shkruajti:vuaj nga derpresioni cilat jan vetit e juaj sheruese nese keni mundsi me ndimoni

ka shume metoda por me efikasja eshte auto-sugjestioni

-meditimi i perditshem

-agjerimi me intervale (sipas kalendarit lunar)

-ushqimi i duhur ose dieta e pershtatshme

-aktiviteti fizik i rregullt

-sporti eshte nje tjeter aspekt i rendesishem

nese e ndjen veten si person i mbyllur ne vetvete ke nevoje te ushtrosh nje sport kolektiv si psh futbolli

-sherbimi social pa interes si psh te behesh vullnetar ne nje subjekt social humaniatar,shoqate ,organizate,fondacion humanitar, etj etj

(ka dhe plot te tjera)

semundjet mendore si depresioni,skicofrenia,epilepsia,etj etj jane te perhapura shume ne kohet e sotme, arsyeja kryesore qe i shkakton eshte personaliteti i dyfishte qe mbart brenda individi i koheve moderrne

(dhe e fundit)

praktika e rregullt shpirterore eshte nje ilac qe te jep mundesine qe te arrish te kesh ballancen e duhur mendore duke eleminuar keshtu mundesine qe te krijohen brenda teje disekuilibre dhe personalitete te shumfishta
benardi
benardi

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Depresioni Empty Re: Depresioni

Mesazh  Albaniaa 06.09.13 12:46

Një nga shqetësimet psikologjike më të përhapura dhe më të mëdha në botë. Të prekurit nga kjo sëmundje janë të shumtë në numër dhe sipas të dhënave, shanset për t‘u pakësuar janë të vogla. Më poshtëë ne do ju njohim me të gjitha gjërat që ju duhet të dini për depresionin, në mënyrë që ta parandaloni në kohën e duhur

Çfarë është depresioni?

Depresion është term mjekësor, që mbulon në gjerësi shqetësimet psikologjike. Depresioni mund të jetë në mënyrë të lehtë, gjë që shkakton mërzitje për sa i përket gjendjes shpirtërore dhe në mënyrë të përkeqësuar, që në disa raste mund të kërcënojë jetën tuaj.

Ankthi

Njerëzit të cilët janë në gjendje depresive përjetojnë ankth në mënyrë të vazhdueshme. Ankthi vjen kur ju ndiheni të kërcënuar, pa marrë parasysh nëse është e imagjinuar apo e vërtetë. Ankthi mund të paraqitet në simptoma fizike si dhimbje kokë, dhimbje muskujsh, djersitje dhe marrje mendsh. Personi që ka këtë gjendje ankthi të vazhdueshme e ka të vështirë të përqendrohet, të qetësohet ose të flejë. Në kohë afatgjatë, ankthi mund të shkaktojë rraskapitje fizike dhe gjendje jo të mirë shëndetësore.

Simptomat e depresionit
Depresioni ndikon në mënyra të ndryshëm te njerëz të ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh simptomash, të cilat mund të jenë emocionale dhe fizike. Personat që vuajnë nga depresioni mund të:

ndihen gjatë gjithë kohës keq shpirtërisht
ndihen të pavlerë dhe të pasigurt
gjatë gjithë kohës mendojnë për gjëra negative
ndihen të dëshpëruar dhe ndiejnë zbrazëti shpirtërore
fajësojnë veten dhe ndihen fajtorë për gjëra të paqena
kanë vështirësi të përqendrohen dhe të marrin vendime
janë në shumicën e kohës të zemëruar dhe të padurueshëm për personat e tretë
zgjohen herët dhe kanë probleme të mëdha me pagjumësinë
ka dy raste: ose hanë shumë dhe shtojnë në peshë, ose nuk hanë dhe bëhen anoreksikë
nuk kënaqen me asgjë
humbasin dëshirën për marrëdhëniet seksuale
pinë më shumë se zakonisht duhan, alkool dhe droga të tjera
konsiderojnë ose kryejnë vetëvrasje
duan të rrinë të mbyllur në shtëpi
shkëputen nga të tjerët
bëhen pesimistë
u humbasin energjitë për punë dhe aktivitete të ndryshme
Çfarë e shkakton depresionin?

Shkaqet e depresionit ndryshojnë nga një person në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Përvojat traumatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund të shkaktojnë depresionin. Rënien në depresion mund ta shkaktojë edhe humbja e një personi të dashur. Por nuk janë vetëm përvojat negative që shkaktojnë depresionin. Përvojat negative ndikojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen.

Depresioni po ashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi jo i mirë, mungesa e aktiviteteve dhe sëmundje të ndryshme mund t‘ju lënë me shenja depresive.

Përdorimi i shpeshtë i alkoolit ose drogës mund t‘ju shpjerë në depresion.

Karakteristikë e rëndësishme e depresionit është që ushqehet vetvetiu, kështu që gjithçka varet nga personi. Me fjalë të tjera, nëse ju jeni në depresion, bini më tepër në depresion kur e kuptoni gjendjen tuaj.

Mendimet negative bëhen automatike dhe janë të vështira të përballohen.

Një gjë me rëndësi që nuk duhet ta harroni është që nuk ka zgjedhje të menjëhershme për problemet në jetë. Që problemet të zgjidhen duhet kohë, punë dhe energji. Kur jeni në gjendje depresive ju ndoshta nuk ndiheni shumë energjikë dhe të motivuar për punë. Por gjëja më me rëndësi është që të ndihmoni veten me trajtime të ndryshme.

Duhet të përpiqeni që me forcën tuaj të brendshme të thyeni fuqinë e depresionit që është te ju. Ju duhet të mposhtni mendimet negative dhe të merreni me sa më shumë aktivitete të ndryshme konstruktive, të cilat do të shërbejnë si terapia vetëshëruese më e mirë. Mundohuni të bëni gjëra që ja u largojnë mendjen nga këto mendime. Merrni pjesë nëpër sporte të ndryshme, kurse vallëzimi, bëni vrap dhe jepini biçikletës. Të tilla aktivitete stimulojnë një pjesë të trurit që lëshon endofrinë, lëndë e cila ju ndihmon të ndiheni më mirë.

Mundohuni që ta trajtoni veten sa më mirë të jetë e mundur. Jeni ju personi që duhet të keni kontroll të plotë mbi veten: ushqehuni sa më mirë dhe merruni me sa më shumë aktivitete sportive. Kini kujdes me konsumimin e duhanit ose alkoolit, kujdesuni për pamjen tuaj dhe një herë në muaj bëjini vetes një dhuratë.

Forcë, shokë dhe ushtrime
Ju nuk do t‘i gjeni në asnjë farmaci. Këto tetë trajtime mund t‘ju ndihmojnë për të luftuar depresionin

Nuk mund të mbështeteni tek antidepresivët për të larguar depresionin. Mund të jenë 70 për qind efektivë, por nëse kombinohen me terapi, japin efektet e shumëpritura. Studimet e fundit tregojnë se rrugët plotësuese si ushtrimet, meditimi dhe terapia e vazhdueshme mund të ndihmojnë në ngritjen e gjendjes shpirtërore. "Shërimi nga depresioni është si shërimi nga një sëmundje e madhe dhe e rëndë", shpjegon Dr. Arun Ravindran, drejtues i programit në "Centre for Addiction and Mental Health" në Universitetin e Torontos. Më poshtëë janë tetë nga këshillat që ju japin ekspertët duke mënjanuar trajtimet mjekësore.

Piqni mish në zgarë

Sipas studimit të fundit të "Finnish", pacientët të cilët janë trajtuar për çrregullime mendore - më shumë se gjysma e të cilëve po marrin antidepresantë - u përgjigjeshin se do të ishin më mirë nëse do të kishin nivel të lartë të vitaminës B12 në gjak. Mishi i kuq, molusqet, salmoni dhe trofta e kanë këtë ushqyes. Rekomandohet ngrënia e peshkut të paktën një herë në javë.


Ecni më këmbë
Nëse nuk ndiheni mirë, bëni një ecje të gjatë në këmbë ose shkoni në palestër. Një studim nga "Duke University" në Durham zbulon se depresioni rikthehet te vetëm 8 për qind e njerëzve që nuk kanë marrë antidepresantë, por që kanë bërë ushtrime për 90 minuta në javë, krahasuar me 38 për qindëshin e atyre që merrnin antidepresantë, por që nuk bënin ushtrime. "Ndërkohë që aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në luftimin e depresionit", thotë Dr. Murray Enns, një profesor i psikiatrisë në Universitetin e Manitobës në Winnipeg.

Planifikoni një drekë me një mik

Marrëdhëniet e mira shpirtërore janë antidepresioni më i këshillueshëm, thotë psikologu Bob Murray dhe psikoterapistja Alicia Fortinberry në librin e tyre "Creating Optimism". Të zgjidhni marrëdhëniet dhe të rilidheni me njerëzit mund të jenë hapa të rëndësishëm drejt shërimit nga depresioni.

4. Meditoni
Fuqia e lutjes nuk është provuar shkencërisht, por shpirtërisht. Ajo mund të përmirësojë depresionin. Të besosh në natyrën shpirtërore sjell shumë përfitime. Lutja dhe meditimi mund të ndikojnë shumë mirë në jetën e çdokujt.

Diskutoni

Sipas Ravindranit, terapia e diskutimit është një nga trajtimet më eficente. Të diskutosh me doktorin tënd për problemet që të shqetësojnë, për streset, është një çlirim i madh.


Merrni frymë thellë

Metoda e meditimit konsiston në frymëmarrje të thella dhe të thjeshta, ushtrime të jogës, të cilat ndihmojnë në kapërcimin e mendimeve negative.

Ndani problemet tuaja me një mik

Pacientët që marrin antidepresantë kanë mundësi të përmirësohen nëse ata përdorin një bisedë telefonike me një mik, sipas një raporti të publikuar vitin e kaluar në Journal of the American Medical Association. Një studim australian i kohëve të fundit është bërë me 525 njerëz, të cilët vizituan një faqe interneti për të pakësuar ankthin dhe për të pasuruar informacionet mbi depresionin. Funksionon terapia virtuale? Pjesërisht. "Njerëzit duan të mësojnë për sëmundjen e tyre për t‘i bërë ballë asaj".

"Filozofia e vështirë"
Nëse jeni të mërzitur dhe kjo buron nga ndjenja që jeta është e pakuptimtë dhe e paplotësuar, një këshillim filozofik do t‘ju bënte mirë. Këto janë mendimet kryesore që çon ndërmend çdo person i cili preket nga depresioni. Jeta i duket e pakuptimtë, gri dhe pa asnjë zgjidhje.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Depresioni Empty Re: Depresioni

Mesazh  Albaniaa 06.09.13 12:47

Unë dhe shoqëria ime

Çka mund të bëj unë, si mund t’i ndihmoj vetëvetës?


Karaktristikë e rëndsishme e depresionit është që ushqehet vetëvetiu, kështu që ju duhet të jeni të vetëdijshëm kurrë mendoni se çka mund të bëni ta mbijetoni ate. Me fjalë tjera ju jeni në depresion dhe atëherë bjeni më shumë në depresion pse jeni në depresion. Mendimet negative bëhen automatike dhe janë të vështira të përballohen. Të jeni në gjendje depresioni ajo vetë mund të jetë më shumë problem sesa vështërsitë që shkaktohen në vend të parë. Një gjë me rëndsi që nuk duhet të harroni është që nuk ka zgjidhje të menjëhershme për problemet në jetë. Që problemet të zgjedhen duhet kohë, durim, punë dhe energji.

Kur jeni në depresion ju ndoshta nuk ndjeheni shumë energjetik dhe të motivuar për punë. Por nëse keni mundësi të merrni pjesë aktiv në tretmanet tuaja për shembull në tretmanet që marrin formë të bisedës, kjo mund ta ndihmojë gjendjen tuaj. Është e nevojshme të mundoheni ta thyeni fuqinë që depresioni ka në ju. Ju duhet ta theni ciklin e mendimeve negative (mendimet automatike). Kur kjo ndodhë mundohuni ta njihni dhe ta zëvendësoni me aktivitete më konstruktive. Mundohuni të bëni gjëra që ju heqin mendjen nga këto mendime. Edhe pse ndoshta nuk ndjeheni, ta inkurajoni vetëveten të merrni pjesë në aktivitete fizike është shumë terapeutike.

Duke marrë pjesë në sporte, vrapim, vallëzim, ngarje të biçikletës e edhe ecja me shpejtësi mund të i stimulojë kemikalet në tru që quhen endofrine të cilat mund të ndihmojë të ndjeheni më mirë. Ju duhet të bëni gjëra që t’i përmisoni mënyrat se si ndjeheni për vetëveten. Mundohuni që ta trajtoni vetën me butësi. Ju duhet ta shikoni veten fizikisht - të ushqeheni mirë, të ushtroni fizikisht dhe mos ta shpërdoroni trupin tuaj duke pirë cigare, alkohol ose duke përdorur droga të tjera. Kujdesuni për pamjen tuaj dhe i japni vetëvetes dhurata.  
Si mund të ju ndihmojnë familja dhe shoqëria?


Njerëzit që janë në depresion shpesh tërheqen nga shoqëria dhe familja rreth tyre, në vend se t’i pyesin ata për ndihmë dhe përkrahje. Megjithatë kjo poashtu është koha kur edhe atyre ju duhet ndihma dhe përkrahja juaj. Gjëja më me rëndësi është që familja dhe shoqëria mund të bëjnë është që ta inkurajojnë personin në depresion të kërkojnë tretmane përkatëse. Natyra e depresionit është që ju bënë të ndjeheni të gjorë, pa shpresë dhe pa vlerë, kjo e ndalon personin që është në depresion të kërkojë ndihmë. Ta përkrahni një shok, një shoqe ose të afërm i cili është në depresion, ky mund të jetë rast që të ndërtoni marrëdhënie më të afërt dhe më të kënaqshme.

Megjithatë kjo mund të jetë punë e vështirë. Ndonjëherë mund të jeni të zhgënjyer dhe përveç nëse kujdeseni për vetvetën mund të bini në depresion. Njerëzve që janë në depresion nganjëherë më së shumti ju duhet dikush që kujdeset për ata. Ju mund të ju tregoni atyre që ju kujdeseni për ata duke i dëgjuar ata me simpati, duke qenë të dashur, duke e çmuar personin apo thjeshtë duke kaluar kohë me ata. Ju mund të ju ndihmoni atyre duke i inkurajuar ata të flasin për ndjenjat e tyre dhe duke u munduar të gjeni mënyra se çka mund të bëjnë ata, ose çka mund të ndryshojnë që të mund ta përballojnë depresionin.

Nëse personi që ju e përkrahni është shumë në depresion ju ndoshta duhet të merrni vendime të vështira dhe sesa duhet ju të bëni në vend të tyre. Nëse ata për shembull nuk kujdesen për nevojat e tyre fizike, ju duhet të i ndihmoni atyre duke ju blerë gjërat që ju duhen, pregaditni ushqim dhe të pastroni për ata, nëse keni mundësi. Ose ju duheni t’i inkurajoni ata të bëjnë këto punë. Nuk ka përgjigje të lehta për këtë situatë. Do të ju ndihmojë nëse e gjeni dikend me të cilët ju mund të i diskutoni këto dhe problemet tjera. Kur e përkrahni ndonjë shok/qe ose të afërm ju duhet të mundoheni të mos i fajsoni ata për ndjenjat e depresionit ose të ju thuani atyre të ’kontrollojeni veten’.

Ata me siguri e fajsojnë vetëveten kështu që kritikat mund t’i bëjë ata të ndjehen më shumë në depresion. Lavdatat janë më efektive se kritikat. Ju duhet të i përkujtoni ata që është e mundshme që situata e tyre të përmisohet, por kjo duhet të bëhet në mënyrë të kujdeshme dhe të dashur për të bërë punë. Është me rëndësi që ju t’i kushtoni kujdes edhe nevojave tuaja. Nëse është e mundshme mundohuni që ti ndani përgjegjësitë për përkrahje të ndonjë shok, shoqe ose të afërm me sa më shumë njerëz që është e mundshme. Mundohuni t’i gjeni ata persona me të cilët ju mund ta shprehni zhgënjimin tuaj. Mund të ketë ndonjë grup lokal për njerëzit në situatën tuaj.  


Bashkëjetesa me pacientët depresivë

Pacientët depresivë janë njerëz të sëmurë, të cilët nuk janë as dembelë, as histerikë e as hipokondrikë.
Pasi që tek depresionet bëhet fjalë për sëmundje, të cilat janë të trajtueshme dhe të shërueshme, është e rëndësishme që depresivët mundësisht shpejt të trajtohen nga mjeku.

Pasi që pacientët depresivë kanë vështirësitë më të mëdha për të marrë vendime, gjatë sëmurjes ata nuk duhet të detyrohen për marrjen e vendimeve. Ata pas kalimit të depresionit për këto do të pendoheshin prapë.

Nuk ka kurrfarë kuptimi që depresivët, e para së gjithash depresivët e rëndë gjatë sëmurjes të dërgohen në kurim apo pushim, sepse ata atje edhe më shumë do të vetmoheshin, ashtu që do të kishin kohë që të gërryejnë rreth fatkeqësisë iluzore të tyre. Kjo e zmadhon rrezikimin nga suicidi. Kjo nuk vlen për pacientët pas sëmurjes së tejkaluar

Depresivët nuk kanë vullnet, prandaj është e pakuptim që të apelohet në vullnetin e tyre. Përmes apeleve të tilla gjendja mundet madje të keqësohet, sepse pacientët atëherë bëhen të vetëdijshëm, se nuk kanë vullnet, nga e cila vuajnë në mënyrë të veçantë. Poashtu nuk ka kuptim nga këta njerëz të kërkohet që të mbledhin veten ose të nxiten për aktivitete të veçanta. Ata këtë e përjetojnë vetëm si mundim.
Për pacientët është e rëndësishme që të afërmit e tyre t’i përforcojnë për t’i marrë rregullisht barnat dhe eventualisht duhet këtë t’a mbikqyrin në mënyrë diskrete. Që pacientët të këshillohen që të mos marrin barnat e tyre, mund të jetë e rrezikshme për jetë. Në lidhje me këtë është e rëndësishme të përmendet, se antidepresivët nuk shpiejnë deri tek varëshmëria nga medikamentet.

Rreth rrezikimit nga suicidi duhet të flitet hapur me depresivët, sepse vetëm kështu mund të krijohet një pasqyrë rreth rrezikut të vërtetë. Megjithatë duhet të mirret parasysh se të rrezikuarit e rëndë nga suicidi tentojnë të mbulojnë ose të fshehin qëllimet e tyre, sepse kanë frikë se do të pengohen në zbatimin e tyre. Pacientët e rrezikuar rëndë nga suicidi për këtë arsye duhet të trajtohen në spital.

Është e rëndësishme që të pranohet gjendja e depresivëve ashtu siç e përshkruajnë ata vetë. Nëse dëshirohet që pacientët depresivë të binden, se janë më mirë se sa që ndjehen, kështu vetëm humbet besimi i tyre. Depresionet janë sëmurje të rënda ashtu që pas kalimit të depresionit është plotësisht e drejtë që ata të dërgohen në kurime ose në pushime. Por siç u tha, jo gjatë depresioneve, por pas depresioneve.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Depresioni Empty Re: Depresioni

Mesazh  Albaniaa 06.09.13 12:49

Lidhjet mes depresionit dhe sëmundjeve të zemrës  

Që prej disa kohësh, shkencëtarët mendojnë se ka një lidhje të rëndësishme mes depresionit dhe sëmundjes së zemrës. Trajtimi standart për depresionin ka përfshirë shpesh antidepresantë dhe psikoterapi. Por një studim i kohëve të fundit në Kanada, i publikuar në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, tregon se për disa pacientë të sëmurë me zemër, ilaçet mund të jenë më të efektshme se sa seancat këshilluese me psikologun ose psikiatrin.

Thuhet shpesh se, ajo që ndodh në tru, shpesh herë ndikon edhe në zemër. Një zbulim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i një dekade më parë, është edhe sot i vërtetë: njerëzit me depresion kanë më tepër prirjen të sëmuren. Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se numri i vdekjeve të pacintëve të moshuar që vuajnë nga Depresioni, është 4 herë më i madh se i atyre që nuk janë me depresion, dhe shumica e tyre vdesin nga sëmundje të zemrës, ose nga hemorragjia cerebrale.

65-vjeçari Edward Pietrantonio ishte me depresion kur pësoi infarkt në zemër, 15 vjet më parë: “Përjetova vdekjen e një njeriu shumë të afërt me mua, pastaj patëm probleme familjare; gjithshka ndodhi përnjherësh dhe pastaj pësova goditje në zemër”. Sëmundjet e tij fizike dhe psiqike ishin tipike për rreth 300 pacientë, të cilët u përfshinë në studimin kanadez.

Njërit prej grupeve ju dhanë antidepresantë dhe të tjerët morën pjesë në sesione të përjavshme tek psikiatri. “Dihet prej shumë vitesh se depresioni është shumë i përhapur tek pacientët me sëmundje të zemrës, kështuqë ne donim t’i bënim një vlerësim të dy trajtimeve për depresionin”. Doktor Francois Lesperance i Universitetit të Montrealit thotë se rezultatet ishin të habitshme: “Është sikurse të përpiqesh të trajtosh dy çështje në të njëjtën kohë. Vështirësia për t’u përballur me probleme shoqërore dhe strese dhe në të njëjtën kohë të vuash nga një sëmundje fizike, kjo ishte një sfidë e madhe për pacientët me sëmundje zemre", - thotë mjeku. Një grup pacientësh morën antidepresantin citalopram, që njihet ndryshe si Celexa dhe Laxapro. Dr. Lesperance thotë se ky ilac u zgjodh, ngaqë ka rrezikshmëri të ulët për të bërë reaksion me ilace të tjera. Ky është një faktor i rëndësishëm për pacientët që vuajnë nga zemra dhe që mjekohen edhe me ilaçe të tjera. Antidepresanti ndihmon në lehtësimin e depresionit, duke shtuar nivelin e substancës serotoninë në tru. “Antidepresantët, që kanë efekt tek sistemi i serotoninës në tru, i ndihmojnë pacientët me depresion, duke përmirësuar simptomat e sëmundjes”, thotë zonja Lesperanze.

Studjuesit vunë re se kur rritej niveli i serontoninës në tru, gjendja psiqike e pacientit përmirësohej. Studimi kanadez, po ashtu arriti në përfundimin se pacientët, të cilët shkonin rregullisht në sesionet e përjavshme me mjekun psikiatër, treguan jo më tepër përmirësim se sa një vizitë e shkurtër tek mjeku, për një kontroll minimal.

Doktor Lesperance thotë se studjuesit, megjithatë nuk ishin të sigurtë përse përmirësimi nuk ishte i ndjeshëm: “Biseda për këto çështje duket se ka qenë dicka e vështirë për pacientët e sëmurë me zemër”. Dr. Lesperance ende beson se sesionet e terapisë tek psikiatri janë të vlefshme për shumë njerëz dhe se krahasimi i mëtjeshëm i efektit që kanë tek të sëmurët antidepresantët dhe format të tjera të terapisë psiqike, është i nevojshëm.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Depresioni Empty Re: Depresioni

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi