EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje nxenes, nje zog dhe mesuesi

Shko poshtë

Nje nxenes, nje zog dhe mesuesi Empty Nje nxenes, nje zog dhe mesuesi

Mesazh  Xhemajl 03.02.11 20:14

Një nxënës shkoi tek Mësuesi dhe i tha:

- O Mësuesi im i dashur, më ndihmo, o Mësues! Koka ime është bërë si zgjua bletësh dhe vetëm gumzhimë e zhurmë kam në kokë, sepse i kam njëmijë probleme.

- Ngadalë, tha Mësuesi, mos u ngut. Njëmijë probleme nuk zgjidhen përnjëherë. Problemet duhet zgjidhur një nga një. Me qetësi. Pa ngutje. Por, a di çka?

- Urdhëro, Mësues!

- A pijmë kafe, rrimë e pushojmë dhe, të shohim, mos po krijohet ndonjë situatë prej të cilës mund të mësojmë të dy: edhe unë edhe ti.

- Mirë...- u pajtua Nxënësi

Hynë në dhomë. U ulën mirë e këndshëm. Pinin kafe e rrinin. Në një moment, nëpër një dritare të vogël, që kishte mbetur rastsisht e hapur, hyri një Zog.

Ishte një Zog i vogël, i bukur, por shumë i trembur. Kur hyri në dhomë, në ambientin e panjohur, Zogu i trembur fluturoi më rrëmbim: herë përplasej për xhamave të mbyllur të driareve të mëdha, herë përplasej për dere, e prapë, kthehej dhe përplasej në xhamat e dritareve të mbyllura. Kur i lodh nga dhimbjet e përplasjeve, nga vuajtjet e përpjekjeve për gjetjen e derëdaljes me rrëmbim, pra kur u lodhë fort, shkoi dhe u ulë në një kënd të vitrinës.

Mësuesi e pa Nxënësin e i tha:

- E sheh këtë Zog?

- Po, tha Nxënësi, nuk jam i vërbër, e shohë!

- Eh, ky Zog je ti Nxënësi im i dashur. Dritarja e vogël qëlloi e hapur. Zogu hyri rastsisht. U përplasë me vuajtje e dhembje nëpër xhama, në derë e kudo dhe nuk e gjeti rrugën për dalje. Tërë kohën, ajo dritare nëpër të cilën HYRI Zogu, ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje impulsive, zgjidhje me panik, zgjidhje e vrullshme. Asnjëherë, kurrë në jetë, përpjekjet e këtilla nuk përfundojnë me rezultate...

Mësuesi pushoi pak dhe tha:

- Pasi të pushoi Zogu mirë, pasi të qetësohet, shihe me vemendje çka do t’i bëj unë Zogut.

Në atë çast Mësuesi i përplasi duart: baaam! Zogu u tremb nga përplasja e duarve të Mësuesit, fluturoi dhe, nëpër dritaren e hapur, doli në liri.

- E sheh, Nxënësi im, kur pushoi Zogu, kur u qetësua, kur u kthjellë, atëherë e pa dritaren e vogël, që tërë kohën ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje e vetëdijshme. Kështu duhet të veprosh edhe ti.

- Por unë i kam njëmijë probleme!...

- E di dhe të kuptojë mirë, por më kupto edhe ti mua. Të gjithë njerëzit në botë dinë të hyjnë në probleme, sikur Zogu që hyri nëpër dritarën e vogël. Por nëntëdhjetë e nëntë përqind të njerëzve nuk dinë të dalin edhe pse gjithnjë dera e hyrjes është e hapur siç ishte dritarja e hapur për Zogun. Pse? Sepse duan t’i zgjidhin të gjitha problemet përnjëherë, sikur ti, me vrull, me rrëmbim, pa qetësi e vetëdijësim.

- E çka duhet të bëj unë?

- Të qetësohesh, sikur Zogu, që pushoi në këndin e vitrinës. Të pushosh, të kthjellohesh mirë, të të vijë drita në sy, apo më saktë drita në mendje dhe të bëhesh dritë e tërë, të jesh krejtësisht syçelë, sepse: secili problem e ka DERËN për hyrje dhe, ajo derë e hyrjes është edhe DERË e daljes. Dhe gjithmonë është e hapur. Qysh ke ditur të hysh në problem, nëpër cilën derë ke hyrë në problem, nëpër të njëjtën derë do të dalësh, por dalja gjithmonë është e kushtëzuar nga SYÇELTËSIA.


E lexove tregimin, nipçe? E tash, a më lejon t’i them nja dy-tri fjalë? Nuk hidhërohesh, a? Më dëgjo!

Në qoftë se këtë tregim nuk e lexon sa për ta lexuar një herë, dy e tri, por e lexon dhe e përsëritë shumë herë, atëherë, ky tregim, pas çdo përsëritjeje, do të hyjë në qenësinë tënde, nuk do të mbetet vetëm dije në kokë, por do të bëhet dije-përvojë dhe, atëherë, të betohem ke mësuar shumë. Në qoftë se e lexon sa për t’u krekosur para shokëve e shoqeve, edhe mundi im, por edhe leximi yt, kanë arritur të bëhen një hiçgjë, një zhurmë e kotë, një punë pa vlerë.

Ndërkaq, nëse e rilexon dhe SIDOMOS nëse ia rikujton vetvetes në çdo situatë dhe në çdo rrethanë, atëherë, të betohem se, ky tregim, e ka vlerën e një jete: do të jetë me ty gjatë tërë jetës sate, do të jetë me ty gjithmonë dhe do të mësojë të hysh e të dalësh në probleme e brenga, në hidhërime e gëzime, por gjithnjë e gjithnjë e gjithnjë – ti do të dalësh fitimtar.

Unë ta thashë ty, por edhe ti thuaju të tjerëve. Sidomos në familjen tënde. E ke parë sa zhurma bëhet për hiçgjë, sa herë babi e ngritë zërin pa lidhje, sa herë nëna bëhet nervoz për imtësirat e parëndëishme, sa herë vëllau rrebelohet me teket e tija, kurse motra i tharton turinjtë thuase erdh dita e përmbytjes së botës? Ju thuaj: qetësi, sepse qetësia është kulturë. Pa qetësi nuk gjendet dera për dalje.
Nga : Daut Demaku.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi