EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parashikimi me anë të gishtërinjëve

2 posters

Shko poshtë

Parashikimi me anë të gishtërinjëve Empty Parashikimi me anë të gishtërinjëve

Mesazh  Berti69 27.05.11 19:27

Parashikimi me anë të gishtërinjëve

Parashikimi me anë të gishtërinjëve Ch_doigts Parashikimi me anë të gishtërinjëve Sans_t11

Gishtërinjtë e zbulojnë karakterin dhe e parashohin të ardhmen.

Gishti i madh: udhëheqës, personalitet dominues. Person i kthjellët që vendimet i merr kur të jetë momenti i duhur.

Shumë i gjatë: gjithçka bën sipas mendjes së tij, pa marrë parasysh se çfarë sugjerohet apo këshillohet në drejtim të tij.

I shkurtë: person që ndikohet nga të tjerët, zemrën e udhëheq me kokë. Gishti i madh më i trashë: person depërtues dhe shumë i aftë.

I shkurtër dhe i plotë: i palodhur dhe person shumë ambicioz.

I drejtë: i përmbajtur, njeri i fjalës dhe person shumë i kujdesshëm.

Gishti tregues (Gishti i Jupiterit)

Gishti tregues flet për ambiciet tona dhe nevojën që ta kontrollojmë ardhmërinë e huaj dhe tonën, t’i kontrollojmë ndodhitë dhe njerëzit.

I gjatë: lider i lindur me aftësi për t’i udhëhequr të tjerët.

I gjatësisë së njëjtë sikur gishti i vogël: person i balancuar dhe me vetëbesim, organizator i mirë, person i aftë që rrezikun ta mbajë mbi supet e tija.

Gishti tregues dhe i mesmi, të një gjatësie të njëjtë: diktator, person që nga të tjerët dëshiron bindje.

I gjatë dhe i butë: gjendet mirë me punët publike.

I shkurtër: mungesë vetëbesimi, person që për veten e tij ka vetëm mendime të këqija.

Gishti i hollë: person joreal dhe jo i sigurt.

Gishti i mesëm (Gishti i Saturnit)

A do të arrijmë sukses shoqëror dhe a do të marrim mirënjohje për punën e bërë, ju zbulon forma dhe gjatësia e gishtit të mesëm.

I drejtë dhe në proporcion me gishtat e tjerë: person i kujdesshëm dhe i ndjeshëm, i aftë për t’i planifikuar gjërat, adhuron vetminë.

I gjatë, i fortë: person serioz, i cili kryesisht e bën një jetë të vështirë.

I shkurtër: person me intuita, jo intelektual.

I rrëgjuar: tregon keqardhje ndaj vetvetes.

Gishti i unazës (Gishti i Apolonit)

A mund të dashurojmë, t’i shkëmbejmë emocionet, a jemi person kreativ, na e zbulon gishti i unazës.

I fortë, i butë, i gjatë: person emocional që ka dëshirë për famë.

Shumë i gjatë: person i mbyllur.

I shkurtër: person i turpshëm që has në vështirësi me emocionet. Person që nuk mund t’i rregullojë nevojat dhe aftësitë e tij.

I rrëgjuar: person që has në vështirësi seksuale dhe emocionale.

Gishti i vogël (Gishti i Merkurit)

Tregon talent për tregti, biznes, mundësi që t’i tregoni aftësitë tuaja.

Shumë i gjatë dhe i butë: person shumë inteligjent, orator, i përmbajtur dhe i kujdesshëm ndaj punës.

I shkurtë: person i cili vështirë arrin t’i përdorë aftësitë e tij, shpesh nuk ka besim në veten e tij.

I kthyer kah gishti i unazës: person që tregon kujdes në punën e tij.

Bregu i Jupiterit - nën gishtin tregues

Kur është më i theksuar e tregon ambicien, entuziazmin, përqendrimin dhe aftësinë për arritjen e qëllimeve.

Bregu i Saturnit - nën gishtin e mesëm

Nëse është i zhvilluar e zbulon dëshirën e tij për artin dhe natyrën, si dhe person që e respekton traditën.

Bregu i Apollonit - nën gishtin e unazës

Kur është i zhvilluar e tregon talentin për art.

Bregu i Merkurit - nën gishtin e vogël


E karakterizon dikë që është i shpejtë në mendime, i adhuron ndryshimet dhe udhëtimet.

Bregu i Marsit

Ekzistojnë dy prej tyre, i pari i takon Jupiterit dhe paraqet trimërinë ushtarake. Bregu i dytë i Marsit e tregon personin memorial të fortë, ndjenjën për të qenë i drejtë.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi me anë të gishtërinjëve Empty Re: Parashikimi me anë të gishtërinjëve

Mesazh  Berti69 16.08.11 9:54

Gjatësia e gishtave tregon inteligjencën e fëmijëve


Tashmë prindërit mund ta kuptojnë që në fëmijërinë e hershme të fëmijëve të tyre se ku duhet t’i orientojnë ata.
Madje dhe vetë fëmijët, kur arrijnë një moshë mund ta kuptojnë vetë ndarjen. Sipas një studimi të fundit të kryer nga psikologët, prindërit mund të parashikojnë aftësitë matematikore të fëmijëve të tyre, thjesht duke u vështruar gishtat e duarve.

Fëmijët me gishta më të gjatë janë më të aftë në matematikë, ndërsa fëmijët me gishta më të shkurtër kanë tendencën të jenë më mirë në letërsi.

Mark Brosnan, i cili udhëhoqi studimin u shpreh:“Ashtu siç kemi vënë re gjatë këtij studimi, ne mund të parashikojmë shumë qartë nëse fëmijët do jenë më të zotët me shifrat apo me fjalët”.

Në kërkimin e botuar në revistën “British Journal of Psychology”, shkencëtarët kanë matur gjatësinë e gishtave të 75 fëmijëve të moshës shtatë vjeç.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi me anë të gishtërinjëve Empty Re: Parashikimi me anë të gishtërinjëve

Mesazh  Luli 29.08.11 9:25

Çfarë tregon gishti i unazës

Parashikimi me anë të gishtërinjëve F.0829001558699_m

Duart e mashkullit me gishta të gjatë, pikërisht ato me gisht të unazës më të gjatë se gishti tregues, mund të flasin për nivel më të madh të agresivitetit, prirje për marrje me sport, por edhe për rrezik nga lëndimet.

Ekspertët norvegjezë kanë realizuar një studim me 1 000 meshkuj në moshë mesatare, ndërsa, veç të tjerash, është treguar se meshkujt që janë të prirë t’i lëndojnë gjunjët, e kanë gishtin e unazës dukshëm më të madh se gishti tregues. Ndërkaq, gjasat për lëndim të gjunjëve te këta meshkuj janë 78 për qind.

Disa studime të mëparshme kanë treguar se nëpërmjet duarve të meshkujve mund ta përcaktojmë prirjen e tyre ndaj agresivitetit, si edhe për fuqinë sportive dhe gjindshmërinë. Ndërkohë, studime të tjera kanë gjetur lidhshmëri edhe me ndikimin e tyre në shëndet, siç është prirja për artrit.

Rezultatet e këtyre studimeve, ekspertët i shpjegojnë me anë të nivelit të testosteronit. Kështu, meshkujt që kanë nivel më të lartë të këtij hormoni, e kanë edhe gishtin e unazës më të madh se gishti tregues, ndërsa, veç të tjerash, kjo i bën të jenë edhe më të brishtë.

Shikuar në përgjithësi, meshkujt kanë gisht tregues relativisht më të shkurtër se gishti i unazës, ndërsa te femrat kjo është më pak e shfaqur. Shkak për këtë është ekspozimi më i vogël ndaj testosteronit në mitër.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi me anë të gishtërinjëve Empty Re: Parashikimi me anë të gishtërinjëve

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi