EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cka është Shpresa (të shpresuarit)!

5 posters

Shko poshtë

Cka është Shpresa (të shpresuarit)! Empty Cka është Shpresa (të shpresuarit)!

Mesazh  nitty 27.04.11 12:22

Thonë:Shpresa vdes e fundit!

Po çfarë është shpresa (të shpresosh)?Mos është dëshira e njeriut e cila nuk vdes kurrë,ose është motivi që mban njerëzit gjallë.

Sa herë që shpresojm nuk do të thotë që diçka ka arritur qëllimin tonë,se qëllimi ynë shpesh herë vjen edhe atëherë kur nuk e kemi mendjen fare tek ai qëllim pra edhe atëherë kur nuk shpresojm fare.

A është e dobishme të shpresojm shumë?

A janë të njëjta shpresa dhe dëshira?

Kush kë krijon,dëshira shpresën apo shpresa dëshirën?

Shpesh herë kur shpresa jonë është aq e madhe se do arrijmë qellimin,ndodhë që gjithçka bie poshtë duke na bërë kështu dëshmitare të një iluzioni dhe shprese të pasaktë (gabuar),që na siguroi se qëllimi ynë do të kishte arritur.

A është e dobishme të shpresojm pak?

A sfidon guximi shpresën?

Shpesh më ka ndodh që kur doja të bëja dicka të cuditshme (të veproja diçka) më kapte një stres,po sikur ajo që do bëjë nuk do të pëlqehet nga të tjerët.Në ato çaste në kokë me sillej mendimi se gjithçka do të shkonte keq,dhe shpresa ime ishte që gjithçka të shkonte mirë.

Pas kryerjes së aktit të cuditshëm gjithçka më shkoi mirë,po kush bëri që vepra ime te jetë e persosur Shpresa apo Guximi?

A duhet të shpresojm edhe për negativitetin në jetë,p.sh.,

Shpesh na ndodh që personat që duam të na tradhëtojnë?

Sa kemi besuar dhe shpresuar që ai/ajo të na tradhëtonte,mos duhet ta kemi edhe këtë lloj shprese në vetën tonë qe te jemi te gatshëm për gjithçka.

A kemi shpresa minimale?

Shpesh na ndodhe që të jemi skeptikë për një ngjarje p.sh.,paranormale.

Sapo të lexojmë ose të shikojm një ngjarje paranomale në fillim na duket qesharake (nëse nuk e besojm),por thellë-thellë kemi një pikë shprese dhe dyshimi që kjo mund te jetë e vertetë.

A ngjajnë shpresa dhe dyshimi?

''Dyshimi është shenjë e inteligjencës'',thotë një thënie por nuk do të përshtatej po të themi:''Shpresa është shenjë e inteligjencës''.Pse?

A ekziston tek një njeri më shumë shpresë apo dyshim,cila është më dobiprurëse,të dyshojmë apo të shpresojm?

Cfare dini për shpresën?

A mund dikush të më përgjigjej në një nga ato pyetjet,se dua mendime të ndryshme se vetëm në këtë mënyrë do të vijm në konkludim se çka është shpresa?
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cka është Shpresa (të shpresuarit)! Empty Cka eshte Shpresa

Mesazh  Cimi Elezi 28.04.11 1:13

Pas kryerjes te aktit te cuditshem gjithcka shkoi mire,po kush beri qe vepra ime te jet e persosur Shpresa apo Guximi? I dashur nitty per mendimin tim njeriu nuk shpreson per te guxuar por guxon per te shpresuar ndaj shpresa vdes e fundit
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cka është Shpresa (të shpresuarit)! Empty Re: Cka është Shpresa (të shpresuarit)!

Mesazh  LaNi 29.04.11 16:02

Pata shpresa perqata shum prita Edhe nese vonohet pak un kur smerzitna Se e di se niher e pergjithmon do te na vije dita

Nese nuk ke shpres nuk ke as vullnet ,nese nuk ke vullnet ski as shpres Nese keto dya bashkangjiten Gijthqka mun arrin... per ate thojn qe shpresa vdes e fundit edhe shume me pelqen kjo far thenje qe ka bere: Shpresa vdes e fundit.




LaNi
LaNi

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cka është Shpresa (të shpresuarit)! Empty Sidorela

Mesazh  sidorela-s@hotmail.com 21.07.11 20:28

Por a duhet te shpresojm shuum per diqka qe realizohet a esht e vertet qe te shpresojm shum mund ta arrijmm seppse :
unn Shpresojaa per diqka Shuum madjjee Dhe e arrita at shpressë A esht e ver8 kjjoo a ppoo ka ndodhur rastesisht !! Ju lutem me jepni pergjigje ....
Ju pershendess
sidorela-s@hotmail.com
sidorela-s@hotmail.com

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cka është Shpresa (të shpresuarit)! Empty Re: Cka është Shpresa (të shpresuarit)!

Mesazh  fitim sula 22.07.11 7:08

Shpresa nuk egziston (per mendimin tim). Jane vete njerezit ata qe e shikojne ate diku para syve dhe pa arritur kurre ta takojne. Madje, kur u kthye Epimeteu ne shtepi, gjeti ne kutine e Pandores vetem shpresen, te jerat ishin shperndare neper bote.... Pra logjikisht, shpresa ndodhet e ndryer ne kuti, ...dhe ndoshta Epimeteu e ka fshehur diku... Njerezit e kerkojne, dhe ky kerkim i jep kuptim jetes se njerezoreve, te cilet pa kete kerkese te brendeshme do te arrinin kufijte e marrezise e te kaosit total. Pra shpresa, seshte gje tjeter veçse nje pritje e motivuar nga deshira per ndryshimin e nje realiteti te padeshiruar....
avatar
fitim sula

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cka është Shpresa (të shpresuarit)! Empty Re: Cka është Shpresa (të shpresuarit)!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi