EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mitologjia Gjeorgjiane

Shko poshtë

Mitologjia Gjeorgjiane Empty Mitologjia Gjeorgjiane

Mesazh  Neo 09.11.10 17:35

MITOLOGJIA GJEORGJIANE

Mitologjia Gjeorgjiane Images24

Mitet dhe legjendat gjeorgjiane janë ruajtur kryesisht si përralla popullore. Shumë prej tyre janë shkrirë më në fund me legjenda të krishtëra.

Karakterët më të njohur mitikë gjeorgjianë janë:

ALI ishte një hyjneshë e bukur dhe joshëse e lumenjve dhe pyjeve.

AMIRANI ishte një hero mitik, i biri i Dalit dhe gjuetarit Darxhelani. Prototipi i Prometeut grek.

AMIRANI është emri i një figure heroike gjeorgjiane që i ngjan Prometeut klasik.

Amirani ishte i biri i Dalit, një hyjneshe kaukaziane gjahu, por u nxor para kohe nga mitra e saj dhe u rrit nga një bujk bashkë me dy djemtë e tij. Ata luftuan bashkë kundër shpirtrave të ligë dhe munduan një gjigant me tri koka, krerët e të cilit u shndërruan në gjarpërinj.

Kur luftonte shpirtra të tjerë të ligë në kërkimin e tij të një nuseje, të dy vëllezërit e tij të vdekshëm u vranë, dhe Amirani u përpoq ta vriste veten, por me ankth zbuloi se kthente në jetë. Pas kësaj, Amirani hoqi dorë nga kërkimi i nuses, dhe i autorizuar nga hyu më i lartë, Ghmerti (më vonë emri gjeorgjian i Zotit të krishtërë), luftoi kundër një gjiganti tjetër dhe pastaj kundër vetë Ghmertit.
Si reagim ndaj paturpësisë së tij, Ghmerti e dënoi në tri mënyra: e para, e lidhi Amiranin me një shtyllë të futur thellë në dhe; e dyta, Ghmerti e varrosi në zinxhirë nën një grykë malore; dhe e treta, çdo vit për një natë, mali hapej për ta treguar Amiranin e varur në ajër, kur një njeri përpiqte kot për ta çliruar, por mali mbyllej prapë për shkak të një gruaje që fliste tepër.

Në disa pjesë të Iberisë kaukaziane, tregimi alternativ, siç pasqyrohet në mitin grek, në të cilin heroi sulmohet përditë nga një shqiponjë e dërguar nga perëndia, përkujtohej për një kohë të gjatë me shkatërrimin e foleve të shqiponjave, armiqve të Amiranit.

ARAZI, perëndia i perëndive... i perëndive të mëdhenj, pushtuesve të botës, ndriçuesve të diellit, dhënësve të shiut, që bëjnë që frutat në dhe të rriten… ishte hyu kryesor në fenë zyrtare të Kartlit/Iberisë [pjesë e Gjeorgjisë në lashtësi] të themeluar nga mbreti Parnavaz i Iberisë (shekulli i IV-t p.e.s.).

Sipas legjendës, një statujë vigane e Armazit u thërrmua nga vetëtima pas lutjes së Shën Ninos [e cila e ka krishtërizuar Gjeorgjinë]. Armazi është edhe emri i një kalaje të lashtë në afërsi të Mtskhetës, që u ndërtua në të njëjtën periudhë.

ARMAZI ishte, sipas kronikat mesjetare gjeorgjiane, perëndia më e lartë në një panteon parakrishtërë të gjeorgjanëve të lashtë të Kartlit (Iberia sipas burimeve klasike).
Sipas traditës letrare gjeorgjiane, mbreti i parë i Kartlit, Parnavaz (i cili mendohet që ka sunduar rreth 299-234 p.e.s.) ka ngritur idhullin e Armazit – gjoja të quajtur sipas tij – mbi një mal në kryeqytetin e tij, dhe që ka ndërtuar një kala me të njëjtin emër.

Biografia e shekullit IX/X “Jeta e Shën Ninos” përshkruan statujën e Armazit si “burrë prej pronzi në këmbë; në trup mbante një thurak të artë, në krye një helmet të fortë; si sy kishte smeralde dhe berile, në dorë mbante një kordhë që shkëlqente si vetëtima, dhe rrotullohej në duart e tij.”

E njëjta vepër pohon që protagonistja e saj, pagëzuesja e gjeorgjianëve në shekullin IV, Shën Nino, pa kremtimin e një feste të madhe që i dedikohej idhullit, dhe kur filloi të lutej, nga mëshira e Jezusit u dogj idhulli nga vetëtima.

Përveç kronikave mesjetare gjeorgjiane dhe toponimit Armazi, që ka mbijetuar deri më sot, na mungojnë dokumente të asaj kohe për panteonin pagan gjeorgjian. Mirëpo, vetë fjala “Armazi” propozon një lidhje me kulturat iraniane dhe/ose anadole.

Dijetarët moderne janë të ndarë sa i përket origjinës së Armazit. Mund të duket i lidhur me perëndinë më të lartë zoroastrike Ahura Mazda, dhe evidenca arkeologjike në fakt tregon depërtimin e zoroastrizmit [fe e lashtë persiane] në Gjeorgjinë e lashtë.

Nga ana tjetër, historiani gjeorgjian Giorgi Melikishvili, ka paraqitur një teori imponuese, që identifikon Armazin me variantin lokal të Armës, hyut të hënës në mitologjinë hetite. Është interesante që Akademiku Ivane Xhavakhishvili ka provuar që gjeorgjianët e hershëm adhuronin hënën si perëndi kryesore, dhe ky kult u shkri më vonë me Shën Gjergjin e krishtërë, që konsiderohet si mbrojtësi i Gjeorgjisë prej mesjetës.

Pra Armazi mund të ketë qenë edhe një perëndi sintetike, një kombinim nga elemente vendase gjeorgjiane me elemente iraniane dhe anadole.

BAADURI ishte një luftëtar, i biri i perëndive, armiku i gjithçkaje të keqe.

DALI, DEJLA ose DALILA ishte hyjnesha e gjahut dhe “Zonja e Gurëve dhe Kafshëve”. Besohej që ishte joshëse dhe që kishte shumë lidhje dashurie me gjuetarë, duke vrarë brutalisht tradhtarët.

DEVI, gjigantë, besohej në përgjithësi që ishin qenie të liga.

DILIS VARSKVLAVI [-rskvl-, 5 bashkëtingëllore, këtë e kanë vetëm gjeorgjianët] (Ylli i Mëngjesit), hyu i dimrit, ishte një shërbëtor i Tamarit.

GACI dhe GAIMI ishin hyjni në panteonin zyrtar iberian sipas analeve mesjetare. Pra, ishin, sipas kronikat mesjetare gjeorgjiane, perënditë në një panteon të parakrishtërë të gjeorgjianëve të lashtë të Kartlit (Iberia sipas burimeve klasike).

Biografia gjeorgjiane “Jeta e Shën Ninos” rrëfen se kur Shën Nino, pagëzuesja e krishtërë e gjeorgjianëve në shekullin IV, erdhi në qytetin e Mtskhetës [ato bashkëtingëllore gjeorgjiane!], pa se në anën e djathtë të idhullit kryesor të Armazit “gjendej një figurë tjetër, e bërë prej ari, me fytyrën e një burri.

Emri i tij ishte Gaci, dhe në të majtën e tij kishte një idhull të argjendtë me fytyrë njeriu, që emrin e kishte Gaim.” Një pjesë tjetër e kronikës mesjetare rrëfen se besohej që Gaci dhe Gaimi “mbretëronin të gjitha misteret".

Mirëpo, përveç pjesëve nga kronikat gjeorgjiane, na mungojnë dokumentet dhe dëshmitë arkeologjike të asaj kohe për këto kulte. Të dy këta perëndi, që thuhet se u sollën nga sundimtari gjysmë-legjendar Azoj nga vendlindja e tij origjinale Arian-Kartli, mund të kenë qenë një version të hyjnive anadole Atis dhe Kybele.

IAKSARI, hero mitik, ishte një djalë i Moriges dhe një mik i ngushtë i Baadurit.

KOPALA ishte një hero mitik, një luftëtar i fuqishëm (shigjetar) dhe një vrasës demonësh. KOPALA është një hero apo gjysmë-perëndi tradicional i adhuruar në malësitë e Pshavit në Republikën e Gjeorgjisë.

Thuhet se një herë mori pjesë në një garë për hedhje gurësh kundër një numër “devebi” apo viganësh, për të parë se kush mund të hidhte më larg një gur të madh. Kampioni i viganëve kapi një gur dhe e hodhi përtej luginës deri në malin në bregun tjetër të lumit Aragvi.

Kopala provoi një gur, por vendosi që ishte tepër i lehtë. Prandaj mori një gur tjetër, e shtrëngoi kundër të parit dhe i hodhi të dy përtej luginës. Mezi dështuan t'ia kalonin hedhjes së viganit, por në çastin vendimtar, hyu Kviria goditi gurin me kamxhikun e tij, kështu që fluturoi më larg se guri i viganit dhe përfundoi mbi kalanë e viganëve në Cikhetgori.

Si pasojë të mundimit të tyre në një betejë të mëvonshme, të cilën Kopala e luftoi me shokun e tij Iakhsari, viganët mbijetues u tërhoqën në nëntokë duke mundësuar që njerëzit të vendoseshin në atë zonë pa u ngacmuar.

LAMARA, hyjneshë, asaj i thoshin edhe “Syri i Tokës”.

LEUKOTHENIA (Hyjnesha e Bardhë) ishte emri grek i hyjneshës gjeorgjiane (nga Kolkhida) të detit.

MORIGE ishte krijuesi, Zoti i Qiellit i ulur mbi një fron të artë.

MZEKALA (Gruaja-Diell) ishte hyjnesha e diellit dhe mbrojtësja e kultivimit të rrushit. Më vonë u identifikua me Shën Barbara (Barbare, Barbale në gjeorgjisht).

PIRKUSHA ishte një farkëtar dhe bënte shigjetat e Kopalës.

TAMAR, hyjnesha e qiellit, që kalëron mbi një gjarpër, identifikohet me Lamarën.

TETRI GIORGI (Gjergji i Bardhë), karakter popullor në mitologjinë gjeorgjiane, ishte luftëtar dhe hyu i hënës. Më vonë, Tetri Giorgi u bë njëri nga emrat e Shën Gjergjit (Cminda Giorgi) në Gjeorgjinë lindore malore.

ZADENI ishte hyu i pjellshmërisë në panteonin zyrtar të vendosur nga Parnavaz I i Iberisë.


Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi