EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cili është realiteti i Rendit të Ri Botëror

Shko poshtë

Cili është realiteti i Rendit të Ri Botëror Empty Cili është realiteti i Rendit të Ri Botëror

Mesazh  Neo 31.05.08 18:54

Cili është realiteti i Rendit të Ri Botëror ?

Principet themelore të organizimit aktual të rendit global janë integrimet ekonomike, teknologjia komunikuese, lidhëmëria informatike përmes internetit dhe ndërtimi i konceptit të sigurisë globale.

Rendi global është koncept i cili shpesh përdoret për kuptimin e rendit të ri botëror, me këtë nënkuptohet loja e makroakterëve në skenën e politikës dhe ekonomisë globale. Këta lojtar janë: Organizatat ndërkombëtare, shtetet, korporatat transnacionale dhe shumë organizata tjera të cilat me punën e tyre qeverisin në atë mënyrë që me vendimet e tyre politike përkufizojnë dhe e mbajnë rendin global, stabil, policentrik dhe të ndërvarur.

Një rend i tillë do të duhej të jetë në shërbim të qytetarëve apo të "mikroakterëve" roli i të cilëve në rendin e ri botëror radikalisht ka ndryshuar.

Qytetarët, gjegjësisht mikrokolektiviteti i rendit të ri botëror, gjerë më tani, sipas shumë analizave reale, janë bërë faktor me ndikim kryesor në qeverisjen e makroakterëve të sistemit botëror.

Kush janë lojtarët kryesor të rendit global?

Që në fillim duhet theksuar se kurrë në historinë e tyre, marrëdhëniet ekonomike dhe politike të superfuqive SHBA-ve, Rusisë, Kinës, Japonis dhe UE-an nuk kanë qenë më të mira se tani.

Në fillim të shekullit XXI-të, ato jo formalisht janë pajtuar që përparimi i shpejt botëror ju imponon modelimin reciprok të marrëdhënieve ekonomike dhe politike duke u bazuar në përparësitë krahasuese të cilat i ofrojn individualisht dhe s'bashku.

Për këtë, dallueshmëria e skenës ekonomike dhe politike të çdo njërës nga këto superfuqi, realitetin e rendit të rij botëror po e bëjnë interesant, sepse ato në mes veti po plotësohen në mënyrë optimale.

Gjithashtu vlen të thuhet se është kaluar pengesa themelore; asnjëra prej tyre nuk ka ambicie që të përzihet në situatën e politikës së brendshme të shtetit tjetër, kështu i kanë pranuar përcaktimet politike dhe ekonomike dhe modelet e zhvillimit si pasuri të dallueshmërisë që e posedojnë.

SHBA, ekonomisë globale po i sjellin diturin teknike dhe teknologjinë moderne, kapitelin e freskët botëror, shpirtin e ndërmarrësisë individuale dhe aftësin organizuese të tregut globalizues.Në tërë këtë lojtarët kryesor pa dyshim janë: Silicon Walleye, Boeing, New York, Stock Exchange, Wall Mart dhe Exison Mobile etj.

SHBA, janë bartës të demokracisë dhe rendit të rijë botëror. E kanë shpëtuar Botën në dy luftëra botërore dhe Evropën nga paradoksi i çmendurisë ballkanike të aventurës ushtarake nga Beogradi.

I kanë shpëtuar popujt e Irakut, kurse rolin e tyre si policë ndërkombëtar ngadalë po e plotësojnë me kreativitetin e lidhëmërisë në mes të kapitalit – mallit – punës – tregut.SHBA i kanë konsumuar pasurit e veta të naftës dhe tani me burimet vetanake përmbushin vetëm 41% të nevojave vendore.

Fenomeni tjetër është se punëtorët amerikan më nuk dëshirojnë që të qëndrojnë me ditë të tëra pran makinave intenzivo-punuese, tërë kjo po ndikon në kërkesat e importit për këto mallra nga pjesa tjetër e tregut botëror, nga (Kina, India etj.)

Rusia me hapësirat e mëdha të paprekura nga Urali gjerë te Oqeani Paqësor është bazeni më i madhe botëror i mineraleve, drurit, naftës dhe gazit.Rusia tregut global po i sjell energji, lëndë të parë dhe drejtpeshim politikë.Rusët po e lejojnë hyrjen e kapitalit të huaj, mirëpo ata i kanë rinjohur vlerat strategjike të shtetit, të cilat nuk dëshirojnë t'ju a lënë të huajve, po i dëshirojnë si partner me pakicë në aksionet kryesore të kapitalit, me qëllim të shpirtit afarist të tregut.

Kina nuk posedon pasuri minerale, nuk ka energji, nuk posedon teknologji moderne mirëpo i ka qindra miliona punëtor të vlefshëm dhe të disiplinuar me kulturë dhe përgjegjësi të lart ndaj punës dhe kontrollës së kualitetit.

Tradita shumëvjeçare e filozofisë konfuçiane ka ardhur gjerë te lulëzimi i saj dhe botës po i ofron manifakturën (punëdorë) me të madhe intenzivo punuese si dhe tregun shumë të madhe vendor i cili është i uritur për të gjitha mallrat. Prodhimet kineze e kanë vërshuar tregun global, dhe kjo ata po i bënë që të kenë shkallën më të lartë të rritjes ekonomike në botë.

Japonia me ekonominë e saj të zhvilluar sipas forcës teknologjike është e dyta në botë dhe e para në Azi, Japonia është udhëheqëse e zhvillimit të përgjithshëm të Lindjes së lartë dhe Pacifikut. Japonia ka arritur ta siguron konkurrencën botërore për industrinë e saj, e cila po e rrezikon konkurrencën SHBA-ve dhe EU-s.

Në Japoni mbrojtja e ka rangun e agjencisë dhe jo të ministrisë, kurse udhëheqës i saj është drejtori gjeneral, e jo ministri shtetëror. Edhe përkundër ngadalësimit të rritjes ekonomike e cila është përcjell me krizë financiare të fortë ( në vitet e fundit), prapë se prapë pozita e superfuqisë ekonomike për ekonomin japoneze është e pacenueshme, mirëpo pozita e saj në politikën e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk e ka këtë dimension.

Unioni Evropian po bën çmos që të konsolidohet nga aspekti politikë dhe ekonomik. Sa më shumë që është e mundshme, me këtë shtetet evropiane i sigurojnë veti paraqitjen në rendin e ri botëror si superfuqi, në të kundërtën të ndarë në shtete nacionale do të mbanin statusin e rendit të dytë.UE-ja procesin e globalizmit pjesërisht po e drejton në dobi të saj, bilanci i gjithmbarshm i saj me pjesën tjetër të botës është pozitiv.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe si lojtar kryesor dhe bartës të 70% të BPSH (bruto prodhimi shoqëror) të Unionit, kanë disharmoni të shprehur për shumë çështje strategjike të zhvillimit të mëtutjeshëm të Unionit.

Mirëpo, një është e vërtet që pavarësisht prej krizës institucionale për të cilën po kalon Unioni, fryma eurofederaliste është gjithnjë e më shumë prezente, për shkak të presionit globalizues i cili po vjen nga konkurrenca gjithnjë e më e madhe nga tregjet globale.

Ka kaluar periudhë e gjatë që në Evropë rritja ekonomike ka qenë e ultë, kurse shkalla e papunësisë shumë e madhe. Kurse frustracionet popullistike të qytetarëve gjithnjë e ma të theksuara.

Unioni Evropian është bërë integrimi më i fuqishëm tregtar në ekonominë botërore, ku BPSH i Unionit ka arritur në 10 bilionë dollar, kurse ai i SHBA-ve në 7 bilionë dhe i Japonis në afër 3 bilionë dollar.

Prandej, UE-ja është tregu më i fuqishëm dhe me strukturë të funksionomit më të mirë të rregullave tregtare të shkruara. Kjo ka bërë që Evropa të bëhet katalizator kryesor i ndryshimeve që po ndodhin në rendin global.

Nga Dr Bedri Selmani
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi