EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astro orët gjatë një dite

Shko poshtë

Astro orët gjatë një dite Empty Astro orët gjatë një dite

Mesazh  Admin 30.05.08 1:24

Astro orët gjatë një dite

Sikundër e ka çdo ditë në muaj vibracionin e saj numerik, ashtu edhe çdo orë në ditë ka frekuentimin e caktuar astrologjik, gjë që në shumëçka ndikon në lëkundjet e ngarkesës sonë bioenergjetike.

Ora e lindjes sonë është e rëndësisë së posaçme, kur e dimë se ndikimi i planetëve të caktuar ndryshon në mënyrë alternative gjatë 24 orëve. Me fjalë të tjera, nuk është njësoj nëse jemi lindur në mëngjes, në mesditë, ose vonë në mbrëmje.

Disa veprime tona, qëndrime dhe disponime do t’i kuptojmë më mirë në rast se e dimë vibracionin numerik të orës së lindjes sonë. Cikli prej 24 orësh është i ndarë në gjashtë njësi (stacione) numerike.

Stacioni i parë numerik është ndërmjet orës zero dhe katër, stacioni i dytë ndërmjet orës 4 dhe 8, stacioni i tretë ndërmjet orës 8 dhe 12, i katërti ndërmjet orës 12 dhe 16, i pesti ndërmjet orës 16 dhe 20; dhe i gjashti, i fundit, ndërmjet orës 20 dhe 24, do të thotë orës zero.

Për të lindurit ndërmjet orës zero dhe katër
Ju keni natyrë të qetë. Dëshironi të ëndërroni dhe të ndërtoni kulla mbi re. Keni imagjinatë të bujshme, por vështirë ia dilni në botën e realitetit fizik.

Jeni fantazist dhe poet i lindur, ndaj për shkak të kësaj njerëzit nuk ju kuptojnë. Jeni nga pak edhe i somnabul dhe çamarrok, por, megjithatë keni një shpirt bujar.

Për të lindurit ndërmjet orës katër dhe tetë
Juve ju shquajnë shkathtësia dhe rregullshmëria. Jeni këmbëngulës dhe insistues në të gjitha punët, e posaçërisht në çështjet praktike.

Si pakkush ia dilni të gjendeni në botën e realitetit të përditshëm. Përpiqeni me mish e shpirt që të tjerëve t’u bëhen shembull, që të tregoheni dhe të pranoheni si i tillë.

Për të lindurit ndërmjet orës tetë dhe dymbëdhjetë

Jeni krijesa të përbëra nga besimi, shpresa dhe optimizmi. Jeni të shkathtë, gjithnjë të preokupuar nga shqetësimi krijues. Kudo rrezatoni dashurinë për të tjerët dhe ngrohtësinë magnetike. Jeni epshorë dhe spiritualë. Jeni të dhënë pas artit dhe filozofisë. Ju dallojnë vlerat dhe talenti.

Për të lindurit ndërmjet orës dymbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë

Jeni të kthjellët, të shkathtë, dinamikë, plot energji. Punët praktike sikur janë krijuar nga Zoti për ju. Jeni oratorë të mirë, matematikanë dhe fizikanë. Por nuk do të ishit më pak sesa letrarë, në rast se do ta kishit orientuar energjinë tuaj në atë drejtim.

Me një fjalë, ju jeni persona të talentuar në mënyrë të shumanshme, ashtu që në shumë profesione dhe zanate ia dilni ta shprehni shpirtin tuaj kreativ.

Për të lindurit ndërmjet orës gjashtëmbëdhjetë dhe njëzet

Jeni shpirtra të trazuar dhe bredharakë, nga pak nervozë dhe hutaqë. Lëvizjet i keni dinamike, fjalët të forta, mendoni dhe veproni shpejt. Dëshironi që të rrëmbeni sa më shumë nga jeta, e doni jetën në të gjitha aspektet dhe trajtat.

Shpesh i ndryshoni vendimet, në të njëjtën kohë merreni me disa punë. Kush nuk ju njeh mirë aty për aty do të mendonte se jeni të ngutshëm, por ju gjithsesi jeni të ndërgjegjshëm për çdo gjë që e bëni.

Për të lindurit ndërmjet orës njëzet dhe njëzetekatër

Jeni të matur, këmbëngulës dhe insistues në të gjitha fushat.

Keni synim që të dominoni mbi punët dhe situatat. Keni prirje për filozofi e letërsi dhe jeni racionalë e spiritualë. Në mënyrë magnetike veproni ndaj ambientit, jeni autoritete në familje dhe në shoqëri, mes miqsh dhe farefisit.

Nga pak lini përshtypjen e qëndrimit robust dhe mendjemadh, por kjo vjen nga fakti se jeni plot vetëbesim dhe energji kreative jetësore.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi