EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Humori sipas shenjave

Shko poshtë

Humori sipas shenjave Empty Humori sipas shenjave

Mesazh  Jon 27.02.11 21:23

Humori te shenjat e Zodiakut

Dashi

Dashi ka një sens të vrazhdë humori. Më së shumti kënaqet me barsoletat ushtarake.



Demi

Demi është kryesori kur bëhet fjalë për barsoletat me “yndyrë”, ku edhe di ta teprojë, përderisa ndodh vite me radhë të përsërisë shakatë e njëjta.



Binjakët

Binjakët janë shakagjinjtë më të mëdhenj, në mënyrë të shkëlqyeshme imitojnë të tjerët, kërcejnë nga njëri në tjetrin dialekt dhe adhurojnë humorin anglez.



Gaforrja

Gaforren e karakterizojnë shakatë e ngrohta. Adhurojnë shakatë që ndërlidhen me farefisin.



Luani

Luani është një shoumen i lindur, kur fillon të zbavitë shoqërinë vështirë t’i pritet rruga. Ajkë e kanë anekdotat për personalitete të njohura, e kur dëgjon një barsoletë të re mundohet ta arkivojë në koleksionin e tij.



Virgjëresha

Virgjëresha kënaqet së qeshuri me barsoleta të mira, që dinë të dërgojnë porosi.



Peshorja

Peshorja urren shakatë vulgare, adhuron lojën me fjalë dhe me thënie të dyfishta.



Akrepi

Akrepi urren barsoletat e zeza dhe ndodhitë nëpër dhoma të fjetjes. Suksesin e shakave e vlerëson kur shokon publikun.



Shigjetari

Shigjetari shpeshherë di të lëndojë të tjerët, sesa që i bën të qeshin. Adhuron tregimet për të huajt ( “Ishin Amerikani, Rusi dhe Gjermani...”).



Bricjapi

Bricjapi nganjëherë është mjaft i frenuar dhe më serioz, e kur fillon shakanë është mjaft cinik dhe i ftohtë. Nuk adhuron shakatë në llogari të tij.



Ujori

Ujorët tregojnë shaka të mençura dhe me këtë dëshirojnë të bëjnë shumë miq dhe të ofrojnë njerëzit afër vetes.



Peshqit

Peshqit kanë një sens mjaft të çuditshëm humori. Nuk u kujtohen shakatë e huaja, por improvizojnë për mrekulli.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi