EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretet dhe misteret e gjumit

5 posters

Shko poshtë

Sekretet dhe misteret e gjumit Empty Sekretet dhe misteret e gjumit

Mesazh  Jon 07.04.10 0:58

Sekretet dhe misteret e gjumit

Sekretet dhe misteret e gjumit Gjumi10

Sipas shkencëtarëve, bëhet fjalë për ndikimin e gjeneve në regjimin tonë të pushimit.

Përse në mosha të ndryshme kemi nevojë për sasi të ndryshme gjumi.

Disa nga liderët më të mëdhenj të botës, nga Napoleon Bonaparti, Çurçilli, Klintoni apo Teçeri, thuhet se flinin maksimumi 6 orë në 24 orë. Ndërkohë, një adoleshent e ka të vështirë që të çohet nga shtrati pa fjetur minimalisht 10 orë.

Ndërsa bebet e sapolindura kalojnë 18 orë, sigurisht që të marra së bashku. Për sa u përket personave të moshuar për ta është e vështirë që të vënë gjumë në sy për më tepër se 6 orë në ditë, edhe pse shpesh pagjumësinë e natës e kompensojnë me dremitjet e pasdites.

Gjumi si edhe elementet e tjera është thelbësor dhe shumë i rëndësishëm për jetën. Edhe kafshët flenë gjatë 24- orëshit të tyre dhe madje një nga torturat më të mëdha që mund t‘i bëhet një njeriu është që ta lësh pa gjumë.

Por pyetja më e rëndësishme që nuk ka marrë ende përgjigje është: për sa gjumë kemi nevojë ne?

Disa ndihen të lumtur me vetëm 4 orë gjumë, të tjerë me 6 dhe të tjerë duan patjetër që të flenë mbi 7 orë për të qenë të kthjellët gjatë ditës dhe për ta rimarrë veten.

Cilat janë orët që duhet të kalojmë në gjumë për të pasur një trup dhe mendje të shëndetshme dhe
a ndryshon vërtet kjo sasi e gjumit mes grupmoshave dhe njerëzve?

Një studim i fundit në lidhje me gjumin ka nxjerrë në dritë që disa njerëz kanë pësuar një mutacion gjenetik në një gjen që duket se luan një rol shumë të rëndësishëm në caktimin e orëve të gjumit për qeniet njerëzore.

Shkencëtarët kanë studiuar një familje të madhe në Kaliforni dhe zbuluan se mamaja dhe e bija e saj kishin një zakon. Ato çoheshin në orët e para të mëngjesit dhe kjo pa ndonjë efekt të keq të dukshëm.

Zakonisht ato binin për të fjetur në 10.30 dhe çoheshin në 4.00. Studiuesit morën mostra gjaku nga e gjithë familja dhe analizuan ADN-në e tyre për të zbuluar ndonjë gjurmë të çrregullimit dhe vunë re se
ato kishin pësuar një mutacion në një gjen të njohur si hDEC2, që është i njohur për ndikimin edhe në gjenet e tjera dhe lidhet mbi të gjitha me ndikimin që ka për të kontrolluar gjumin.

Anëtarë të tjerë të familjes që bënin një gjumë të gjatë nuk e kishin pësuar këtë mutacion. Ata flinin rregullisht 8 orë në ditë, në vend të 5 orëve që flinin mamaja dhe vajza. Për të qenë të sigurt se hDEC2 ka të bëjë vërtetë me kohëzgjatjen e të gjumit, shkencëtarët futën me shumicë gjenin në fjalë në një mi dhe panë se ai nisi të kishte të njëjtat zakone, si edhe gratë, pra të flinte shumë pak.

Sipas shkencëtarëve, në trupin tonë ka një sistem që na dikton se sa nevojë për gjumë kemi.

Por ajo që shkencëtarët nuk e dinë është se si arrihet në këtë përfundim. Por sipas studimit doli në pah se njerëz të ndryshëm kanë nevoja të ndryshme për gjumë. Në vitin 1999 shkencëtarët identifikuan ekzistencën e një gjeni, ose më saktë ndryshimin mutacional brenda një gjeni.

Ky ndryshim kodicionon kohën që kalojmë në gjumë, zakonin për të fjetur herët, apo për t‘u çuar vonë. Në bazë të këtij zbulimi u bë një klasifikim në lidhje me grupmoshat dhe orët përkatëse të gjumit që ka nevojë secila prej tyre.

Gjumi është një produkt i ritmit kardiak dhe e një faktori tjetër kontrolli që mat sasinë e gjumit që bëjmë. Kur kemi nevojë për gjumë mekanizmi na bën që të flemë, ndërsa kur nuk kemi nevojë për gjumë po i njëjti mekanizëm na bën që të çohemi.

Ajo çka tashmë dihet është se sasia e gjumit që bëjmë është nën kontroll të vazhdueshëm gjenetik dhe këta faktorë gjenetikë mund të jenë në pjesën më të madhe të trashëgueshëm, por edhe të fi tuar
përmes mutacioneve të ndryshme.

Por pavarësisht të gjitha zbulimeve, bota e gjumit dhe e rregullimit të tij është një botë e gjitha për t‘u zbuluar.

SHTATË MOSHAT E GJUMIT

1. Gjumi te të sapolindurit ndodh gjatë gjithë ditës, por ndjek një cikël të çrregullt.

2. Bebet mes 3 dhe 11 muajve të parë të jetës zakonisht nisin të fl enë ca orë
edhe natën.

3. Të miturit mes 1 dhe 3 vjeç kanë nevojë për 12 deri në 14 orë gjumë dhe
dremitje të vogla gjatë ditës.

4. Fëmijët e moshës parashkollore nisin të kenë ankthe dhe frikë gjatë natës.

5. Problemet me gjumin te fëmijët e moshës 12 vjeç kanë të bëjnë me televizorin
dhe kompjuterin.

6. Adoleshenca lidhet me orët e gjata të gjumit dhe mendohet se kjo është e
nevojshme për zhvillimin.

7. Sa më shumë kalon mosha, aq më pak flenë njerëzit.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet dhe misteret e gjumit Empty Re: Sekretet dhe misteret e gjumit

Mesazh  Elizza 08.05.10 19:00

Gjumi, sekreti për jetëgjatësinë



Sipas një grupi shkencëtarësh, sekreti i jetëgjatesisë gjatë qëndron në sekretin e gjumit të rehatëshem dhe të gjatë. Studimi amerikan është kryer me disa njerëz nga Kina, pasi ky është një nga popujt me jetëgjatësinë më të lartë në planet.

Rezultatet janë publikuar në revistën “Sleep” ku janë analizuar të dhënat e sasisë së gjumit tek disa persona mbi moshën 65 vjecare.

Studimi u kry nga Danan Gu i Portland State University në Oregon dhe në të kanë marrë pjesë 15 mijë persona, 2794 prej të cilëve mbi moshen 100 vjec, dhe nga ky studim del ne pah se sekreti i jetëgjatësisë ndoshta është më afër dhe më i mundshëm nga sa kishim menduar.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet dhe misteret e gjumit Empty Re: Sekretet dhe misteret e gjumit

Mesazh  Androo 04.12.11 12:42

Sekretet dhe misteret e gjumit 03sms_0312112230_1

Fenomeni i dërgimit të SMS-ve dhe e-maila-ve në gjumë

Ky fenomen shfaqet për shkak të stresit të madh, ndaj të cilit ëndërruesit janë të ekspozuar gjatë ditës, dhe meqenëse vazhdimisht janë në kontakt me dikë, as në gjumë nuk mund të shohin dallimin.

Stresi shkakton një fenomen të rrallë në sjellje, dhe ky është shkrimi dhe dërgimi i porosive SMS gjatë kohës së gjumit. Ata që i dërgojnë nuk janë aspak të vetëdijshëm për të këtë gjë, ka zbuluar studimi australian.

“Njerëzit që dërgojnë mesazhe derisa flenë, në shumicën e rasteve kanë shumë punë në gjendje të zgjuar dhe kjo i mundon edhe në gjumë. Ata edhe në gjumë mendojnë që duhet të jenë të gatshëm për gjithçka.

Për shkak të marrjes së vazhdueshme të mesazheve edhe e-mailave e kanë vështirë të dallojnë realitetin nga ëndrra”, pohon eksperti australian për gjumin, dr. David Cunnington nga Qendra për çrregullime të gjumit në Melburn.

Dërgimi i porosive SMS në gjumë është fenomen i ri, ndërsa në vitin 2008 është vënë re edhe fenomeni i dërgimit të e-mailave në gjumë. Kjo është më e shpeshtë se dërgimi i SMS-ve, por edhe shumë më e rrezikshme sepse e-maila zakonisht u dërgojnë kolegëve dhe shefave. Për të shmangur këtë më së miri është që telefonin ta lini sa më larg shtratit.

“Kemi një paciente e cila shkruan dhe dërgon mesazhe derisa është në gjumë të thellë, dhe nuk mban men asgjë pasi që zgjohet. Rastet e tilla janë gjithnjë më të shpeshta dhe mund të jenë shumë të dëmshme për vet ëndërruesin dhe rrethin e tij.

Kështu e-mail mund t’i dërgoni kolegëve të punës çka mund të ndikojë në karrierën tuaj, ndërsa porositë SMS mund t’ua dërgoni familjes dhe miqve”, ka shpjeguar dr. Cunnington.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet dhe misteret e gjumit Empty Re: Sekretet dhe misteret e gjumit

Mesazh  Neo 18.01.12 20:34

Gjumi regjistron kujtimet negative

Sekretet dhe misteret e gjumit Gjumi-300x200

Gjumi mbron kujtimet, madje dhe ato më dramatiket, kështu që mund të forcojë kujtesën nga ngjarjet negative.

Gjumi në fakt është një kohë në të cilën kujtimet tona janë të regjistruara në një kujtesë të pashlyeshme. Në këtë kujtesë mund të përfundojnë dhe traumat. Por, reagimi emotiv ndaj një episodi të pakëndshëm, reduktohet nëse menjëherë më pas, qëndroni zgjuar.

Të qëndrosh zgjuar, në fakt, pasi të kesh përjetuar një traumë, “përshembull një incident të keq”, shkalla amotive e episodit ridimensionohet.

Këtë përfundim ka nxjerrë një studim i fundit i kryer nga kërkuesit e “University of Massachusetts Amherst” (SHBA), i cili sugjeron se gjumi mbron kujtimet e këqija dhe shton emocionet negative.

Neuroshkencëtarët pohojnë se rezultatet kanë një domëthënie të rëndësishme edhe për njerëzit me shqetësime traumatike stresi, apo për dëshmitarët okularë në procese gjyqësore.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet dhe misteret e gjumit Empty Re: Sekretet dhe misteret e gjumit

Mesazh  Albaniaa 12.07.13 11:38

Është nata ajo që i jep kuptimin ditës. Dhe falë gjumit që bëjmë natën përvojat e ditës marrin dhe gjejnë një kuptim dhe kanë një logjikë. Pyetja që dukej se ishte e destinuar për të mbetur pa një përgjigje (përse flemë?) po shndërrohet në fakt në një pus të vërtetë të mbushur me mrekulli për shkencën dhe kjo hap pas hapi ndërsa eksperimentet shkencore nxjerrin në pah rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë për mirëqenien dhe vetë jetën tonë, orët e errësirës së natës.
Në fakt të jetosh pa gjumë është e pamundur dhe kjo jo vetëm në aspektin e lodhjes fizike. Nëse nuk do të ishte gjumi, pra pauza mes ditëve, atëherë nuk do të ekzistonte as reflektimi dhe as ndarja e ngjarjeve nga njëra-tjetra. Ndërsa gjatë gjumit truri ynë përjeton dhe përpunon të gjitha përvojat e ditës. I çmonton, i kategorizon dhe i vendos ato në zona të ndryshme të tij. Dhe aty qëndrojnë në formën e kujtimeve për rreth një muaj, një vit, apo për gjithë jetën sipas rëndësisë së tyre apo impaktit emotiv që na kanë lënë. Ky lloj spastrimi është ajo ndjesi që në mëngjes e quajmë “çlodhje”, apo “mendje të lehtë”. Pa këtë rregullim që bëhet gjatë natës në trurin tonë do të mbizotëronte rrëmuja dhe ne vetë nuk do të përjetonim kurrë ndjenjën e mirë dhe të këndshme e plot energji që na dhuron në mëngjes një gjumë i mirë natën. Dhe për më tepër të gjitha përvojat e një dite më parë do të përfundonin në një kosh të madh dhe të paformë me pak mundësi për t’u rikuperuar më pas.

Por mrekullitë e gjumit nuk marrin fund këtu. Sipas profesorit të shkollës mjekësore në Harvard i cili studion gjumin e njeriut përmes vullnetarëve që flenë në klinikën e tij, gjumi është një magji më vete. Robert Stickgold që konsiderohet si një nga pionierët e studimeve në lidhje me funksionimin e gjumit tregon se organizmi ynë i të menduarit, gjatë natës, nuk kufizohet vetëm në rregullimin, pra vendosjen rregull në tërësinë e ngjarjeve që përjetojmë gjatë ditës, por në shumë më tepër. Sipas tij ajo çka truri njeh në mëngjes është shumë më tepër se tërësia e kujtimeve të një nate më parë. Gjatë natës bëhet përpunimi i përvojave dhe në njëfarë mënyre integrimi i përvojave të reja jetësore me ato të vjetra.

Ndërkohë, mund të thuhet se jo vetëm që gjumi shërben për të organizuar dhe klasifikuar përvojat e ditës, por dhe përvojat e ditës shërbejnë për të na dhënë ose jo një gjumë të mirë pra në cilësinë e tij. Kështu për shembull, veprimtari të ndryshme shkaktojnë gjumë të ndryshëm. Kur jemi para një provimi apo një gare sportive edhe lloji i gjumit është i ndryshëm krahasuar me rastin kur jemi të qetë dhe mund të ndodhemi për shembull para një dite pushimi. Gjumi është një nga tri shtyllat kryesore të shëndetit të njeriut së bashku me dietën në radhë të parë dhe ushtrimet fizike në radhë të dytë.

Gjumi jo vetëm që zë një të tretën e jetës sonë, por na bën edhe më inteligjentë. Ndërkaq, na mban edhe në formë dhe na ruan nga sëmundje të ndryshme të zemrës, të cilat në mungesë të tij do të agravoheshin dhe do të ishin më të shpeshta. Kështu, mungesa e gjumit, ose mosngopja me gjumë e rrit hormonin e grelinës që është i lidhur me oreksin dhe ul atë të leptinës që ka të bëjë me ngopjen. Mungesa e pushimit jo vetëm aktivizon gjithë mekanizmin e stresit, por krijon edhe probleme të vërteta fizike. Lidhja mes gjumit, obezitetit dhe të ushqyerit është shumë më e madhe nga sa mendojmë.Ka nga ata që flenë gjatë, nga ata të cilëve u flihet në mënyrë të vazhdueshme dhe nga ata që kanë një marrëdhënie të vështirë dhe shpesh të përvuajtur me gjumin për arsye nga më të ndryshmet. Ekspertët thonë se, nëse një individ fle më pak se 7 orë në ditë, atëherë ai ka një rrezik shumë të madh që të ndikojë për keq në shëndetin e tij. Por kjo nuk vlen për të gjithë, sepse ka njerëz që vetëm me pak orë gjumë, arrijnë që të jenë jo vetëm në shëndet të mirë mendor dhe fizik, por shumë aktivë dhe prodhimtarë edhe në veprimtaritë dhe karrierën e tyre.

Për shumicën nga ne, çdo orë që është para orës pesë të mëngjesit mund të konsiderohet fare mirë si “mesi i natës”, pra një kohë gjatë së cilës duhet fjetur dhe parë ëndrra. E megjithatë ka njerëz që çohen rregullisht, e madje të ngopur me gjumë shumë më herët, të themi në orën katër të mëngjesit. Dhe këtë nuk e bëjnë sepse kanë krijuar një zakon të kushtëzuar nga ndonjë punë që u është dashur ta kryejnë kaq herët. Jo. Arsyeja është e thjeshtë dhe e qartë. Në këtë orë, ata çohen, sepse janë të ngopur me gjumë, pra kanë marrë atë sasi gjumi që u duhet për të vazhduar të qetë dhe me cilësi veprimtarinë e tyre “zgjuar”. Madje, zgjime të tilla nuk ndodhin vetëm gjatë ditëve të punës, por edhe gjatë fundjavave, apo pushimeve të gjata të vitit. Por ndërkohë që do të mendoni se nëse këta njerëz çohen kaq herët, atëherë duhet që domosdoshmërisht të bien herët edhe në darkë. Do të befasoheni kur të dëgjoni se kategoria e njerëzve për të cilët po flasim bie në gjumë ekzaktësisht pas mesit të natës, pra gjithsej i takon që të flenë vetëm katër orë. Dhe në vend që në raste të tjera këta njerëz të ishin plot nerva dhe me mungesa të theksuara të përqendrimit, siç u ndodh personave që nuk janë ngopur me gjumë, në të kundërt ata janë brilantë dhe të kthjellët si të kishin fjetur gjatë gjithë ditës. Dhe janë edhe shumë rezultativë në punën që bëjnë. Njerëz të tillë nuk e kanë të nevojshme që ta nxisin veten për të qenë në një formë të tillë. Ata thjesht janë ashtu në mënyrë të natyrshme. Nga mjekët, ose më mirë nga specialistët njihen me termin “gjumëpakët” dhe për ta janë plotësisht të mjaftueshme katër orë gjumë. Maksimumi pesë në rastet ekstreme. Ata nuk kanë nevojë as për kafeinë, apo për ndonjë produkt tjetër, për të qenë në gjendje “esëll”. Dhe sikur ky “bekim” të mos mjaftonte, ata janë edhe shumë “elegantë” zakonisht. Disa shkencëtarë nga Kalifornia kanë zbuluar së fundi një lidhje gjenetike. Kështu, në shumë raste, nëna dhe vajza kanë të njëjtat zakone përgjumjeje, pra ose janë nga ata të zakonshmit që bien herët dhe çohen vonë, ose bëjnë pjesë në atë “elitë” qeniesh që bien shumë vonë dhe çohen herët, duke qenë në formë shumë të mirë. Në këtë rast, kemi të bëjmë me të njëjtin variacion gjenetik, si te nëna edhe te vajza. Ky lloj gjeni mendohet që është i pranishëm 2 deri në 3 për qind të popullsisë së planetit. Pra është një gjen shumë i rrallë dhe si pasojë edhe i çmuar. Ata që flenë kaq pak, zakonisht janë edhe shumë të motivuar, energjikë, çka mund të shpjegojë edhe faktin se shpesh njerëz të mëdhenj, të cilët kanë arritur shumë në jetë dhe kanë pasur jetë intensive, kanë qenë persona që kanë bërë pjesë në kategorinë e atyre që flenë shumë pak dhe që zakonisht çohen në orët e para të ditës. Një nga ata ka qenë edhe Margaret Theçer që zakonisht shquhej për rezistencën që kishte ndaj seancave dhe debateve të gjata politike në Parlament dhe në qeveri. Një tjetër njeri me një “dhunti” të tillë ka qenë Leonardo da Vinçi, i cili nuk flinte kurrë më shumë se pesë orë në ditë. E megjithatë, pjesa më e madhe ndër ne e dinë mirë se të paktën pa shtatë orë gjumë nuk është e mundur që të përballosh një ditë pune me përqendrimin e duhur. Por cili është sekreti i orëve të pakta të gjumit? Ka shumë nga ata që e konsiderojnë gjumin humbje kohe. Në një familje ku një baba ka një mundësi të tillë dhe çohet herët, edhe fëmijët si pasojë përpiqen që të kenë të njëjtën marrëdhënie ndaj gjumit. Ky është një rast kur ky zakon mund të ushtrohet dhe të krijohet, edhe pse gjithmonë është i suksesshëm. Rastet e suksesshme zakonisht kanë të bëjnë me faktorin gjenetik. Por ndërsa ky fenomen, apo ky tipar është shumë i rrallë dhe “pasuri” e pak personave, njerëzit e zakonshëm, pra shumica, duhet patjetër që të bëjnë shtatë orë gjumë çdo natë. Marrëdhënia me gjumin është gjithnjë personale dhe nuk duhet që të forcojmë veten që të jemi ata që nuk jemi apo të bëjmë ato gjëra që në fakt do të na dëmtonin, edhe pse të tjerët nuk dëmtohen. Në rast të kundërt do të rrezikonim shëndetin.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet dhe misteret e gjumit Empty Re: Sekretet dhe misteret e gjumit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi