EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

+11
ILIRA
Ushtari i krishtit
Gon!
Odin
rebelisistemit
Berti69
beno
KhalidVL
Uliks
Luli
Estilen
15 posters

Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Estilen 24.10.10 17:47

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë 31410110


Një formulë për matjen e shkallës së rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe Kosove


Siguria e një vendi varet nga raporti i forcave në një peshore, në të dy anët e së cilës janë dy grupe të shoqërisë. Njëri grup janë forcat e sigurisë së këtij vendi, ushtria, policia,

shërbimi inteligjent. Grupi tjetër janë ata njerëz në shoqëri të cilët, për nga bindjet që kanë përbëjnë një forcë potenciale, e cila mund të ndërmarrë veprime të armatosura për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues dhe marrjen e mbajtjen e pushtetit me forcë. Logjika të thotë se siguria e një vendi fillon të kërcënohet seriozisht kur grupi i dytë, ai që është i prirur për veprime të dhunshme, fillon e i afrohet numerikisht grupit të parë, pra forcave të sigurisë.

Kjo është shkalla e parë e rrezikut. Shkalla e dytë është kur të dy grupet barazohen numerikisht, ose gjenden në një raport të përafërt. Shkalla e tretë e rrezikut është kur grupi i prirur për veprime të dhunshme, e kapërcen numerikisht të parin, atë të forcave të sigurisë. Më tutje rreziku mund të ketë edhe shkallën të tjera, si atë të katërt, kur grupi i dytë e kapërcen dyfish të parin, shkallën e pestë, kur grupi i dytë e kapërcen trefish të parin e kështu me radhë.

Si paraqitet gjendja nga pikëpamja e kësaj analize, sa i përket rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe në Kosovë? Në Shqipëri sot forcat e sigurisë përben nga Ushtria, Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe SHISH. Me reformat e fundit Ushtria, e cila prej këtij viti është vetëm profesioniste, në letër është përcaktuar të ketë 13 500 veta. Nga ushtarakët profesionistë, 3100 janë oficerë, 3800 janë nënoficerë, ndërsa 4500 janë ushtarë profesionistë.

Numri i oficerëve dhe nënoficerëve është plotësuar, ndërsa numri i ushtarëve profesionistë është parashikuar që të arrijë në 4 200 veta në 2011. Kështu që efektivi i përgjithshëm ushtarak do të arrijë në 11 400 veta. Policia e Shtetit ka një efektiv prej 9700 vetash. Garda e Republikës ka një efektiv prej 1000 vetash. SHISH ka 800 veta. Kështu, forcat e sigurisë së Shqipërisë, gjithsej i kanë 23 000 veta.

Në anën tjetër të peshores së sigurisë, përballë tyre gjenden rreth 10 000 njerëz me bindje militante islamike, të cilët janë në moshë aktive. Këtu fjalën nuk e kam për të gjithë besimtarët muslimanë, por për ata që kanë prirje për t’ u përfshirë në një lëvizje të armatosur islamike në Shqipëri. Unë kam arritur tek përfundimi se në Shqipëri ka rreth 10 000 njerëz me bindje prej radikalësh islamikë, nga shumë të dhëna, të llojeve të ndryshme, që nuk është vendi të diskutohen këtu. Nga pikëpamja e formulës që propozova në fillim të këtij shkrimi, në pamje të parë duket se nuk ka arsye për t’ u shqetësuar shumë. Grupi radikal islamik është sa 43% e numrit të forcave të sigurisë së vendit.

Por, në një pikëpamje më të thelluar, e cila është dhe më e sakta, mund të thuhet se ajo që ka vërtet rëndësi është raporti numerik mes pjesës operative të forcave të sigurisë së një vendi, pra asaj që është e aftë të angazhohet drejtpërdrejt në veprime luftarake, nga njëra anë, dhe grupit të radikalëve me prirje të dhunshme, në anën tjetër. Ky dallim vlen vetëm për grupin e parë, atë të forcave të sigurisë, ku një pjesë e madhe e personelit përbëhet nga punonjës të logjistikës, të cilët nuk duhen llogaritur në veprime luftarake.

Sa i përket grupit tjetër, atij të radikalëve të dhunshëm, nuk ka përjashtime të këtij lloji. Nga 23 000 pjesëtarët e forcave të sigurisë së Shqipëri, jo më tepër se gjysma duhen llogaritur si forcë operative, e aftë për të ndërmarrë veprime konsistente, në rastin e një konflikti të armatosur me një grup masiv në shoqërinë shqiptare. Nga kjo
pikëpamje, duket se jemi pranë arritjes së një ekuilibri force mes dy grupeve, atij të forcave të sigurisë, dhe atij të radikalëve islamikë.

Numri sigurisht që nuk përkthehet automatikisht në forcë, se rëndësi ka edhe armatimi, dhe forcat e sigurisë janë të armatosura relativisht mirë, ndërsa radikalët islamikë do ta kenë të vështirë që të sigurojnë armatimin e nevojshëm për të sfiduar forcat e sigurisë.

Kjo përfundim vjen nga supozimi se radikalët islamikë në Shqipëri do të mbështeten me armë dhe para vetëm nga qendrat fundamentaliste në botën islame, të cilat do ta kenë të vështirë që të sjellin armë në sasi të madhe, në Shqipëri. Por një lëvizje e armatosur islamike në Shqipëri mund të mbështetet edhe nga qendra jashtë botës islame. Ajo mund të sponsorohet nga vendet fqinje me Shqipërinë, pavarësisht se Shqipëria është anëtar i NATO.

A nuk u zbulua me rastin “Oçalan” ajo që në fakt dihej, se Greqia një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO mbështeste me para dhe armë lëvizjen terroriste kurde në Turqi, një vend anëtar i NATO? Serbia dhe Greqia mund ta sponsorojnë një lëvizje të armatosur islamike në Shqipëri, duke e furnizuar me armë dhe para, madje edhe pa e marrë vesh këta të fundit se kush po i ndihmon në të vërtetë.

Serbia dhe Greqia kanë interes që ta bëjnë këtë gjë, se këto vende nuk e kanë pranuar kurrë ekzistencën e shtetit shqiptar, dhe një lëvizje të armatosur islamike në Shqipëri do ta shikojnë si një rasti të mirë për të përmbushur aspiratën e tyre historike, për shpërbërjen e këtij shteti.

Por sponsorimi i lëvizjes së armatosur islamike në Shqipëri mund të bëhet edhe nga vende të tjera europiane, të cilat për interesa të ndryshme, kanë dhënë prova se zbatojnë skenare terroriste në trojet shqiptare. Nj? shembull sesi edhe sh?rbimet sekrete t? vendeve demokratike perëndimore instrumentalizohen p?r q?llime terroriste, e pat?m n? Kosov?, ku n? n?ntor 2008, ndodhi n? atentat terrorist me nj? shp?rthim n? Zyr?n Civile Nd?rkomb?tare. Me k?t? rast policia e Kosov?s arrestoi tre gjerman? si autor? t? shp?rthimit, dhe deklaroi se p?r k?ta persona kishte prova fal? nj? videoregjistrimi. Qeveria gjermane ushtroi presion t? madh dhe ata u liruan. Por u v?rtetua se pas shum? akteve terroriste n? Kosov? qendrojn? edhe sh?rbimet sekrete per?ndimore. Sh?rbimi sekret gjerman BND, n? k?t? koh? kur Gjermania dhe Rusia gjenden n? nj? epok? afrimi t? madh fal? interesave ekonomike t? p?rbashk?ta, duket se ?sht? instrumentalizuar nga ndonj? zyrtar gjerman i cili ka marr? para nga lobist?t rus? n? Berlin.

Dikush mund t? thot? se k?tu nuk ka faj qeveria gjermane. Por e r?nd?sishme ?sht? ajo q? ndodh, dhe ajo q? ndodhi ?sht? nj? akt terrorist. Qeveria gjermane dhe institucionet e tjera të shtetit gjerman, në vend që ta hetonin ngjarjen dhe përgjegjësit, e mbyllën atë, çka është shumë kompromentuese.

Nëse tash mund të flitet për rrezik të shkallës së parë dhe të dytë, të terrorizmit islamik në Shqipëri, sipas formulës që ofroj unë, në të ardhmen e afërt është e sigurt se ky rrezik do të rritesh duke kapërcyer shkallët. Kjo për një arsye të thjeshtë, demografike.

Radikalët islamikë në Shqipëri janë një grup i shoqërisë që martohen në moshë të re dhe lindin shumë fëmijë. Familjet e tyre nuk e praktikojnë abortin. Fëmijët e tyre ata i edukojnë me bindje fundamentaliste islamike. Kështu që, në 3-5 vitet e ardhshme duhet pritur dyfishimi dhe trefishimi në numër i grupit aktiv islamik të rrezikshëm për sigurinë e vendit, derisa një pjesë e madhe e fëmijëve të tyre do të arrijnë në moshë aktive për veprime të dhunshme, shkurt kur mund të jenë moxhahidinë.

Duke llogaritur rritjen demografike të këtij grupi shoqëror, duhet pritur që ai brenda dhjetë viteve të ardhshme të tre-katër fishohet. Kështu, brenda disa viteve ky grup shoqëror do të kapërcejë në numër forcat e sigurisë së vendit, si në shifër absolute, ashtu dhe në shifrën e pjesës operative të tyre. Brenda dhjetë vitesh kjo epërsi do të bëhet dërmuese.

Në çdo shoqëri, kur një grup militant dhe i margjinalizuar shikon se ka epërsi numerike ndaj pjesës aktive të shoqërisë, ai joshet të përdorë forcën për të marrë nën kontroll shoqërinë.

Dhe kur ky grup shikon se ka mbështetje nga jashtë, ai nuk ka më dilemë, e vepron sipas shprehjes së famshme të Churchill: Give us the tools and we will do the job! Shkurt, beteja me radikalizmin islamik në Shqipëri është e paevitueshme.

Çështja është nëse ajo do të bëhet sot, kur ende raporti i forcave është i tillë që beteja mund të fitohet, apo nesër kur përmbysja e raportit të forcave do ta bëjë të pashpresë betejën. Shkurt është e nevojshme një luftë preventive kundër radikalizmit islamik në Shqipëri, një luftë e ngjashme me ato që zhvillon Izraeli në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban.

Mënyra më efikase për zhvillimin e kësaj lufte është nxjerrja jashtë ligjit e fesë islame në Shqipëri dhe mbyllja e të gjitha objekteve të saj të kultit. Bashkësia Islame e Shqipërisë, siç quhet tash Komuniteti Musliman, mund të thotë se nuk është fajtore për atë se ka radikalë islamikë në Shqipëri, por është ekzistenca e fesë islame dhe e objekteve të saj të kultit në Shqipëri, që ka siguruar logjistikën e radikalizmit islamik në Shqipëri. Pra, jo të gjithë muslimanët shqiptarë (me muslimanë këtu kuptoj praktikanët) janë terroristë potencialë, por të gjithë terroristët nesër do të jenë muslimanë. Logjika e luftës preventive të çon këtu.

Në Kosovë gjendja paraqitet edhe më keq. Forcat e sigurisë së Kosovës (në tërësi) përbëhen nga Forca e Sigurisë e Kosovës (ushtria), e cila ka 2500 veta në trupë, ku përbërja është shumëetnike, me një përfaqësim të shpërpjestuar të minoriteteteve, në dobi të këtyre të fundit.

Shërbimi Policor i Kosovës ka rreth 9000 veta, ku përbërja është shumëetnike, me një përfaqësim të shpërpjestuar të minoriteteteve, në dobi të këtyre të fundit. Kështu, forcat e sigurisë vendore të Kosovës përbëhen nga rreth 12 mijë veta. Forcat ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, pritet që të zvogëlohen në numër, duke zbritur KFOR nga 9700 veta sa ka sot, në 4000 veta në 2011.

Përveç tyre, në kuadër të EULEX ka 1400 policë ndërkombëtarë. Kështu që gjithsej në Kosovë, në 2011 do të ketë 5400 veta në kuadër të forcave ndërkombëtare të sigurisë. Gjithsej, forcat e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare do të kenë 17 mijë veta. Përballë tyre qëndrojnë rreth 30 000 radikalë islamikë. Kjo do të thotë se në Kosovë që tash balanca e forcës anon kah radikalët islamikë.

Nëse në Kosovë do të fillojë një lëvizje e armatosur islamike, forcat e sigurisë, si vendore dhe ndërkombëtare, do të relativizohen shumë, për dy shkaqe. Mes forcave të sigurisë vendore të Kosovës, nuk mund të mos ketë një numër njerëzish me bindje prej radikalësh islamikë.

Në anën tjetër, pjesa më e madhe e ushtarëve të KFOR dhe të policisë së EULEX janë nga vende të cilët nuk kanë asnjë dëshirë të përzihen në veprime ushtarake kundër një lëvizjeje të armatosur islamike. Në këtë rast pjesa më e madhe e vendeve që kanë kontigjente ushtarako-policore në kuadër të KFOR dhe EULEX do t’ i tërheqin ato.

Logjika të thotë se nëse fillon një lëvizje e armatosur islamike në njërin vend, në Shqipëri apo Kosovë, ajo do të përhapet edhe në vendin tjetër.

Në Shqipëri dhe në Kosovë do të vijnë të tërhequr si nga një magnet moxhahidinë nga vendet islamike, të cilët Greqia, Serbia dhe Maqedonia, do t’ i ndihmojnë të hynë në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo do ta përmbysë përfundimisht balancën e forcës në favor të lëvizjes së armatosur islamike.

Tirana dhe Prishtina do të bien si dikur Kabuli në dorë të talebanëve. Serbia dhe Greqia do të inskenojnë disa atentate terroriste islamike në territorin e tyre, ashtu që Serbia të mund të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë, por edhe në Shqipëri, ndërsa Greqia në Shqipëri. Edhe Maqedonia nuk do të mbetet pas dhe do të ndërmarrë veprime ushtarake kundër shqiptarëve të atjeshëm, madje do të ndërhyjë ushtarakisht edhe në Shqipëri, duke krijuar një vijë të mbrojtjes strategjike.

Kështu do të krijohet një situatë ku do të bëhet spastrim masiv etnik i shqiptarëve muslimanë (atyre që quhen të tillë thjesht se dikur, në kohën e pushtimit osman, të parët e tyre u detyruan me dhunë të kthejnë fenë) nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Europa, e cila është gjithmonë e më e shqetësuar për rritjen e emigracionit nga vendet islamike, nuk do t’ i pranojë ata, kështu që do të përfundojnë në Turqi, e cila ka interes t’ i vendosë në zonat e banuara nga kurdët. Hapësira shqiptare e mbetur bosh do të ndahet mes Serbisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Ajo që nuk u bë dot në 1912-1913, do të ndodhë diçka më tepër se 100 vjet më pas.


Kastriot Muftaraj
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Luli 26.10.10 14:37

Islami radikal shfrytëzon varfërinë në Ballkan

Dhjetë vjet pasi luftërat rishkruan hartën politike të Ballkanit, janë rritur shqetësimet për ndikimin e Islamit radikal në rajon, thekson "National Public Radio", që e transmetoi REL.

Arabia Saudite, vendet e Gjirit Persik dhe misionarë të vehabistëve islamikë kanë derdhur shuma të mëdha parash në Bosnjë dhe Kosovë. Objektivë e tyre ishte popullata e re, e zhytur në varfëri, papunësi dhe korrupsion.

Xhamia e Mbretit Fahd në Sarajevë është ndërtuar pas luftës në Bosnjë. Koston e saj prej 30 milionë dollarësh e ka mbuluar Arabia Saudite. Ajo ka një stil të Lindjes së Mesme, që kombinohet me gurë të trashëguar nga arkitektët otomanë.

Qendra të shumta bamirëse nga Arabia janë vendosur në Bosnjë dhe kanë ndihmuar në ndërtimin e 150 xhamive, për të sforcuar kështu Islamin. Por, pas sulmeve të 11 Shtatorit, autoritetet e Sarajevës i goditën dhe 14 sosh u mbyllën.

Burimet e zbulimit perëndimor thonë se komuniteti islamik në Bosnjë – i cili gjithmonë ka praktikuar një formë më të moderuar të fesë – dalëngadalë ka rimarrë kontrollin e xhamive.

Këtë e pohon edhe Ahmed Alibashiq, profesor në Universitetin e Sarajevës. Islami i huaj në Bosnjë është zbehur, thotë ai.

“Njerëzit janë duke shkuar prapa dhe duke thënë: në rregull, ne duhet të shohim prapa dhe të shqyrtojmë traditën tonë mistike. Kjo është devotshmëri personale”, shton ai.

Sot, në lagjen e vjetër Baskarsia të Sarajevës, birrat dhe verërat qarkullojnë lirisht nëpër restorante, ndërsa vetëm disa gra janë të mbuluara.

Por, burimet perëndimore të zbulimit paralajmërojnë se vazhdimi i jostabilitetit ekonomik dhe social mund të çojë në rritje të ekstremizmit.

Kjo frikë përshkon gjithë Ballkanin – një rajon ky i rimëkëmbur nga dhimbjet e tranzicionit post-komunsit dhe nga kriza ekonomike globale.

Një nga vendet më të rrezikuara është Kosova, ku papunësia kap shifrën 45%.

“Ajo çfarë kam parë unë gjatë 10 vjetëve të fundit ka qenë një infiltrim i fortë i parave të Arabisë”, thotë Flaka Surroi, pronare e kompanisë së pavarur “Koha”.

“Ata kanë identifikuar njerëzit më të varfër të komuniteteve, u kanë ofruar atyre një rrogë të qëndrueshme çdo muaj, vetëm për t’u mbuluar dhe për të vepruar sipas ideologjisë së tyre”, thotë ajo.

Xhamia e Hasan Begut në qytetin e Prishtinës është fare e re dhe është financuar nga Arabia Saudite.

Në lutjet e së premtes marrin pjesë kryesisht njerëz të rinj – meshkuj me mjekra dhe gra të mbuluara. Por, megjithatë, ata janë të gatshëm të bisedojnë me gazetarët e huaj.

Tradicionalisht në Kosovë, feja nuk ka qenë shumë e rëndësishme. Por, ekonomia e dobët, varfëria në rritje dhe korrupsioni kanë shtyrë njerëzit t’i kthehen asaj.

Autoritetet e Kosovës u kapën në befasi nga demonstrata e kohëve të fundit, ku mijëra njerëz protestuan kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për ndalimin e shamisë nëpër shkollat publike.

Ilir Deda është njëri nga themeluesit e një partie të re politike, e cila ka për qëllim të luftojë korrupsionin dhe të vendosë sundimin e ligjit.

“Institucionet nuk janë marrë me këtë çështje”, thotë ai. “Islami radikal është një nga rreziqet më të mëdha për Kosovën, sepse ata kanë për synim ndryshimin e strukturës sonë shoqërore”, thotë Deda.

Sipas tij, në dhjetë vjetët e fundit, bamirësit e Lindjes së Mesme kanë investuar rreth 800 milionë dollarë në Kosovë. Që vendi të shkojë përpara, Deda thotë se këto lidhje duhen shkatërruar.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Uliks 05.11.10 16:52

Edhe une pajtohem me faktin se eshte duke ju kanosur si Shqiprise edhe Kosoves rreziku nga terrorizmi Islamik.

Dhe ketu nuk kemi nevoj per diskutim se fakte kemi ka ta kthesh koken.Sheh njerz qe nuk mund te ju thuash as Shqiptar as Turq e as Arab.Por çfare dreqin jane keta njerz me pamje Djallezore. Te pa pare kurre me heret ne trojet shqiptare.

Dhe per mendimin tim keta indivd apo grupe nuk jane as Mysliman e as Shqiptar te vertet.

Por shkurt dhe thjesht kete e bejne nga demberlleki per te mos punuar dhe e shesin me falni ne shprehje b... per pak Leke.

Une nuk jam nje antifetar perkundrazi e çmoj dhe respektoj fene Myslimane se edhe vet i perkas fese islame. Qe pa dyshim esht fe e pranuar dhe e zbritur nga Zoti.

Por jam kunder ketyre indivdeve qe as vet nuk e din se nga kush dhe nga ku vijne ato te holla qe i marrin.

Nuk shkruan libri i shenjt KURANI, qe te krijojm banda terroriste e ta permbysish shtetin tone qe dihet se sa gjaku eshte derdh e sa jetim te gjore jetojne pa asnjerin prind.

Nuk shkruhet ne KURAN qe tja kthejm tyten e pushkes mikut.Qe per mendimin tim historia shqiptare ende nuk ka pasur ndonje mik me te madh se SHBA-t.E as nuk shkruan KURANI qe te marrim leke duke u rrezitur ne diell JO JO SE PUNA ESHTE FARS.

Dhe sipas mendimit tim duhet qe sa me shpejt te ndermirret diçka serioze ndaj ketyre bandave qe qerdhen e kane ne SERBI, GREQI DHE IRAN.
Uliks
Uliks

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  KhalidVL 05.11.10 20:35

Z Uliks nuk dihet se kush eshte ai qe e ka shitur b... ne kete mes!

Nuk ekziston si koncept terrorizmi ne fene Islame!Perse thua per muslimanet qe nuk dihet se cfare jane?A nuk kane dhe besimtaret e feve te tjera simbolet e tyre?

A nuk jane prifterinjte (sidomos ata otodoks) me mjeker dhe me veshje krejt te ndryshme nga popullsia shqiptare?Ti per vete vishesh me fustanelle dhe poture, qe i quan ata qe s'vishen ne menyre traficionale shqiptare me pamje djallezore?

Kushdo mund ti shohi muslimanet ne rruge, veshjet e tyre jane shume te thjeshta!Muslimanet jane ata qe po u fusin tmerrin gjakpiresve te botes!

Asnje musliman nuk ka bere ndonje sulm ne SHBA ose Europe, eshte thjesht propagande!
11 shtatori, sulmet ne metrone e Londres!'Arrestimet' e bujshme para pak kohe te folura ne media!Asnje emer i te arrestuarve nuk u dha!

Muslimanet nuk kane lidhje fare me keto!Por ashtu si ne media, ne filma dhe kudo qe te munden atyre qe nuk u behet vone per ty dhe mua thone se muslimanet jane terroriste!Skeme e vjeter kjo e te venit te vetes ne rolin e te sulmuarit pabesisht!Keshtu qe me mire per cdo njeri te vere ne veprim mendjen e tij!

Muslimanet jane te vetmit qe nuk zbatojne kamaten, tokat e tyre jane te pasura me nafte, kercenojne ekzistencen e Izraelit i cili nuk ka lene konvente nderkombetare pa thyer!Madje dhe kufijte zyrtar nuk i ka te percaktuar pasi synon qe kufiri lindor i tij te perfshije tokat deri ne kufi me Iranin(!).

Arsye te medha keto qe te fillojne luften e III boterore, pa u shmangur nga plani i djajve prej njerezve si Pike, megjithese pak me vonese!
Perdoreni trurin tuaj mos ji thjesht pluhur qe shkon nga fryn era!
avatar
KhalidVL

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Uliks 06.11.10 10:21

Haha, faktet flasin, boll ma nuk po e zgjasim.
Une u mundova me ate timen qe ne menyre sa me te shkurt e te thjesht ta sqaroj se çfare mendoj une. Por patjeter eshte ligj fetar e moral qe te degjohen dhe rrespektohen edhe mendimet e sygjerimet e rrethit se ku jetojm.
Ju pergjigja pyetjes ne menyre sa me te shkurt e te qart duke u munduar qe mos te dal prej temes.
Pra edhe njeherit shpreh mendimin tim Shqiprise dhe Kosoves me se shumti eshte duke ju kanosur rreziku nga shqiptaret e vet quajtur mysliman.
Po tia bejsh nje pyetje edhe nje femiu jam i bindur se do tu pergjigjet keshtu si une.
A nuk eshte fakt qe kosovaret paguhen e marrin rroga per te prishur rendin dhe qetesine neper Xhamia.
Mos ta zgjati shume se jam i bindur se edhe vet e din zotri K..A nuk esht e vertet se vllavritemi per faktin se ti na qenke Mysliman e une Katolik.
Po fakt esht se shqiptaret marrin rroga per ta prishur rendin dhe qetesine e per t'i ftohur mardheniet edhe jo aq te mira qe i kemi me Evropianet kur dihet fakti se edhe 5 shtete te BE.. ende nuk e kan njoftur pavaresine e Kosoves .
E ende nuk e kane njohur edhe shume e shume shtete Arabe qe derdhim gjak ne shqiptaret per ta.
Zotri K..nuk me intereson edhe shum puna e Iranit, Izraelit dhe Irakut se sa me brengos kjo e shkretes Shqiperi, te mjere qe nuk ka lene qen pa e kafshuar.
Po ti kqyrim ne punet ne shtepine tone e ta kqyrim se kush na paska fajet femiu im apo ai i kojshis dhe denimin te ja japim vertet atij qe e meriton.
Besoj se historia nuk do na ishte perseritur qe per fat te keq gjithmon ka ndodhur tek ne.
Trimin vraje hakin mos ja ha, me mire me Amerik e Izreal se me Iran e Irak qe plumbat e tyre deri dje morren jeten sa e sa familjeve tona.
Lus zotin qe drejtesine ta qet sa me shpejt ne shesh sidoms per ne shqiptaret se shume te hekshem jemi te gjorit ne.
Uliks
Uliks

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  KhalidVL 06.11.10 22:24

Per Punen e Shqiperise muslimanet jane ata qe e kane mbrojtur nga asimilimi greko sllav gjuhen dhe kulturen shipe!
Muslimanet e kane detyre fetare mbrojtjen e vendit te tyre!N vendet muslimane te krishteret jane 100 here me te lire te ndjekin fene e tyre sesa muslimanet ne vendet e krishtera!

Mua mos mu drejto zoti K.
Ne do ta dish kush jam,me quajne Eduard Gjolek Devollaj!Banoj ne Vlore dhe per te mbrojtur vendin tim(jam musliman) do te jepja dhe jeten!
Une nuk thash se nuk ke te drejten e fjales, vetem denoncova shpifjet qe kishte shkruar K.Myftaraj!

Sigurisht qe nese ia ben pyetjen edhe nje femije do te thote qe ata muslimanet jane rreziku!Kur e thone dhe gazetare e 'studiues' vaj halli te tjere!Por...rreziku i vertete jane ata qe i shperndajne keto ide, duke i perseritur kudo sa here te munden, duke bere filma dhe kryeartikuj per kete!

Jane ata qe mbeshtesin deklarimet e homoseksualitetit ne TV show, jane ata qe fusin libra corientues ne shkollat fillore(corientime ne aspektin seksual,me dogmat e tjera pothuajse jemi mesuar) jane ata qe thone keta jane emrat e terroristeve Muhamed, Ahmed nga Siria, Libani , Pakistani , Arabia etj pa kurrefare fakti!

Jane ata qe vendosin bombat ne stacione, qe punesojne korriere muslimane dhe i hedhin ne ere armiku i vertete i njerezve!

Jane ata qe ndikojne ne arsyetimin e njerezve me ane te medias, krijojne konfuzion per ti kthyer njerezit ne bageti, ne sherbyes te tyre!

Me krijimin e qeverise Globale, mikroçipave qe planifikohen tu vendosen njerezve synojne ne kthimin e njerezimit ne kopene e tyre te bagetive duke ditur moshen, te ardhurat vendbanimin, pasurine e pergjithshme duke varrosur njehere e pergjithmone lirine e te drejtat e njeriut!

Kur i kane sjell te keqe Shqiperise dhe Kosoves muslimanet?

Gjithmone ne te gjitha lufterat qe ka bere Shqiperia dhe Kosova kane qene ne ballë te saj per lirine e vendit!
avatar
KhalidVL

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  beno 15.11.10 2:18

Kastriot Myftaraj, me keto shkrime tenton qe te mare profetesi mbi vete dhe te terheq vemendje, nen moton , po kundershtove fene Islame je me “in” do lakohesh me teper ne media!
Idea e tije: “reziku nga nje kryengritje e armatosur, e radikaleve islamik” eshte vetem nje shperlarje truri per gjithe ata kundershtar te islamit.
K.M po i referohet nje tubimi te disa myslimaneve ne nje shesh ne nje qytet te shqiptaris, e qe numri i tyre arrinte mbi 10.000, se: po vendosen keta te bejne nje kryengritje, jane ne numer me te madhe se i gjithe aparati i siguris shteterore!!!!
Cfar idioti me plotkuptimin e fjales???
Partia socialiste cdo muaj po ben protesta (gati) numri i tyre arrin ne 500.000 (thuhet ne media),,,e tash ne duhet te kemi frige se po u armatos ky grup, do rxoji pushtetin me dhune???
Nese dikush perdor Islamin si shkas per te bere shkatrim mbi dhe, kete e ka gabim,,,, ne asnje mesim fetar nuk i lejohet nje myslimani te mirfillt te fitoj dichka me dhune, aq me pak nje pushtet!
beno
beno

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Berti69 03.03.11 21:40

Sulmi i Frankfurtit pa dyshim terrorist

Plumbat kundër ushtarëve amerrikanë në Aeroportin e Frankfurtit kanë qenë vepër e një islamisti.

I riu Arid Uka, nga Kosova me banim në Frankfurt e ka pranuar veprën, bëri të ditur ministri i Brendshëm i landit të Hessenit, Boris Rhein.

Sipas rezultateve të deritanishme të hetimeve akti është kryer nga një person radikalizuar pa lidhje më ndonjë rrjet terrorist apo celulë terroriste. Sipas vlerësimeve të ekspertëve ky është sulmi i parë vdekjeprurës me sfond islamik në Gjermani.

"Për shkak të rrethanave të ngjarjes ka dyshime se ky në rastin e këtij atentati kemi të bëjmë me një vepër me motive islamike", tha Prokurorja e Përgjithshme e Gjermanisë Monika Harms.

Ajo tha se të premten në mëngjes do të mbahet një konferencë shtypi dhe do të bëhen publike të dhënat për hetimet e deritanishme. Hetimet e autoriteteve gjermane po mbështeten edhe nga autoritetet amerikane.

Sipas MPB të landit të Hessenit, ku gjendet edhe aeroporti i Frankfurtit, 21-vjeçari e ka pranuar ndërkohë veprën.

Ai tha gjithashtu se sipas hetimeve të para bëhet fjalë për një islamist të radikalizuar, i cili me sa duket ka vepruar si individ dhe që sipas hetimeve të deritanishme nuk duket se ka pas vetes ndonjë rrjet terrorist.

Pas atentatit të djeshëm policia federale ka shtuar kontrollet dhe praninë në aeroportin e Frankfurtit. /dw/


Aridi i pranon vrasjet

Arid Uka, 21-vjeçar, i njohur me emrin Abu Reyyan, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm gjerman, Borid Rhein, dhe ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.

Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt.

Një shok i klasës ka thënë për Bild se “Aridi është shumë i qetë, por i rezevuar. Nuk kishte miq”, transmeton Indeksonline.

Dy ushtarët e plagosur vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Nga Jeton Musliu
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Vizitor 06.03.11 14:30

Allahu ne kuran thote ta vrasesh nje njeri eshte sikur ta vrasesh tere njerezimin ta shpetosh nje njeri eshte si ta shpetosh tere njerezimi.

Kshtuqe kta njerz nuk konsideroj qe jane muslimane dhe kurre sdo te jene.

Gjithashtu konsideroj qe qdo gje eshte e pergaditur nga Shba dhe Qifutet me qellim qe islamit tja japin nje fytyre tjeter por do ta kene te kote se Allahu do ta mbron fen e vet dhe e ka mbrojtur pasi qe eshte e vetmja fe e cila i ka rezistuar kohes dhe njerz ta paskrupullt qe tentojne ta ndryshojne ate ashtu siq ndryshuan biblen, tevratin, ingjilin e zeburin.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Luli 16.03.11 19:35

Shqiptarët pa identitet kombëtar: një kthim te Mesjeta

Nëse do të kishim një identitet kombëtar më të fortë, do të ishte e vështirë që lëvizjet fundamentaliste fetare të rekrutonin qytetarë e të siguronin mbështetje publike.


Çështja e përfshirjes së pyetjeve për kombësinë dhe fenë në regjistrimin e ri të popullsisë në Shqipëri, ka rivënë në qendër të vëmendjes zbehjen dhe sabotimin që po i bëhet identitetit dhe çështjes kombëtare prej përfaqësuesve kryesorë të elitës politike shqiptare. E njëjta kastë në pushtet që sikurse e dëshmoi edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i fali Greqisë një pjesë të hapësirës detare të Shqipërisë, ka vendosur që të trazojë keq dhe nëpërkëmbi akoma më tej identitetin kombëtar shqiptar pa u ndërgjegjësuar aspak për impaktin negativ e afatgjatë që ka për të shkaktuar.

Pas paqes së Dejtonit, çështja kombëtare shqiptare ka qenë padyshim në qendër të vëmendjes së Ballkanit dhe komunitetit ndërkombëtar. Lufta në Kosovë, e pastaj në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, bëri që një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar ta konsideronte nacionalizmin shqiptar si një kërcënim stabiliteti dhe bën presion të madh që kërkesa legjitime e popullit shqiptar për liri, barazi e jetë me dinjitet në trojet e tij të zbehej sa më shumë për hir të stabilitetit.

Këtë kërkesë e pritën me kënaqësi të madhe elitat e krimbura politike shqiptare, të cilat rendën me ngut që t’u serviloseshin ndërkombëtarëve duke garuar kush e kush dukej më antinacionalist. Të njëjtën gjë bënë edhe eksponentë kryesorë të shoqërisë civile që e panë këtë retorikë antipatriotike, si një mënyrë të mirë për të vjelë fonde nga të huajt.

Padyshim që Shqipëria nuk duhej të ngelej peng i mllefeve të së kaluarës historike apo të bëhej pjesë e ksenofobisë dhe shovinizmit që kanë karakterizuar fqinjët tanë, mirëpo zelli i madh i retorikës antinacionaliste, kombinuar edhe me rrethana të tjera kontekstuale, ka bërë që identiteti kombëtar shqiptar të jetë zbehur e venitur shumë më tepër sesa do u duhej edhe vetë ndërkombëtarëve.

Një ndër gjerat që shpesh keqkuptohet në Shqipëri është se pavarësisht nga retorika kozmopolitane, ende nuk njihen shembuj alternativë të shtet-kombit. Është e vërtetë që deri diku Bashkimi Europian po e sfidon deri diku dimensionin shtet-komb në këmbim të një identiteti të ri supra-nacional. Mirëpo thellimi i integrimit është ende një proces në rrugë e sipër dhe shtetet anëtare vazhdojnë të kenë një identitet kombëtar të theksuar.

Me pak fjalë është e vështirë të funksionojë shteti pa kombin. Identiteti kombëtar është ai që u jep qytetarëve një ndjesi solidariteti, përkatësie, pronësie dhe bashkësie. Po ashtu një ndër elementet kryesore që do u jepte qytetarëve një përgjegjësi sociale për veprimet e tyre, si dhe respekt e vlerësim për institucionet shtetërore, është pikërisht imagjinimi i bërjes pjesë në këtë komunitet të përbashkët. Vetëm duke pasur një vetëdije kombëtare mundet që qytetarët të shohin institucionet shtetërore dhe ligjet si diçka që u takon edhe atyre e për të cilat duhet që edhe ata të jenë të kujdesshëm dhe të përkushtuar.

Edhe demokracia nuk funksionon siç duhet nëse nuk ekziston një demos, pra një bashkësi e konsoliduar, nëse nuk ka një komb, pra një nyje lidhëse të qytetarëve. Nëse nuk ka ndjesi të përkatësisë kombëtare edhe qytetarët do i shohin qeveritarët e korruptuar me zili dhe lakmi e jo me urrejtje dhe revoltim sikurse do e lypte nevoja.

Për një njeri, të cilit nuk i dhimbset Shqipëria, një politikan hajdut është thjesht dikush që ai do të donte të ishte, e në pamundësi për të qenë vetë si ai, e sheh me xhelozi. Për një patriot, një politikan i kalbur, siç fati i keq e do që të jenë goxha të shumtë kësaj dite, konsiderohet si një dëm i drejtpërdrejtë ndaj diçkaje të shtrenjtë për të, një patriot sheh një lidhje të drejtpërdrejtë shkak pasojë mes prapësive të politikanit dhe vuajtjes së shoqërisë, vendit dhe atij personalisht. Prandaj vetëm patriotët mund ta shporrin këtë klikë të kalbur që po përhapet si fruthi anembanë trojeve shqiptare, jo patriotët janë thjesht lakmitarë që mezi presin që t’u zënë vendin atyre.

Një tjetër problem që vihet re në këtë linjë është se identiteti kombëtar nuk është duke u braktisur për t’u zëvendësuar nga identitete më të avancuara se ai kombëtar, në këmbim të identitetit europian, kozmpolitan apo të një dimensioni human universal. Kjo gjë është pothuajse e pamundur, duke pasur parasysh stadin e zhvillimit ekonomik, social, kulturor e arsimor të shqiptarëve.

Me heqjen apo zbehjen e identitetit kombëtar, shteti ynë ngelet një shtet dështak dhe shoqëria jonë rrëshqet në humbëtirat e Mesjetës, pasi vakumin e identitetit dhe krenarisë kombëtare e zënë menjëherë identitete të tjera dytësore primitive, provinciale e në disa raste madje edhe të rrezikshme.

Fashitja e identitetit dhe krenarisë kombëtare i hap rrugë në Shqipëri krahinorizmit të theksuar, që duket qartë me emërimet në administratë, si dhe identiteteve klanore e farefisnore.

Në kushtet kur një identitet kombëtar shqiptar nëpërkëmbet dhe kur një identitet i ri kosovar vështirë se ndërtohet, për sa kohë serbët ngelen barrierë të bashkëpunimit, atëherë marrin rrugë identitetet krahinore dhe për shumë syresh besnikëria politike ndaj identitetit drenicak, llapjan apo dukagjinas po bëhet më e rëndësishme se e ardhmja e Kosovës.

Mirëpo përtej rrezikut të krahinorizmit e provincializmit që ka qenë gjithnjë i pranishëm në botën shqiptare, kërcënimi më i madh vjen nga përçarja fetare dhe përqafimi i fundamentalizmit fetar si shenja kryesore dalluese e bashkësisë. Kjo gjë ka ndodhur masivisht në Sanxhak, ku ish-shqiptarët, sapo hoqën dorë nga identiteti kombëtar identifikohen thjesht si Muslimanac, një diçka hibride që të vetmen lidhje ka përkatësinë fetare.

Gjurmët e fundamentalizmit fetar janë alarmuese dhe rasti i fundit i shqiptarit të Mitrovicës Arif Arid Uka, që vrau në Frankfurt dy ushtarë të shtetit më aleat të shqiptarëve, është një dëshmi e qartë. Në 2009-n u arrestuan në SHBA tre shqiptarë, vëllezërit Dritan, Elvir dhe Shain Duka si terroristë nga Dibra e Madhe që synonin të kryenin një sulm në Fort Dix në New Jersey.

Në vitin 2009 u arrestua gjithashtu në Karolinën e Veriut qytetari nga Kosova Hysen Sherifi. Në vitin 2010, në Tiranë me të njëjtën akuzë janë arrestuar Artan Kristo dhe Xhelal Sherifi. Po kështu deklaratat e pabesueshme të mitropolitit ortodoks të Beratit që e quante Kosovën, Jerusalemin e Serbisë dhe shprehte maksimumin e solidaritetit ortodoks ndaj serbëve duke nëpërkëmbur historinë dhe fatet e shqiptarëve tregojnë të njëjtën gjë.

Nëse do të kishim një identitet kombëtar më të fortë, do të ishte e vështirë që këto lëvizje fundamentaliste fetare të rekrutonin qytetarë e të siguronin mbështetje publike. Në të tilla rrethana, jo vetëm që do të jetë tejet e vështirë për të ndërtuar struktura dinjitoze shtetërore në Shqipëri dhe në Kosovë, por sipas të gjitha gjasave këto dy vende do të ngelen me institucione të pakonsoliduara dhe mund të shndërrohen në burim konflikti dhe turbullire për të ardhmen.

Nga Adri Nurellari
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Luli 18.04.11 9:09

Njerëzit e Al Qaeda-s ishin policë sekret anglezë në Kosovë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë 17-njerezit4

Harud Rashin Aswat (në foto në anën e djathtë), i njohur si terrorist për vendosjen e bombave nëpër stacionet e trenave në Londër, gjatë luftës në Kosovë kishte punuar për policinë sekrete angleze MI6.

Këtë e ka bërë të ditur Fox News, bazuar në intervistën që ishte bërë me një ndër ish agjentët MI6. Kjo polici sekrete kishte organizuar Harud Aswatin për të mbikëqyrur të drejtat e myslimanëve në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe zhvillimin e “myslimanizmit” në Kosovë dhe Shqipëri që nga viti 1990, transmeton lajmin agjencia comeze, raporton Ina.

“Ky sistem apo plan ishte filluar me iniciativën dhe kërkesën nga FBI dërguar MI6 si detyrë, ku MI6 e kishte filluar këtë plan me kodin - Al Muhajiroun.

John Loftus, ekspert i terrorizmit, ka njoftuar se Harud Rashin Aswat është fshehur në një vend sekret, i cili gëzon një identitet të ri dhuruar nga MI6. Kjo intervistë me John Loftus ishte ndaluar që të publikohej nga FOX NEWS, mirëpo tani ky material, i cili ishte konfiskuar nga vetë MI6, ka dalë në media përmes rrugëve të fshehta.

Qëllimi kryesor i Al Qaedës në Kosovë ishte përpjekja për të organizuar revoltën ndaj diktaturës së Millosheviqit”, transmeton agjencia comeze, e cila sjell edhe origjinalin në gjuhën angleze të bërë në vitin 2005 nga Fox News.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty ►MUSLIMANËT JANË TERRORISTË… PËRVEÇ 99.6% NGA ATA!!

Mesazh  rebelisistemit 06.05.11 18:28

►MUSLIMANËT JANË TERRORISTË… PËRVEÇ 99.6% NGA ATA!!

Titullin e këtij shkrimi nuk e bëra unë, por ai është nga një raport që e publikoi policia evropiane Europol dhe e përhapën disa media.

Raporti tronditi shumë vëzhgues dhe monitorues në Perëndim, që prisnin nga raporti të hedhë akuza mbi muslimanët, ashtu siç u përpoqën mjaft media, që... të gjithë myslimanët apo shumicën e tyre t’i paraqesin si terroristë.

Ky raport erdhi nga institucioni më i lartë i sigurisë evropiane për t’i befasuar shumë perëndimorë, madje shumë muslimanë. Që nga ngjarjet e 11 Shtatorit sytë e të gjithëve u drejtuan nga muslimanët, duke i konsideruar ata si burim i terrorizmit në botë, nuk mbeti ndonjë media e as ndonjë qendër studimore, që të mos e hulumtonte këtë çështje, e cila u bë çështje e “qartë” për shumë nga ata. Ky raport që flet për periudhën nga 2006 – 2009 u publikua në ueb sajtin loonwatch.com me këtë titull tallës për të shprehur situatën e trishtuar që pikturojnë pamjet e medieve dhe disa politikanë në Perëndim. Në raport përmendet se nxitësit e islamofobisë veprojnë në përhapjen e pretendimit, se “nuk janë të gjithë muslimanët terroristë, mirëpo të gjithë terroristët përafërsisht janë muslimanë”. Megjithëse kjo ide ka filluar të jetë e pranuar nga disa qarqe duhet të dihet thjeshtë se ajo nuk është e vërtetë.

Raporti mbështetet në regjistrat e FBI-së, që qartësojnë se vetëm 6% nga sulmet terroriste brenda Shteteve të Bashkuara nga 1980 – 2005 i kanë kryer ekstremistët islamikë, kurse tjerat 94% të sulmeve i kanë kryer grupe të tjera: 42% i kanë kryer grupe nga Amerika Latine, 24% i kanë kryer grupe të krahut të majtë, 7% i kanë kryer ekstremistët çifutë, 5% komunistët dhe 16% të sulmeve janë kryer nga grupime tjera. Në fakt përqindja më e lartë (99.6%) e sulmeve terroriste në Evropë janë kryer nga grupe jo-islamiste. Përqindja e sulmeve që i kanë kryer grupet separatiste, që nuk kanë asnjë lidhje me Islamin arrin 84.8%. Hisja e grupeve të majta në sulmet terroriste është 16 herë më e madhe se hisja e grupeve islamiste, meqë vetëm 0.4% e sulmeve terroriste mes 2006-2008 mund t’u dedikohen grupeve islamiste.

Si shembull për këtë po përmendim atë se në vitin 2006 janë kryer 498 aksione terroriste; 424 nga ato i kanë kryer grupet separatiste, 55 aksione i kanë kryer grupe të krahut të majtë, ndërsa akuza “islamike” zyrtarisht u bë vetëm për një aksion!!!

Në vitin 2007, në Evropë u kryen 583 sulme terroriste, nga të gjitha ato vetëm katër zyrtarisht u përshkruan si “islamike”: dy në Britani, një në Danimarkë dhe një në Gjermani. Kurse 532 aksione të atilla u kryen nga grupe separatiste dhe 21 aksione nga grupe të krahut të majtë. Në këtë mënyrë vazhdon raporti për të caktuar natyrën e aksioneve në Evropë, që përshkruhen si terroriste për ta bërë të qartë, se aksionet që cilësohen si islamike nuk tejkalojnë 0.4% nga gjithsej aksionet të tilla në Evropë!!

Atëherë, ku është sekreti i kësaj potere rreth terrorizmit “islamik”, ndërsa të gjithë injorojnë qindra aksione, që i kryejnë separatistët, majtistët dhe të tjerët? Raporti përgjigjet: “Ajo që mendohet nuk është e vërtetë, dhe si rezultat i ndikimit dhe propagandës së krahut të djathtë ka njerëz që besojnë gabimisht se “terrorizmi islamik” është kërcënimi më i madh për botën perëndimore, madje besohet shumë se “terrorizmi islamik” është kërcënim ekzistencial, që d.m.th. se mbijetesa e botës perëndimore është në pyetje. Bëhet një frikësim dhe fokusim i qëllimshëm, kur çështja ka të bëjë me gjëra që i kryejnë muslimanët, gjë e cila nxit idenë, se të gjithë terroristët përafërsisht janë muslimanë.”

Mbetet pyetja: A është korrekte dhe e drejtë të akuzohen të gjithë muslimanët për terrorizëm, sepse një numër i caktuar merret me të? Pse çdoherë që plas një gomë veture kudo në botë, njerëzit shikojnë përreth për të gjetur ndonjë musliman afër dhe menjëherë ta akuzojnë. Ka arritur puna që çdo musliman – sidomos nëse është arab – të jetë i dyshuar në aeroporte, stacione treni dhe parkingje, saqë disa pilotë refuzojnë të ngrenë avionin nëse dikush nga udhëtarët është musliman?!!... Dhjetë vitet e kaluara u mbyllën, ndërsa tema “terrorizmi islamik” ishte kryetitull i librave, medieve, filmave, raporteve të qendrave dhe ligjërimeve të politikanëve. Ai u bë edhe shkaku kryesor dhe arsyetimi i të gjitha gabimeve që ndodhnin: nëpërkëmbja e lirisë, mungesa e demokracisë, shkelja e të drejtave të njeriut, okupimi i shteteve të huaja. Gjithçka është e arsyetuar në emër të luftës kundër terrorizmit.

Luftës së imagjinuar, e cila jo që i dha fund terrorizmit, por e shtoi përhapjen dhe flakën e tij. Islami kurrë dhe as që do të jetë shkak për terrorizëm, përkundrazi ai është zgjidhja më e rëndësishme për t’i dhënë fund terrorizmit. Askush nuk mund ta mohojë këtë dukuri, e cila rrënjët i ka në shumë shkaqe që shtetet nuk i zgjidhën, përkundrazi mediet mbizotëruan për ta stërmadhuar, madje e bënë industri nëpërmjet së cilës do të ushqehen shumë media dhe shumë studiues, e bënë kryetitull të lajmeve dhe të gazetave, lajmi për kapjen e një të akuzuari me terrorizëm në ndonjë fshat arab u bë “breaking news” në ekranet televizive dhe faqet e internetit.

Ai ishte lajmi i parë në “Lajme”, gjersa lajmi për vendimin e parlamentit izraelit për hebraizimin e shtetitbëhet lajmi i tretë në “Lajm”e apo nga lajmet dytësore në gazeta dhe faqe të internetit!!... Zbulimi i një celule terroriste bëhet më i rëndësishëm, sesa zbulimi në fushën e medicinës!! Nëse kjo mund të paramendohet në mediet perëndimore, atëherë ku është sekreti i ndjekjes së kësaj metode nga mediet që udhëhiqen nga muslimanët? Stërmadhimi i kësaj nuk i ndihmon shoqëritë, përkundrazi ajo i bën robër të frikës e të trishtimit dhe ndërpret zhvillimin. Ajo i bën popujt të sakrifikojnë lirinë dhe të drejtat e tyre për t’u “ballafaquar” me terrorizmin. A thua kjo dëshirohet?!!
rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Odin 21.11.11 10:52

Xhihadi ne shqip, zbulohet faqja e internetit

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Timthumb.php?src=http%3A%2F%2Fwww.proletari.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2010%2F06%2FXhihadi-shqiptar

Kenge per luften e shenjte, foto te terroristeve dhe materiale mirefilli te lidhura me terrorizmin, te gjitha ne shqip. Kush fshihet pas ketyre mesazheve ekstreme dhe te panjohura me pare per Shqiperine?

Mes dhjetera faqeve islame shqip te internetit dallon njera prej tyre, e cila eshte e krahasueshme per nga permbajtja vetem me faqet elektronike te organizatave terroriste me te medha ne bote.

Forum-islamik.com, e gjitha ne shqip, e gjitha e perqendruar ne vazhdimin e luftes se shenjte dhe nderimin e personaliteteve qe rendom njihen si terroriste me fame boterore.

Me shume se gjithçka tjeter spikat nje kenge e kenduar nga nje person i vetem e cila i ben thirrje te gjitheve qe te bashkohen ne luften e shenjte. Mes vargjeve te kenges jane lehtesisht te konstatueshme thirrjet per arme dhe per gjunjezim te armikut me te madh: Amerikes.

Nga sa kuptohet, del qarte se dikush ka financuar mirembajtjen e nje faqeje elektronike dhe sponsorizimin deri edhe te kengeve qe hymnizojne levizjen e Xhihadit, por kesaj here sikunder askush nuk e kishte menduar gjithçka eshte ne shqip dhe vetem ne shqip. Porsa faqja shfaqet, permbajtja e saj eshte e pabesueshme per cilindo shqiptar.

Dokumente, diskutime dhe materiale muzikore e filmike qe lidhen me Afganistanin e Irakun. Nese germon mes materialeve te kesaj faqeje elektronike, perveç hymnizimit te figures se terroristit Osama Bin Laden dhe Al-Zarkauit, papritmas gjenden dhe dokumente qe jo çdo fillestar do te mund te shtinte ne dore.

Leterkembimi

Vemendja ndaj seksioneve te ndryshme te kesaj faqeje elektronike te njeh dhe me disa dokumente qe zor se mund t’i hasesh ne faqe klasike qe flasin per terrorizmin.

Mes tyre eshte dhe leterkembimi mes kreut te vrare te Al-Kaedes ne Irak Al-Zarkaui dhe dijetarit Muhammed al-Makdisi. Ky i fundit njihet si nje dijetar me shume autoritet ne boten islame qe ka denuar haptazi ekstremizmin islamik dhe aktet terroriste.

Sikunder eshte tradite ne komunikimin mes myslimaneve, ndonese dy bashkebiseduesit perfaqesojne rryma krejt te kunderta ata i drejtohen njeri-tjetrit me shume respekt dhe kortezi. Por nuk eshte ky thelbi i ketij leterkembimi, por shtenia ne dore e tij.

Duke qene se asokohe Al-Zarkaui ishte nje nder personat me te kerkuar ne bote, ishte e qarte se dhe mesazhet e tij duhet te transmetoheshin ne menyre krejt sekrete. Kesisoj, keto mesazhe ishin te ditura vetem per nje grup te ngushte njerezish, ndaj dhe renia ne dore e per me teper perkthimi ne shqip ngre pikepyetje mbi prapavijen e themeluesve te kesaj faqeje interneti.

“Ketu gjendet pergjigjja e Al-Zarkauit (RahimehuLlahi Alejhi) ndaj dijetarit Muhammed al-Makdisi”, – shkruhet ne nje nga seksionet e faqes Forum-islamik.com, ndersa ne fund te kesaj letre nuk gjendet kurrkund vendi nga i cili eshte marre.

Por perveç leterkembimit vihet re se disa anetare shume aktive te faqes elektronike ofrojne materiale ose bejne diskutime qe reflektojne nje nivel te kenaqshem njohurish teologjike, çka te ben te mendosh se ata kane studiuar diku.

Anetaret

Ne debatet teologjike spikat nje personazh i vetequajtur Behar Beqiri. Nisur nga permbajtja e tezave te tij, duket se ky personazh ka njohuri te zgjeruara lidhur me debatin teologjik dhe problemet me te medha te islamizmit sot. Por jane me dhjetera anetare te tjere, te cilet perkthejne materiale dhe bejne debate lidhur me domosdoshmerine e terrorizmit.

Nga terminologjia dhe dialekti i perdorur eshte e lehte te dallosh se nje pjese e anetareve dhe artikullshkruesve flasin gjuhen gege ndersa nje pjese tjeter ate toske. Nderkohe qe nje anetar i forumit, i prezantuar me pseudonim, ka ofruar nje artikull te quajtur ”Synimi i Xhihadit ne rrugen e Zotit te Madheruar”.

Por ne fund te ketij shkrimi behet nje sqarim domethenes ku jepen te dhena mbi autoresine dhe perkthimin e materialit ku shkruhet: ”Marre nga libri “Terbijetul xhihadije fi dev’il kitabi ue sunneh” me autore: Abdul Aziz ibn Nasir el-Xhulejl, e perktheu dhe e pershtati: Shukri Aliu, 28 shkurt 2007”. Perkthyesi i quajtur Shukri Aliu korrespondon me nje hoxhe shume problematik ne Kosove veprimtaria e te cilit eshte denuar shpesh here nga Komuniteti Mysliman i Kosoves.

Teksti i kenges ne shqip qe ben thirrje per Xhihad

Do ta marrim boten ne te gjithe
Kemi zotin, fuqine mbi gjithesine
S’lusim njerezit, s’lusim Amerike
Jo, jo, jo, prej askujt ne nuk kemi frike
Jo, jo, jo, prej askujt ne nuk kemi frike.

(Perseritet strofa e pare)

Mos mendo Amerike qe na frikeson
Se fitorja neve na takon
Muxhahidet jo nuk i frikeson
Se kane bindje ne zotin qe i ndihmon
Se kane bindje ne zotin qe i ndihmon.

(Perseritet strofa e dyte)

Merre armen vella me Bismilah
Se qafirave plumbi ka me u ra
Me Tekbih dhe La-ilahe-il-Zot
Do ta marrim ne kete dynja
Do ta marrim ne kete dynja.

(Perseritet strofa e trete)

Kur ben Tekbir Zoti Ekber
I betohem zotit si çdo here
Islamine do ta mbrojme me nder
Se eshte e paster dhe me vlere
Se eshte e paster dhe me vlere.

(Perseritet strofa e katert)
FUND

Administratoret: “Tentuan te na e mbyllnin faqen, por ia dolem mbane”

Rregulla dhe disipline ushtarake u kerkohet anetareve te forumit, te cilet duhet qe me kalimin e kohes te testohen dhe te ngjitin shkallet e karrieres

Nje prej mirembajtesve te faqes, i prezantuar me pseudonimin Ebu Duxhane, ka ofruar nje informacion domethenes lidhur me prejardhjen dhe historikun e kesaj faqeje interneti.

Nese i referohesh nje sqarimi qe ai ka bere, rezulton se diku nga tetori i vitit 2006, faqja e internetit Forum-islamik.com eshte risjelle pas nje mungese qe sipas admin-it Ebu Duxhane, ishte kryer per arsye sigurie dhe teknike.

Me tej dallohet se rikthimi i kesaj faqeje ka ardhur i mirorganizuar, duke ofruar nje kualitet te konsiderueshem dhe me te mbrojtur. “Vllezer dhe motra te nderuar/a, e dim qe ky forum ka ekzistuar edhe para disa muajsh, por per shkaqe sigurie dhe teknike eshte fshir, tash, pasi qe u rregulluan disa gjera ne ket forum inshallah forumi do te jet aktiv prej tash e tutje.

Zoti i shperbleft te gjithe ata qe e vizitojn ket uebfaqe islame dhe te gjitha faqet islame. Dihet se ne forum eshte i mirseardhur çdokush, por kjo nuk dmth qe atij nuk i behet obligim rregullat te cilat jan ne fillim te regjistrimit, ngase çdo antar duhet qe ti lexon rregullat dhe nese i sheh te arsyeshme regjistrohet, por nese nuk i pelqejn ai veçse eshte jasht rregullores se ketij forumi”, – shkruan administrator Ebu Duxhane.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Gon! 21.11.11 11:40

Interesante... Në këtë forum jam futur një herë dhe i kam tronditur të gjith me disa shkrime te mija "anti mjekrra" lol, mirëpo më përjashtoi Administratori. Anëtarët e atij forumi i përkasin sektit "Selefi" (me mjekrra) me sa kam parë unë dhe nuk e di se çfarë rruge dhe çfarë Islami ndjekin ata :S. Pretendojnë se ndjekin synetet e profetit Muhamed dhe me këtë i japin një sy edhe më të keq profetit. Më e keqja është se ata nuk përmbahen në Kuran, por në hadithe dhe synete të shpifura nga arabët. Në Kuran tregohet shumë kjartë kur duhet bërë "Xhihad" (Luft për Zot), nëse të sulmohet shteti, familja dhe feja brenda për brenda shtetit në mënyrë fizike...! E kush është duke na sulmuar neve që ne të bëjmë luft? Përkundrazi, Amerika na shpëtoi dhe nuk duhet të kërkojmë të bëjmë Xhihad me Ameriken. Xhihadin (Luftën për Zot, për shtet dhe në mbrojtje të familjeve) e bëmë kundër serbëve ne Kosovarët atëherë kur ishte e domosdoshme të bëhet dhe ajo tash më ka përfunduar!


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 21.11.11 11:46, edituar 1 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Odin 10.01.12 19:13

Kosovari donte të hakmerrej për "gjakun e myslimanëve"

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Terr_1001120905_1

Sami Osmakaq, i lindur në Kosovë, është arrestuar nga autoritetet e SHBA-së nën akuzat se ka planifikuar “sulme në zonën Tampa të Floridës”, për t’u hakmarrë, siç thuhet, për të këqijat që u janë bërë myslimanëve.

Sipas lëndës së përpiluar nga Gjykata Federale e SHBA-së, 25-vjeçari ka incizuar një video tetëminutëshe, ku ka shpjeguar përse donte të bënte terror në zonën Tampa Bej.

Osmakaq është shtetas i natyralizuar amerikan, i lindur në Kosovë.

Në video, ai thuhet se paraqitet ulur këmbëkryq, me pistoletë në dorë dhe me një AK-47 pas tij, ndërsa thotë se “gjaku i myslimanëve është më i vlefshëm se i atyre njerëzve që nuk besojnë në Islam”, raporton AP.

Autoritetet federale thanë se nuk ka ndonjë tregues se Osmakaq ka planifikuar të sulmojë Konventën Ndërkombëtare Republikane, që do të mbahet në muajin gusht në Tampa.

Komuniteti mysliman i zonës e ka ndihmuar policinë në sigurimin e informacioneve, tha Stiv Ibison, agjent special i divizionit të FBI-së në Tampa.

“Ky rast nuk ka të bëjë me fenë myslimane dhe me komunitetin mysliman. Ka të bëjë me një individ që ka kryer një krim”, tha Ibison.

Paraqitja e parë e Osmakaqit para gjyqit pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme. (REL)
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty xhihadi edhe terroristet

Mesazh  Ushtari i krishtit 10.01.12 19:32

Gon! shkruajti:Interesante... Në këtë forum jam futur një herë dhe i kam tronditur të gjith me disa shkrime te mija "anti mjekrra" lol, mirëpo më përjashtoi Administratori. Anëtarët e atij forumi i përkasin sektit "Selefi" (me mjekrra) me sa kam parë unë dhe nuk e di se çfarë rruge dhe çfarë Islami ndjekin ata :S. Pretendojnë se ndjekin synetet e profetit Muhamed dhe me këtë i japin një sy edhe më të keq profetit. Më e keqja është se ata nuk përmbahen në Kuran, por në hadithe dhe synete të shpifura nga arabët. Në Kuran tregohet shumë kjartë kur duhet bërë "Xhihad" (Luft për Zot), nëse të sulmohet shteti, familja dhe feja brenda për brenda shtetit në mënyrë fizike...! E kush është duke na sulmuar neve që ne të bëjmë luft? Përkundrazi, Amerika na shpëtoi dhe nuk duhet të kërkojmë të bëjmë Xhihad me Ameriken. Xhihadin (Luftën për Zot, për shtet dhe në mbrojtje të familjeve) e bëmë kundër serbëve ne Kosovarët atëherë kur ishte e domosdoshme të bëhet dhe ajo tash më ka përfunduar!


Une katolik jam edhe nuk kam qene kurre kunder muslimaneve por dua te theksoj dicka persa i perket xhihadit disa persona qe perzihen ne xhihad ata nuk jane shqiptar ne boll armiq kemi serbin grekun maqedonin bullgarin rumunanin etj
Ne shqiptaret si musliman katolik ortodoks duhet te rrim te bashkuar ose perndryshe na shkaterruan se jemi te rrethuar nga te gjitha anet.
Persa i perket kuranit, kurani flet per paqen por disa persona e keqkuptojne ate por prap nuk kuptoj disa persona te tjere ata jane shqiptar edhe duan te perzihen ne xhihad, une katolik jam edhe sikur te kishte terrorista katolik izraeli ose italia une kurr nuk do te perfshihesha ne luften e tyre, une dua te mbroj interesat e vendit tim edhe nuk kam pune as me italian as me izraelit une jam shqiptar edhe i till do ngelem.
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  ILIRA 10.01.12 19:37

Ne fakt terroristat fetare jane njesoj dhe me siguri ky cunaku do te konsiderohet psikopat njesoj si Breivik, por ne rastin tone nuk ka viktima vetem fjale .
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty un personalisht

Mesazh  Ushtari i krishtit 10.01.12 19:44

Une personalisht mund te behem terrorist ne rast se na pushton greku ose serbi ja betohem ne te madhin zot se binladeni eshte lule un do shpikja viruse edhe do ja hidhja botes do te gjeja menyrat me shkaterrimtare edhe ballkanin do e hidhja ne ere por ne rast se dikush pushton vendin tim ose kryen krime te tmerrshme kunder popullti tim.
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Fakiri 10.01.12 20:08

I nderuar iforti profeti Muhammed (paqja dhe bekimi qofshin mbi te),na ka bërë të njoftur Islamin,ndërsa pas vdekjes së ti na shpjegojnë të tjerët Islamizmin dhe ky "izëm" është marifet i atyre që kanë qeverisur duke e politizuar fejën dhe duke e kontrolluar dhe ndryshuar thënjet (hadithet) e profeti të nderuar për intersat e tyre ditore si kanë dashur vetë në dobi të kalifëve të tyre...
Për këtë njeriu duhet të ketë kujdes në cilin hadith bazohet edhe pse është i quajtur "Sahih"(është kod hipnotik,pra ky fjalë "Sahih" që e përdorin Selefit apo mjekroshat siç i quhan Gon! është për ti fut në hipnozë më lehtë besimtarët e thjeshtë) është shumë politike dhe ky fjalë "Sahih" është për të bërë lavazh truri bashkësis islame dhe nga ky lavazh që po i bëhet kësaj bashkësie rezultatet janë mëse të qartë është krijuar një bashkësi tërësisht në shumicë absulute bashkësi politike që nuk ka të bëjë aspak me Islamin Burimor të profetit Muhammed (paqja dhe bekimi qofshin mbi te)...
Kjo që është sot në botën arabe sidomos në Arabin Saudike nuk ka të bëjë aspak me islamin si fe kjo që predikohet këto 100 - 150 vitet e fundi (Vabizmi Selefi) është shkatërrim total dhe degjerim i njeriut duke e bërë njeriun asocial deri në maksimum, që në arsimim fillore fillon formatimi i trurit duke kodi me fjalën Xhidah jo në atë që ka aloduar profeti por duke i dhënë konteks se si e përceptojnë ata.
Dhe padyshim se me formatimi i trurit që në moshë të re do të kultivohet gjithnjë dhuna, (infektimin e fëmijëve me virusin e agresivitetit dhe të mos tolerancës ) ndërsa mësimet para këtyre vitet dihen shumë mirë se kanë qenë shumë përparimtare në të gjitha lëmijtë e saj duke i dhenë shkencave në përgjithësi dhe njërëzimit në veqanti prosporitet....
Uroj që ky fe (virus) politik mos të përhapet (mjerisht është një epidemi në shpërndarjen e sipër në mbar trojet ku jeton populli jone..) në Kombin tim...

me respekt fakiri
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty ke te drejte

Mesazh  Ushtari i krishtit 10.01.12 20:15

fakiri shkruajti:I nderuar iforti profeti Muhammed (paqja dhe bekimi qofshin mbi te),na ka bërë të njoftur Islamin,ndërsa pas vdekjes së ti na shpjegojnë të tjerët Islamizmin dhe ky "izëm" është marifet i atyre që kanë qeverisur duke e politizuar fejën dhe duke e kontrolluar dhe ndryshuar thënjet (hadithet) e profeti të nderuar për intersat e tyre ditore si kanë dashur vetë në dobi të kalifëve të tyre... Për këtë njeriu duhet të ketë kujdes në cilin hadith bazohet edhe pse është i quajtur "Sahih"(është kod hipnotik,pra ky fjalë "Sahih" që e përdorin Selefit apo mjekroshat siç i quhan Gon! është për ti fut në hipnozë më lehtë besimtarët e thjeshtë) është shumë politike dhe ky fjalë "Sahih" është për të bërë lavazh truri bashkësis islame dhe nga ky lavazh që po i bëhet kësaj bashkësie rezultatet janë mëse të qartë është krijuar një bashkësi tërësisht në shumicë absulute bashkësi politike që nuk ka të bëjë aspak me Islamin Burimor të profetit Muhammed (paqja dhe bekimi qofshin mbi te)...Kjo që është sot në botën arabe sidomos në Arabin Saudike nuk ka të bëjë aspak me islamin si fe kjo që predikohet këto 100 - 150 vitet e fundi (Vabizmi Selefi) është shkatërrim total dhe degjerim i njeriut duke e bërë njeriu asocial deri në maksimum, që në arsimim fillore fillon formatimi i trurit duke kodi me fjalën Xhidah jo në atë që ka aloduar profeti por duke i dhënë konteks se si e përceptojnë ata,dhe padyshim se me formatimi i trurit që në moshë të re do të kultivohet gjithnjë dhuna,(infektimin e fëmijëve me virusin e agresivitetit dhe të mos tolerancës )ndërsa mësimet para këtyre vitet dihen shumë mirë se kanë qenë shumë përparimtare në të gjitha lëmijtë e saj duke i dhenë shkencave në përgjithësi dhe njërëzimit në veqanti prosporit....Uroj që ky fe(virus)politik mos të përhapet(mjerisht është një epidemi në shpërndarjen e sipër në mbar trojet ku jeton populli jone..) në Kombin tim...

me respekt fakiri
ke te drejte persa i perket lavazhit te trurit ke te drejte disa persona jane shum te prirur ce tju behet lavazh sidomos moshat e reja jane shum te ekspozuar ndaj qellimeve mostruoze por problemin e kam me popullin tim edhe bashkekombasit e mi nuk dua ce ata te behen objekte nga disa organizata extremeiste ne nuk kemi lidhje as me xhihad as me taleban as me iranian persa i perket besimit tend un ja ku po ta them si burrat se do ta rrespektoj sa te jem gjall un nuk urrej as musliman as ortodoks un i rrespektoj komunitet fetare sido cofshin ato
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Fakiri 10.01.12 21:21

I nderuar iforti fjala xhihad(luftë) që e shpjegon feja burrimore është të bëhësh luftë me egon tënde pra me vetet,dhe jo sikur se i kanë dhënë kontekst politiko fetarë këta mjekrosha që vetëm flasin shqip ndërsa mendojnë (nëse mendojnë farre?) arabisht.. padyshmi që në jemi vëllezër dhe nuk duhet të përkrahim asnjë "izmën" që do na fut përqarje ndërmjet nesh....ne si komb kemi pasur dhe do kemi gjithnjë klerik patriot nga të gjitha fe besimet që i shërbejnë Kombit dhe Zotit.... sikur se që ishte Gjergj Fishta,Fan Noli,Hoxhë Tasimi dhe Frashërit.Pra këta duhet ti marri si shembull dhe jo ata që punojnë për birin dhe dreqin në dobi të huajve dhe në dam të Shqipëris dhe Shqiptarëve....

me respekt
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty bravo

Mesazh  Ushtari i krishtit 11.01.12 19:33

fakiri shkruajti:I nderuar iforti fjala xhihad(luftë) që e shpjegon feja burrimore është të bëhësh luftë me egon tënde pra me vetet,dhe jo sikur se i kanë dhënë kontekst politiko fetarë këta mjekrosha që vetëm flasin shqip ndërsa mendojnë (nëse mendojnë farre?) arabisht.. padyshmi që në jemi vëllezër dhe nuk duhet të përkrahim asnjë "izmën" që do na fut përqarje ndërmjet nesh....ne si komb kemi pasur dhe do kemi gjithnjë klerik patriot nga të gjitha fe besimet që i shërbejnë Kombit dhe Zotit.... sikur se që ishte Gjergj Fishta,Fan Noli,Hoxhë Tasimi dhe Frashërit.Pra këta duhet ti marri si shembull dhe jo ata që punojnë për birin dhe dreqin në dobi të huajve dhe në dam të Shqipëris dhe Shqiptarëve....

me respekt
sinqerisht tani ke fol si burrat ke rrespektet e mija me te larta edhe nderimet e mia bravo edhe un i qendroj asaj thenjes te gjergj fishtes mos shifni kisha e xhamia se feja e shqiptarit osht shqiptaria kur vjen puna te kombi un e braktis edhe fen ac nacionalist i flakte jam gjithsesi ti ke te drejte kur ti thua se disa persona duhet te marrin shembull te patriotet tane sepse disa nga patriotet e ketij kombi u ben martir kur erdhi puna per te ber zgjidhje lan mbrapa cdo gje familjen fen madje edhe jeten vetem per ti dhen ketij kombi nderin ce meritonte ju uroj cdo te mire tung klm
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  maximus 12.01.12 11:50

Estilen shkruajti:Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë 31410110


Një formulë për matjen e shkallës së rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe Kosove


Siguria e një vendi varet nga raporti i forcave në një peshore, në të dy anët e së cilës janë dy grupe të shoqërisë. Njëri grup janë forcat e sigurisë së këtij vendi, ushtria, policia,

shërbimi inteligjent. Grupi tjetër janë ata njerëz në shoqëri të cilët, për nga bindjet që kanë përbëjnë një forcë potenciale, e cila mund të ndërmarrë veprime të armatosura për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues dhe marrjen e mbajtjen e pushtetit me forcë. Logjika të thotë se siguria e një vendi fillon të kërcënohet seriozisht kur grupi i dytë, ai që është i prirur për veprime të dhunshme, fillon e i afrohet numerikisht grupit të parë, pra forcave të sigurisë.

Kjo është shkalla e parë e rrezikut. Shkalla e dytë është kur të dy grupet barazohen numerikisht, ose gjenden në një raport të përafërt. Shkalla e tretë e rrezikut është kur grupi i prirur për veprime të dhunshme, e kapërcen numerikisht të parin, atë të forcave të sigurisë. Më tutje rreziku mund të ketë edhe shkallën të tjera, si atë të katërt, kur grupi i dytë e kapërcen dyfish të parin, shkallën e pestë, kur grupi i dytë e kapërcen trefish të parin e kështu me radhë.

Si paraqitet gjendja nga pikëpamja e kësaj analize, sa i përket rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe në Kosovë? Në Shqipëri sot forcat e sigurisë përben nga Ushtria, Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe SHISH. Me reformat e fundit Ushtria, e cila prej këtij viti është vetëm profesioniste, në letër është përcaktuar të ketë 13 500 veta. Nga ushtarakët profesionistë, 3100 janë oficerë, 3800 janë nënoficerë, ndërsa 4500 janë ushtarë profesionistë.

Numri i oficerëve dhe nënoficerëve është plotësuar, ndërsa numri i ushtarëve profesionistë është parashikuar që të arrijë në 4 200 veta në 2011. Kështu që efektivi i përgjithshëm ushtarak do të arrijë në 11 400 veta. Policia e Shtetit ka një efektiv prej 9700 vetash. Garda e Republikës ka një efektiv prej 1000 vetash. SHISH ka 800 veta. Kështu, forcat e sigurisë së Shqipërisë, gjithsej i kanë 23 000 veta.

Në anën tjetër të peshores së sigurisë, përballë tyre gjenden rreth 10 000 njerëz me bindje militante islamike, të cilët janë në moshë aktive. Këtu fjalën nuk e kam për të gjithë besimtarët muslimanë, por për ata që kanë prirje për t’ u përfshirë në një lëvizje të armatosur islamike në Shqipëri. Unë kam arritur tek përfundimi se në Shqipëri ka rreth 10 000 njerëz me bindje prej radikalësh islamikë, nga shumë të dhëna, të llojeve të ndryshme, që nuk është vendi të diskutohen këtu. Nga pikëpamja e formulës që propozova në fillim të këtij shkrimi, në pamje të parë duket se nuk ka arsye për t’ u shqetësuar shumë. Grupi radikal islamik është sa 43% e numrit të forcave të sigurisë së vendit.

Por, në një pikëpamje më të thelluar, e cila është dhe më e sakta, mund të thuhet se ajo që ka vërtet rëndësi është raporti numerik mes pjesës operative të forcave të sigurisë së një vendi, pra asaj që është e aftë të angazhohet drejtpërdrejt në veprime luftarake, nga njëra anë, dhe grupit të radikalëve me prirje të dhunshme, në anën tjetër. Ky dallim vlen vetëm për grupin e parë, atë të forcave të sigurisë, ku një pjesë e madhe e personelit përbëhet nga punonjës të logjistikës, të cilët nuk duhen llogaritur në veprime luftarake.

Sa i përket grupit tjetër, atij të radikalëve të dhunshëm, nuk ka përjashtime të këtij lloji. Nga 23 000 pjesëtarët e forcave të sigurisë së Shqipëri, jo më tepër se gjysma duhen llogaritur si forcë operative, e aftë për të ndërmarrë veprime konsistente, në rastin e një konflikti të armatosur me një grup masiv në shoqërinë shqiptare. Nga kjo
pikëpamje, duket se jemi pranë arritjes së një ekuilibri force mes dy grupeve, atij të forcave të sigurisë, dhe atij të radikalëve islamikë.

Numri sigurisht që nuk përkthehet automatikisht në forcë, se rëndësi ka edhe armatimi, dhe forcat e sigurisë janë të armatosura relativisht mirë, ndërsa radikalët islamikë do ta kenë të vështirë që të sigurojnë armatimin e nevojshëm për të sfiduar forcat e sigurisë.

Kjo përfundim vjen nga supozimi se radikalët islamikë në Shqipëri do të mbështeten me armë dhe para vetëm nga qendrat fundamentaliste në botën islame, të cilat do ta kenë të vështirë që të sjellin armë në sasi të madhe, në Shqipëri. Por një lëvizje e armatosur islamike në Shqipëri mund të mbështetet edhe nga qendra jashtë botës islame. Ajo mund të sponsorohet nga vendet fqinje me Shqipërinë, pavarësisht se Shqipëria është anëtar i NATO.

A nuk u zbulua me rastin “Oçalan” ajo që në fakt dihej, se Greqia një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO mbështeste me para dhe armë lëvizjen terroriste kurde në Turqi, një vend anëtar i NATO? Serbia dhe Greqia mund ta sponsorojnë një lëvizje të armatosur islamike në Shqipëri, duke e furnizuar me armë dhe para, madje edhe pa e marrë vesh këta të fundit se kush po i ndihmon në të vërtetë.

Serbia dhe Greqia kanë interes që ta bëjnë këtë gjë, se këto vende nuk e kanë pranuar kurrë ekzistencën e shtetit shqiptar, dhe një lëvizje të armatosur islamike në Shqipëri do ta shikojnë si një rasti të mirë për të përmbushur aspiratën e tyre historike, për shpërbërjen e këtij shteti.

Por sponsorimi i lëvizjes së armatosur islamike në Shqipëri mund të bëhet edhe nga vende të tjera europiane, të cilat për interesa të ndryshme, kanë dhënë prova se zbatojnë skenare terroriste në trojet shqiptare. Nj? shembull sesi edhe sh?rbimet sekrete t? vendeve demokratike perëndimore instrumentalizohen p?r q?llime terroriste, e pat?m n? Kosov?, ku n? n?ntor 2008, ndodhi n? atentat terrorist me nj? shp?rthim n? Zyr?n Civile Nd?rkomb?tare. Me k?t? rast policia e Kosov?s arrestoi tre gjerman? si autor? t? shp?rthimit, dhe deklaroi se p?r k?ta persona kishte prova fal? nj? videoregjistrimi. Qeveria gjermane ushtroi presion t? madh dhe ata u liruan. Por u v?rtetua se pas shum? akteve terroriste n? Kosov? qendrojn? edhe sh?rbimet sekrete per?ndimore. Sh?rbimi sekret gjerman BND, n? k?t? koh? kur Gjermania dhe Rusia gjenden n? nj? epok? afrimi t? madh fal? interesave ekonomike t? p?rbashk?ta, duket se ?sht? instrumentalizuar nga ndonj? zyrtar gjerman i cili ka marr? para nga lobist?t rus? n? Berlin.

Dikush mund t? thot? se k?tu nuk ka faj qeveria gjermane. Por e r?nd?sishme ?sht? ajo q? ndodh, dhe ajo q? ndodhi ?sht? nj? akt terrorist. Qeveria gjermane dhe institucionet e tjera të shtetit gjerman, në vend që ta hetonin ngjarjen dhe përgjegjësit, e mbyllën atë, çka është shumë kompromentuese.

Nëse tash mund të flitet për rrezik të shkallës së parë dhe të dytë, të terrorizmit islamik në Shqipëri, sipas formulës që ofroj unë, në të ardhmen e afërt është e sigurt se ky rrezik do të rritesh duke kapërcyer shkallët. Kjo për një arsye të thjeshtë, demografike.

Radikalët islamikë në Shqipëri janë një grup i shoqërisë që martohen në moshë të re dhe lindin shumë fëmijë. Familjet e tyre nuk e praktikojnë abortin. Fëmijët e tyre ata i edukojnë me bindje fundamentaliste islamike. Kështu që, në 3-5 vitet e ardhshme duhet pritur dyfishimi dhe trefishimi në numër i grupit aktiv islamik të rrezikshëm për sigurinë e vendit, derisa një pjesë e madhe e fëmijëve të tyre do të arrijnë në moshë aktive për veprime të dhunshme, shkurt kur mund të jenë moxhahidinë.

Duke llogaritur rritjen demografike të këtij grupi shoqëror, duhet pritur që ai brenda dhjetë viteve të ardhshme të tre-katër fishohet. Kështu, brenda disa viteve ky grup shoqëror do të kapërcejë në numër forcat e sigurisë së vendit, si në shifër absolute, ashtu dhe në shifrën e pjesës operative të tyre. Brenda dhjetë vitesh kjo epërsi do të bëhet dërmuese.

Në çdo shoqëri, kur një grup militant dhe i margjinalizuar shikon se ka epërsi numerike ndaj pjesës aktive të shoqërisë, ai joshet të përdorë forcën për të marrë nën kontroll shoqërinë.

Dhe kur ky grup shikon se ka mbështetje nga jashtë, ai nuk ka më dilemë, e vepron sipas shprehjes së famshme të Churchill: Give us the tools and we will do the job! Shkurt, beteja me radikalizmin islamik në Shqipëri është e paevitueshme.

Çështja është nëse ajo do të bëhet sot, kur ende raporti i forcave është i tillë që beteja mund të fitohet, apo nesër kur përmbysja e raportit të forcave do ta bëjë të pashpresë betejën. Shkurt është e nevojshme një luftë preventive kundër radikalizmit islamik në Shqipëri, një luftë e ngjashme me ato që zhvillon Izraeli në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban.

Mënyra më efikase për zhvillimin e kësaj lufte është nxjerrja jashtë ligjit e fesë islame në Shqipëri dhe mbyllja e të gjitha objekteve të saj të kultit. Bashkësia Islame e Shqipërisë, siç quhet tash Komuniteti Musliman, mund të thotë se nuk është fajtore për atë se ka radikalë islamikë në Shqipëri, por është ekzistenca e fesë islame dhe e objekteve të saj të kultit në Shqipëri, që ka siguruar logjistikën e radikalizmit islamik në Shqipëri. Pra, jo të gjithë muslimanët shqiptarë (me muslimanë këtu kuptoj praktikanët) janë terroristë potencialë, por të gjithë terroristët nesër do të jenë muslimanë. Logjika e luftës preventive të çon këtu.

Në Kosovë gjendja paraqitet edhe më keq. Forcat e sigurisë së Kosovës (në tërësi) përbëhen nga Forca e Sigurisë e Kosovës (ushtria), e cila ka 2500 veta në trupë, ku përbërja është shumëetnike, me një përfaqësim të shpërpjestuar të minoriteteteve, në dobi të këtyre të fundit.

Shërbimi Policor i Kosovës ka rreth 9000 veta, ku përbërja është shumëetnike, me një përfaqësim të shpërpjestuar të minoriteteteve, në dobi të këtyre të fundit. Kështu, forcat e sigurisë vendore të Kosovës përbëhen nga rreth 12 mijë veta. Forcat ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, pritet që të zvogëlohen në numër, duke zbritur KFOR nga 9700 veta sa ka sot, në 4000 veta në 2011.

Përveç tyre, në kuadër të EULEX ka 1400 policë ndërkombëtarë. Kështu që gjithsej në Kosovë, në 2011 do të ketë 5400 veta në kuadër të forcave ndërkombëtare të sigurisë. Gjithsej, forcat e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare do të kenë 17 mijë veta. Përballë tyre qëndrojnë rreth 30 000 radikalë islamikë. Kjo do të thotë se në Kosovë që tash balanca e forcës anon kah radikalët islamikë.

Nëse në Kosovë do të fillojë një lëvizje e armatosur islamike, forcat e sigurisë, si vendore dhe ndërkombëtare, do të relativizohen shumë, për dy shkaqe. Mes forcave të sigurisë vendore të Kosovës, nuk mund të mos ketë një numër njerëzish me bindje prej radikalësh islamikë.

Në anën tjetër, pjesa më e madhe e ushtarëve të KFOR dhe të policisë së EULEX janë nga vende të cilët nuk kanë asnjë dëshirë të përzihen në veprime ushtarake kundër një lëvizjeje të armatosur islamike. Në këtë rast pjesa më e madhe e vendeve që kanë kontigjente ushtarako-policore në kuadër të KFOR dhe EULEX do t’ i tërheqin ato.

Logjika të thotë se nëse fillon një lëvizje e armatosur islamike në njërin vend, në Shqipëri apo Kosovë, ajo do të përhapet edhe në vendin tjetër.

Në Shqipëri dhe në Kosovë do të vijnë të tërhequr si nga një magnet moxhahidinë nga vendet islamike, të cilët Greqia, Serbia dhe Maqedonia, do t’ i ndihmojnë të hynë në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo do ta përmbysë përfundimisht balancën e forcës në favor të lëvizjes së armatosur islamike.

Tirana dhe Prishtina do të bien si dikur Kabuli në dorë të talebanëve. Serbia dhe Greqia do të inskenojnë disa atentate terroriste islamike në territorin e tyre, ashtu që Serbia të mund të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë, por edhe në Shqipëri, ndërsa Greqia në Shqipëri. Edhe Maqedonia nuk do të mbetet pas dhe do të ndërmarrë veprime ushtarake kundër shqiptarëve të atjeshëm, madje do të ndërhyjë ushtarakisht edhe në Shqipëri, duke krijuar një vijë të mbrojtjes strategjike.

Kështu do të krijohet një situatë ku do të bëhet spastrim masiv etnik i shqiptarëve muslimanë (atyre që quhen të tillë thjesht se dikur, në kohën e pushtimit osman, të parët e tyre u detyruan me dhunë të kthejnë fenë) nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Europa, e cila është gjithmonë e më e shqetësuar për rritjen e emigracionit nga vendet islamike, nuk do t’ i pranojë ata, kështu që do të përfundojnë në Turqi, e cila ka interes t’ i vendosë në zonat e banuara nga kurdët. Hapësira shqiptare e mbetur bosh do të ndahet mes Serbisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Ajo që nuk u bë dot në 1912-1913, do të ndodhë diçka më tepër se 100 vjet më pas.


Kastriot Muftaraj



Te pergezoj per shqetesimin e ngritur dhe menyren se si e ke argumentuar faktin ne lidhje me rrezikun terrorist, se kush mund te perfitoj nga kjo dhe pse. Sic dihet ne vendit tone ne menyre intitucionale dhe publike ekziston nje harmoni fetare ku cdo fe eshte e lire te zhvilloj bindjet e saj dhe ti predikoje ato deri ne piken ku ato nuk cenojne lirite dhe te drejtat themeltare te njeriut. Dhe duke u nisur nga nje llogjike primare dhe naive nuk ka vend per terrorizem pasi mysliman, te krishtere etj kane liri dhe shkollat e tyre per te predikuar fene. terrorizmi islamik pavaresisht idealit te tij, tashme ka mare nje forme tjeter per disa myslimane shikohet si nje model i perfekt i besimit dhe mendojne se po ti bashkohen ketij fenomeni do jene pjese e xhihadit. Duke u nisur nga ky fenomen shume kush paksa me i zgjuar dhe me synime krejt te kunderta nga ato fetare qofshin islamike apo te krishtera, krijon nje mjedis artificial terrorist qe do te thote shfrytezon doktrinen terroriste shfrytezon nje politike te pergatitur nga dikush tjeter per te rekrutuar njerez te cilet jane te gatshem te luftojne per nje kauze qe ato e qujane si te drejte. Pa dashje lind nje lider bashke me ndjekesit e tij ne nje mjedis gjysem te gatshem ky marketingu dhe antimarketingu kane bere punen e tyre . ky lider mund te jete kushdo qofte individ apo nje nga shtetet qe perfshihen ne zonat e interesit kombetar. Pra mund te themi qe duke shfrytezuar fenomenin dhe ambjentin me shumice myslimane do te thote qe ka ngjasa per shfrytezimin e ketyre mundesive nga shtete te cilat kane interes qe vendi yne te kaloj ne nje rend tjeter dhe te klasifikohet rrezik. Do doja qe te nje thirrje per te gjithe myslimanet e te krishteret e vendit tone qe ata ne jane bashkeatdhetaret tane. Qe nuk ka bekim me te madh nga zoti se vendi ku ke lindur dhe te duash atdheun tend ke do te thote se respektuar edhe fene edhe familjen. Qe te jesh nje besimtar duhet te duash paqen. Dhe ti lutemi zotit qe paqja mbizoterofte kudo ne shpirtin tone dhe ne atdheun tone.

Faleminderit!
maximus
maximus

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Fakiri 12.01.12 13:02

Sipas këtyre mjekroshave (Selefive) vetëm ata janë meritor për parajas(xhenet) ndërsa të gjithë të tjerë (qofshin edhe musliman që nuk i përshtaten doktrinës së tyre,dhe mos të flasim për të krishter )meritojnë denimin e Zotit.Njeriu në qoftëse e lexon librin hyjnor Kur'anin në ajetin e 199 të Sures Ali Imran Krijuesi thotë:"Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj Zotit, dhe argumentet e Zotit në shpallje nuk i shesin për pak send të kësaj jete, të tillët kanë shpërblimin e vet tek Zoti i tyre, e Zoti është që llogarinë e bën shpejt."E këta sa ma merre mendja mua nuk e lexojnë farre këtë libër hyjnor,(apo e kanë ndonjë libër më të veçant që e ka shkruar Muhammed Vahabij) dhe aq më pak nuk mendojn me kokë të vetën po i marrin nga mullahët e tyre( si duke i kanë bërë lavazh truri ithtarëve të vetë ) gjërat paket dhe mendojnë mjeranët se vetëm ata e posedojnë të drejtën hyjnore për të qenë banor të parajsës,këta kanë marr vërtetim me vulë dhe nënshkrim nga Muhammed Vahbij,për pos tyre askush tjetër nuk e meriton shpërblimin nga Zoti.Është edhe shumë e vërtetë se këta mjekrosha arab kanë hasmëri përpos doktrinës së fejës me shqiptarët edhe për punë gjaku siç dijet historikisht Mehmet Ali Pasha ja pat ladru ëmën këtyre në arabi (I ka pre sikur derrat) dhe këtë hasmëri me doemos do të mundohen ta përhapin nepër mes këtyre mjeranëve që flasin shqip ndërsa (nëse ?)mendojn arabisht.Kjo e keqe e tyre për fat të keq po gjen terren në kombin tonë,dhe më të infektuarit nga ky virus janë më së shumti shqiptarët të Iliridës,pastaj këta të Kosovës duke mos përjashtuar edhe shtetin amë Shqipëri,që për mendimin tim është më fajtor për tolerimin e këtyre rrymave ekstreme.Për shembull në Ilirid i konvenon bullgarëve që shqiptarët të kenë këso problem ndërë shqiptare dhe në bashkpunim me arabët i toleron edhe i financon dukur krijuar problem të tilla që ta largoj vëmendjen e opinionit ndaj politikës së tyre të pa drejt ndaj shqiptarëve.Ndërsa këtë tolerim që po e bën shteti Shqiptarë ndaj këtyre elementeve anti shqiptare nuk mund ta kuptoj fare.një fjalë e urtët thotë se peshku kalbet në kokë, dhe është më se e vërtetë koka jonë (Tirana) është më se e kalbur,po ta kishim kokën të shëndosh nuk do të ishte bërë Shqipëria "livadhë i bagatshëm " për këto elemente (Vahabiste) por arabe dhe ato pseudo ortodokse që janë pro greke......Po ju tregoj një tregim të vërtetë që tregohet këndej nga ne (prefektura e Prizrenit) .Në kohën e hyrjetit pak para se të largohet perendoria osmane nga vendi jonë kishte qenë një furrëtarë me emrin Mahmud nga krahina e Hasit dhe kishte pasur furrën në qytet ndërkohen kishte ardhur në shërbim një Çaush arab gjatë verës dhe kishte filluar të ketë shoqëri me furrëtarin plakë.Në dimrin e parë që i kishte qëlluar të shërbej në vendin tonë kishte rënë shumë borë dhe kishte marrë një dimër i ashpër sa që nuk mbahet mend. Çaushi arab duke mos duruar të ftoftin ishte futur i mërdhim në furrën e Mahmudit dhe në vend se të jep selam(ta përshëndes) i thotë o Muhmudet efendin ç’është kjo duke shkundur borën.Mahmudi i përgjigjet bereqetullah Çaush efendi.Çaushi ishte mërdhirë nga të ftofti dhe nuk ishte mësuar me një klimë të tillë ja kthen përgjegjën.“Jo Mahmud efendi jo ky nuk është bereqetullah por është gazepullah.Furrëtari plakë i thotë Çaushit arab se nuk ke fajë ti je mësur në Meke dhe Medinën e urruar të rrish i mbështjellën me çarshaf po këtu i thonjë Shqipëri dhe jo më kot këtu veshin tirqi dhe gjurdi... pra ne një fjalë e kemi traditën tonë dhe kjo traditë nuk guxon të vijet në dyshimi nga askush aq më pak nga vet shqiptarët. Shqiptarë, të të gjitha febesimeve flasim me gjuhën e njëjtë,kemi një flamur dhe një komb i kultivojmë traditat e njëjta dhe kemi qëndrim dhe zakonet e njëjta.Mburrja e përbashkët nacionale e jona duhet të jetë aq e fortë saqë nuk duhet dhënë vend ndikimit kundërshtues religjioz, që të na ndaj nga njëri tjetri ne jemi një populli as më pak e as më shumë veq se SHQIPTAR pra,mos të bëhemi argati i dreqit dhe të birit duke futur përqarje në mes nesh sepse këto përqarje i shërbejnë Athinës e Beligradit,sikur se në të kaluarën i kanë shërbyer Romës dhe Stambollit por asnjë here në të mirë të SHQIPËRIS…kam një lutje për të gjithë të vetdijesohemi se Kombi është e përbashkëta jonë ndërsa feja është diç individuale është diq shumë shumë private është ndërmjet krijesës dhe Krijuesit…

me respekt fakiri
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  maximus 12.01.12 14:38

fakiri shkruajti:Sipas këtyre mjekroshave (Selefive) vetëm ata janë meritor për parajas(xhenet) ndërsa të gjithë të tjerë (qofshin edhe musliman që nuk i përshtaten doktrinës së tyre,dhe mos të flasim për të krishter )meritojnë denimin e Zotit.Njeriu në qoftëse e lexon librin hyjnor Kur'anin në ajetin e 199 të Sures Ali Imran Krijuesi thotë:"Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj Zotit, dhe argumentet e Zotit në shpallje nuk i shesin për pak send të kësaj jete, të tillët kanë shpërblimin e vet tek Zoti i tyre, e Zoti është që llogarinë e bën shpejt."E këta sa ma merre mendja mua nuk e lexojnë farre këtë libër hyjnor,(apo e kanë ndonjë libër më të veçant që e ka shkruar Muhammed Vahabij) dhe aq më pak nuk mendojn me kokë të vetën po i marrin nga mullahët e tyre( si duke i kanë bërë lavazh truri ithtarëve të vetë ) gjërat paket dhe mendojnë mjeranët se vetëm ata e posedojnë të drejtën hyjnore për të qenë banor të parajsës,këta kanë marr vërtetim me vulë dhe nënshkrim nga Muhammed Vahbij,për pos tyre askush tjetër nuk e meriton shpërblimin nga Zoti.Është edhe shumë e vërtetë se këta mjekrosha arab kanë hasmëri përpos doktrinës së fejës me shqiptarët edhe për punë gjaku siç dijet historikisht Mehmet Ali Pasha ja pat ladru ëmën këtyre në arabi (I ka pre sikur derrat) dhe këtë hasmëri me doemos do të mundohen ta përhapin nepër mes këtyre mjeranëve që flasin shqip ndërsa (nëse ?)mendojn arabisht.Kjo e keqe e tyre për fat të keq po gjen terren në kombin tonë,dhe më të infektuarit nga ky virus janë më së shumti shqiptarët të Iliridës,pastaj këta të Kosovës duke mos përjashtuar edhe shtetin amë Shqipëri,që për mendimin tim është më fajtor për tolerimin e këtyre rrymave ekstreme.Për shembull në Ilirid i konvenon bullgarëve që shqiptarët të kenë këso problem ndërë shqiptare dhe në bashkpunim me arabët i toleron edhe i financon dukur krijuar problem të tilla që ta largoj vëmendjen e opinionit ndaj politikës së tyre të pa drejt ndaj shqiptarëve.Ndërsa këtë tolerim që po e bën shteti Shqiptarë ndaj këtyre elementeve anti shqiptare nuk mund ta kuptoj fare.një fjalë e urtët thotë se peshku kalbet në kokë, dhe është më se e vërtetë koka jonë (Tirana) është më se e kalbur,po ta kishim kokën të shëndosh nuk do të ishte bërë Shqipëria "livadhë i bagatshëm " për këto elemente (Vahabiste) por arabe dhe ato pseudo ortodokse që janë pro greke......Po ju tregoj një tregim të vërtetë që tregohet këndej nga ne (prefektura e Prizrenit) .Në kohën e hyrjetit pak para se të largohet perendoria osmane nga vendi jonë kishte qenë një furrëtarë me emrin Mahmud nga krahina e Hasit dhe kishte pasur furrën në qytet ndërkohen kishte ardhur në shërbim një Çaush arab gjatë verës dhe kishte filluar të ketë shoqëri me furrëtarin plakë.Në dimrin e parë që i kishte qëlluar të shërbej në vendin tonë kishte rënë shumë borë dhe kishte marrë një dimër i ashpër sa që nuk mbahet mend. Çaushi arab duke mos duruar të ftoftin ishte futur i mërdhim në furrën e Mahmudit dhe në vend se të jep selam(ta përshëndes) i thotë o Muhmudet efendin ç’është kjo duke shkundur borën.Mahmudi i përgjigjet bereqetullah Çaush efendi.Çaushi ishte mërdhirë nga të ftofti dhe nuk ishte mësuar me një klimë të tillë ja kthen përgjegjën.“Jo Mahmud efendi jo ky nuk është bereqetullah por është gazepullah.Furrëtari plakë i thotë Çaushit arab se nuk ke fajë ti je mësur në Meke dhe Medinën e urruar të rrish i mbështjellën me çarshaf po këtu i thonjë Shqipëri dhe jo më kot këtu veshin tirqi dhe gjurdi... pra ne një fjalë e kemi traditën tonë dhe kjo traditë nuk guxon të vijet në dyshimi nga askush aq më pak nga vet shqiptarët. Shqiptarë, të të gjitha febesimeve flasim me gjuhën e njëjtë,kemi një flamur dhe një komb i kultivojmë traditat e njëjta dhe kemi qëndrim dhe zakonet e njëjta.Mburrja e përbashkët nacionale e jona duhet të jetë aq e fortë saqë nuk duhet dhënë vend ndikimit kundërshtues religjioz, që të na ndaj nga njëri tjetri ne jemi një populli as më pak e as më shumë veq se SHQIPTAR pra,mos të bëhemi argati i dreqit dhe të birit duke futur përqarje në mes nesh sepse këto përqarje i shërbejnë Athinës e Beligradit,sikur se në të kaluarën i kanë shërbyer Romës dhe Stambollit por asnjë here në të mirë të SHQIPËRIS…kam një lutje për të gjithë të vetdijesohemi se Kombi është e përbashkëta jonë ndërsa feja është diç individuale është diq shumë shumë private është ndërmjet krijesës dhe Krijuesit…

me respekt fakiri

Fatkeqesisht ne vendin tone po fillojne te lindin keto rryma dhe ajo qe eshte me shqetesuese eshte qe kane gjetur nje terren mjaft te favorshem sidomos ne sferen rekrutimit. Duke patur parasysh qe nje pjese e mire e vendit tone eshte ne gjendje jo te mire ekonomike dhe sociale duke u gjetur ne kushte ekstreme rekrutuesit ne menyre inderekte duke patur kontakt me kete kategori dhe ne emer te fese i kane gjetur pune po ka raste i kane falur dhe bisnese. Ndersa rasti tjeter eshte duke shfrytezuar besimtaret aktual duke i indoktrinuar ose duke infiltruar mesues ose teolog te cilet jane figura te njohura te islamit dhe zoterojne reputacion te konsiderueshem. Ne rastin e pare keto kontigjente te cilet kane bisnese ose pune kane nje motiv per te luftuar dhe rekrutuesit e tyre stimulojne situata duke krijuar armiq te fese te cilet po luftojne islamin dhe perpara ketij fakti duhet luftuar per te mbrojtur punen dhe biznesi qe te dha feja keshtu krijohet nje fryme armiqesie dhe interesi fakti dhe kunderfakti plotesohen te gjitha kushtet per te filluar nje lufte. ndersa ne rastin tjeter ne rastin klasik te luftetarit i cili lufton per te mbrojtur mbreterine e islamit.
maximus
maximus

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Fakiri 12.01.12 17:32

I nderuar maximus këto rryma veçse më janë duke u shumuar sikur farre e hidhërave ato janë të pranishme kudo në çdo qytet dhe fshat shqiptarë.....mbase polikanët nuk kanë nguxim të mirën me këta sepse mua ma merre mendja se mbas tyre shfihen qeverit të shteteve të forta.....punë interesi sa më injorantë të jetë masa e gjërë e popullsis aq më lehtë bëhet biznes i tyre me "arin e zi".... urgjentisht duhet të kërkohet një antivirus kundër këtyre virusave aktiv dhe mjerishtë po e themë tepër infektivë...
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Gjinkalla 12.01.12 17:47

Une besoj fuqishem ne zot,por keta derra e kane devijuar fene,keta jane anti zot,me prejardhje sllavo-arabo-cifute.
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  maximus 13.01.12 9:09

fakiri shkruajti:I nderuar maximus këto rryma veçse më janë duke u shumuar sikur farre e hidhërave ato janë të pranishme kudo në çdo qytet dhe fshat shqiptarë.....mbase polikanët nuk kanë nguxim të mirën me këta sepse mua ma merre mendja se mbas tyre shfihen qeverit të shteteve të forta.....punë interesi sa më injorantë të jetë masa e gjërë e popullsis aq më lehtë bëhet biznes i tyre me "arin e zi".... urgjentisht duhet të kërkohet një antivirus kundër këtyre virusave aktiv dhe mjerishtë po e themë tepër infektivë...

Antivirusi me i fuqishem ndaj ketij fenomeni eshte thjeshj qe ne si komb te qendrojme te bashkuar dhe gjithashtu te jemi racional ne logjiken sec cfare pasojash mund te sjelle kjo per kombin tone, si ne jeten e perditeshme qe do ti ishte barre shume e rende per popullin qe pervec halleve te shumta edhe kete do kishte mangut. Gjithashtu mbasi 2 dekadash qe ju deshen shqiptareve per te rregulluar reputacionin e keq qe i ishte hapur ne vendet ku ato kishin emigruar duhet qe perseri bota te shohe me syrin e nje terroristi dhe te kthehemi perseri ne mesjete sepse ashtu e ka pare ne ender hoxha apo prifti pa dashur te ofendoj te keto figura shpirterore dhe shmang kete koment per te gjithe ato besimtare te cilet besojne ne zot ashtu sic zoti do qe ato te besojne ne paqe, mirekuptim dhe bashkejetese. Nuk ka besim pa tolerance dhe nuk ka besim per te ndeshkuar perpara zotit te gjithe jemi te pa fuqishem per te vendosur fatin e jetes se tjetrit.
maximus
maximus

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Luli 16.01.12 16:43

SHBA: Hysen Sherifi dënohet me 45 vjet burg për terrorizëm

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë 49hysen_sherifi

Shqiptari 27-vjeçar me origjinë nga Kosova, Hysen Sherifi është dënuar me 45 vite burg në SHBA për terrorizëm. Sherifi është shpallur fajtor pasi bashkë me tetë persona të tjerë po përgatitej për sulme një bazë të marinës amerikane.

“Unë besoj se jam i pafajshëm. Nuk ka asnjë konspiracion”, tha Sherifi para gjykatës, i cili e quajti dënimin e tij të padrejtë dhe persekutim tiranik. Ai kishte diskutuar për të sulmuar një bazë të marinës në Boyd me një amerikan të konvertuar në mysliman i cili kishte jetuar në këtë bazë gjatë kohës kur babai i tij kishte shërbyer si oficer. Sherifi ishte i pajisur me leje të përhershme qëndrimi në SHBA.

Mes të dyshuarve është kosovari tjetër Bajram Asllani. Bashkë me Sherifin është dënuar edhe Ziyad Yaghi me 32 vjet burg dhe Mohammad Omar Aly Hassan, me 15 vjet burg. Të dy këta janë me origjinë arabe dhe me shtetësi amerikane.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Zattoo 10.02.12 19:44

Gjermani: Burgim të përjetshëm për Arid Ukën

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Foto_101689

Para rreth një viti Arid Uka kreu një atentat ndaj ushtarëve amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Nga gushti 2011 ai ndodhet në bankën e të akuzuarve. Sot gjykata shpalli dënimin me burgim të përjetshëm.

Shpesh ai rri aty, pa bërë asnjë lëvizje, veçse duke fiksuar me sy buzën e tryezës. Përfaqësuesit të të afërmve të viktimave i bie në sy se një herë ai e dëgjon pak më me vëmendje dëshminë e një gazetari për gjoja pjesëmarrjen e tij në një kamp për trajnim terroristësh në Bosnjë. Kur bashkë-paditësi e pyet se përse ky interesim i papritur: «Mua gati sa nuk po më zinte gjumi», përgjigjet djali me flokët e zeza të hedhura pas. «Unë e di se ku kam qenë!»

Një skenë filmi si shtysë


Nëpërmjet avokates së vet deklaron se në verën e vitit 2010 nuk ka qenë në një kamp trajnimi xhihadistësh në Bosnjë, por pjesërisht në Kosovë, ku mes të tjerash është përpjekur për dokumentet e nevojshme për të marrë shtetësinë gjermane. Pjesën tjetër të kohës, siç del në pah nga hetimet e prokurorisë, ai e kishte kaluar më së shumti në banesën e prindërve në Frankfurt, ku shpesh luante lojëra lufte në internet ose shkarkonte material propagande xhihadiste.

Ngjashëm kishte qenë edhe në mbrëmjen para atentatit të 2 marsit 2011. Kishte parë një video në internet ku ushtarë amerikanë në Afganistan gjoja përdhunonin femra myslimane. Skena në fakt ishte e një filmi hollivudian, por përdorej nga Lëvizja Islame e Uzbekistanit për qëllime propagandistike.

Të nesërmen, para se të nisej për në vendin e tij të punës si ndihmës në postën e aeroportit, përveç bukës së pushimit në thesin e shpinës kishte futur edhe një pistoletë, fishekë dhe dy thika. Në veshët e tij ende gjëmonin këngët xhihadiste që i dëgjonte në mp3 kur gjeti ushtarin e parë të sapo ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm pasi gati të 15 ushtarët e paarmatosur u futën në autobusin që do t'i çonte në bazën ushtarake amerikane në Ramstein, hipi edhe atentatori dhe filloi të qëllonte. Dy i vrau, dy të tjerë i plagosi rëndë, tek i pesti i ngeci pistoleta. Pak më vonë u arrestua.

Amok apo xhihad?

Avokati i caktuar nga gjykata, Jens Joerg Hoffmann, e përshkruan këtë akt si «amok me fund tragjik të një djali të ri, të papjekur e me depresione». Edhe avokatja e tij Michaela Roth thotë se Arid Uka nuk është terrorist. «Është një vepër që ai vetë nuk e kupton», i thotë Roth Deutsche Welles.

Në ditën e parë të gjyqit, në gusht 2011, Arid Uka u distancua nga vepra e tij, por nuk dërgoi asnjë sinjal në adresë të viktimave: «Në se nuk kishte vend për të kërkuar falje, të paktën të shprehte keqardhje për të afërmit, thotë Marcus Steffel, njëri nga bashkëpaditësit, që përfaqëson të afërmit e dy ushtarëve të vrarë.

Për prokurorin federal Jochen Weingarten kjo është një vepër me motive xhihadiste dhe një krim veçanërisht i rëndë: «Kjo rrjedh nga dy të vdekurit, dy të plagosurit rëndë, dhe nga fakti, që ai do të kishte vrarë edhe amerikanë të tjerë, në se nuk do t'i kishte ngecur pistoleta», argumenton Weingarten dhe kërkon dënimin më të rëndë që ekziston në Gjermani. Sipas ligjeve gjermane kjo do të thotë se ai nuk mund të lirohet para kohe pas 15 vjetëve, siç bëhet zakonisht për të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Arid Uka është rritur në Gjermani, por ka lindur në Kosovë, në një vend ku shumica është myslimane, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë një simpati shumë të madhe e ku jo vetëm rrugët, por shpesh edhe fëmijët mbajnë emra, Klinton a Ollbrajt – si shenjë falënderimi për mbështetjen ndaj luftës së viteve 1999. Kur u bë i njohur lajmi për atentatin e Frankfurtit kushërinjtë e Arid Ukës nga Mitrovica e Kosovës u treguan shumë të çuditur nëpër media dhe nxituan të theksonin qëndrimin proamerikan të familjes.

I radikalizuar në internet

Babai i Arid Ukës, i cili sipas raporteve në medie, fëmijët i ka edukuar si besimtarë, por jo fanatikë, menjëherë i kërkoi të falur Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet medies. Por ndërkohë prindërit e tij janë tërhequr dhe refuzojnë jo vetëm intervistat me gazetarë, por edhe të dalin para gjyqit.

Megjithëse i rritur si mysliman besimtar, me sa duket familja e tij nuk ka pasur ndonjë ndikim në orientimin e tij xhihadist. «Nuk ka asnjë shenjë që flet për radikalizimin e tij në familje. Madjen nuk ka asnjë tregues për ndonjë lidhje tjetër direkte», thotë për Deutsche Wellen, Guido Steinberg, nga Fondacioni «Shkenca dhe Politika» në Berlin.

Arid Uka në fakt kishte në Facebook pseudonimin luftarak Abu Reyyan (Ruajtës i portës qiellore) dhe ishte i lidhur nëpërmjet tij me salafistët më të njohur të Gjermanisë, por nga hetimet del se asnjërin syresh ai nuk e kishte njohur personalisht. Edhe hipoteza e pjesëmarrjes së tij të mundshme në një kamp trajnimi në Bosnje në masë të madhe u hodh poshtë nga një dëshmitare e Zyrës Federale të Kriminalistikës.

Për ekspertët ky konstatim vjen i befasishëm. «Shumica e specialistëve janë nisur deri tani nga teza, se për të realizuar një atentat terrorist të suksesshëm, duhet të kesh qenë më parë në ndonjë trajnim», thotë eksperti për terrorizmin Steinberg. Ai kujton se ka pasur raste të ngjashme më parë, kur terroristët janë bërë vetë, por ato kanë dështuar. Sipas ekspertit, atentati i Arid Ukës është kështu ndoshta jo vetëm sulmi i parë i suksesshëm terrorist-xhihadist në Gjermani, por i pari i një xhihadisti të prodhuar vetë nëpërmjet internetit. /dw/
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Zattoo 04.03.12 18:31

SHBA, 27 vite burg terroristit shqiptar

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Image-234x300

Betim Kaziu, qytetar amerikan me origjinë nga Kosova u dënua me 27 vite burg nga gjykata e Nju Jorkut ndërkohë që prokurorët kërkuan dënim të përjetshëm. Kaziu akuzohet për terrorizëm pasi në korrik të vitit 2011 ai u ndalua për konspiracion me qëllim vrasje.

Nga ana tjetër, Kaziu u shpall fajtor për sigurimin e mbështetjes materiale për një organizatë terroriste.

Para gjykatës, Betim Kaziu u tregua i penduar për çfarë kishte bërë ndërsa prokurorët pretenduan se ai ka bërë përpjekje edhe për tu bashkuar me Al Kaedën në Irak, Afganistan dhe në Ballkan.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë Empty Re: Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi