EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ju ka ndodhur ndonjehere...?

+6
Berti69
yasmin
melja
Blak Devill
valmerramazani
andi andi andi
10 posters

Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty A ju ka ndodhur ndonjehere...?

Mesazh  andi andi andi 25.11.10 9:36

Pershendetje!!!

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Makthi10

A ju ka ndodhur ndonjehere qe tju dale gjumi jo ne oren 2:59 as 3:01 po pikerisht ne 3:00 te mengjesit??? Mua me ndodh shpesh kjo gje, per nete me radhe, a ka njeri qe mund te me japi nje shpjegim pse ndodh, cfare sinjifikative ka???!!!
andi andi andi
andi andi andi

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty Re: A ju ka ndodhur ndonjehere...?

Mesazh  valmerramazani 25.11.10 14:53

Po...me ka ndodh mua...thone qe ne ate orar hijet ose demonet jane me te fuqishem.
valmerramazani
valmerramazani

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty demon

Mesazh  Blak Devill 25.11.10 16:30

Ne ate ore demonet jane me fuqi te madhe prandaj fuqine e tyre e ndjen dhe ti dhe zgjohesh.
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty aju ka ndodhur kjo qe me ndodhi mua

Mesazh  melja 26.11.10 10:35

Te gjith shpjegusit e enderrave ne çdo thenje te shpjegimit te tyre thone se çka te thote i vdekuri duhet kuptuar qe ashtu do te ndodh.
Mua me ndodhi e kunderta :gjyshja e vdekur me lajmroj se do te ndodh diçka me nje date te caktuar te cilen nuk po e shenoj e mua me ndodhi pikerisht me ate date deshtimi ma i madh ne jeten time te deritanishme.
Gjyshja e vdekur per te cilen kam pasur rrespekt te madh dhe kam deri sa te vdes me tha shume fjale te mira te kendeshme per jeten time por mua me ndodhen deshtime, ju lutem me tregoni a ju ka ndodhur ndokuj ose mos besoni ne fjalet e te vdekurve nga pervoja flas sepse te presesh me pa durim fjalete e gjyshes e te dalin deshtim ishte dhembje e madhe.
melja
melja

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty Re: A ju ka ndodhur ndonjehere...?

Mesazh  yasmin 29.11.10 15:00

Jo gjithmone simbolet e endrrave jane te njejte tek njerezit,duke qene se edhe vete ne jemi te ndryshem nga njeri tjetri ashtu edhe mesazhet qe marrim nga endrrat jane te ndryshme tek secili prej nesh...

Dikujt nese sheh nje te vdekur ne enderr nuk eshte e thene se do te kete te njejten domethenie edhe tek nje tjeter.Nuk eshte e thene qe deshtimet ne jete te na vijne nga endrrat duke fajesuar ne kete rast te vdekurit,ato nuk e kane per detyre te na informojne ne ne lidhje me ate qe do te na ndodhe ne jeten reale...nuk jane fjalet e tyre shkak i deshtimeve tona...deshtime peson cdo njeri ne jete dhe kjo nuk eshte e pakapercyeshme,ka gjithmone nje rrugedalje mjafton te besosh qe do t'ia dalesh....

Deshtimet na ndihmojne ne jete pavaresisht sa te renda te jene ato sepse karakteri i njeriut formohet ne dallget e jetes...Secili prej nesh ka pesuar deshtime ne jete,nuk ka rendesi dikush me shume e dikush me pak;deshtimi mbetet deshtim dhe ne duhet te besojme gjithmone qe ka nje zgjidhje...

Deshtimet jane per te na forcuar me shume dhe per te na bere ta vleresojme me shume lumturine dhe JO te fajesojme te tjeret per deshtimet tona...Se keshtu bejne shumica kur iu ndodh dicka e bukur mendojne se iu vjen ngaqe jane njerez te mire dhe gjoja e kane merituar duke ia lene meritat vetes,ndersa kur ndodh nje deshtim menjehere fajesojne te tjeret..Nuk eshte kjo menyra e duhur,ne duhet te luftojme vete qe te dalim nga situatat e veshtira dhe te besojme qe dite me te mira do vijne,mjafton te besosh ne kete gje...

Tani sa i perket asaj pyetjes qe 'a u ka ndodhur qe te ju dale gjumi fiks ne 3 te mengjesit',mua me ka ndodh,madje edhe sot ne mengjes ne oren 3 por gjithmone me ndodh sepse e kam te nevojshme te shkoj ne banjo:) dhe jo per shkak se gjoja demonet qenkan te fuqishem ne ate ore dhe na zgjojne edhe ne...

C'jane keto teori te pabazuara qe thoni, madje frikesoni kot njerezit keshtu,e per cfare na zgjojne demonet ne;per te pire kafe me ne apo per te te kerkuar qe t'ia ndezesh cigaren se u eshte thare buza per nje cigare...perralla!!!

Nese e keni me kaq merak zgjimin ne ate ore fiks ndryshoni pak akrepat e ores,cojeni disa min para ose prapa dhe shihni a ju ndodh prap,beheni me fiksime kot.....
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty Re: A ju ka ndodhur ndonjehere...?

Mesazh  Berti69 29.11.10 15:14

yasmin shkruajti:C'jane keto teori te pabazuara qe thoni,madje frikesoni kot njerezit keshtu,e per cfare na zgjojne demonet ne;per te pire kafe me ne apo per te te kerkuar qe t'ia ndezesh cigaren se u eshte thare buza per nje cigare...perralla!!!.

Yasmin teorikisht keni te drejte por ku te ndjeni nje fenomen perosonalisht sikur me ka ndodhur mua ndryshon qendrim dhe gjykim, edhe une keshtu kam mendur me pare sikur ju.
Mua personalisht me ka ndodhur qe gjate nates (ora nuk e di sa ka qene) te ndjej siper kembeve te mija duke ecur dikush, kishe pershtypje qe eshte nje mace apo pule, nga frika jam zgjuar edhe nuk kisha guxim te shikoja mbrapa por vetem e ndjeja ecjen e saj.
Jam plotesisht i vetedijshem se kam qene i zgjuar ne ato momente.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty Re: A ju ka ndodhur ndonjehere...?

Mesazh  yasmin 29.11.10 15:58

I dashur berti69 ,keshtu thone te gjithe:"isha i zgjuar dhe shume i vetedeijshem kur me ndodhi kjo gje e cuditshme" por a eshte me te vertete keshtu?????

Mendja jone shpesh na krijon iluzione ose gjera te cuditshme sa qe ne mendojme se na ndodh me te veretete...Askush nuk mund te jete i sigurt per kete; as une, as ti, asnje njeri tjeter....Ti nuk duhet te kesh frike!!! Zoti thote: "e krijova njeriun si mekembes ne toke ne menyren perfekte"...

Mos harro se je njeri dhe te jesh 'njeri' do te thote te jesh i zgjedhur i Zotit,prandaj vleresoje veten me shume dhe mos mendo qe gjithmone ka krijesa me te fuqishme qe duan te te frikesojne...ki guxim te perballesh me cdo gje ne jete,qofte e vertete ajo ngjarje apo iluzion, JE NJERI DHE KE EDHE TI FUQINE TENDE...se po te mos ishte keshtu i dashur ,ti nuk do te ekzistoje aspak,po te mos ishte keshtu Zoti nuk do te na kishte zgjedhur ne njerezit si zevendes te Tij ne toke....Te uroj githe te mirat dhe ki GUXIM!
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty Re: A ju ka ndodhur ndonjehere...?

Mesazh  andi andi andi 30.11.10 13:13

Te dashur miqe....perderisa disa persona shkruajne se i ka perjetuar ose e ka me te degjuar, dhe cdo kush eshte i lire te besoj ose jo ne ate cfare shkruhet.
"JU" nuk jeni as shkencetare e as dicka tjeter qe te mund te hidhni poshte perjetimet e cdo njeriu, eshte thjesht nje mendim i juaji dhe nuk mund tja impononi askujt ate.
andi andi andi
andi andi andi

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty ckemi

Mesazh  maqomaqo3 01.12.10 2:37

keto zgjimet i ndodhin ne pergjithesi shume njerezve sidomos kur sjane te lodhur.une shpesh shikoj endra dhe i mbaj mend ,nganjehere ato te bukurat pasi me zgjon dikush prej shpise nga zhurma qe ben flej dhe i vazhdoj prape si pune e serjaleve.por a mund te me shpjegoje dikush nje ender pasi me eshte perseritur 2 here. endra eshte kjo: heren e pare isha me nje shok dhe bisedonim reth perendise une thashe qe ska zot dhe po te kete ku eshte,dhe papritur gjithcka mu be e bardhe fare si carcafi dhe u ngrita pezull ne ajer ,ishte ere e forte ,pas thirjeve u zgjova ,kjo ender me eshte perseritur edhe njehere tjeter por kesaj here pasi me eshte zbardhur gjithcka nuk jam trembur shume dhe me pas eshte shfaqur prane nje peme nje bure me pak floke te rena reth te 60 dhjetave ,ishte aziatik.a mund te me jape dikush ndonje kuptim te perafert???
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty pershendetje

Mesazh  ILIRA 02.12.10 11:05

Pa dashur ti shtoj dozen e frikes ketyre fenomeve si psh (zgjimi ne nje ore te caktuar apo edhe ndjesia se dicka e lehte ecen mbi kembet e tua ) do te doja nese dikush ka nje shpjegim me te sakte sesa ai "qe nuk keni qene te vetdijshem apo eshte thjesht nje enderr" kete e them sepse une jam e sigurt qe kam qene zgjuar, e kam hequr nga mendja sepse nuk doja ta kisha ate ndjesi frike qe te kap ne te tilla momente por nese nuk e ke provuar nuk mund ta kuptosh. Nese dikush ka nje pergjigje do te deshiroja ta dija. Flm
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty Re: A ju ka ndodhur ndonjehere...?

Mesazh  Idlir 02.12.10 13:13

Mund te jete e mire ose jo e mire, por ne te dyja rastet kemi frike. Kjo vjen (mendoj) ngase jemi te painformuar me dukurite e ketilla. Nje lutje do te ishte veprimi i duhur(njeri veprim). Psh: Miresevjen nese je qenie e drites; ose: nje lutje per mbrojtje drejtuar Fuqive te Larta, ne cdo menyre, forme, stil e me cdo fjale e gjuhe qe di.
Pas kesaj, dmth pasi te clirohesh prej frikes se asaj vizite a prekje te panjohur, te paidentifikuar, mundohu te vesh re se cfare ndjesie ke. Perjeton lehtesim apo rendim.
Idlir
Idlir

71


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty Re: A ju ka ndodhur ndonjehere...?

Mesazh  Idlir 02.12.10 13:21

Ajo enderra eshte sh. interesante. Besoj se eshte nje Mesazh, qofte nga Pavetedija (Jungu), qofte nga "Jashte", nga Nivele Siperore.Te ndjerit i lehte, mendoj se eshte nje konfirmim se ke patur nje kontakt real me Shpirtin tend dhe njekohshem me Entitete te tjera Kozmike.
Idlir
Idlir

71


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty flm gjithsesi

Mesazh  ILIRA 02.12.10 13:34

flm Idlir, aresyeja pse shkruajta eshte sepse pashe qe kishte dhe nje njeri tjeter qe kishte kaluar te njejten eksperience, nese ky do te ishte shpjegimi ateher pyetja eshte: pse mua?
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty Re: A ju ka ndodhur ndonjehere...?

Mesazh  Berti69 02.12.10 16:05

ILIRA shkruajti:Pa dashur ti shtoj dozen e frikes ketyre fenomeve si psh (zgjimi ne nje ore te caktuar apo edhe ndjesia se dicka e lehte ecen mbi kembet e tua ) do te doja nese dikush ka nje shpjegim me te sakte sesa ai "qe nuk keni qene te vetdijshem apo eshte thjesht nje enderr" kete e them sepse une jam e sigurt qe kam qene zgjuar, e kam hequr nga mendja sepse nuk doja ta kisha ate ndjesi frike qe te kap ne te tilla momente por nese nuk e ke provuar nuk mund ta kuptosh. Nese dikush ka nje pergjigje do te deshiroja ta dija. Flm

Kjo mendoj shkaktohet nga entitete tjera qe jetojne ne dimenzione tjera, por jetojne ne planetin tone, po postoj edhe nje here shkrimin qe Jon paska sjelle rreth jashtetokesoreve ku sot NASa paska dalur me daklarate:

Jon shkruajti:NASA ka zbuluar shenja të jetës jashtëtokësore?
Pasi ka lajmëruar organizimin e një konference shtypi në lidhje me një zbulim shkencor rreth jetës në planetët tjera, Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA ngjalli interesin e të gjithëve, sidomos në rrjetet e internetit.

Në deklaratën e dhënë në faqen e saj në internet, NASA bëri të ditur se do të organizojë një konference shtypi, për të diskutuar rreth një gjetjeje astro-biologjike, nga e cila do të merren rezultate të rëndësishme për sa i përket provave të jetës në planetët tjera.

Zbulimi i një bakteri që shfrytëzon arsenikun për të mbijetuar, bindi NASA-ën për ekzistencën e jetës në planetët të tjerë me atmosferë ndryshe nga planeti ynë.

“Zbulimi astro-biologjik” u krye në thellësitë e pasura me arsenik të liqenit Mono në Parkun Kombëtar të Josemites, në Kaliforni.

“Shfrytëzimi i arsenikut në metabolizmin e këtyre gjallesave tregon se ekziston jeta në format e tjera, ndryshe nga ato që njohim ne. Janë jashtëtokëasor, që ndoshta ndajnë të njëjtin ambient me ne”, deklaron astrobiologu Levis Dartnell nga Qendra për Kërkimet Planetare në Londër.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty Re: A ju ka ndodhur ndonjehere...?

Mesazh  Idlir 04.12.10 11:04

Sigurisht, Ilira, qe jane Entitete te tjera (kur kemi perjashtuar varjantet psikologjike), por keto entitete, gjithsesi grupohen ne "Te mire" dhe "Te keqinj", po te shprehemi ne zhargon. Cfaredo qe te jene, enie te patrupezuara, apo antropomorfe, ne duhet dicka te bejme, te reagojme, ti mirepresim (te miret) apo te mbrohemi prej tyre ( Te keqinjve).

Pse Ti?
une njoh shume njerez me pervoja te cuditeshme e jo te perditeshme, por nuk shprehen publikisht, ndoshta nga frika se mund te ndihen te perqeshur, apo te etiketohen mashtrues a te semure.
Shih, a do te perseritet apo jo fenomeni me ty!
Idlir
Idlir

71


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty Re: A ju ka ndodhur ndonjehere...?

Mesazh  Albaniaa 27.10.16 18:03

Po me ka ndodhur,nuk qendroj dot as 2 min zgjuar pasi me keput gjumi perseri.
Kohet e fundit flej shum gjum,edhe kam gjumin e rend.
Pothuajse cdo fundjav ndodh kjo.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ju ka ndodhur ndonjehere...? Empty Re: A ju ka ndodhur ndonjehere...?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi