EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekreti i piramides se Keopsit

5 posters

Shko poshtë

Sekreti i piramides se Keopsit Empty Sekreti i piramides se Keopsit

Mesazh  Arfegjo 17.04.10 9:38

Sekreti i piramides se Keopsit


Piramida e Keopsit është më e madhja nga tre piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e lartë në botë. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s - 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 - 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.

Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi :

* Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug

* Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.

* Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në km nga Toka deri në Diell.

Per ndertimin e kesaj piramide punuan rreth 100000 skllever per 30 vjet. Ky bllok gjigand prej guri(pra guret e medhenj nga te cilet perbehet)mjaftojne per te bere nje mur 3 metra te larte dhe 0.3 metra te gjere qe te rrethoje te gjithe francen. Per te transportuar te gjitha materialet qe duhe per ndertimin e kesaj piramide duhen rreth 9000 trena,me 50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume turiste,qe vijne nga e gjithe bota.

E FSHEHTA E PIRAMIDES SE KEOPSIT

Çdo njeri është në gjendje që në një natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut, me anë të Yllit Polar. Gjithashtu, është në dijeni që, për shkak të dukurisë së precesionit, boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25800 vjet.

D.m.th se ky bosht e ndryshon orientimin e vet në hapësirë. Kjo do të thotë se poli qiellor, pra pika ku shënjon boshti i Tokës përshkuan në sfondin e qiellit yjor një rreth të madh. Në qoftë se poli bie pikërisht afër ndonjë ylli të ndritshëm, atëherë ky yll luan rolin e Yllit Polar.

Sot këtë rol e luan ylli alfa i Arushës së Vogël (Ursae Minoris). Por katërmijë e pesëqind vjet më parë Poli Verior i qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa Draconis. Me këtë lidhet historia zbavitëse e njërës prej hipotezave të fshehta të ndërtimit të piramidës së Keopsit.

Korridori i brendshëm më i gjatë, ose thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj piramide, është e drejtuar për nga Veriu. Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do ta shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit. Pjerrësia e tunelit është vetëm 26,5 gradë. Kjo do të thotë se tuneli shënjon në drejtim të pikës që ndodhet 3,5 gradë poshtë polit.

Në fillim të shekullit XIX astronomi i dëgjuar, Herchel, në lidhje me këtë problem formuloi hipotezën, sipas së cilës, del se në kohën kur u ndërtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një ditë-nate, ai ndodhej një herë në kulmimin e poshtëm të tij dhe saktësisht poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i piramidës. Ja dhe një tjetër histori rreth kësaj piramide, që ka lidhje me ciklin "Dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit".

Po jo vetëm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e saktë të datës së ndërtimit të piramidës. Siç del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3,5 gradë dy herë: në vitin 2100 dhe 3300 vjet para erës sonë.

Fatkeqësisht, asnjë nga këto data nuk përputhen me ato çfarë dihen nga studimet egjiptologjike: Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2800 para erës sonë, pra kemi një shmangie, një digresion. Për këtë, astronomi polak, Jozef Smak, është shprehur se "duke mos qenë egjiptolog nuk jam në gjendje të them se hipoteza e John Herschel në kohën kur e ka formuluar atë ishte përputhja më e mirë".

E ndoshta kështu mund të ketë qenë, nëse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte: "Ushtarë, 40 shekuj shikojnë te ju!". Nga kjo del se shkencëtarët që shoqëronin Napoleonin në ekspeditën për në Egjipt e datuan ngritjen e piramidës së Keopsit rreth vitit 2200 para erës sonë.

Hipotezës së Herschelit, studiuesit i janë kthyer disa herë. Këtë e kanë bërë po ashtu edhe astronomët edhe pse korrigjimet e tyre kanë qenë të vogla, por dijet tona rreth dukurisë së precesionit nuk kanë ndryshuar aq shumë gjatë këtyre 200 e më shumë viteve të fundit.

Përpara shumë vitesh, me këtë problem, por edhe për shumë vjet u morën përsëri edhe R.L. Walker i US Naval Observatory. Ai arriti t‘i japë zgjidhje kësaj enigme edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me astronominë. Walker konstatoi pikërisht atë që, mënyra më e thjeshtë e ndërtimit të trotuarit apo korridorit konsiston në vendosjen përkatëse të blloqeve prej guri.

Lexuesi pa vështirësi vë re se këndi që përftohet te kjo figurë e ka tangjentin të barabartë me ½. Po sa do të jetë vetë këndi? Për këtë mjafton të përdoret tabela e logaritmeve apo edhe mënyra të tjera dhe ky kënd del i barabartë me 26,5 gradë.

Megjithatë ka lindur reflektimi. Kështu, gjatë më shumë se 200 vjetëve që "zotëroi" hipoteza e Herschelit dhe kur luajtën rol "dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit", ky problem tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Ndërkohë që zgjidhja e enigmës që dha Walkeri në fakt nuk ndeshi asnjë kundërshtim.

Por, duhet thënë se deri sot nuk ka pasur asnjë sipërmarrje për të ndërmarrë rrënimin e shtresave të sipërme të sipërfaqes së tunelit, për t‘u bindur nëse blloqet prej guri janë vendosur ashtu si paraqiten nga figura 2. Nga sa u tha dilet në përfundimin se enigma e piramidës së Keopsit mbetet përsëri sekret.

Nga Wikipedia
Arfegjo
Arfegjo

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i piramides se Keopsit Empty Re: Sekreti i piramides se Keopsit

Mesazh  riad ademi 19.04.10 0:21

Analizat dhe.. fjalet qe une lexova me lart ceket dhe permendet shume piramida e Keopsit e cila ka te bej shume me lidhjet e masonizimit, per menidmin tim personal kisha mund te shtoj vetem disa fjale dhe te tregoj se.. çdo njeri ka talentin dhe ciklin e ti dhe zbulimi i fshehtesis se asaj piramide besoj se do te jete tejet i veshtire andaj duhet mendime me te renda per zbulime te tilla..flm.
riad ademi
riad ademi

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i piramides se Keopsit Empty Re: Sekreti i piramides se Keopsit

Mesazh  Estilen 19.04.10 9:47

Teoria me e re per ndertimin e Piramides se Keopsit dhe e te tjerave...
Shihni kete video dhe gjykoni...


avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i piramides se Keopsit Empty Re: Sekreti i piramides se Keopsit

Mesazh  Androo 15.12.11 14:15

Sekreti i piramides se Keopsit F.1214225053881_210

Britanikët zbulojnë sekretin e piramidës së Keopsit

Ekipi britanik mund të ndodhë të jetë në udhë të mirë për të zgjidhur një nga misteret më të mëdhenj që preokupon arkeologët që nga viti 1872. Kompania Scoutek ka nisur të hulumtoj se çfarë ndodhet prapa dyerve sekrete në piramidën e Keopsit, por hulumtimet ishin ndërprerë për shkak të trazirave që ndodhën kohë më parë në Egjipt.

Kompania e cekur ka arritur të futet prapa dyerve sekrete me ndihmën e robotit Micro Snake. “Jemi të bindur se do të vazhdojmë ekspeditën gjatë vitit 2012”, tha udhëheqësi i ekspeditës Shaun Whitehead. Këshilli i lartë egjiptian për antikitetet ndërpreu dhënien e lejeve për hulumtime, por së voni ata ndërruan mendjen dhe lejuan vazhdimin e hulumtimit.

“Ne ende po e presim lejen për tu kthyer në piramidë, e në ndërkohë kemi punuar në perfeksionimin e robotit. Plani kryesorë është që me anën e robotit të bëjmë aq sa është e mundur, duke mbledhur sa më shumë informata që është e mundur ashtu që arkeologët të mund të konstatojnë se për çfarë janë përdorur dyert sekrete”, tha Whitehead për Daily Mail.

Besohet se piramida është ndërtuar për të qenë varreza e faraonit Kufu, respektivisht Keops dhe se është një nga shtatë mrekullitë e botës nga kohët e lashta, që i kanë mbijetuar kohës. Në të ndodhen tri hapësira kryesore: dhoma e mbretëreshës, galeria e madhe dhe dhoma e mbretit e cila me dy kanale lidhej me dritën e jashtme.

Mjaftë interesant është fakti se nga dhoma e mbretëreshës e deri te muret anësorë të piramidës shkojnë dy tunele me diametër prej 20 herë 20 centimetra, mirëpo, ata janë të bllokuar me një derë nga gurët dhe kështu janë të izoluar nga bota e jashtme. Qëllimi i këtyre tuneleve dhe dyerve nuk është i ditur, mirëpo, disa ekspertë besojnë se ato mund të çojnë në disa dhoma tjera sekrete, gjë të cilën shkencëtarët britanik nga Universiteti Leeds synojnë të zbulojnë së shpejti.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i piramides se Keopsit Empty Re: Sekreti i piramides se Keopsit

Mesazh  benardi 23.03.12 1:04

Piramidat e Gizës


Në këtë kompleks bëjnë pjesë gjithsej 6 piramida (prej tyre 3 të mëdha).
Më e madhja nga to është piramida e madhe e Gizës e cila njihet me emrin “piramida e Keopsit” , me 1380000 metra katror, dhe e cila përbëhet prej 2 milion gurëve secili me 2 ton peshe, e në disa raste pesha e gurit shkon deri në 30 ton, peshë të cilën vështirë se e bart edhe një kamion i madh.

As sot në shek. XXI nuk krahasohet dot, bile janë xhuxh çdo ndërtesë tjetër në botë më të për madhësi, peshë, e përpikëri matematikore. Piramida e madhe e Gizës peshon 6 milion ton, më shumë se çdo gjë që ka ndërtuar njeriu deri më tani.
Ato janë aq të mëdha sa mund të shihen edhe nga stacioni ndërkombëtar hapësinorë, madje edhe nga hëna.
Besohet se në të kaluarën piramidat kanë qenë të zbukuruara me ar të pastër, e me gurë tjerë tepër të çmuar.
Struktura e piramidës përmbante informacione që do të zbuloheshin pas shumë shekujsh.

Deri më sot është menduar se këto struktura gjigante janë produkt dhe rezultat e dijetarëve te lashtë egjiptian, dhe i një fuqi punëtore me rreth 2 milion sllavë. Pikën e parë shumë shkencëtar po e sfidojnë bukur, duke cituar se struktura e piramidës dhe shumë detaje të saj nuk i përshtaten aspak kohës, dhe teknologjisë së atëhershme.
Duhet pasur gjithmonë parasysh se edhe sot për ndërtimin e një piramide (si ajo e Gizës) duhet një sfidë e vërtet në inxhinieri e arkitekturë. Sot ndërtohen shumë pak ndërtesa me formë piramide, sepse paraqet vërtet një vështirësi.

Njihet, një piramidë moderne e madhe (shumëfish më e vogël se piramida e madhe e Gizës) është ndërtuar në Las Vegas, të tjerat janë të pakta, apo shumë të vogla. Këto piramida moderne punohen vetëm me anën e makinave të mëdha, dhe me anën e gjeometrisë së përpiktë e ligjeve matematikore. Atëherë si kanë mundur egjiptianët të ngrinin këso lloj strukturash, vetëm me anën e fuqisë punëtore dhe mjeteve tepër te thjeshta të asaj kohe? Si kanë mundur të ushqenin një numër aq të madh njerëzish?
Kësaj pyetje ende nuk është mundur t’i gjendet një përgjigje.

Piramidat e Gizës thuhet se janë ndërtuar gjatë dinastisë egjiptiane, 4.500 vjet më parë. Bëjnë pjesë ne 7 mrekullitë e botës antike, vend ku sekretet dhe të panjohurat për kohën gjendet më shumë se çdo kund tjetër.
Flitet se këto piramida janë ngritur nga po ata arkitekt qe ngritën edhe piramidat e tjera të këtij vendi, për nderimin e faraonëve të vdekur, dhe si vend ku ata do të marrin rrugën drejt perëndisë e përjetësisë.

Sipas shumë studiuesve e shkencëtarëve nga e gjithë bota, në piramidë gjendet e kaluara dhe e ardhmja e njerëzimit.
Ne kohët e kaluara është menduar se në Piramidat egjiptiane gjenden pasuri shumë të çmuara sikur arë e thesare, por kjo ende nuk është vërtetuar, më përkatësisht në piramidë nuk është gjetur asgjë e çmuar.

Sipas vëzhgimeve të fundit shkencore poshtë sfinksit gjendet një dhomë misterioze, për të cilën ende nuk është njohur gjithçka.
Nga disa studiues mendohet se nën piramidë eshte dhoma e ashtu quajtur “dhoma e dijeve” ku gjenden të gjitha informacionet mbi sekretin e piramidave, dhe mbi zhvillimin e gjithëmbarshëm të njerëzimit, por sipas legjendës kjo nuk duhet hapur, sepse siç thonë mund të jetë dita e gjykimit dhe e shkatërrimit të plotë të shoqërisë njerëzore.
Shkenca konstaton se ekziston “dhoma e dijeve”, por pa këtë shtesën e fundit imagjinare.

Shkenca supozon se në fillimet e tij kompleksi i Gizës duhet te ketë qenë diçka tepër e bukur, dhe sipërfaqja e vrazhdë e piramidës duhet të ketë qenë, pasqyrë e lëmuar, sipas konstatimeve shkencore. Tempuj te mëdhenj, piramida super të mëdha, dhoma të nëndheshme etj.

Robert Bauval, një inxhinier dhe autor i librit “Mesazhi i sfinksit”, pasi vizitoj dhe studioi me hollësi piramidat e Gizës, dhe pasi analizoi me kujdes ato, tha se është diçka tepër misterioze se përse nuk mbeti asnjë shënim mbi konstruktin e piramidave, përse nuk u gjet asnjë mbishkrim, asnjë dokument?

Është vërtet e pakuptimtë që egjiptianët përshkruanin çdo gjë që shihnin madje edhe lumin teksa rridhte, edhe ndërtimin e shtëpive , edhe kanalet e ujit, e Nilin, kurse asnjë dokument nuk u gjet kurrë për piramidat të cilat duheshin konsideruar diçka shumë madhore, nga vetë fakti që në to punuan 2 milion e më shumë egjiptian. Si është e mundur kjo?

Pastaj Ryder Gryem Hancock, gjithashtu studiues kishte te njëjtin mendim me Bauvalin, ai thotë se, egjiptianet nuk do të ndërtonin diçka kaq madhore, e ta linin në errësirë, mos ta tregonin mënyrën e ndërtimit.

Sepse edhe vetë praktika tregon se egjiptianët do ta përshkruanin sigurisht ditën kur do të ngriheshin piramidat, por kjo nuk ndodhi, mos vallë ndërtuesit nuk kanë qenë egjiptianët?

Thuhet se civilizimi i Egjiptian filloi 3000 vjet para lindjes së Krishtit, diku rreth 500 vjet para se të ndërtoheshin piramidat e Gizës.

Në historinë e tij Egjipti i lashtë ngërthen një kulturë unike, krejtësisht ndryshe nga popujt e tjerë. Këtu besohej ne disa perëndi ndër të cilat ishte edhe perëndia “Ra”, perëndia e diellit e cila ishte mbi të gjitha.

Këtu popullata ndodhej në kohën e gurit, respektivisht koha dhe teknologjia ishin ne atë pikë saqë ende nuk ishte zbuluar rrota, mjeti më i thjeshtë për transport.

Bauvalin e mahnit fakti se e gjithë ajo strukturë gjigante është ngritur vetëm për t’ia siguruar varrin një faraoni, kjo është diçka shumë e çuditshme për të, bile edhe e pabesueshme. Ai mendon se piramidat në Gize kishin edhe një funksion tjetër.

Ka të tillë qe mendojnë se piramidat janë ngritur si stacione për një racë tjetër, sepse edhe ashtu vendi është tepër i përshtatshëm për një eksplorim të një race tjetër, pikërisht në qendër të tokës, në një terren të rrafshët e pa lugina të mëdha.

Disa të tjerë mendojnë se Piramidat janë përdorur vetëm si hambar për grurë, por kjo zgjidhje besohet shumë më pak nga njerëzit. Dhe një supozim tjetër thotë se ato janë përdorur si observator astronomik.


Deri vonë piramida e madhe e Gizës (Khufu) kishte qenë ndërtesa më e lartë në botë, deri sa u ndërtua në Paris Kulla e madhe e Ajfelit.


Tri piramidat e mëdha të Gizës përcaktojnë saktësisht, në mënyrë matematikore katër drejtimet globale: Perëndimin, Lindjen, Veriun e Jugun. Gjenden ne mënyrë milimetrike në vijën e paramenduar ekuatoriale të tokës, vijë e cila e ndan tokën në dy pjesë të barabarta. Pikërisht “kompleksi i piramidave të Gizës” gjendet në qendër të tokës.

Si është e mundur që egjiptianët t’i dinin dimensionet e sakta të tokës, përderisa toka ende atëherë paramendohej si një pllakë?
Egjiptianët përveç tjerash ishin edhe matematikan të zot, është e mundur kjo?
Sipas historisë në kohën e dinastisë egjiptiane nuk ishte shpikur ende ligji ndoshta më i thjeshtë matematikor, ai për raport, ndonëse egjiptianët kishin bërë llogaritje shumë më të ndërlikuara.





Piramida


Matemiatika në Gizë


Vetë piramida dhe pozita e saj tregojnë se aty është përdor një matematikë e pashoq e shumë komplekse...
Së pari ajo nuk është ndonjë piramidë e çrregullt, ajo është saktësisht e rregullt, dhe që i përshtatet formulës së Pitagorës për trekëndësh C2=a2+b2. Por Pitagora këtë formulë e kishte shpikur mija vjet pas ndërtimit të piramidave, si është e mundur?


Piramida e vogël e Gizës (Menkaure) : lartësia- 65 metra, brinja a- 103 m

Piramida e mesme e Gizës (Khafre): lartësia- 136 metra, brinja a- 215 m

Piramida e madhe e Gizës (Khufu): lartësia- 146 metra, brinja a - 230 m.


Ta marrim per studim matematikor piramidën e Keopsit (Khufu), piramida me përmasat më të mëdha, në mënyrë që ta vërtetojmë rregullsinë e saj.




C2=a2 + b2

C2=1/2 a2 + b2
α+β+γ=1800

C2= 1152 + 1462
900 + 510+ 390 = 1800
1800 = 1800 185.922=13225 + 21316

185.92= 34541

185.9= rrënja katërore te 34541

185.9=185.9m


Pra llogaritjet kanë qenë tepër të sakta. Por për arsye të kohës dhe zhvendosjes së piramidës ka devijuar për shumë pak milimetra (sepse për llogaritje, a-në dhe b-në kemi marrë të rrubmullakësuar) është e njohur nga bota shkencore se çdo ndërtesë në botë devijon për disa metra me kalimin e kohës, shkencërisht është konstatuar se në kohën kur ajo është ndërtuar ka qenë frikshwm e saktë në mënyrë milimetrike.

Shtëpia e bardhë ka devijuar nga përmasat e saj, prej kohës së ndërtimit e deri më sot, për disa metra, kurse piramida e Keopsit për afro 5000 vjet ka devijuar vetëm me milimetra , edhe ky është një fakt shumë i habitshëm
Ky është vetëm fillimi i mistereve të piramidave të Gizës...

Është gjithashtu e çuditshme se lartësia e piramidës korrespondon saktësisht me lartësinë e diellit nga toka.
Ajo është vendosur 4 gradë nga skajet e busullës, një saktësi që nuk është arritur kurrë.

Një egjiptolog tjetër thotë se kush do që do ta kishte ndërtuar piramidën ai ishte plotësisht i aftë të përcaktonte gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike, kjo është e habitshme sepse teknologjia për ta zbuluar gjerësinë gjeografike u shpik në vitet 1600.
Një fakt tjetër interesant është se forma e piramidës është përsoshmërisht e përshtatshme për reflektimin e radarëve.

Ja edhe disa llogaritje tw tjera matematikore, disa parime tw gjeometrisw, qw kishin shfrytwzuar egjiptianwt. Fillimisht vlenw tw theksohet se tw gjitha brinjwt e tri piramidave janw saktwsisht paralele njera me tjetren.

Simetralia e cila lwshohet horizontalisht nga piramida Khufu, pritet saktwsisht nwn kwndin 900 me simetralen vwrtikale qw lwshohet nga piramida Khafre, dhe formohet saktwsisht kwndi i drejtw, dhe hypotenuza qw foromohet nga kulmi O i pirwmidws Kahfre kalon nwpwr kulmin B, kalon nw kulmin C1 tw piramidws Khufu, dhe pwrfundon saktwsisht nw qendrwn e piramidws sw madhe- nw kulmin O1.

Kjo paraqet njw lidhje fasionuese ndwrmjet dy piramidave (fig 5). Tw dhwnat i keni nw figurw dhe mund ta vwrtetoni edhe nwpwrmjet teoremws sw Pitagorws saktwsinw e trekwndwsiht tw formuar. Sa pwr informatw Cubits, wshtw njwsi qw wshtw pwrdorur nw figurw, wshtw njwsi egjiptianw e lashtw, e cila wshtw e barabartw me ½ e metrit. C duhet tw jetw 929.5 cubits, ose dikur afer 464 m.

E njwjta vlenw edhe tek piramida e vogwl e Gizws me piramidwn e madhe. Nw fillim e bwjmw tw njwjtin veprim. Lwshojmw simetralwn horizontale nga piramida e madhe e Gizws, dhe simetralwn vwrtikale nga piramida e vogel e Gizes (Menkaurit), ato priten saktwsisht nwn kwndin 900, dhe drejtwza qw lwshohet nga qendra O1 deri nw qendrwn O, formon saktwsisht hipotenuzwn e njw trekwndwshi tw forumuar kwndwdrejtw.

Pwr tw mos vazhduar, ky rregull wshtw i pranishwm ndwrmjet cdo piramide nw kompleksin e Gizws.



Lidhja e piramidave me yjet, është një ndër faktet më të mahnitshme në kompleksin e Gizës
.Për të vërtetuar se a kishin piramidat e Gizës ndonjë lidhje astronomike, që besohej shumë kjo nga shumë njerëz, nëpërmjet disa mjeteve me teknologjinë e fundit, është kthyer pozita e yjeve në të kaluarën, për të shikuar mos ka ndonjë ngjashmëri priamidat me yjet.
Rezultati është i frikshëm.
Ne vitin 2450 para lindjes së Krishtit, pikërisht ne kohën kur janë ndërtuar piramidat, ne hartën grafike të yjeve figurojnë tre yje të cilat ne sy të parë ngjajnë me pozitën e tre piramidave të Gizës.
Pas llogaritjeve matematikore, tre yjet e yjësisë së Orionit përshtaten matematikisht me tri piramidat e mëdha të Gizës, ketë mund ta vëreni edhe në figurën e paraqtiur.



Duket e çuditshme por përshtatja e tyre siç po shihet është milimetrike. A mos na tregon kjo diçka? Është pothuajse e pamundur qe kjo saktësi të rrjedh nga rastësia.
A mos vallë na tregon se raca që ka ngritur këto piramida vjen nga yjësia e Orionit?

Të gjitha ato hieroglife, të gjitha ato vizatime të pakuptimta deri më sot, mos japin një mesazh për njerëzimin. Ato përveç që janë të pakuptimta, nuk i ngjajnë aspak kulturës së njerëzimit në përgjithësi, është krejtësisht e veçantë.

Përse faraonët gjithmonë e kanë pamjen jo njerëzore, me kokën e zgjatur pas, me një veshje ceremoniale, e shumë karakteristika të tjera jo njerëzore. Përveç tjerash nuk është gjetur ende asnjë vizatim pa këto pamje të çuditshme, nuk është gjetur asnjë përshkrim njerëzor i faraonit, asnjë vizatim në të cilën paraqitet si njeri, përse ka ndodhur kjo, përse asnjë faraon nuk duket si njeriu që e njohim? Mos vallë pamja reale e tyre ishte kjo?




Piramida e Sfinksit


Vazhdojmë me disa fakte interesante...


Në piramidat e Gizës ekziston një sistem tepër i ndërlikuar pastrimi i ajrit ne strukturën e brendshme të Faraonit. Ai sistem është tepër komplekse dhe shumë i avancuar, qe nuk përshtatet aspak me kohën e atëhershme. Përbëhet nga mija thyerje e lakime të gurit, në mënyrë qe ajri të pastrohet sa më lehtë, dhe dhoma në të cilën qëndron faraoni të jetë sa më e freskët.
Ky qëllim i tyre është arritur.

Tunelet nën piramidë janë po aq misterioze sa vetë piramidat...
Për të hapur një tunel në kohën tonë, kërkohet një vend qe përbëhet prej gurëve tepër të fortë e të ngjitur fort njëri me tjetrin në mënyrë qe tuneli ta këtë të vështirë të shembet, sot shumë vështirë bëhet ai në hapësira ku nuk ka gurë.
Megjithatë egjiptianët para 5000 vjetëve kanë arritur të ndërtojnë tunel super të gjatë në rërë, qe sot është tepër e vështirë kjo. As këtij fakti nuk i gjendet sqarimi, bile është diçka e pamundur të ndërtohet nga njerëzit me teknologjinë e atëhershme, sipas gjykimit të Bauvalit, Ham Cock-ut, dhe Doktorr Ivanovicit.

Doktorr Ivanovic është një ndër pjesëmarrësit, në projektin tepër sekret, qe njihet me emrin “ISiS”. Ai është gjithashtu autor i librit po me këtë emër.
Ai citon se në vitin 1961 në piramidën e madhe të Gizës është gjetur një krijesë jo njerëore ne arkivolin e faraonit Khafu.Për këtë Dr. Ivanovici ka edhe dokumente zyrtare të KGB-së, dhe video – materialin mbi kete ekspedite. Kjo ekspeditë është organizuar nga organet sekrete të KGB-së së Rusisë. Projekti ISiS ishte projekt shkencor, i cili është formuar gjithsej për tre arsye:

-për kerkime shkencore për fuqitë telepatike
-për dosjet UFO dhe.
-për piramidat në Egjipt.

Ekspedita në vitin 1961, pasi kishte hapur arkivolin e Khafus, i cili qëndronte ashtu për 5 dekada, pasi kishte marrë kufomën , dhe pasi kishte studiuar me hollësi atë KGB-ja, rezultatet tregonin se krijesa e gjetur nuk ishte njeri, edhe pse kishte karakteristika të përbashkëta me njeriun. Për këtë informacion edhe pse burimet janë të sigurta ende ky fakt është në një errësirë, dhe në një paqartësi.
Sipas Dr. Ivanocvicit këtu kemi të bëjmë me zbulimin më të madh të njerëzimit, me shkeljen e një humanoidi jashtëtokësor në tokë, i cili la dijet e njohurit tek qytetërimi egjiptian.

Gjatë kësaj ekspedite është vërejtur edhe nje fakt tjetër: Nga shkëmbi buronte një forcë magnetike, për te cilën shkenca ende nuk ka dhënë shpjegim. Ajo forcë magnetike buron edhe sot nga shkëmbinjtë e lashtë të piramidës së madhe.

Gjithashtu Ivanovici thotë se KGB-ja zbuloi prova dhe argumente të pakundërshtueshme, që Egjipti u zhvillua mbi një trashëgimi dijesh, të një race jashtëtokësore.
Kjo teori shumë besohet nga njerëzit, dhe është shumë e mundur që në të kaluarën kemi qenë të vizituar nga një racë jashtëtokësore, tek e fundit kjo si mundësi pranohet edhe nga shkenca.
Sipas po këtij studiuesi alienët nuk erdhën në tokë për t’i parë piramidat e Gizës, por për t’i ndërtuar ato, si stacione jashtëtokësore për eksplorim ndërplanetar.

Ja të shikojmë mundësitë që njeriu atë stad të zhvillimit mund të ndërtoi diçka kaq gjigante.

Problemi fillestar apo misteri fillestar më mirë të themi, është lëvizja e gurëve ku si mesatare po marrim 5 ton një gurë. Teoria e parë ishte tërheqja me litar, kjo mundësi bie poshtë, sepse është vërtetuar se nuk ka asnjë mundësi teorike që të lëvizet një shkëmb nga dhjetëra e njerëz me peshën mbi 3 ton, vetëm nëse në fuqinë shtytëse do të ishin qindrat, dhe në këtë çast bëhet e palogjikshme sepse kohëzgjatja do të ishte me mijëvjeçar e jo me dekada për sa janë ndërtuar.

Teoria tjetër thotë se janë përdorur drunjtë e pemëve për lëvizjen e këtyre shkëmbinjve gjigante. Është konstatuar shkencërisht se në qoftë se kjo mundësi do të ishte shfrytëzuar, atëherë vetë grumbullimi i drunjve të pemëve, dhe bartja e tyre do të ishte projekt shumëfish më gjigant se sa vetë piramidat, prandaj edhe kjo mundësi nuk pranohet si e logjikshme.
Pastaj kur të përmendet fakti se Egjipti është një ndër vendet më të varfra në botë sa i përket numrit të pemëve.

Si do që të jetë piramidat mbeten projektet më gjigante, më madhështore, e më misterioze qw njeh sot njerëzimi, qoftë ato të ndërtuara nga njerëzit apo nga një specie tjetër, as një projekt tjetër njerëzor as që mund të krahasohet më to. Sipas fakteve të mbledhura ka vetëm dy mundësi:

1. Piramidat janë ndërtuar nga Egjiptianët, të cilët ishin një qytetrem tepër i zhvilluar nga ana teknologjike e shkencore, dhe është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

2. Ose janë projekte jashtëtokësore, të cilat janë përdorur si stacione në tokë për eksplorime ndër planetare.

Se cila është më e logjikshme, ju mbetet të gjykoni ju lexues të nderuar.


benardi
benardi

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i piramides se Keopsit Empty Re: Sekreti i piramides se Keopsit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi