EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjërat e mallkuara

2 posters

Shko poshtë

Gjërat e mallkuara Empty Gjërat e mallkuara

Mesazh  Zattoo 06.08.10 12:42

Fuqia e sendeve të mallkuara

Në shumë e shumë raporte policore, janë regjistruar dëshmi të pabesueshme nga ritualet e fshehta të Aborixhinëve të Australisë (një nga ata, sa për ilustrim, quhet "Kori i vdekjes"), të cilët ndëshkojnë në atë mënyrë, ata të cilët i zemërojnë, sa që, as me ndihmën e obduksionit, mjekët nuk patën sukses asnjëherë të gjenin shkakun e vërtetë të vdekjes së viktimave...

Njohuritë e deritanishme për fatin e njerëzve që kanë shfrytëzuar shtëpitë e "prapta (terse)", që kanë udhëtuar me anije të "prapta" e aeroplanë ose edhe që i kanë përdorur vetëm disa pjesë të tyre etj., pa dyshim, na tregojnë se vërtetë ka sende që sjellin fatkeqësi.

Rasti i çiftit Lambert


Për shembull, është i njohur rasti i çiftit bashkëshortor Lambert, të cilit fatkeqësi të mëdha i shkaktoi një figurë e vogël (statujë e Perëndisë japoneze), të cilën e blenë gjatë kohës së qëndrimit në Japoni. Me fjalë të tjera, sapo e blenë atë figurëz nga fildishi, filluan të ndjenjë vështirësi shëndetësore.

Kur figurëza ishte në mesin e sendeve të zonjës Lambert, ajo kishte dhimbje të tmerrshme të dhëmbit, e kur u gjet në valixhen e zotërisë Lambert - dhimbja e dhëmbit u "zhvendos" tek ai. Me ardhjen në Amerikë, figurzën ia falin nënës së zotërisë Lambert, e atëherë ajo, vetëm disa orë më vonë, filloi të ndjejë dhimbje të padurueshme të dhëmbit. Ishte mëse e qartë, dhimbja e dhëmbit nxitej nga figura. Për këtë arsye, Lambertët e strehuan në një vend të vogël të shenjtë dhe që nga ajo ditë arritën të gjejnë pak paqe. Si është e mundur që një statujë e vogël nga fildishi të shkaktoj dhimbje të tmerrshme te secili që është në kontakt me të?

Është i mundur supozimi që në atë statujë, shumë e shumë kohë më parë ka zënë vend ndonjë "shpirt i keq". Megjithatë, po ashtu është e mundur që ajo figurëz në vete të mbartte gjurmët e agonisë së vdekjes së elefantit nga dhëmbi, i të cilit është ndërtuar ajo, derisa elefanti ende ishte gjallë kur ia kanë hequr dhëmbin.

Dhimbjet e tij të tmerrshme që i ka ndjerë janë "bartur" dhe absorbuar në dhëmb (bri) gjegjësisht në figurzën, e pastaj nga ajo janë transmetuar në pronarët e saj. Shembuj të panumërta të shtëpive "të mallkuara", po ashtu flasin për mundësinë që mjedisi i caktuar ose gjërat nga ky mjedis "mbajnë mend", ose mbartin me vete të kaluarën dhe e shfaqin atë në të ardhmen tek ata që janë në kontakt me to.

Automobili fatkeq i F. Ferdinandit dhe aktorit Xh. Dini

Janë interesante edhe shembujt e automobilave "fatkeq". Për shembull, automobili në të cilin janë vrarë F. Ferdinand dhe bashkëshortja e tij (të vrarë në atentat në Sarajevë, i cili shërbeu edhe si shkas për fillimin e Luftës së Parë Botërore) vazhdoi t'u sillte fatkeqësi ose vdekje pronarëve të mëvonshëm, deri në ditën kur u vendos në muze.

Po ashtu, edhe "porshi", në të cilin humbi jetën aktori i filmave, Xhejms Din i sillte pafundësisht fatkeqësi shfrytëzuesve të tjerë madje edhe kur ishte i zbërthyer në pjesë. Mekanikut, të pronarit të garazhit që e bleu, ia theu te dy këmbët kur gjatë shkarkimit iu këput mbajtësja.

Pasi automobili u nda në pjesë, motori iu shit një mjeku. Mjeku së shpejti humbi jetën në një garë me veturën, në të cilën ishte vendosur motori i "porshit". Në garime të njëjta automobilistike u përmbys edhe vetura ku ishte montuar ndërruesi i shpejtësive nga "porshi" i Dinit dhe shoferi i saj ishte dëmtuar shumë rëndë. Por, fatkeqësitë nuk përfundojnë këtu.

Një shofer për pak nuk humbi jetën kur menjëherë shërthyen te dy gomat e automobilit të tij që ishin marrë nga po i njëjti "porsh" i mallkuar. Edhe karroceria e veturës së tij, shkaktoi fatkeqësi me rastin e rënies nga piedestali, duke i thyer ashtin e kofshës një djaloshi që ishte duke e parë atë. Përse ndodhën të gjitha këto?

Është e mundur që, automobili i trashëgimtarit të fronit austriak (Fredinandit) e ka "thithur" në vete energjinë nga tragjedia e parë. Efektet e energjisë së akumuluar nga ajo tragjedi e tmerrshme, e kanë mbushur materialin e automobilit, i cili, duke vazhduar "jetëgjatësinë", edhe më tutje ka prodhuar eko-efekte, gjegjësisht u ka sjellë fatkeqësi shfrytëzuesve të tij të ardhshëm.

Automobili i Xhemjs Dinit ishte aq shumë "mbushur" me ngarkesë të energjisë negative nga ngjarja tragjike, sa që reflektoi pastaj pandërprerë energji të tillë, gjatë një periudhe të gjatë. Kështu, kjo energji, ndikoi tek shfrytëzuesit e ardhshëm të pjesëve të atij automobili, duke shkaktuar impulse negative, të cilët, në fund i çoi edhe në vdekje.

Figura vdekjeprurëse e "Perëndeshës nga Lembi"

E quanin "Perëndesha nga Lembi", sipas vendit, ku para një shekulli është nxjerrë (në Qipro). Vjetërsia e kësaj figure nga guri gëlqeror u vlerësua në rreth pesë mijëvjeçarë e gjysmë. Shumica ndërkaq, konsiderojnë se do të ishte më mirë që arkeologët mos ta kishin gjetur fare. Pse?

Figura, fillimisht i takonte lordit Elfon, i cili mund t'i lejonte vetes luksin që ta blinte atë.

Ndodhi që gjatë pesë viteve të ardhshme vdiqën të gjithë shtatë anëtarët e familjes Elfont! Figurën pastaj e bleu ser Ajvor, por edhe familja e tij vdiq për pak më shumë se tre vjet. As pronari i ardhshëm i "Perëndeshës nga Lembi" nuk kishte fat me atë figurë të vjetër enigmatike. Katër vite e gjysmë, pasi e bleu lordi Tomson Noel, vdesin të gjithë anëtarët e familjes së tij.

Në vitin 1987, figura nga Qipro bëhet pronë e ser Aslen Biverbrukut. Pas kësaj vdiqën ai, gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre!

Të tmerruar nga kjo tragjedi që i solli kjo figurë edhe kësaj familje, si dhe nën ndikimin e rrëfimeve për fatin e kobshëm që sillte ajo, bijtë e Biverbrukut, "Perëndeshën nga Lembi" ia dorëzuan Muzeut Skocez në Edinburg, ku nxituan të kundërshtojnë çfarëdo hipoteze për ekspeditën e saj vdekjeprurëse.

E gjithë historia do të ishte dukur absurde dhe e trilluar, po të mos kishte qenë për lajmërimin e shtypit anglez ku thuhej se pak kohë pas kësaj dhurate, shefi i seksionit në të cilin ishte vendosur kjo figurë, papritur u sëmur dhe vdiq.

Rastësi apo diçka më shumë?


Mendimet janë si zakonisht, të ndara. Ata që besojnë në mallkime dhe fuqi magjike të relikteve, janë bindur që rrëfimet reale vetëm nuk bëjnë gjë tjetër veçse plotësojnë dosjen e madhe të rasteve, të cilat shkojnë në favor të teorive të tyre. Pikërisht këto raste të jashtëzakonshme nga kjo dosje janë të njohura mjaft mirë opinionit në mbarë rruzullin tokësor.

Mjafton vetëm të kujtohet rasti, gati i pabesueshëm me egjiptologët, të cilët në mënyrë të pashpjegueshme vdiqën pas hapjes së varrezës së Tuatankamonit, ose gjithë viktimat e "Diamantit të shpresës" të hequr nga koka e një idhulli në një tempull indian. Raste autentike janë shënuar edhe në Afrikë, në Amerikën Jugore, në Australi, ku ardhësit, të cilët i bënin dëm falltarit lokal, pësonin fatkeqësisht ose sëmureshin fatalisht.

Vazoja e mallkuar nga Basano

Në dhjetëra raporte policore, janë regjistruar dëshmi të pabesueshme nga ritualet e fshehta të Aborixhinëve të Australisë (një nga ata, sa për ilustrim, quhet "Kori i vdekjes"), të cilët ndëshkojnë në atë mënyrë, ata të cilët i zemërojnë, sa që, as me ndihmën e obduksionit, mjekët nuk patën sukses asnjëherë të gjenin shkakun e vërtetë të vdekjes së viktimave... Rastin tjetër e ka përshkruar detajisht shtypi italian.

Në rrethinën e qytetit Basano është gjetur një vazo (saksi) e argjendtë dhe e vjetër rreth pesë shekuj - e rëndë rreth dy kilogram. Në vazon e zbuluar në murin e një shtëpie të madhe të braktisur, u gjet edhe kjo porosi: "Kjo vazo në vete mban vdekjen".

Në ankand vazon e argjendtë e bleu farmacisti i Basanos. Por nuk shkuan as tre muaj nga ky investim i tij, dhe farmacisti, pavarësisht se deri atëherë gëzonte një shëndet të mrekullueshëm, vdiq! Vazon pastaj e bleu kirurgu i spitalit të qytetit, por edhe atë së shpejti, vetëm pas dy muajsh, e gjeti i njëjti fat i zi. Ishte vetëm 37 vjeç! Më pas, vazon e bleu një arkeolog... dhe pas tre muajsh, edhe ai, vdiq në mënyrë shumë misterioze! Pronari i ardhshëm i saksisë vdekjeprurëse, një muaj pas sjelljes së saj në shtëpinë e tij - vdes edhe ai!

E tmerruar nga kjo tragjedi, familja e tij e hedh vazon nga dritarja e shtëpisë në rrugë, për çka edhe dënohet nga policia lokale. Vazon, sipas shkrimeve në shtypin italian, pas këtyre ndodhive të tmerrshme, askush nuk dëshironte ta blinte, madje nuk dëshironte ta merrte as muzeu, kështu që policia e futi nën dhe.

Çdo send në dukje i vdekur, duhet t'i nënshtrohet ndikimit të madh ose të vogël të energjisë me të cilën vjen në kontakt. Sendi në fjalë, mbushet, ngarkohet me sasi të caktuar të asaj energjie, ndikimit të së cilës i është ekspozuar. Kjo energji mund të mbetet e fshehur, por mund edhe në kushte të volitshme të transformohet dhe të bëhet aktive.

Shtëpitë e mallkuara

Ka shumë rrëfime për shtëpi të mallkuara. Për shembull, sipas "El Ahramit" egjiptas, u publikua se në Kajro ekzistojnë 18 shtëpi të mallkuara! Njerëzit i qëndrojnë sa më larg, duke u sjellë rrotull në hark të madh kur u duhet të kalojnë afër tyre dhe duke mos menduar që të hedhin as edhe një vështrim brenda, edhe pse në Kajro ka një numër të madh të të pastrehëve, disa prej të cilëve disa jetojnë edhe në varreza të braktisura.

Të gjitha këto janë ndërtesa të mëdha edhe me nga tridhjetë dhoma, ndërsa shtëpia e mallkuar më e njohur është pronë e banorit belg, Empenit. Në shtëpi deri tani, vërtet kanë ndodhur një seri vdekjesh, të cilat as policia egjiptiane nuk ka mundur t'i sqarojë (i pari, e pësoi vetë banori dhe pronari Empen, e pastaj biri i tij Eduardi, pas kësaj edhe të gjithë pronarët pasardhës), kështu që, sot në të jetojnë vetëm lakuriqët e natës dhe qentë e braktisur.

Në Kajro qarkullojnë rrëfime, se shtëpitë e mallkuara sigurisht janë ngritur në vende të preferuara nga xhindet (qeniet jo materiale), të cilët sipas besimit të muhamedanëve kanë fuqi mbinjerëzore, e mund të vendosen dhe plotësisht të marrin tërë banesat dhe shtëpitë (po kështu edhe njerëzit)...

Gazeta "Post" e Hjustonit, po ashtu ka paraqitur rrëfimin nga Krozbi në Teksas, ku banorëve të disa ndërtesave iu ndodhin gjëra ta pazakonshme: televizorët shkëlqejnë edhe kur janë të fikur, rubinetet e ujit hapen vetvetiu, filxhanët në rafte thyhen papritur, disa sende zhduken në mënyrë enigmatike etj. Pas publikimit të tekstit në gazetë, u konstatua se këto ndërtesa banimi ishin të ngritura në vendndodhjen e një varreze nga shekulli i kaluar...

Plumbi hakmarrës


Rrëfimi tjetër në lidhje me këto fenomene është edhe ai për misionin e pazakontë të një plumbi, të kryer saktë me 20 vjet vonesë. Kjo ngjarje u evidentua edhe në koleksionin e njohur të Librit të çudive më të mëdha.

Henri Ziglendi nga Teksasi e tradhtoi të fejuarën e vet deri në atë masë, sa që kjo e tronditur thellë kreu vetëvrasje. Vëllai i saj, në shenjë hakmarrjeje, qëlloi mbi Henrin, por plumbi arriti vetëm ta gërvishte atë në fytyrë dhe u ngul në drurin pas tij. Vëllai i trembur nga gjaku dhe i bindur se e kishte vrarë të pabesin, kreu gjithashtu vetvrasje në vend.

Saktësisht 20 vjet më vonë, dikush e luti Ziglendinin që të printe një dru. Ky i fundit e kuptoi se bëhej fjalë për të njëjtin dru në të cilin kishte përfunduar plumbi që kohë më parë ishte shkrepur për të marrë jetën e tij. Kjo punë për të ishte mjaft e rëndë, kështu Ziglendi vendosi të përdorë dinamitin. Shpërthimi i fuqishëm bëri që plumbi i vjetër të shkrepej dhe në mes të pesë vetëve të tjerë që gjendeshin të pranishëm aty, shkon e përfundon drejt e në kokën e Ziglendit, i cili në sytë e të gjithëve, mbeti në vend i vdekur.

A ka shpjegim racional për të gjitha këto?

Të gjitha në fund të fundit, mund të futen në rastësi të famshme, të cilat matematikani i njohur John Von Neuman i quajti "magji e zezë". Por prapë, faktet në lidhje, rastet e varrezave të Tutankomanit ose Diamantit të shpresës, ose varrezës së Rendit të Pendestanëve të Bardhë në Monpele, janë të rëndësishme edhe kur shikohen statistikisht, sepse përqindja e individëve, të cilët kanë vdekur në afat të shkurtër kohor, është shumë i madh se sa në rrethana të rëndomta që mund të pritej.

Për këtë arsye, njerëzit kanë tendencën ti drejtohen të ashtuquajturave shpjegime individuale. Për shembull, Filip Vanderbergu, me vite të tëra studioi legjendën e mallkimit të Tutankamonit dhe arriti në përfundimin që vdekjet e shumë egjiptologëve kishin tri shkaqe kryesore:

-paraqitja e papritur e tumoreve që shpien në vdekje të shpejtë;

-ethet me halucinacione dhe

-sulme në zemër për shkak të kolapsit qarkullues.

Vanderbergu në bazë të rezultateve që përftoi nga studimet e tij, griti disa pyetje interesante: a kanë pasur egjiptasit e vjetër dituri të fshehta, të cilat iu kanë mundësuar që reliktet e tyre t'i pajisin edhe me këso fuqi? Ai pohon se, varrezat në piramida janë bazë ideale për baktere, të cilat relativisht lehtë mund të mbijetojnë edhe shumë shekuj, madje ka edhe të tilla, që kur ngordhin përhapin helme vdekjeprurëse.

Vanderbergu (këtë teori e mbështeti edhe Dr. Ezadin Taha, i cili i ka studiuar gjatë papiruset egjiptas) tregon edhe atë se egjiptasit ishin ekspertë për helme dhe se materie të caktuara helmuese i kanë përdorur për vizatime nëpër muret e varrezave, të cilat pastaj janë vulosur. Vetë, Dr. Taha, menjëherë pasi publikoi këtë zbulim të tij, humbi jetën në sajë të një fatkeqësie.

Më në fund ka edhe shpjegime, që shkaku i rasteve të vdekjes është rrezatimi, duke marrë parasysh se egjiptasit sigurisht kanë patur njohuri për Uranin, pasi që para 3000 vjetësh, në minierat nga të cilat kanë nxjerrë ar, ishte i pranishëm edhe ky element.

Ekziston, pra, mundësia që egjiptasit ta kenë shfrytëzuar rrezatimin atomik që në atë mënyrë të mbronin edhe vendet e tyre të shenjta.

Rastet e vdekjeve në mesin e atyre që qenë prezent në hapjen e varrezave të vjetra, si për shembull ato në Monpele ose Nant, shpjegohen mjaft thjeshtë me ekzistencën e "xhepave të avullit" në kufoma, të cilat, ose shpërthejnë nën presion, ose lëshojnë "avull të infektuar" që përhap sëmundje të ndryshme ngjitëse, karakterin e vërtetë të të cilave, sot njeriu vështirë mund ta kuptojë.

Në çështjen e shtëpive të mallkuara shpesh tentohet me shpjegime radiesteziologjike me lloje të ndryshme të rrezatimeve të dëmshme, që mund të arrijnë format e tyre eksplicite.

Por, megjithatë, nuk është numër i vogël i atyre, të cilët, thjesht, nuk heqin dorë nga fuqia e mallkimit dhe një lloji të fuqisë eterike të "programuar", e cila në mënyrë magjike u sjell shkatërrim atyre që në çfarëdo mënyre e pengojnë rrjedhën e tyre.

Sipas këtyre besimeve kjo fuqi enigmatike (në të cilën kanë besuar egjiptasit dhe babilonasit, duke e futur në bazat e magjisë së tyre) mund të shkaktojë çrregullime mentale, të cilat pastaj lehtë mund të sjellin deri te fatkeqësitë e ndryshme fatale, dobësimin e forcave mbrojtëse të organizmit dhe nxitjen e sëmundjeve të caktuara, pëlcitje e enëve të gjakut në tru etj.

Energjia e gjithanshme natyrore përshkon në masë më të madhe ose më të vogël çdo gjë që gjendet në natyrë, pa marrë parasysh a janë këto qenie të gjalla ose, të ashtuquajtura, gjëra të vdekura... Çdo ngjarje, çdo proces natyror është i lidhur në mënyrë të pashmangshme me lëvizjen, pranimin dhe emetimin e ndryshëm të energjisë.

Çdo send në dukje i vdekur, duhet t'i nënshtrohet ndikimit të madh ose të vogël të energjisë me të cilën vije në kontakt. Sendi në fjalë, të shprehemi ashtu, mbushet, ngarkohet me sasi të caktuar të asaj energjie, ndikimit të së cilës i është ekspozuar. Kjo energji mund të mbetet e fshehur, por mund edhe në kushte të volitshme të transformohet dhe të bëhet aktive, sikur është rasti te operacionet e ndryshme magjike.

Fundosja e Titanikut

Në fund edhe një rast në lidhje me këtë çështje. Një anije e quajtur "E pafundosshme", lundron më 1912 në Atlantikun e Veriut me një barrë të çmueshme - mumien e profeteshës, e cila ka jetuar gjatë kohës së sundimit të vjehrrit të Tutankamonit. Për shkak të ekskluzivitetit të saj, mumia egjiptase ruhej në një pjesë të posaçme prapa urës komanduese të rezervuarit për kapitenin.

Ishte ky Ernest Smit, komandant i anijes së kompanisë "White Star", i cili ishte në ushtrimin e parë të tij. Anija goditi bregun e akullit dhe u fundos me 1517 udhëtarë. Quhej, përndryshe, "Titanik"...
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjërat e mallkuara Empty Re: Gjërat e mallkuara

Mesazh  Albaniaa 19.09.13 16:09

Nje shfaqje shqetesuese e fantazmes se te gjallit
Gjërat e mallkuara Doppelganger-feature-sagee
Nje shfaqje shqetesuese e fantazmes se te gjallit

Emilie Sagee nuk e pa asnjehere ‘fantazmen e saj’ (doppelganger- ketu mund te gjeni shpjegimin ne shqip). Por gjithe te tjeter e kane pare fantazmen e saj nderkohe qe ajo ishte ishte gjalle.

Sagee punonte ne nje shkolle te vecante vajzash. Ishte nje mesuese shume e mire, por per disa arsye te panjohura, ajo vazhdonte te punonte sa ne nje vend ne tjetrin, dhe te ndryshonte vendn e punes vazhdimisht. Ne 16 vjet pune, ajo ka arritur te nderroje 19 here vendin e punes.

Vetem ne vitin 1854, shkolla arriti te zbulonte ‘pse-ne’.

Sagee dyshohej se ishte ne qender te nje aktiviteti doppelganger vertet te cuditshem. Binjakja e saj e projektuar ne kete forme fantazme u pa per here te pare gjate nje ore mesimi, ndersa 13 studentet ishin deshmitare te fantazmes binjake me te, qe qendronte krah mesuese dhe imitonte si ne pasqyre levizjet e saj.

Vete Sagee ishte teresisht e pavemendshme ne kete shfaqje, pavaresisht faktit se te gjithe te tjeret mund ta shihnin qartesisht. Megjithate, kjo ndodhte sepse ajo behej papritur e pafuqishme dhe e shperqendruar ne boten e saj ne momentin qe doppelgangeri i saj shfaqej. Fantazma kryesisht bente gjera per te cilat Sagee thoshte me vone se i kishte menduar ne ato moment, gje qe sugjeron se ajo mund te kete patur njefare kontrolli dhe subkoshience mbi kete shpirt te shfaqur.

Shume shpejt, doppelgangeri filloi te shfaqej pertej afersise se Sagee-ne. Fillimisht u shfaq ne nje klase plot me studente, duke u ulur qetesisht ne tryezen e saj, nderkohe qe vete Sagee-ja ndodhej ne kopsht, duke punuar. Disa studente guximtare arriten t’i afrohen dopplegangerit, dhe vune re se mund te kalonin permes, edhe pse lenda nga e cila perbehej, dukej nje material shume i holle e i fabrikuar.
Koha kalonte dhe shfaqja e ketij fenomeni u be teper aktual per jeten shkollore, duke frikesuar tej mase shume njerez qe paten probleme me te pranuarit te kesaj ekzistence edhe pasi e kishin pare te shfaqej. Prinderit e vajzave te shqetesuara filluan t’i largonin nga shkolla femijet. Edhe pse Sagge ishte nje punonjese-model ne te gjitha aspektet jo-paranormale, drejtoresha nuk kishte asnje mundesi tjeter, vecse ta pushonte nga puna ate dhe fantazmen e saj
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi