EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krishterizmi - Ndryshe

+8
abramelin
julian gjinaj
nert
kristi1234
mentor777
Marinus_Scodra
Odin
Estilen
12 posters

Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  Estilen 29.10.10 18:27

RELIGJIONI SI INSTRUMENT I FUQISHEM KONTROLLI

A kane bere krime Papat e Vatikanit..?


Krishterizmi - Ndryshe Piazza_San_Pietro_Citta_del_Vaticano

Cilët kanë qënë 12 papët që nuk ishin ëngjëj


Nga papa Pius, te papa Aleksandri


Kanë bërë më shumë mëkate se kushdo tjetër. Kanë vrarë me miliona njerëz, kanë torturuar dhe kanë persekutuar.

Madje kanë kryer perversitete nga më të paimagjinueshmet, duke bërë inçest, orgji edhe me fëmijët e tyre, djem dhe vajza. Por që të gjithë i dallon fakti se kanë qenë shenjtëruar dhe kanë drejtuar autoritetin më të lartë të kristianizmit në botë, Vatikanin.

Pra, Papa, personifikimi i të dërguarit të Jezu Krishtit mbi tokë, shpeshherë nuk kanë qenë ata që jemi mësuar të shohim dhe të dëgjojmë. Nuk kanë qenë burim dhe frymëzim i paqes.

Në periudha të caktuara të 2000 viteve të fundit kanë devijuar dhe kanë kryer krime nga më të ndryshmet, duke u renditur më shumë krah djallit sesa Perëndisë.

Gazeta amerikane "Investigate Journal" në listën e saj ka renditur 12 papët më djaj të të gjitha kohërave, duke nisur që nga shenjtori Shën Pauli i Taursus, i cili përndoqi dhe vrau në jug të Francës motrën dhe të afërmit e Jezu Krishtit, e deri tek ai i fundit, Papa Pius XII, i cili ndihmoi dhe mbështeti financiarisht ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit dhe diktatorit vietnamez Dihn Djem.

Një udhëtim i gjatë që kalon nëpër veset dhe korridoret e Vatikanit, që ishte epiqendra e politikës ndërkombëtare dhe drejtonte ushtritë e Evropës. Nga ky vend nisën tre kryqëzata të cilat shkaktuan me miliona të vdekur dhe riformatuan gjeopolitikën e tërë globit.

Pra nuk ishte thjesht çështje fetare. Se si e përdorën papët këtë pushtet dhe sa abuzuan, këtë e e shohim me profilin e 12 papëve që kanë drejtuar Vatikanin.

1. Shën Pauli i Tarsus

EMRI: Shën Pauli i Tarsus
TITULLI: Shënjtor
LINDI: 1 të erës së re
VDIQ: 65 të erës së re
ISHTE NGA: Turqia
DREJTOI VATIKANIN:
AKUZA: Vrasje e të afërmeve të Jezusit dhe 650 mijë personave të pafajshëm.


Rridhte nga famlija Menasheh, priftërinj të cilët kishin drejtuar punët fetare në Izrael gjatë viteve 240-250 para erës sonë. U bë i famshëm për ngritjen e një sipërmarrjeje të paligjshme kriminale të quajtur "Krishtërimi".

Akuzohet për vrasjen e qëllimshme Mary (Salome) motra e Jezusit, kushërirës Sara dhe Mari Magdalenës. Urdhëroi vrasjen e 500.000 dhe 650.000 njerëzve të pafajshëm, midis tyre shumë gra dhe fëmijë.

Shën Pali i ndihmuar nga Josephus ben Matthias (Shën Luka) dhe anëtarë të tjerë të Dhomës së Ananus ngritën në këmbë një ndërmarrje të paligjshme të quajtur "Krishtërimi".

Qëllimi i vetëm ishte ndjekja e aktiviteteve kriminale në përputhje me shumë objektiva të tij, ku njëra prej tyre ishte uzurpimi pa të drejtë i të gjithë anëtarëve së familjes së Jezusit dhe dishepujve të tij, dhe siguria, nëse do të të ishte e mundur për vdekjen e tyre.

Në vitin 58-59 pas erës së re në jug të Francës ka kryer vrasjen e qëllimshme Mary (Salome) motra e Jezusit dhe Mary Cleopas, kushërirës së tij Sara dhe Mari Magdalenën. Në vitin 64 pas erës së re urdhëroi vrasjen e dhimbshme të 500.000 dhe 650.000 njerëzve të pafajshëm, midis tyre shumë gra dhe fëmijë.

2. Papa Pius XII

EMRI: Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli
TITULLI: Papë
LINDI: 2 mars 1879
VDIQ: Tetor 1958
ISHTE NGA: Italia
DREJTOI VATIKANIN: për 19 vjet
AKUZA: Ndihmoi dhe financoi me ar ngritjen në pushtet të Hitlerit.


Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli rridhte nga një familje papësh ose e thënë ndryshe nga "Fisnikëria e zezë". Është akuzuar për mbështetjen që i dha Hitlerit në fillim, duke i ofruar ndihmë financiare me ar për ngritjen e tij në pushtet.

Gjithashtu financoi edhe lobet për zgjedhjen në vitin 1955 të diktatorit të Vietnamit Jugor, në 1955, Dihn Djem, i cili persekutoi budistët dhe interesat e jokatolikëve. Kjo politikë shkaktoi edhe më vonë vrasjen e 2 milionë vietnamezëve. Gjyshi i tij kishte qenë nënsekretar në Ministrinë e Financave papale dhe më pas në atë të Brendshme.

Papa Pius IX nga 1851 deri në 1870 ishte themeluesi i gazetës së Vatikanit në vitin 1861 "L'Osservatore Romano". Është akuzuar për krime kundër njerëzimit në shumë raste.

Një nga ato është edhe mbështetja që i dha Hitlerit në fillim, duke i ofruar ndihmë financiare për ngritjen e tij në pushtet.

Gjithashtu Paceli e përdori arin e çuar nga Vatikani në Gjermani në vitin 1917 për ekspansionin e Partisë Naziste, duke e përfshirë atë në reformën e parë si organizatë ushtarake paramilitare. Por krimet kundër njerëzimit nuk mbarojnë këtu.

Ndërkohë në vitin 1955 financoi lobet për zgjedhjen e Dinh Djem, si presidenti diktator i Vietnamit Jugor, i cili persekutoi budistët dhe interesat e jokatolikëve.

3 . Papa Gregori VII

EMRI: Papa Gregori VII
TITULLI: Papë
LINDI: Viti 1020
VDIQ: Viti 1085
ISHTE NGA: Sovana e Italisë
DREJTOI VATIKANIN: për 29 vjet
AKUZA: Vrasja e një qyteti të tërë dhe deklaroi se vrasja e heretikëve nuk është krim.


Akuzohet për vrasjen e Papa Aleksandër II në vitin 1073 dhe më vonë për vrasjen e 6 peshkopëve për çështje pushteti. Ka kryer krime kundër njerëzimit kur urdhëroi shfarosjen e të gjithë banorëve të qytetit mysliman Toledo, të kapur rob nga mbreti Alfonso VI, përfshi këtu gra dhe fëmijë.

Në 1073 deklaroi publikisht se vrasja e heretikëve nuk ishte një vrasje. Ishte i pari që futi deklaratat e rreme brenda kishës me qëllimin e vetëm atë të futjes së ritualeve satanike.

Papa Gregori, i njohur edhe si Shën Gregori, i bënë të rreme prezantimin e dogmave gjatë festimit, të bukës dhe verës në transformimin aktual i trupit dhe gjakut të Krishtit.

Kjo u quajt i "shndërrim" dhe është bërë me qëllim për të futur simbolizmin satanik në masë dhe shërbyen për të shuar rritjen e thashethemeve mbi kanibalizmin dhe satanizmin anembanë Perandorisë së Shenjtë Romake pas vitit 350.

Shndërrimi i dogmës i bëri të gjithë katolikët romakë zyrtarë e anëtarë të një kulti të vetëm që kishte si themel kanibalizmin dhe qëndroi në ligjet e kishës për gati 1000 vjet.

4. Papa Alexander VI

EMRI: Rodrigo Borxha
TITULLI: Papë
LINDI: 1431
VDIQ: 1503
ISHTE NGA: Valencia e Spanjës
DREJTOI VATIKANIN: 11 vjet
AKUZA: Akuzohet për organizmin e orgjive më të shumta në historinë njerëzore.


Pati shumë lidhje martesore dhe fëmija i tij ishte Lukrecia. Mbajti pozicionin e Papës nga viti 1492 e deri në 1503.

Gjatë tyre ai promovonte satanizmin duke vrarë me qindra vetë me anë të këtyre riteve të shoqëruara edhe me akte kanibalizmi, duke u kthyer në rite të rregullta institucionale si sodomia dhe vrasje e fëmijëve.

Alexander VI në Vatikan dhe në mënyrë të gabuar ka mbajtur tradicionale justifikimin e një praktike të tillë, se kjo ishte një traditë e lashtë greke homoseksuale.

Gjithashtu ai akuzohet nga historianët edhe për skllavërimin, eksportimin dhe vrasjen në emër të Krishtit të 150 milionë amerikanëve jugorë pas ekspeditave të para të Kristofor Kolombit.

5.Francis Borxhia SJ

EMRI: Francis Borxhia SJ
TITULLI: Kardinal dhe Superior i Përgjithshëm
LINDI: 1510
VDIQ: 1572
ISHTE NGA: Gandia e Spanjës
DREJTOI VATIKANIN: 62 vjet
AKUZA: Rikthimin e priftërinjve mëkatarë për vrasje dhe bigami dhe dëbimin e shumë të tjerëve.


Lindi në Gandia të Spanjës dhe rridhte nga gjaku i familjes Borxhia. Pati 8 fëmijë dhe mbajti postin e superiorit të përgjithshëm në kishën katolike nga viti 1505 e deri në vitin 1572, ose më mirë autoriteti kryesor i të ashtuquajturve "Papët e Zinj".

Vdiq në shtator të po këtij viti. Ishte fëmija i jashtëligjshëm i Ferdinand II të Aragonës. Ai kishte lidhje farefisnore edhe me Papën Aleksandër VI.

Akuzohet se nxori të pafajshëm të gjithë priftërinjtë mëkatarë dhe përdori aktet nënligjore të kishës katolike për të dëbuar dhe përndjekur kundërshtarët. Gjithashtu ndihmoi edhe në rikthimin e priftërinjve për vrasje dhe bigami.

6. Papa Damasus I

EMRI: Damasus
TITULLI: Papë
LINDI: 326
VDIQ: 384
ISHTE NGA: Kauka i Spanjës
DREJTOI VATIKANIN: 14 vjet
AKUZA: Për djegien gjallë të filozofit Simonides dhe Maximus dhe persekutimin e mijëra kristianëve të sektit Manikaen për vite të tëra.


Në vitin 367 -368 Papa Damasus, i njohur edhe si Shën Damasus, ngarkoi personalisht rekrutë dhe i pagoi për të vrarë rivalin Ursinians (Liberians).

Ndërkohë ishte papa i parë që kërkoi një haraç mbi të ardhurat nga krimi. Në vitin 381 konvertojnë Konstandinopojën dhe tempullin e Afërditës në bordellon më të madhe në historinë e lashtë.

Këtë ndërmarrje të madhe të biznesit së bashku me të tjera ai e zgjeroi edhe më shumë me ish-bordello greke, duke përdorur priftërinj femra dhe fëmijët e tyre si skllave të seksit, me kushtin e vetëm dhe të rëndësishëm që t'i siguronin të ardhurat duhura kishës kristiane.

7. Papa Sergius III

EMRI: Sergius
TITULLI: Papë
VDIQ: Prill 911
ISHTE NGA:Roma, Itali
DREJTOI VATIKANIN: 7 vjet
AKUZA: Për shkeljen e ligjit duke pasur marrëdhënie seksuale me fëmijët e tij, djem dhe vajza.


Herezitë e tij ishin mjaft të hapura, duke filluar që nga shkelja e ligjeve të kishës që kishin të bënin me lidhjet e shumta seksuale që kishte me fëmijët e tij. 904 - 911 Ishte një shthurje e paparë morale dhe shumë e turpshme, e cila praktikonte rregullisht satanizmin duke përfshirë orgji, drogë dhe duke ushqyer ritualin e vrasjes së fëmijëve në bazë të altarit e Shën Peters në përputhje me ritet e lashta me origjinë hebraike.

Por nën mbretëri u rrit shumë numri i prostitutave dhe stripeve, dhe tregoi se kush kishte qenë qëllimi i tyre. Nga këto marrëdhënie inçesti fëmijë baba doli edhe papa John X, papa Gjon XI dhe papa Gjon XII.

8. Papa Innocent III

EMRI: Lotario de' Conti di Segni
TITULLI: Papë
LINDI: 1160
VDIQ: Qershor 1216
ISHTE NGA: Gavinjano, Itali
DREJTOI VATIKANIN: 18 vjet
AKUZA: Për krime kundër njerëzimit dhe promovimin e Satanismit dhe të inkuizicionit duke vrarë rreth 1 milion të pafajshëm.

Lotario ka studiuar në Romë, Paris dhe Bolonjë. Pas vdekjes së Papa Alexander III (1159-81), Lotario u kthye në Romë dhe mbajti detyrën gjatë mbretërimit të një kohe të shkurtër të Lucius III (1181-1185), Urban III (1185-1187), Gregori VIII (1187), dhe III (1187-1191, ndoshta një i afërm i të Segni), duke arritur në rangun e kardinalit dhjak nëpërmjet xhaxhait të tij.

Nga krimet kundër njerëzimit më të bujshme janë ato të nxitjes së satanizmit (1198-1216). Innocenti III bëri të promovuar inkuizicion gjithë Evropën, duke shkaktuar vrasjen e mbi një milion (1000000) njerëzve të pafajshëm nëpër torturat e tmerrshme dhe sakrificë njerëzore publike, të cilat kishin si qëllim të vetëm nxitjen e parimeve të satanizmit.

9.Papa Boniface VIII

EMRI: Benedetto Caetani
TITULLI: Papë
LINDI:1294
VDIQ: 11 tetor 1303
ISHTE NGA: Ananji, Itali
DREJTOI VATIKANIN: për 19 vjet
AKUZA: Për inçest me të gjithë fëmijët e tij djem dhe vajza dhe njihet si papa që mori me dhunë rreth 3 milionë dollarë nga të krishterët e ndershëm.

Rridhte nga një familje e rëndësishme e Romës që ishte përgjegjëse për ngjarje të rëndësishme dhe shpeshherë me karakter të dyshimtë.

Mbahet mend si papa që kreu inçeste të përsëritura me fëmijët e tij, meshkuj dhe femra. Disa prej fëmijëve të tij u çmendën. Por do të kujtohet për mënyrën e tij të të vjelit të taksave nga e gjithë aristokracia.

Kush nuk paguante e kishte shumë të qartë se ose do të dënohej, ose do të dëbohej. Madje këtë vepër e sanksionoi edhe me ligj, duke e futur atë tek aktet më të këqija në historinë e kishës dhe duke hedhur një njollë të zezë.

Boniface konfirmoi se pa ndihmën kërcënimeve dhe dëbimeve nuk mund të vilen taksat ose përndryshe të gjithë do të konsideroheshin heretikë dhe dënoheshin me vdekje. Ky ligj përsëriti qëndrimin e rremë të bamirësisë së kishës katolike.

10.Papa Adrian IV

EMRI: Nicholas Breakspear
TITULLI: Papë
LINDI:1100
VDIQ: shtator 1159
ISHTE NGA: Hertfordshire, Anglia
DREJTOI VATIKANIN: 5 vjet
AKUZA: Për marrjen e fitimeve mbi krimet dhe skllavërimin e irlandezëve.


Në qëllimet e Adrianit IV ishin shitja e pronave të vjedhura që në 1155. Papa lëshoi një urdhër papale duke i dhënë mbretit anglez, King Henrit II, sundimin mbi Irlandë.

Papë Adrian IV pretendoi pronësinë dhe e bëri në mënyrë të gabuar ndaj Irlandës.

Me këtë pretekst Henry pushtoi Irlandën më 1171, duke përdorur vulën papale dhe pretendoi sovranitetin mbi ishull dhe e detyroi Cambro-norman warlords dhe disa nga mbretërit galë dhe irlandezë që ta pranojnë atë si sundimtar të tyre.

Sundimi i tij bëri që irlandezët dhe galët t'i paguanin kishës katolike një haraç vjetor dhe të ishin nën një nënshtrim të vazhdueshëm deri në kohën e Henrit VIII.

11.Papa Pius IX

EMRI: Giovanni Maria Mastai-Ferretti
TITULLI: Papë
VDIQ: shkurt 1878
ISHTE NGA: Senigalli,Itali
DREJTOI VATIKANIN: për 32 vjet
AKUZA: Për vrasjen e presidentit Abraham Linkoln, lidhjet me mafien dhe rrëmbim fëmijësh.


Do të kujtohet si një nga papët me lidhje më të fuqishme me botën e krimit. Pius IX, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të kishës bëri që dy të burgosur t'i rekrutojnë si terroristë të njohur dhe të shtetit nga Italia e Jugut, për të formuar një organizatë të re të paligjshme me qëllim të krimit të njohur, si "Cosa nostra" e njohur si mafia, gjithashtu e njohur si mafia siçiliane.

Por qëllimet e saj ishin të veçanta: prishja efektive, një qeveri të re të bashkuar në Itali me qëllimin përfundimtar kthimin e tokës dhe pronave kishës katolike.

Sigurimin e mjeteve dhe fondeve vjedhurazi, vjedhje të tjera të paligjshme dhe të ndërmarrjeve "të tjera" do të thotë me mënyrën e shpërblimit për humbjen e të ardhurave nëpërmjet anulimit e Papës.

Dhe e fundit për të ndihmuar kishën në çështje të fshehta, si menaxhimi i borxheve të posaçme, kreditë dhe financat. Gjithashtu do të mbahet mend si njeriu që ndihmoi dhe mori pjesë në vrasjen e presidentit amerikan, Abraham Linkoln.

12.Papa Urban II

EMRI: Zotto de Landalf, Odo, Peter the Hermit
TITULLI: Papë
LINDI: 1042
VDIQ: Korrik 1099
ISHTE NGA: Benevento, Itali
DREJTOI VATIKANIN: 11 vjet
AKUZA: Për vrasjen e 10 milionë të pafajshmëve, burrë, gra dhe në mënyrë të veçantë fëmijë.


Ka hyrë në historinë e papëve si njeriu që ka shkaktuar vrasjen e 10 milionë të pafajshmëve, burra, gra dhe veçanërisht fëmijë.

Këta nuk ishin gjë tjetër përveç se pjesë e lakmisë së papa Urbanit II. Këta ishin viktima të kryqëzatave dhe vinin kryesisht nga Jugosllavia, Turqia.

Do të mbahet mend si papa i tragjedisë së fëmijëve, pasi i çoi ata në një luftë të humbur që në fillim. Nga krimet e tjera kundër njerëzimit ishte edhe lirimi i kriminelëve të cilët iu bashkëngjitën kryqëzatës dhe kur mbërritën në tokën e premtuar, në Palestinë, vranë dhe prenë së paku 60 mijë hebrenj.

Por në të njëjtën kohë u vranë edhe 150 mijë deri në 200 mijë kristianë.

Elton Tafaruçi


Edituar për herë të fundit nga estilen në 15.11.10 14:12, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  Odin 30.10.10 11:50

estilen shkruajti:
A kane bere krime Papat e Vatikanit..?

Jo vetem qe kane bere krime ne te kaluaren por mjerisht ata bejne edhe sot ne ditet tona...por njerzit nuk i shohin apo nuk dojne ti shohin.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  Marinus_Scodra 01.11.10 14:35


mbase po, por diktatoreve te pafe' nuk ja marrin dot rekordin per krime dhe vrasje!
Marinus_Scodra
Marinus_Scodra

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  Estilen 01.11.10 15:40

Marinus_Scodra shkruajti:
mbase po, por diktatoreve te pafe' nuk ja marrin dot rekordin per krime dhe vrasje!



Kjo eshte e vertete Marinus_Scodra,por per keto krime historia ka mbi 50 vjet qe ka shkruar dhe i ka denuar,por per krimet e ''njeriut te perendise'',historia ka qene gjithmone vetem ne rolin e konstatuesit te trembur,dhe kush ka hyre ne valle ka gjetur boten e pertejme.

Sot njerzimi duhet te mesohet me te vertetat historike,sikur edhe nga themelet te tundet besimi i kesaj feje,e vrerteta ngelet e vertete dhe nuk ka arsye qe dikush te pezmatohet nga ajo.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  Marinus_Scodra 01.11.10 16:04

estilen shkruajti:

Kjo eshte e vertete Marinus_Scodra,por per keto krime historia ka mbi 50 vjet qe ka shkruar dhe i ka denuar,por per krimet e ''njeriut te perendise'',historia ka qene gjithmone vetem ne rolin e konstatuesit te trembur,dhe kush ka hyre ne valle ka gjetur boten e pertejme.

Sot njerzimi duhet te mesohet me te vertetat historike,sikur edhe nga themelet te tundet besimi i kesaj feje,e vrerteta ngelet e vertete dhe nuk ka arsye qe dikush te pezmatohet nga ajo.

Normalisht qe te gjithe njerezit duhet te gjykohen njesoj, pavaresisht se kujt pretendojne t'i sherbejne. Madje ata qe urdherojne vrasje ne emer te fese jane dyfish fajtore!
Por ketu po lexoj se Krishterimi qenka nje ndermarrje kriminale?! Shpresoj qe ky te jete thjesht nje gabim nga ju (pavaresisht bindjeve qe mund te keni), por qe duhet korrigjuar!
Marinus_Scodra
Marinus_Scodra

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  Estilen 01.11.10 17:02

Marinus_Scodra shkruajti:
Normalisht qe te gjithe njerezit duhet te gjykohen njesoj, pavaresisht se kujt pretendojne t'i sherbejne. Madje ata qe urdherojne vrasje ne emer te fese jane dyfish fajtore!
Por ketu po lexoj se Krishterimi qenka nje ndermarrje kriminale?! Shpresoj qe ky te jete thjesht nje gabim nga ju (pavaresisht bindjeve qe mund te keni), por qe duhet korrigjuar!


Ketu ne kete shkrim nuk behet historiku i krishterimit,por per 12 papatet qe kane hyre ne histori jo si engjej por si kriminel,mbasi kane kryer krime te renda njelloi si diktaturat me te egra,dhe per kete jane vecuar nga veprimtaria e Vatikanit,prandaj nuk ka ndonje gabim kur flitet per emra te vecante.Asgje nuk flitet per Papa Vojtilen,sepse nuk i perkiste atij edukimi ky personalitet.

Por edhe po ti hysh nje analize te vecante edhe per periudhat 1200-1700,me keqardhje sheh se krimet e ketyre papateve kane pasur nje indicje nga nje qender e vetme qe e kishte emrim Vatikan....


Megjithate Marinus, shume deduksione dhe analiza per veprimtarine fatkeqe te ketyre papateve i kane bere pikerisht njerezit qe kane qene me afer institucionit te Vatikanit,se ne te tjeret,keshtu qe nuk na ngelet shume per te debatuar.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  Marinus_Scodra 01.11.10 17:32

Per fajet e ketyre papeve ketu po quhet Krishterimi "organizate kriminale". Kete te kerkova ta ndryshosh ne artikull, jo te tjerat.
Ja ku jane pjeset ku jane shkruar keto fjale:
citoj:
1. "Rridhte nga familja Menasheh, priftërinj të cilët kishin drejtuar punët fetare në Izrael gjatë viteve 240-250 para erës sonë. U bë i famshëm për ngritjen e një sipërmarrjeje të paligjshme kriminale të quajtur "Krishtërimi".
2. "Shën Pali i ndihmuar nga Josephus ben Matthias (Shën Luka) dhe anëtarë të tjerë të Dhomës së Ananus ngritën në këmbë një ndërmarrje të paligjshme të quajtur "Krishtërimi""
Marinus_Scodra
Marinus_Scodra

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty ckemi

Mesazh  mentor777 03.11.10 18:10

Po ne te vertete a eshte ky krishterimi i veretete i bazuar ne bazen e krishterimt e cila eshte Bibla? une mednoj se jo ne asnje varg ne Bibel nuk permendet as termi Pape ose katolik as Orthodoks madje as vete fjala krishterim nuk eshte permendur ne Bibel.

Keto jane rruge te devijuara dhe keta qe ti permende nuk jane njerezit e Perendise por jane njerezit e feve te krijuara nga vete njerezit dhe qe vete i drejtojne dhe i perdorin ato si pushtete.

Perendija nuk ka krijuar ndonje fe qe ne mund te perfaqesohemi Ai dergoji te vetmin lindur bir qe ne mund te shpetohemi nepermjet tij dhe jo te bejme isntitucione fetare
avatar
mentor777

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  Estilen 15.11.10 15:04


Historia e Vatikanit, krijimi dhe pushteti i tij.

Krishterizmi - Ndryshe Vatican

Aty ku ra një perandori, u ngrit një tjetër perandori. Por nëse e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dytë ishte një perandori shpirtërore. Cila është historia e Vatikanit, shtetit brenda shtetit, pushteti i të cilit në sferën ndërkombëtare s’krahasohet aspak me masën e tij territoriale.

Historia

Perandori Kaligula (37-41) nisi ndërtimin e cirkut në këtë zonë, i cili u përfundua më pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, për të dekoruar cirkun e tij dhe është mbetja e fundit e dukshme.

Kjo zonë u bë pjesë e martirizimit të shumë të krishterëve pas zjarrit të madh të Romës në vitin 64. Ky është vendi ku u kryqëzua dhe Shën Pjetri. Përballë cirkut ishte një varrezë e ndarë nga rruga “Cornelia”.

Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave paganë të të gjitha llojeve u ndërtuan dhe qëndruan aty deri përpara ndërtimit të Bazilikës Konstantiniane të Shën Pjetrit në gjysmën e parë të shekullit të katërt.

Mbetjet e këtij nekropoli të lashtë kanë dalë në dritë në mënyrë sporadike, gjatë rinovimeve të ndryshme nga papë të ndryshëm nëpër shekuj, me frekuencë më të lartë gjatë Rilindjes, deri sa nisën gërmimet sistematike me urdhër të Papa Piut XII nga viti 1939-1941.

Në vitin 326, kisha e parë, Bazilika Konstantiniane u ndërtua në zonën, ku arkeologët e shquar italianë pranojnë se është varri i Shën Pjetrit. Që atëherë, zona filloi të bëhej më e populluar, por më së shumti nga shtëpi të lidhura me aktivitetin e Shën Pjetrit.

Një pallat që filloi të qeveriste rajonet përreth dhe nëpërmjet strukturës papnore qeverisnin një pjesë të madhe të gadishullit italian për më shumë se një mijë vjet, deri në mesin e shekullit të 19-të, kur pjesa më e madhe e shteteve papnore u formuan mbretërinë e re të Italisë.

Në këtë kohë, Vatikani nuk ishte banesa e zakonshme e papëve, por pallati “Lateran” dhe më vonë ai “Quirinal”, ndërkohë që rezidenca, nga viti 1309 – 1377 ishte në Avinjon, Francë.

Në vitin 1870, zotërimet e papës u përballën me një situatë të pasigurt, kur Roma u aneksua nga forcat, të cilat kishin bashkuar pjesën tjetër të Italisë. Nga viti 1861 – 1929 statusi i papës konsiderohej si “Çështja Romake”. Ato nuk shqetësoheshin në pllatin e tyre dhe kishin një farë statusi, duke përfshirë të drejtën për të dërguar dhe pritur ambasadorë.

Por ato nuk e njihnin të drejtën e mbretit italian për të qeverisur në Romë dhe refuzuan të largoheshin nga Vatikani derisa çështja u zgjidh, në vitin 1929. Shtetet e tjera vazhduan ta njohin në rang ndërkombëtar Selinë e Shenjtë, si një njësi sovrane.

Në praktikë, Italia nuk bëri asnjëherë përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e Selisë së Shenjtë, brenda mureve të Vatikanit. Sidoqoftë, shumë prona të kishës në vende të tjera u konfiskuan, duke përfshirë dhe pallatin “Quirinal”, dikur banesa zyrtare e papës.

Papa Pio IX, udhëhëqësi i fundit i shteteve papnore pretendonte se pasi Roma u aneksua ai ishte “i burgosur në Vatikan”. Kjo situatë u zgjidh më 11 shkurt 1929 ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Mbretërisë së Italisë. Traktati u nënshkrua nga Benito Mussolini, në emër të mbretit Victor Emmanuel III dhe Sekretari Kardinal i Shetit, Pietro Gasparri si përfaqësues i Papa Pio XI.

Traktati përcaktonte pavarësinë e Shtetit të Vatikanit dhe i jepte katolicizmit status special në Itali. Në vitin 1984, një marrëveshje e re mes Selisë së Shenjtë dhe Kishës modifikoi disa kushte të vjetra, duke përfshirë pozicionin e katolicizmit si besim shtetëror në Itali.

Sistemi politik

Qeveria e Vatikanit ka një strukturë unike. Papa është sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, një trup kardinalës të caktuar nga Papa, për një periudhë pesë-vjeçare.

Pushteti ekzekutiv është një duart e presidentit të këtij komisioni, i asistuar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Zëvendësekretari i Përgjithshëm. Marrëdhëniet e jashtme të shtetit i janë besuar Sekretariatit të Selisë së Shenjtë dhe shërbimit diplomatik.

Sidoqoftë, papa ka pushtet të plotë ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor mbi Vatikan. Ai është aktualisht i vetmi monark absolut në Evropë. Gjithashtu, ka departamente specifike që merren me shëndetësinë, sigurinë dhe telekomunikacionin.

Marrëdhëniet diplomatike


Vatikani është një territori i njohur kombëtar sipas ligjit ndërkombëtar, por është Selia e Shenjtë që kryen aktivitetin e marrëdhënieve diplomatike në emër të tij. Vatikani, thuajse nuk ka shërbim diplomatik vetjak.

Ambasadat e huaja në Selinë e Shenjtë janë të vendosura në qytetin e Romës. Influenca e madhe në çështjet botërore është në përpjestim krejtësisht të zhdrejtë me masën fizike të Vatikanit.

Ekonomia

Ekonomia unike, jo komerciale mbështetet financiarisht nga kontributet e katolikëve në gjithë botën, me shitjen e stampave postare dhe relikeve turistike, tarifave për vizitimin e muzeve dhe shitjen e botimeve.

TË ardhurat dhe standardet e jetësës së punonjësve janë të krahasueshme, ose disi më të mira se ato të homologëve të tyre që punojnë në qytetin e Romës. Vatikani ka gjithashtu bankën e tij “Istituto per le Opere di Religione”.

Popullsia dhe gjuhët

Thuajse gjithë banorët e Vatikanit jetojnë brenda mureve të Vatikanit ose shërbejnë në ambasadat e Selisë së Shenjtë nëpër botë. Popullsia e Vatikanit përbëhet nga dy grupe: kleri, pjesa më e madhe e të cilit është në shërbimin e Selisë së Shenjtë dhe disa zyrtarë të shtetit, si dhe rojet zvicerane.

Shumica e tre mijë punëtorëve, të cilët përbëjnë forcën punëtore të Vatikanit jetojnë jashtë Vatikanit dhe janë shtetas italianë përgjithësisht. Si rezultat, gjithë banorët e Vatikanit janë katolikë.

Vatikani nuk ka asnjë gjuhë zyrtare. Në legjislacion dhe komunikim zyrtar përdoret gjuha italiane. Në Gardën Zviceriane përdoret gjuha gjermane, ndërkohë që faqja zyrtare e internetit të Vatikanit është në italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht.

Detaje

Garda Papnore Zviceriane u themelua nga Papa Julius II, më 22 janar 1506 dhe vazhdon sot e kësaj ditë.

Në fund të vitit 2005 garda kishte 134 anëtarë. Rekrutimi kryhet nëpërmjet një marrëveshje speciale mes Selisë së Shenjtë dhe Zvicrës.

Në gardën zvicerane mund të rekrutohen vetëm qytetarë zvicerianë, të cilët duhet të jenë meshkuj katolikë dhe janë roje personale të Papës.

Personat që rekrutohet duhet të kenë një diploma profesionale ose të shkollës së mesme, duhet të jenë mes moshës 19-30 vjeç dhe të jenë mbi 1.74 centimetra të gjatë.

Trupa e Xhandarmërisë vepron si forcë policore dhe emri i plotë e i saj është “Trupa e Xhandarmërisë së Vatikanit”.

Xhandarmëria është përgjegjëse për rendin publik, aplikimin e ligjeve, turmat, kontrollin e trafikut dhe hetimet kriminale në Vatikan.


252 milionë dollarë ishte sasia e të ardhurave në vitin 2003, ndërkohë që shpenzimet arrinin në 264 milionë dollarë. Të ardhurat vijnë nga industritë e botimit, prodhimit të mozaikëve dhe aktiviteteve financiare në gjithë botën.

3 mijë është numri i punëtorëve që përbëjnë forcën punëtore në Vatikan. Këto punonjës nuk jetojnë brenda mureve të Vatikanit dhe janë kryesisht italianë, ndërkohë që një pakicë e tyre i përket kombësive të tjera.


1929 është viti kur u nënshkrua traktati mes Selisë së Shenjtë dhe Mbretërisë së Italisë. Traktati përcaktonte pavarësinë e Shtetit të Vatikanit dhe i jepte katolicizmit status special në Itali.


Numri i popullsisë në Vatikan është 824 persona.

Vatikani e fitoi pavarësinë si shtet nga Italia në vitin 1929 me nënshkrimin e një marrëveshejeje.

Sipërfaqja e Vatikanit është 0.44 kilometra katrorë.

Papa Klementi XI (Albani), mbajti fronin papnor ne vitet 1700-1721. Renditet i 245-ti ne listën e papëve. Familja Albani emigroi nga Arbëria në Urbino (Itali), me 1464.

Në vitin 326, kisha e parë, Bazilika Konstantiniane, u ndërtua në zonën ku arkeologët e shquar italianë pranojnë se është varri i Shën Pjetrit.

Në vitin 1870, zotërimet e papës u përballën me një situatë të pasigurt, kur Roma u aneksua nga forcat, të cilat kishin bashkuar pjesën tjetër të Italisë.

Nga viti 1861 – 1929 statusi i papës konsiderohej si “Çështja Romake”. Ato nuk shqetësoheshin në pallatin e tyre dhe kishin një farë statusi, duke përfshirë të drejtën për të dërguar dhe pritur ambasadorë. Por ato nuk e njihnin të drejtën e mbretit italian për të qeverisur në Romë dhe refuzuan të largoheshin nga Vatikani derisa çështja u zgjidh, në vitin 1929.

Në vitin 1984, një marrëveshje e re mes Selisë së Shenjtë dhe Italisë modifikoi disa kushte të vjetra, duke përfshirë pozicionin e katolicizmit si besim shtetëror në Itali.

Qeveria e Vatikanit ka një strukturë unike. Papa është sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, një trup kardinalës të caktuar nga Papa, për një periudhë pesë-vjeçare.

Ambasadat e huaja në Selinë e Shenjtë janë të vendosura në qytetin e Romës. Influenca e madhe në çështjet botërore është në përpjestim krejtësisht të zhdrejtë me masën fizike të Vatikanit.

Të ardhurat dhe standardet e jetesës së punonjësve janë të krahasueshme, ose disi më të mira se ato të homologëve të tyre që punojnë në qytetin e Romës.

Vatikani ka gjithashtu bankën e tij “Istituto per le Opere di Religione”.

Vatikani ka radion në shumë gjuhë të botës dhe njëra prej këtyre gjuhëve është gjuha shqipe.

T.Observer
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  kristi1234 25.07.11 23:47

cosa nostra me duket se eshte ne shek 20 jo ne shekullin e 19
avatar
kristi1234

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  nert 27.07.11 17:35

Po pra me me duket ne shekullin e 20-te se fillimet i ka ne vitet 1837 pra ne shekullin e 19-te
nert
nert

63


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty per "fenomenin"

Mesazh  julian gjinaj 29.07.11 23:34

e njeku dhe me pelqen ky forum jasht maset por ka disa tipa qe sinqerisht me acarojn dhe te ishte per kta te fundit sdo kisha pas kurajon me e njek ma....e kam per disa si puna e "fenomenit" e para e punes ti duhet me than qe feja katolike nuk ka lidhje me Zotin dhe jo feja kristjane pasi papet perfaqsojn katolikt,un vete jam i tille dhe kjo asht arsyja qe po ta spjegoj dhe po kontribuoj ne zbutjen e injorances tane...E dyta feja asht besim dhe na nuk besojm ne pape por ne Zot...Do ju lutesha ti kontrolloni fjalet pasi un per vedi nuk deshiroj qe ky forum te bastardhohet....
julian gjinaj
julian gjinaj

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  abramelin 30.07.11 10:31

ne kete forum shum te shkelqyer,zihen besimtaret me ateistet,katolik me musliman shum nga antaret jan kundra gjdo feje kundra zotit, por un dua te ju them se te besosh se ka zot nuk dote thot te jesh injorant,i pa ditur,i pa shkoll ashtu sikur thojn disa ateista ber besimtaret dhe ne te vertet nuk esht forum fetar po as anti fetar nuk dote jet.
Tani siq thot zoterija me lart feja kristiane ose katolikja nuk ka lidhje me Zotin!!!!!! pse paska feja muslimane ma shum se feja katolike eee???????? nje katolik i lutet Zotit,jezus Krishtit, e jo papes a po ndonje priftit.
Papa,kardinalet,priftat kan dhen dhe japin per njerzimin a e dini se 90% e spitaleve ne bot i krijoj kisha. Deri ne vitet 50 nuk kishte infermiere por ishin murgeshat qe sherbenin po sot karitasi sa e sa ndima jep ne boten e tret ose papa Gjiovani ll edhe papa Benedikti qe esht tani kan vajtur ne xhami dhe jan lutur bashk me hoxhen sa e sa arm pushime jan ber gjat lufterave me ndimen e kishes per te ndihmuar njerzit e thjesht a po nan Teresa sa e sa ndihma ka dhen ne favor te Indis dhe feve te tjera si hindu,muslimanve etj etj.. keto kontribute jan dhen ne emer te kishes,te Zotit,Jezus Krishtit me ndimen e papes,kardinalave,priftave.
Shum nga ju mendojn po ne emer te kishes dhe ne emer te Papes u ben gjakderdhjet si kryqzatat,u dogjen ne turr te druve njerzit me te menqur,ndihmoj Hitlerin etj etjera... Kyqzatat
(Templaret),Hitleri nuk ishin njerez po ishte Djalli, kisha dhe papa i ka denuar gjithmon dhunen.

Edhe ne Shqiperi u rrahen hoxhat njeri me tjetrin per te zgjedhur myftiun pra kjo ngjarje nuk do te thot se feja muslimane nuk esht fe e vertet per tekat e 2 a 3 apo 10 ose 100 personave, nuk do te shofim 10 a po 100 anet negative dhe te lem 100 milion anet pozitive ne nje an te ciles do fe a po personit.
Prifta ishin Fishta,Mjeda,Barleti,Noli,Kardinali i par Shqiptar Mikel Koliqi e sa e sa te tjer dhan edhe jeten per kombin ton.











avatar
abramelin

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Nje vështrim tjetër mbi Krishtërimin

Mesazh  Nikolaos 27.09.11 20:21

Ndikimet pagane në teologjinë e Shën Palit

Paganët festonin 25 Dhjetorin ditën e lindjes së zotit të tyre Diellit, Pali e zëvendësoi me Krishtlindjet.

Në Dhiatën e Re, Shën Pali ka shkaktuar shumë polemika jo vetëm mes feve, por edhe mes dijetarëve. Pali ishte shumë mirë i njohur me traditat, zakonet, kulturat dhe besimet. Ai konsiderohej si një njeri inteligjent dhe me personalitet të fortë. Pali filloi të ndikonte në besimin e krishterë përmes përdorimit të fjalëve të tij të mençura si oratorisë së shkëlqyer, pasi thuhej se ai dinte të bindte me fjalë si dhe me mënyrën se si luante me to

Pali mori pak nga Krishterimi dhe pak nga Paganizmi dhe me idhujtarët e tij filloi të projektonte formën e vet të teologjisë të njohur si Palinizëm.

Shën Pali pati lindur në rrethana të privilegjuara, pasi ai ishte edhe një qytetar romak dhe me arsim të lartë. Ai ishte me prejardhje hebreje dhe njihej si një çifut i devotshëm. Për ca kohë ai jetoi në Tarsos, një qytet kozmopolitan ku ndodhet Turqia sot. Si një shkrimtar me elokuencë, ai u trajnua që të jetë një rabin dhe dijetar i Toras. Pasi shkoi në Jeruzalem kur ishte djalë i ri, duke respektuar më vonë ligjin hebraik. Për hir të tij, ai persekutoi dhe përndoqi shumë prej pasuesve të parë të Jezusit.

Pali i Tarsosit (ose Sauli) i emëruar Shën Pali apostull, lindi rreth vitit 10 dhe vdiq në vitin 67. Mendohet nga shumë të krishterë si dishepulli më i rëndësishëm i Jezusit, dhe sipas shumë të tjerëve, është figura më e rëndësishme në zhvillimin e Krishterimit. Sh. Pali përfaqëson shembullin kulmor të besimit për të cilin ai ndërroi krejtësisht jetën e tij, pas ngjarjes së mrekullueshme siç e përshkruan ai vetë, duke iu përkushtuar vetëm përhapjes së ungjillit të Jezu Krishtit, për të cilin ai dha dëshmi gjer në vdekjen e tij si dëshmor në Romë.

Sh. Pali apostull lindi në Tarsos (sot krahina e Mersinit, Turqi) të Cilicisë midis vitit 5 dhe 15 në një familje çifute të mërguar. Në ditën e rrethprerjes u pagëzua me emrin Saul (për nder të mbretit Saul, të fisit të Beniaminit) dhe ka mundësi të ketë marrë emrin romak Paulus (në shqip Pal) nga prindërit e tij. Ai u rrit në një mjedis grek, por u edukua shumë mirë edhe hebraisht. Mësoi hebraishten nga prindërit dhe greqishten në shkollë.

Në rininë e tij Sauli ndoqi në Jeruzalem shkollën e rabinit Gamaliel i Vjetri (një pasardhës i Hilelit) dhe u edukua sipas fesë së thellë të zakoneve të rrepta të farisenjve. Pati detyra të ndryshme në grupin fariseor, deri në atë të votimit në Sinedrin hebraik, i cili gjykonte çështje me rëndësi të madhe juridike. U ngarkua me detyrën për të shkuar në Damask dhe të burgoste të krishterët e këtij qyteti. Sauli ishte shumë i zellshëm e i vendosur kundër fesë së Jezusit që po niste të përhapej e të themelohej. Ai mori pjesë edhe në gurimin (vrasjen me gurë) të Shën Shtjefnit duke ruajtur teshat e vrasësve, në vitin 38. Siç dëshmohet në veprat e apostujve, temperamenti i tij ishte i pathyeshëm, i pakompromisshëm, i flaktë e i vrullshëm, i gatshëm për të kryer detyrat që i ngarkoheshin, pa ngurrim e pa brejtje ndërgjegjeje. Kjo gjë e bëri atë përndjekësin më të tmerrshëm të krishterëve.

Megjithatë, A. N. Wilson pohon në librin e tij “Mind” se apostull Pali (i quajtur Saul në atë kohë) u rrit në një qytet të dominuar nga ritualet pagane, duke qenë i ekspozuar ndaj praktikave të interpretimit të tij të ndikuara në formulimin e vdekjes së Jezusit.

Tarsos ishte një qendër e kultit të Mithras në atë kohë. Dhe ritet e saj kryesore përbëheshin duke qëndruar nën një platformë ku do të sakrifikohej një dem i cili do të mbushte vendin gjithë gjak. Pas këtij kurbani, idhujtarët besonin se mund të bëheshin të pamposhtur si demi, nëse do të pinin nga gjaku i tij. Në raste të tjera, vera do të pihet nga një kupë simbolike, si një ofertë e gjakut të demit. Kulti i Herakles ishte gjithashtu i famshëm për idhujtarët. Herakles ishte një dem-zot me një baba dhe nënë hyjnore në forma njerëzore. Vdekja e tij gjithashtu ka shumë ngjashmëri me vdekjen e Krishtit. Wilson thotë se Pali do të kishte parë shumë nga këto festime dhe se ai qe rritur duke mbajtur mend festimet në pranverë që Herakles festonte duke u ngritur nga të vdekurit si një shpëtimtar hyjnor. Megjithatë, mesazhi i tij ishte universal, pasi personazhi i Jezusit ishte një fenomen lokal në Palestinë. Wilson pretendon se pa Palin, jeta e Jezusit mund të harrohej brenda disa brezave. Pali ishte i vetmi që ishte në gjendje të arrinte një audiencë të gjerë. Ai u kuptua nga bota romake dhe ishte në gjendje të lidhej me të.

Fillimi i historisë së Palit me Krishterimin fillon kur ai ndërmerr rrugën e Damaskut për të arrestuar ndjekësit e një sekti çifut me emrin Rruga, të kushtuar Jezusit. Qëllimi i tij ishte t'i kthente ata në Jeruzalem për gjykim dhe ekzekutim, por në rrugën e tij atje ai u "verbua nga drita" e një vizioni të Jezusit. Pas kësaj ngjarjeje ai kaloi tri vite duke mbledhur kallinj, gjë për të cilin do të thoshte përvojë. Prej asaj kohe, ai ia kushtoi jetën e tij shpalljes së asaj që u bë bazë e Krishterimit Ortodoks: vdekja e Krishtit nuk ishte një ngjarje e turpshme, por një sakrificë në të cilin Perëndia shpëtoi të gjithë botën. Ashtu si Herakles, Jezusi ishte hyjnor. Një i vdekur që ringjallet dhe gjaku i tij është si gjaku i demit Mythric, i cili krijon një jetë të re dhe pushtet në ata që besuan në të.

Pali tashmë kishte të drejta ndaj njerëzve të Perandorisë Romake, të cilët jetonin në toka të largëta përtej detit Mesdhe afër hapësirës së Romës, Greqisë dhe Turqisë. Në ato zona jetonin njerëz paganë të cilët e adhuronin diellin, yje të tjera, planetë, idhuj nga guri dhe idhuj të tjerë. Sikurse dhe egjiptianët, ai besonte po ashtu në trinitetin pagan.

Ndryshe nga Ungjijtë, Pali nuk ka shkruar për jetën e Jezusit, por gjen kuptimin e vdekjes së tij. Në sajë të kontradiktave të tij, ai shihet qartë se ka pasur kundërshtime nga pasuesit e vërtetë të Jezusit, veçanërisht nga Barnabasi dhe Jakobi. Ata e konsideronin Palin si tradhtar të mësimeve të Jezu Krishtit. Jakobi dhe pasuesit e tij e konsideronin Palin si armik të mësimeve dhe predikimeve të Jezusit. Ata e konsideronin atë tradhtar e të ndotur dhe e kishin këshilluar atë që të pendohej. Në sajë të këtyre kundërshtimeve Palit nuk i mbetej gjë tjetër pos një grup i ri njerëzish me të cilët do të lidhej dhe që do ta pranonin me lehtësi në mesin e tyre.

Të tjera të përbashkëta mes ndikimeve të Palit dhe paganëve e idhujtarëve janë edhe festimet, si e diela si ditë pushimi në nderim të zotit të tyre, Diellit. Pali e zëvendësoi Sabathin, të shtunën, apo ditën e çifutëve, me të dielën që përputhej me pushimin e paganëve. Paganët dhe idhujtarët e festonin 25 Dhjetorin si ditën e lindjes së zotit të tyre Diellit. Pali e zëvendësoi këtë datë me ditëlindjen e Jezu Krishtit që sot njihet si Festa e Krishtlindjeve.

Letrat që Pali ua dërgoi kishave të ndryshme të reja, të cilat ishin ngritur, ishin të parashtruara nga forma e tij e Krishterimit të cilat ndodhen në Bibël. Ato sot njihen nga të krishterët si pjesë e Testamentit të Ri. Çdo njeri mund t'i dallojë kontradiktat ndërmjet mësimeve të Palit dhe të Jezu Krishtit.

Dishepujt kanë thënë se Jezusi nuk është mbytur në kryq, por Pali deklaronte të kundërtën. Që nga shkrimet e Mateut, Markut, Llukës dhe Gjonit shihet më vonë së që të gjitha janë shkruar dhe influencuar më së shumti nga mënyra e mendimit të Palit dhe nga mësimeve të tij. Edhe pas kësaj Mateu, Marku dhe Luka nuk kishin pikëpamje të njëjta me ato të Palit po ashtu edhe me ato të Gjonit. Ekzistojnë shumë kontradikta ndërmjet dy grupeve. Letrat e Palit janë dokumentet më të vjetra të Dhiatës së Re të shkruar të paktën njëzet vjet para Ungjillit të Markut, i cili konsiderohet të jetë i pari.

Gazeta Standard
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  Zattoo 02.11.11 23:15

Kisha, fiton nga erotika dhe pornografia

Krishterizmi - Ndryshe Nonne

Shtëpia botuese gjermane Weltbild fiton shkëlqyeshëm nga botimi i librave me prozë erotike dhe pornografike. Por, ajo që është e pazakontë në këtë punë është se Weltbild është qind përqind në pronësi të Kishës Katolike.

Shumica e 10 Urdhrave të Zotit u treguan tepër të kërkueshme për njerëz, megjithëse, me gjasë, asnjëra nuk rezultoi e tillë më shumë se vetë mesazhi për mëkatin.

Edhe sot, në pjesën më të madhe të veprimit të saj pastoral dhe publik Kisha Katolike vazhdon të merret me jetën seksuale të njerëzve, duke i urdhëruar këta të fundit se me kënd dhe sipas cilave kushte guxojnë të shijojnë grimcat e kënaqësisë, por edhe i kërcënon ata që për këtë gjë kanë qëndrime të tjera, i dënon ndarjet, homoseksualët, kondomët, pornografinë...

Pra, gjithçka me të cilat dy të rritur do të mund të kënaqeshin fizikisht mbesin pak a shumë tema tabu, ndërkohë që një formë e veçantë e dhunës seksuale ushtrohet edhe ndaj klerit katolik, për të cilin seksi, si i tillë, është automatikisht i ndaluar.

E kur bëhet fjalë për paratë, Kisha Katolike gjithmonë ka ditur që të mbyllë sytë paksa para vetvetes , por edhe ndaj të gjithë atyre mëkatarëve që ishin të gatshëm të paguanin majmë. Prandaj edhe nuk parqet ndonjë befasi të madhe – megjithëse kjo gjë në Gjermani ka shkaktuar një skandal të vërtetë – që Kisha merret edhe me botimin e pornoromaneve, nga të cilat nxjerrë përfitime të majme.

Në fakt, Kisha Katolike në Gjermani është pronare e qind përqindët e shtëpisë botuese Weltbild, nëndega e së cilës, Blue Panther Books, publikon tituj si: “Interneti për Zemërgjerat” , ose “Lavirja e Avokatit”, ose “Porno Konti”.

Njëkohësisht, Weltbild është edhe shtëpia më e madhe librare në Gjermani, edhe pse gjykuar për nga përmbajtja e ofertës së saj është shumë vështirë të konkludohet se është në pronësi të Kishës Katolike.

Përveç pornografisë, Welbild shet edhe libra për satanizmin, magjinë e zezë, ezoterikën, madje ofron edhe serialin për Harry Potter’in, të cilin si libër antikatolik dikur e cilësonte edhe vetë Papa Benedikti i XVI.

Arsyeja për këtë lloj qasje është tejet prozaike: me publikimin e titujve të tillë shtëpia Welbild, gjegjësisht Kisha Katolike, fiton shkëlqyeshëm. Weltbild ndërkaq është një kompani bukur e madhe, ngase ka të punësuar mbi 6,000 njerëz dhe , pas Amazonit, radhitet si shtëpia e dytë botuese online në Gjermani.

Nëpërmjet Weltbild Kisha Katolike kështu mban afro 20 përqind të tregut të madh të librave në Gjermani, përderisa përfitimi material matet me miliona euro, të cilat në fund përfundojnë në xhepin e Kishës.

Kundër një qasje të tillë dyfytyrëshe të Kishës ndërkohë janë rebeluar edhe besimtarët e saj, gjithnjë e më të pakët në numër, kështu që revista katolike ‘Pur’ kohë më parë publikoi një ballinë të madhe, me pyetjen: “Peshkopët, si Producentë pornografik?”

Deri më tani Kisha ende nuk është prononcuar publikisht për skandalin, megjithëse duket se mediat gjermane po kënaqen me këtë situatë. Kështu, gazeta konservatore ‘Die Welt’ shton pyetjen:

“Për çka athua i shërben titulli ‘Takat e Mia të Kuqe’ anëtarit të Këshillit Drejtues të Welbild, Pater Langendörfer’it, i cili njëkohësisht është edhe sekretar i Konferencës Gjermane të Peshkopëve?

A duhet, ta zëmë, që peshkopi Mussinghoff të dijë se ‘Përse Meshkujt Ejakulojnë shpejtë, përderisa gratë e aktrojnë orgazmën?’. Mund të shtrohen edhe shumë pyetje të tjera të ngjashme”.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  Androo 16.12.11 19:27

Krishterizmi - Ndryshe Gjerabuzim

Skandali, mijëra fëmijë të dhunuar nga priftërinjë në Hollandë

Më mijëra minorenë në Hollandë kanë vuajtur që nga ngacmimet seksuale deri dhe tek përdhunimet nga të punësuar të institucioneve katolike në Gjermani. Sipas agjencisë së lajmeve BBC, një raport i nisur që nga vitit 2010 nga një grupim humanitar nxjerr në dritë rastet e abuzimeve që nga vitit 1945.

Abuzimet kanë ndodhur duke filluar që nga shkollat fetare, institutet e ndryshme për fëmiëj dhe duke përfunduar tek Kishat. Sipas të dhënave një në pesë fëmijë në institucionet katolike gjermane kanë vuajtur nga abuzimet seksuale.

Fillimisht u analizuan 1800 ankesa abuzimesh, u identifikuan 800 abuzues nga të cilët 100 janë ende gjallë. Sipas raportit 10- 20 mijë minorenë janë abuzuar nga drejtuesit apo punonjësit e institucioneve gjermane katolike që nga vitit 1945 deri në vitin 1981. Nga viti 1981 deri në vitin 2011 pothuajse një mijë adoleshent janë abuzuar nga priftërinjtë apo punonjës të tjerë në shërbim të Kishës.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Krishterimi ndryshe - 2

Mesazh  Gon! 29.12.11 12:08

Rrahje masive mes priftërinjve

Krishterizmi - Ndryshe Rrahje-prifterinj

Policët e trazirave u detyruan të ndërhyjnë në vendlindjen e Jezu Krishtit pasi më shumë se 100 murgj e priftërinj u përfshinë në një përleshje. Priftërinjtë ortodoksë grek dhe ata armenë nisën të gjuajnë me shkopinj dhe me grushta brenda Kishës së Lindjes në Betlehem për shkak të zënkave për territorin brenda kishës.

Klerikët po e pastronin Kishën për tu përgatitur për Krishtlindjet ortodokse në fillim të janarit, kur shpërtheu përleshja.

Një zyrtar i policisë tha se ky problem ndodh çdo vit. Asnjë person nuk u arrestua për shkak se të përfshirët në zënkë janë njerëzit e Zotit. Kisha administrohet nga Katolikët Romanë, Ortodoksët Grekë dhe Klerikët armenë.

Kisha 1700 vjeçare është në gjendje të mjeruar pasi palët nuk bien dakord se kush duhet të paguajë për kostot.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishterizmi - Ndryshe Empty Re: Krishterizmi - Ndryshe

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi