EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parashikimet per 10 vitet e ardhshme

+2
Xhemajl
Zattoo
6 posters

Shko poshtë

Parashikimet per 10 vitet e ardhshme Empty Parashikimet per 10 vitet e ardhshme

Mesazh  Zattoo 20.09.10 10:49

Parashikimet per 10 vitet e ardhshme

Sado të duket e pabesueshme, qysh në vitin 2016 meshkujt do të bëhen të panevojshëm për vazhdimin e llojit të njeriut, sepse do të krijohet sperma sintetike.

Katër vjet më vonë do të fillojë lufta klimatike në Sri Lankë, kurse njerëzit do të mund të udhëtojnë në Hënë si turistë.

Këto janë vetëm disa nga parashikimet për të cilat revista e njohur amerikane Forbes pohon te na presin gjatë 10 vjetëve të ardhshëm.

Parashikimet janë të ndara në 6 kategori, prej atyre politike, shëndetësore, energjetike e financiare deri te ato teknologjike dhe ngjarjet në shoqëri, ndërsa bazohen në parashikimet e Nostradamusit.

Të gjitha këto parashikime, në mesin e të cilave janë edhe shpërbërjet e kompanive të mëdha si ajo Pfizer, do të mund të ndodhnin deri në vitin 2020.

Kështu qysh për vitin e ardhshëm, kjo revistë parasheh vdekjen e Kim Jong Il, të cilin në lidershipin e Koresë Veriore do ta zëvendësojë djali i tij.

Chelsea Clinton, bija e Bill dhe Hyllary Clinton, në vitin 2016 do të ulet në Senatin amerikan dhe do të jetës senatorja e parë e parë e cila gjatë mandatit të saj do të mbetet shtatzënë.

Nga fundi i dekadës do të nisë lufta klimatike në Sri Lankë, e nxitur nga fundamentalistët islamikë në ishujt Sejshele.

Shëndetësia do të bëjë një hap të madh, pohojnë në Forbes, sepse pos spermës sintetike, deri në vitin 2020 do të aplikohen edhe robotët plotësisht të automatizuar, të cilët do të operojnë pacientët dhe eliminojnë qelizat e përfshira nga kanceri.

Sipas kësaj reviste, recesioni ekonomik do të përfundojë në vitin 2018, kur shkalla e papunësisë në SHBA do të bie në 7 për qind. Një nga parashikimet flet edhe për atë se Bernie Madoffin brenda një viti të ardhshëm rojtarë e tij do ta gjejnë të varur në qelinë e burgur.

Sa i përket kualitetit të jetës, parashihet se nga fundi i vitit 2017 nëpër rafte të supermarketeve do të gjendet edhe mishi i kultivuar në laboratore dhe për të cilin nuk ka nevojë të vritet asnjë kafshë.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimet per 10 vitet e ardhshme Empty Re: Parashikimet per 10 vitet e ardhshme

Mesazh  Xhemajl 20.09.10 13:14

Shum interesante Zattoo.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimet per 10 vitet e ardhshme Empty Re: Parashikimet per 10 vitet e ardhshme

Mesazh  patrolla 22.09.10 1:33

Nuk kam fuqi te besoj keto fjale, sdi neser cka do behet.
Te ardhmen e di vetem zoti, pronari i gjithsise.
patrolla
patrolla

20


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimet per 10 vitet e ardhshme Empty MEndoj

Mesazh  Ba1 22.09.10 18:26

Sa i përket kesaj sbesoj se mund të ndodh, smund te besoj se dikush esht i fuqishum sa Zoti, po shkenca eshte shpifur nga Kurani...
https://www.youtube.com/watch?v=6Beqn666Msc&feature=related
ky eshte nje link ku mund te shiheni shume gjera interesante..ku mjekesia bazohet ne mrekulli te Zotit.
avatar
Ba1

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimet per 10 vitet e ardhshme Empty Re: Parashikimet per 10 vitet e ardhshme

Mesazh  Pajtim 24.09.10 4:39

Hajdeeee rrennn hajdee...!!! e paska knaq kejt ajo revista amerikane..!!! NCNC jon tu i kalu njerzt do kufij qe s'bon mu kalu..!!
Pajtim
Pajtim

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimet per 10 vitet e ardhshme Empty Re: Parashikimet per 10 vitet e ardhshme

Mesazh  Idlir 17.12.10 14:44

Ajo puna e mishit,qe eshte provuar tashme ne Hollane, me ngja, eshte mjaft interesante. Mirepo duhet edhe nje ligj i forte per ndalimin e vrasjes se kafsheve, pasiqe ne ne stadin e egersise ku gjendemi, ende nuk e dime se kafshet ndiejne dhimbje, edhe kur therren, edhe kur u vriten femijet; nuk e dime se kafshet perjetojne stres; nuk e dime se nuk jane krijuar per t'i ngrene ne. Nuk i dime keto, se jemi kaq infantile, e delirante, saqe e marrim veten si superqender te jetes e te botes, ku gjithcka tjeter vertitet rreth nesh e per ne.
Idlir
Idlir

71


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimet per 10 vitet e ardhshme Empty Re: Parashikimet per 10 vitet e ardhshme

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi