EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ho’oponopono

3 posters

Shko poshtë

Ho’oponopono Empty Ho’oponopono

Mesazh  Neo 11.04.11 0:17

Ho’oponopono (ho-o-pono-pono)

Ho’oponopono Aloha

Ho'o Pono Pono është një praktikë e lashtë havajane e pajtimit dhe faljes ose t’i bëjmë gjërat në mënyrë të drejtë, është një e vërtetë spirituale që Çfarëdo që shoh është një pasqyrimi im.

Ho'o Pono Pono pranon që kjo botë është një botë-pasqyrë, ajo që duket jashtë në të vërtetë reflekton një kusht brenda nesh!

Ndaj mënyra e saktë për të shëruar një problem të jashtëm është të shkojmë brenda dhe të shërojmë atë pjesë të vetes sonë që e reflekton problemin. Këtë e bëjmë duke i dërguar vetes Dashuri të Pastër të Pakushtëzuar.

Si lidhet kjo me vizualizimet dhe meditimet tona? Në qoftë se i fajësojmë iluminatët [“të ndriçuarit”, njerëzit që mbrapa skenës e sundojnë botën] ose përqëndrohemi në problemet e jashtme, kjo është sikur ta fajësonim pasqyrën në banjo për dukjen tonë në pasqyrë. Sa kohë që besojmë që pasqyra qenka problemi, kurrë s’do të zgjidhim problemin!

Për t’i bërë gjërat në mënyrë të drejtë, duhet ta duam vetveten pa kusht dhe pastaj ta rrezatojmë këtë ndryshim përjashta.

Këtë e bëjmë kur pranojmë Dashuri të Pastër të Pakushtëzuar të Vetes së Lartë në veten tonë dhe pastaj t’ia rrezatojmë Gajës [Gaja = hyjnesha greke për Tokën = Toka kur kuptohet si sistem i gjallë/vetërregullues ose bile si qenie e gjallë] duke e parë me Vizionin tonë të Brendshëm si rrezatuese me Dashuri të Pastër të Pakushtëzuar.

Këtë e bëjmë kur i përfytyrojmë iluminatët [ose politikanët në përgjithësi] të zhytur në Dashurinë e Përkryer të Vetes së tyre të Lartë dhe u japim një Përqafim të Artë.

Këtë e bëjmë kur brenda vetes sonë dëgjojmë rezonancën e Njësisë dhe imagjinojë se si parimi Ne të gjithë jemi njësh, Të dua përshkon vetëdijën kolektive.

Kur shohim brenda vazhdimisht Tokën rrezatuese në Dritë të Artë, pasqyra do të reflektojë gjithmonë e më shumë të Vërtetën tonë të Brendshme.

Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ho’oponopono Empty Re: Ho’oponopono

Mesazh  Berti69 31.10.11 17:08

Pikepamje Ho’oponopono

Une do te veproje ne jeten time dhe ne marredheniet e mia ne perputhje me rregullat e meposhtme:

- Universi fizik eshte nje krijese e mendimeve te mia.
- Nese mendimet e mia jane kancerogjene, ato krijojne nje realitet fizik kancerogjen.
- Nese mendimet e mia jane te persosura, ato krijojne nje realitet fizik te mbushur me dashuri.
- Une jam 100% pergjegjes per krijimin e universit tim fizik, ashtu siç eshte ai.
- Une jam 100% pergjegjes per korrigjimin e mendimeve kancerogjene qe krijojne nje realitet te semure.
- Asgje nuk ekziston jashte saj. Çdo gje ekziston ne mendimet e mendjes sime.

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ho’oponopono Empty Re: Ho’oponopono

Mesazh  Neo 28.12.13 19:23

Tri nivelet e te mesuarit

Pershendetje dhe Pasterti pertej mendjes,

Foshnjet bejne drite.

Priderit shpejt i gllaberojne me energjite e tyre.

Derisa foshnja rritet, ekzistojne 3 nivele te bartjes se informates te ta..

1. Energjetik/Boterat brenda gjoksit
2. Sipas sjelljes se njerezve perreth
3. Verbal - me fjale.

Niveli 1 eshte aktual ndoshta prej daljes nga placenta e tutje. Ndoshta edhe ne vete placenten e nenes.

Deri ne moshen 2 vjecare, behet transfer energjetik, prider-foshnje.

Kur fillon te vetedijesohet, femiu behet pasqyre e rrethit/prinderve. Secila sjellje inqizohet shpejt si moster programimi per t'a shfrytezuar ne po te njejten menyre ne po te njejtat rrethana.

Edukimi verbal eshte ai per te cilin shumica e prinderve iu bie ndermend, pasi qe femiu i tyre eshte plotesisht i edukuar

Shtresa e fundit e komunikmit eshte gjuha.

Kur femija eshte i gatshem per shkolle, ai vec eshte shume i ditur, jo nga aspekti shkollor, por nga ai i sistemeve te bindjeve.

Eshte nje pasqyre komplete e prinderve apo rrethit ku eshte rritur.

Kjo edukate zakonisht e mbulon tere driten me te cilen femiu ka ardhe ne kete bote si foshnje.

Pastaj, fillojme me autoritetet e dyta, mesuesi/ja.

Dhe keshtu, shtresat e bindjeve e mbulojne njera tjetren, derisa dikur kah puberteti e pastaj, me bekimin e Zotit, njeriu ia ve gishtin kokes dhe fillon t'a vereje qe dicka nuk eshte sic duhet.

Dhe per shkak te ndonje problemi personal te natyres psikologjike, ne raport me polin e kundert (ai isha une :)) ose ne cfaredo konteksti tjeter, fillon te germoje kah Zgjidhjet e mundshme.

Ketu behet shume interesant.

Fillon rrugetimi i cili teresisht mbeshtetet ne sfidimin e vetvetes. Ne tere programimin e marre gjate viteve.

Njeriu e sheh boten ashtu sic eshte ai vete, e jo ashtu sic eshte bota.

Ne kete pike, fillohet te pastrohet pasqyra, nga cdo pasqyrim i cdo njeriu, derisa vetja te jete pasqyre e Paster e Prezences se Zotit.

Atehere, dhe vetem atehere, njeriu eshte vetja.

Ne kete rrugetim, 2 fjale jane kyce: Durimi dhe Pergjegjesia.

Shikimi, Degjimi dhe te Menduarit jane pergjegjesite e cdo njeriu.

Por per shkak se shumca identifikohen me progamimin e tyre hipnotik te jetes (gje qe aspak nuk jane) atehere nuk mund ta cmojne pergjegjesine dhe mundesine e paskajshme qe Zoti ua ka dhene te gjithe Shpirtrave te paster, qe te realizohen Komplet si qenie duke e jetuar plotesisht arsyen ekzistenciale - vete qellimin pse Zoti i ka vendosur ne planin e kesaj Bote.

Njeriu i sherben Zotit vetem kur e jeton qellimin e tij ekzistencial.

Cili eshte kuptimi i jetes?

Kuptimi i jetes vjen duke cmesuar te gjitha nivelet e mesimit te marre pa i vene pikepyetje.

Cmesimi ne nivelin e gjuhes/bindjeve, behet me se lehti permes balansimit te bindjeve problematike qe i keni ne lidhje me veten.

Ne kete rast behet ribalansimi i plote i trurit ne nivel fiziologjik ashtuqe te ecni neper bote si qenie e balansuar emocionalisht.

Cmesimi i dyte behet ne nivelin e boterave brenda gjoksit. Ne kete nivel, te Shpirterores, pas ndryshimit, eshte i involvuar komplet trupi perkatesisht indet nderlidhese prej eshtrave deri te lekura - Connective tissues.

Rruga per t'a realizuar veten, kerkon njohjen e veglave per ndryshim.

Shumica e njerezve tentojne t'a ndryshojne boten. Por ne te vertet, krejt cka duhet eshte t'a ndryshoni veten, deri ne momentin kur mund t'a percjellni flladin e shpirtit tuaj, pa asnje pengese nga format e kesaj bote.

Me ne fund, dalja pertej gjuhes, mundeson daljen pertej grilave te vendosur nga njeriu.

Atehere i lire sikur era, njeriu eshte plotesisht ne sherbim te Zotit.

Zoti eshte niveli me i larte i vetedijes se njeriut.

Dhe te menduarit per Zotin eshte pasuria dhe sherimi me suprem pertej cdo koncepti njerezor.

Poashtu, ne kete rrugetim, mendja e njeriut i ka vetem 2 mode.

Mik ose Armik.

Sa here qe mendoni prej problemeve, mendjen e keni armik.

Sa here qe mendoni prej Zgjidhjes, mendjen e keni mik.

Pergjegjesia per Shqisat e mendjen tuaj, ua siguron Transformimin e Suksesit nga ai relativ ne ate A B S O L U T.

Kur njeriu eshte i pergjegjshem per veten, ashtu sic Zoti eshte i pergjegjehsm per Token, atehere, mrekullia eshte rezultati. I cili nuk vjen nga ju

Levdu qofte Zoti. Pronari i Diturise se Paskajshme dhe i cdo atomi te Krijimit te tij.

Paqe,
Rinoni

P.S. A s'eshte turp te flitet per kreativitet, kur njeriu e gjithe cka duhet te kete eshte gjeturine e asaj qe tashme eshte krijuar ne Gjeneze.

Dr. Len Ihaleakala: Jeta eshte pune e brendshme....sepse Shpirti eshte brenda trupit.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ho’oponopono Empty Re: Ho’oponopono

Mesazh  Hagel 29.04.14 12:52

Shqiptarët me se shumti kanë nevoje per këtë praktike. ...
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ho’oponopono Empty Re: Ho’oponopono

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi