EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla për gjumë të mirë

2 posters

Shko poshtë

Këshilla për gjumë të mirë Empty Këshilla për gjumë të mirë

Mesazh  Elizza 24.09.10 12:13

Këshilla për kohën e gjumit të fëmijës tuaj


Këshilla për gjumë të mirë Gjumi


10 këshilla që fëmija juaj (dhe ju!) të bëni gjumë të mirë natën.

1. Kthejeni gjumin në prioritet familjar dhe pjesë të veprimtarive tuaja ditore. Vendosni sa orë gjumë kërkon çdo anëtar i familjes tuaj dhe sigurohuni që ta bëjnë këtë. Diskutoni me mjekun e fëmijës mbi problemet e gjumësisë, sepse pjesa më e madhe e tyre trajtohen lehtësisht.

2. Mësoni t'i dalloni problemet e gjumit tek fëmija juaj. Duhet të vëreni detaje të tilla, si: vështirësi për të rënë në gjumë, zgjim nga ëndrrat e këqija, gërhitje, rezistencë për të shkuar në shtrat, vështirësi në frymëmarrje ndërsa flenë. Këto probleme të gjumit mund të lidhen edhe me sjelljen gjatë ditës, si: lodhje jashtë normales, gjendje e përgjumur ose sjellje tekanjoze.

3. Punë në grup. Është mirë që ju ta diskutoni në grup strategjinë dhe të punoni si skuadër. Nëse po filloni një program për natën, pasi keni kaluar vështirësi me fëmijën tuaj, shpjegojani çfarë prisni nga fëmija, nëse ai është i rritur.

4. Këmbëngulja. Si në të gjithë aspektet e mëmësisë, këmbëngulja dhe vijueshmëria janë përbërësit kyç për suksesin. Pa ato, ju nuk mund të prisni që fëmija juaj të mësojë apo të ndryshojë sjelljen.

5. Vendosni një orë ekzakte gjumi dhe zgjimi. Kjo gjë vendos një rregull për ju dhe fëmijën tuaj dhe ju lejon të planifikoni regjimin e kohës së gjumit. Përndryshe, ju mund të keni tendencën të flini vonë. Për më tepër kjo ndihmon që fëmija të ruajë kohën e brendshme trupore ose ritmin ditor në një cikël 24 orësh. Nuk ka një kohë ideale se, kur duhet të flejë çdo fëmijë, sepse nevojat e gjumit dhe regjimi i fjetjes ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme.

6. Regjim, regjim, regjim. Regjimi vendos një rregull dhe ndihmon në sjellje; një regjim i kohës së gjumit ndihmon fëmijën tuaj të mësojë të jetë përgjumësh, ashtu siç leximi në krevat i vë të rriturit në gjumë (madje edhe larg krevatit). Struktura e kohës së gjumit gjithashtu shoqëron dhomën e gjumit me ndjesi të mira dhe ofron një ndjesi sigurie dhe kontrolli. Regjimi heq stresin nga dhoma e gjumit dhe ndihmon që ajo të jetë një kohë speciale, veçanërisht nëse keni më shumë se një fëmijë.

Koha e gjumit është koha që të çlodheni. Kështu që, aktivitetet qetësuese, si: një banjo e ngrohtë, një libër ose ndoshta një masazh i këndshëm janë zgjedhje të mira. Mbajini televizorët, kompjuterët dhe pajisje të tilla larg dhomës së gjumit, sepse ato mund të zgjojnë fëmijën tuaj dhe t'ju mbajnë zgjuar deri vonë.Mësojani fëmijës tuaj çfarë është regjimi, limitet kohore që duhen përfshirë në të dhe fokusohuni pas tyre. Shpesh është shumë e nevojshme t'i lajmëroni se, koha ka përfunduar, si psh: "Kemi edhe tre faqe për të lexuar", por jini strikt dhe mos i tejkaloni limitet tuaja.

Pasiguria ushqen tension dhe mund të ketë edhe debate pas kësaj. Një qëllim thelbësor në regjimin e fëmijës tuaj është t'i mësoni fëmijës të qetësohet, të bjerë vetëm në gjumë dhe ta zë gjumi vetë gjatë natës kur i del gjumi. Çelësi për ta arritur këtë qëllim është që, prindërit t'i lënë vetëm fëmijët e tyre pak kohë para se t'i zërë gjumi.

7. Vishini dhe kujdesuni për temperaturën e dhomës. Sërish, nuk ka rregulla absolute, por një gjë është e sigurt: visheni fëmijën tuaj siç visheni edhe vetë, duke pasur parasysh që fëmijët e vegjël zbulohen shpesh gjatë natës dhe nuk janë në gjendje të mbulohen sërish. Njerëzit zakonisht flenë më mirë në një dhomë të freskët (por jo të ftohtë), sesa në një dhomë të ngrohtë.

8. Objektet kalimtare. Koha e gjumit do të thotë ndarje dhe kjo mund të bëhet më e thjeshtë me një objekt kalimtar, si psh: kukull, arush me push, batanije ose diçka e tillë. Këto objekte ofrojnë një ndjesi sigurie dhe kontrolli që rehaton dhe siguron fëmijën tuaj.

9. Dhoma dhe ndarja e krevatit.
Disa prindër ndiejnë se, ndarja e dhomës së tyre të gjumit apo e krevatit me fëmijën, është më e natyrshme, sesa të kenë dhoma të ndara; dhe ky fakt është i rëndësishëm për zhvillimin emocional të fëmijës.

Duke marrë në konsideratë disa çështje sociale dhe psikologjike, zakonisht të ndash krevatin nuk është një ide e mirë. Së pari, çdo njeri fle më mirë vetëm; do të thotë që ka më pak shqetësime gjatë gjumit dhe gjumi mund t'i dalë më pak herë.Fëmijët në të njëjtin krevat apo dhomë gjumi mund të mos mësojnë të flenë vetë dhe kanë tendencën të kenë probleme me gjumin. Mbytja e fëmijëve, kryesisht atyre të vegjël është gjithashtu një problem gjatë fjetjes në të njëjtin krevat.

Një fëmijë në krevat me ju mund të ketë pasoja serioze në jetën tuaj intime dhe seksuale; ta lini fëmijën me dadon gjithashtu mund të jetë një problem. Sa më gjatë të flejë me ju në krevat fëmija, aq më e vështirë bëhet ndarja kur ai apo ajo duhet të shkojë në dhomën e tyre.Të fjeturit ndarazi është gjithashtu i rëndësishëm të ndihmojë një fëmijë të mësojë të nda­het pa ankth dhe të formojë identitetin e vet.

10. Një gjë të fundit.
Fëmijët gjithmonë do të lënë diçka për në fund: të puthurën, përqafimin, një gotë me ujë apo të shkuarin në banjo. Ata shpikin shumë gjëra. Bëni maksimumin që t'i paraprini këto kërkesa dhe t'i keni bërë përpara se të shtrihen në krevat. Dhe ... mësojuni fëmijëve se, nga momenti që ata janë në krevat, nuk duhet të lëvizin më prej tij.

Si t'ia bëni më të mirë gjumin fëmijës (dhe vetes tuaj!)

Pavarësisht moshës, oraret e rregullta dhe regjimi i kohës së gjumit ndikojnë të kemi një gjumë të mirë dhe të shëndetshëm; e njëjta gjë vlen edhe për fëmijët, madje edhe më shumë.

Të vendosësh e të ruash zakone të mira gjumi ndihmon fëmijën ta zërë gjumi, të rrijë në gjumë dhe të zgjohet i freskët e i çlodhur, duke parandaluar problemet e gjumësisë në të ardhmen. Zakonet e mira të gjumit jo vetëm që ju largojnë stresin në kohën e gjumit, por ndihmojnë që ta kthejnë atë në kohën më të veçantë për ju dhe fëmijën tuaj.

Nuk ka rregulla të vështira për sjelljen e gjumit dhe si gjithmonë ka variacione tek individë të veçantë. Fëmija juaj është unik. Nëse regjimi funksionon, atëherë kjo është më e mira për ju. Kjo do të thotë që, disa mënyra funksionojnë më mirë se të tjerat dhe këshillat e mëposhtme jepen që të jenë të efektshme.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për gjumë të mirë Empty Re: Këshilla për gjumë të mirë

Mesazh  Elizza 24.09.10 12:51

5 Menyra Efektive Te Permiresimit Te Gjumit





Është pothuajse qesharake që në kohët e sotme kur mendohet se kemi arritur dhe jemi avancuar shume, neve veçse na është keqësuar gjumi. Ditë e përditë ka shumë e më shumë njerëz prej që kanë probleme të bien në gjumë dhe për këtë ka mijëra gjëra për ti fajësuar. Teknologjia me të cilën jetojmë, shoqëria kapitaliste gjithnjë e më me pak kohë… lista vazhdon e zgjatet me secilin person që pyet.
Kjo është kogja qështje e komplikuar për tu marr me të, jam i sigurt që ekzistojnë shumë faktor kontribuues dhe nuk po pretendoj se e di përgjigjen e pyetjes se përse shoqërisë së sotme ka probleme me gjumë. Unë i kamë dyshimet e mia dhe jam i sigurt se të gjithë pak a shumë i dimë arsyet. Sidoqoftë, këtu do i ndajë me ju së paku disa këshilla që ju ndihmojnë të ju nxë gjumi më shpejt dhe ndiheni më të freskët se zakonisht kur zgjoheni.

1.Zgjohu Herët

Kështu është pra, gjumash: nëse dëshiron që herët dhe me lehtësi të shkoni në shtrat, akordo alarmin në ora 5 të mëngjesit dhe ngrihu (kërce) nga shtrati në sekondën që bie alarmi.
Triku që kjo të funksionojë mbështetet në atë se ju duhet të shtrydhni nga vetja të gjithë disiplinën që keni dhe jo vetëm të zgjoheni në momentin që bie alarmi, por, të zgjoheni përnjëherë në momentin që bie alarmi çdo mëngjes. Çka do që ndodh, edhe nëse keni vetëm një orë gjumë natën e kaluar ju duhet të zgjoheni.
Provo të rrish vetëm me dy orë gjumë për pesë ditë me radhë e kthehu e më thuaj se prapë nuk ishte i gatshëm të hidhesh në shtrat më herët se zakonisht. Kjo është mënyra më e mirë e risetimit (ricaktimit) të orarit të gjumit.

Por, mos harro se vërtet kërkon vet-disiplinë edhe atë më shumë se sa kanë disa njerëz.

2. Lexo Materialin e Duhur

Duhet të bësh zgjedhjen e duhur e jo të lexosh diçka që të bënë të mendosh për të e të mos mund të flesh. Këtë po e them se ekziston një kohë gjatë ditës kur ju duhet të fikni mendjen aktive dhe të lëreni at pasive të marr punën përsipër, e kjo kohë ndodhë vetëm një orë para orarit kur shkoni në shtrat apo kur ktheheni në shtëpi nga puna.

Sido që të jetë puna, ju duhet të zbuloni se sa kohë ju duhet që të kaloni nga ajo mendje aktive që të mban duke menduar dhe te zgjuar gjatë gjithë natës dhe qëndro larg atyre aktiviteteve që ju bëjnë të mendoni shumë gjatë asaj kohe.

Kështu që zgjidhni me kujdes librin apo gjërat që bëni në orët kur trupi juaj futet në orën kritike e më pas të mos mund të flini duke menduar për përmbajtjen e ati libri. Kjo të ndihmon që të parandaloni pagjumësinë e shkaktuar nga të menduarit e pandërprerë për shkak të ndonjë storie që lexon në një libër.

3. Fik Të Gjitha Dritat

Zgjedhja më e mirë që të keni gjumë të rehatshëm është që dhomën ku flini ta bëni terr. Kur mjafton? Mjafton atëherë kur thoni, “gishtin n’sy me ta shti se s’pashe”. Pak humor, ama seriozisht po them se edhe një dritë sado e vogël që mund të jetë mund të pengoj që të bëni gjumë të rehatshëm. Çfarëdo drite, edhe ajo më e vogla si drita e televizorit që rrinë e ndezur edhe pas fikjes, mund të ndikoj në kualitetin e gjumit që bëni. Kështu që zgjidhja ideale është ta bëni terr dhomën duke fikur të gjitha dritat.

4. Shlyej Nga Mendja Mendimet e Shthurura

Shpesh na ndodhë që të mbahemi të zgjuar nga brengat si: a i kam kryer të gjitha detyrat që kam pasur për sot? Çka nëse harroj ta thërras Mustafën (bie fjala) nesër? Au, më duhet të përgatitem për intervistën që kam ose nuk e marr punën…

Ajo që duhet të bësh, e që është parë të jetë shumë efektive, është të ulesh me një stilolaps dhe fletore dhe të kryesh pastrimin e mendjes para se të biesh në shtrat. Nxjerr secilin mendim nga mendja dhe shënoje e ktheje në formë të prekshme (mendimi= i paprekshëm; mendimi i shkruar= i prekshëm). Pas kësaj thjesht ndiheni sikur ti kishit nxjerr brengat e ti kishit hedhur në një kovë kështu që nuk do të keni nevojë të merreni me to deri sa te jeni gati, përveç tjerash është edhe ves i mirë nëse dëshiron të bëhesh më i organizuar.

Shkruaj punët që duhet ti kryesh, njerëzit që duhet ti kontaktosh, idetë që ke pas gjatë gjithë ditës por ke dështuar t’i nxësh dhe sigurohu ta kesh të shkruar gjithçka që ke në mendje – sado e padobishme që mund të ju duket.

5. Shmang Kompjuterin dhe Televizorin

Në ditët e sotme kjo na ndodhë të gjithëve sepse pak ka nga ne që ikim për të fjetur para orës 12. Disa nga ne rrinë duke përdor kompjuterin për të shfletuar internetin, për të bërë chat (të rinjtë), ose edhe për ndonjë punë tjetër, kurse të tjerët i ngulin sytë televizorit dhe sa qel e mbyll sytë ora bëhet 4 i mëngjesit! Nëse e lë internetin pas orës 2 të mëngjesit dhe pyet pse nuk po mund të flini kjo ndoshta është për shkak të kohës së tepërt që kaloni duke i ngulur sytë ekranit. Rri larg ekraneve (kompjuterit apo televizorit) para se të shkoni për të fjetur.

Këto 5 nuk janë të fundit dhe sigurisht ju që keni zgjidhur problemin e gjumit keni diçka për të shtuar për ta bërë më të plotë këtë artikull.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për gjumë të mirë Empty Re: Këshilla për gjumë të mirë

Mesazh  yasmin 24.01.11 0:10

Ka gati nje vit qe me eshte prishur komplet sistemi/menyra e te fjeturit, si pasoje e faktit qe me duhej te studioja deri vone,por ky fakt me ka lene pasoja,sepse tani edhe pse i kam kryer studimet e kam tejet te veshtire te vendos nje regjim te ri gjumi. Me eshte bere e pamundur te fle para ores 1 te mengjesit,madje me shkon zgjuar deri ne tre edhe pse jam ne shtrat...

Te gjitha keto keshillat,dhe keshilla te tjera i kam praktikuar por nuk me japin me rezultat,sepse sado e lodhur te jem kur bie te fle,sapo ve koken mbi jastek,fillon dhe me bluan truri gjera nga me te ndryshmet dhe keshtu kam veshtiresi te me ze gjumi...
Keshtu i bie qe une te kem pagjumesi sui-gjeneris,sepse gjate kohes kur te gjithe flene si qingja, mua me s'me lene rehat mendimet, gjate dites jam si e pergjumuar ndersa gjate nates jam e kthjellet,komplet ndryshim zakonor gjumi.....Uroj qe te dalin keshilla te tjera,po aq te frytshme si ato lart,por ama te kene rezultat kesaj here, se vdiqa!!!
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për gjumë të mirë Empty Re: Këshilla për gjumë të mirë

Mesazh  Elizza 24.01.11 0:49

Provo një mënyrë tjetër:
- Para se të shkosh në gjumë, binde veten se je e lodhur dhe do të flesh menjëherë. (Nëse është nevoja krijo një fjali të shkurtër, të cilën do ta përserisësh disa herë)
- Shtrihu në pozitën që pëlqen.
- Çliroje trupin
- Përpiqu të mos iu kushtosh rëndësi mendimeve
- Mund edhe të dëgjosh muzikë për gjumë të shpejt (Get to sleep fast)
Posa çlirohemi, relaksohemi, pushojnë mendimet, valët e trurit rrallohen dhe ne 'rrëshqasim' në një nivel më të thellë të vetëdijes e na zë gjumi.


Edituar për herë të fundit nga Elizza në 10.04.11 10:40, edituar 1 herë gjithsej
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për gjumë të mirë Empty Re: Këshilla për gjumë të mirë

Mesazh  yasmin 24.01.11 1:05

Faleminderit per keshillat e vlefshme, fjala jote ne "vesh" te Perendise....
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për gjumë të mirë Empty Re: Këshilla për gjumë të mirë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi