EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju jeni gjeniu që nuk njeh kufi

Shko poshtë

 Ju jeni gjeniu që nuk njeh kufi Empty Ju jeni gjeniu që nuk njeh kufi

Mesazh  Xhemajl 09.07.11 10:04

Ashtu siq u parashikua, që pas perëndimit të një epoke të gjatë e të mërzitshme, numri i parashikuesve të rrejshëm, i mësuesve dhe i shpëtimtarëve po shtohet.
Po mbijnë sekte dhe ideologji që me ndihmën e mediumëve të fuqishëm po i shtrijnë degët e veta helmuese në popull, i cili edhe ashtu është i hutuar dhe i pambrojtur. Kjo jo vetëm që është parashikuar në librat e shenjtë religjiozë, por një gjë të tillë edhe vetë Nostradamusi e ka paraparë.

Të nderuar lexues, ne bazohemi në shkencën mbi ndjenjat-shqisat. Që t'i kënaqim shqisat e brendshme, thirjet e shpirtit , perkatësisht shqisat e jashtme duhet të na dëgjojnë mirë. Në mbështjellsit e shpirtit si dhe në ndërdijen tonë gjenden përgjigjet për shumë pyetje preokupuese. Ne duhet ta dëgjojmë zërin që na vjen nga brendia.

Flakeni tutje egoizmin , urrejtjen , fatkeqësinë dhe mendimet e këqija! Do të triumfojmë vetëm po qe se ngadhënjejmë ndaj vetvetes, do të thotë duke e flakur të keqen nga vetja, duke e spastruar shpirtin si dhe duke u ripërtëritur. Pra, shpirti le t'i kundërvihet mbrapshtësisë. Mjetet tona nuk guxojnë të jenë të njëjta me ato të tiranit, sepse atëherë do të ishim të njejtë me ta, e kjo do të thotë se ne do të jemi edhe më të dobët se ata. Energjitë tona duhet të jenë pozitive; lufta jonë e brendshme duhet të jetë luftë midis së mirës dhe së keqës, midis qiellit dhe ferrit. Dhe, gjithnjë e më tepër, ju do të kuptoni se në brendinë tuaj një luftë e tillë është duke ngjarë, luftë kjo midis hyjnores dhe djallëzores. Në bazë të veprimeve konkrete, secili nga ne do të kuptojë se në ç'anë do të gjendet.

Parashikuesve të rinj mos t'u besojmë shumë, as shëruesve e as ideologëve; le t'i besojmë vetëm vetvetës, sepse pikërishtë tek ne gjendet gjeniu të cilin as që mund ta paramendojmë. Në asnjë moment mos dyshoni në vetvete, sepse ju jeni kopja e makrokosmosit - e vetë Zotit. Kini parasysh, Zoti gjithmonë do të jetë në ju dhe me ju.

Shporreni nga vetja të keqen, negativen, urrejtjen! Pastrojeni shpiritin tuaj!Do të ndjeni se keni shëndet të mirë disponim të këndshëm dhe lirim shpirtëror. Me kosmosin do të keni lidhje harmonike, lidhje e cila rrah me pulsin e vetë Krijuesit. Mos t'ju frikësojnë mundimet, nuk ju ka hije, sepse pikërisht ju jeni ai gjeniu që nuk njeh kufij.



HIPNOMED
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi