EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjetja dhe shëndeti i mirë

Shko poshtë

Fjetja dhe shëndeti i mirë Empty Fjetja dhe shëndeti i mirë

Mesazh  Jon 30.03.10 17:17

Fjetja dhe shëndeti i mirë

Në gjithë jetën tonë, të paktën një të tretën e kohës e shfrytëzojmë për fjetje, gjë që ka të bëjë me shëndetin tonë, prandaj themi se fjetja e mjaftueshme dhe me cilësi të lartë është një nga faktorët bazë për shëndet të mirë. Mirëpo një pjesë e madhe e njerëzve nuk dinë parimet shkencore të fjetjes.

Hulumtimet shkencore tregojnë se fjetja jonë natën kryhet me përsëritjen e vazhdueshme të 4 ose 5 cikleve dhe secili nga këto cikle ndahet në 3 faza: faza fjetjes së cekët, faza e fjetjes së thellë dhe faza e lëvizjes së shpejtë të syve. Kur mbaron cikli i lëvizjes së shpejtë të syve, fillon përsëri një cikël i ri në fazën e fjetjes së cekët.

Atëherë, sa orë gjumë gjatë 24 orëve janë më të përshtatshme për ne? Lidhur me këtë, foli zonja Zhang Jingxing, kryetarja e Këshillit të Shoqatës Kineze të Hulumtimeve të Fjetjes dhe profesoresha e fiziologjisë e Universitetit të Shkencës dhe Teknikës të Anhuit.

"Mund të themi se ekzistojnë diferencime midis njerëzve në gjatësinë e kohës së domosdoshme për fjetjen. Mesatarisht, 7 orë e 30 minuta fjetje në të 24 orët e një dite janë të domosdoshme për njerëzit e rritur në kushtet normale. Koha e fjetjes nga 6 orë deri në 9 orë në ditë është në kuadrin normal. Mos u shqetësoni në mënyrë të tepëruar për gjatësinë e kohës së fjetjes, sepse mjafton që, pas një natë gjumi, të ngriheni në mëngjes duke e ndierë veten shumë mirë dhe energjik, dhe nga kjo del koha që ju nevojitet për të fjetur."

Konkluzioni është se gjatësia e kohës së fjetjes varet nga nevojat e individëve të ndryshëm. Ju mund të rregulloni vetë gjatësinë e kohës së fjetjes, duke u nisur nga nevojat tuaja. Kurrë mos e besoni se sa më shumë të flini, aq më mirë do të ndiheni. Hulumtimet shkencore tregojnë se, po të flini gjithmonë me një orar tepër gjatë, kjo është e dëmshme për shëndetin, madje do të ndikojë negativisht mbi jetëgjatësinë tuaj.

Në fakt, cilësia e fjetjes varet nga përqindja e fazës së fjetjes së thellë në gjithë kohën e fjetjes. Për të rriturit, faza e fjetjes së thellë përbën 15% deri në 20% në gjithë kohën e fjetjes. Kur një njeri ndodhet në fazën e fjetjes së thellë, vetëdija i zhduket plotësisht, gjë që ia ripërtërin aftësinë e organizmit dhe ia rivendos energjitë.

Profesoresha Zh. Jingxing, si kryetarja e Këshillit të Shoqatës Kineze të Hulumtimeve të Fjetjes, vuri në dukje se fjetja me cilësi të lartë kërkon një zakon të mirë të fjetjes.

"Kur lironi mendjen dhe organizmin, i gjithë trupi arrin natyrshëm në shkallën e nevojshme për fjetjen e thellë. Më mirë të shtriheni në shtrat për fjetjen rreth orës 10 të natës, sepse "porta e gjumit" të njeriut hapet në orën 10 të natës. Koha optimale e fjetjes është gjysma e parë e natës dhe kjo ka lidhje me temperaturën e trupit tonë. Po të shtriheni shumë vonë për fjetjen, do të shkurtohet koha e fjetjes së thellë."

Profesoresha Zhang vuri në dukje gjithashtu se fjetja në mesditë për një farë kohë është një zakon i mirë. Gjatë gjithë kohës së ditës, që nga koha kur ngrihemi në mëngjes dhe deri në orën kur na zë gjumi natën, na konsumohet në çdo kohë energjia e trupit dhe fjetja në mesditë mund të luajë një rol të çlodhjes. Por profesoresha Zhang na propozon që të mos flemë tepër gjatë në mesditë. Ajo tha:

"Kini kujdes, mos flini shumë gjatë në mesditë. Mjafton të flini nga 10 deri në 30 minuta. Në qoftë se flini shumë gjatë, ka rrezik të hyni në fazën e fjetjes së thellë, atëherë, pasi zgjoheni, do ta ndieni veten me mendjen të turbulluar. Në fazën e fjetjes së thellë, ju zhduket plotësisht vetëdija, prandaj po të flini gjatë në mesditë, ju duhet një copë kohë për të ripërtërirë mendjen e freskët."

Sipas klasifikimit të bërë në arenën ndërkombëtare, ekzistojnë në botë rreth 90 lloje sëmundjesh të fjetjes, ndër të cilat, gërhitja dhe insomnia ndodhin më shpesh. Siç vërtetojnë anketat përkatëse, rreth 30% i të rriturve në Kinë vuajnë nga gërhitja dhe rreth 40% i tyre vuajnë nga insomnia. Këto dy lloje sëmundje rrezikojnë seriozisht shëndetin fizik dhe psikik të njerëzve. Zoti Deng, që vuan nga gërhitja, tha:

"Kam rreth 6 vjet që vuaj nga gërhitja, bile gërhas me një zhurmë shumë të madhe. Për shkak se nuk kam cilësi të mirë të fjetjes, më merret mendja ditën dhe më dobësohet kujtesa." Ndërsa zoti Yang, që vuan nga insomnia, tha:

"Ndoshta për shkak të profesionit, vuaj nga insomnia. Unë, si një shofer, merrem me transportin në distancë të gjatë dhe shpesh herë ngas kamionin për 24 orë. Kur isha i ri, nuk e konsideronja këtë si një gjë të madhe, kurse tani është bërë një problem i madh, sepse fle vetëm 3 a 4 orë në ditë. Meqenëse nuk fle mirë, shqetësohem shumë gjatë punës."

Si të zgjithen këto probleme?

Mjekët e quajnë gërhitjen "apnea", që do të thotë "ndërprerja e përkohshme e frymëmarrjes gjatë fjetjes". Lidhur me këtë, mjeku i pavionit të frymëmarrjes të spitalit Renmin pranë Universitetit të Pekinit, zoti Han Fang, tha se kur një njeri gërhet, kjo tregon se kanali i frymëmarrjes së tij është ngushtuar gjatë fjetjes; kur kanali i frymëmarrjes bllokohet plotësisht gjatë fjetjes, kjo quhet "ndërprerja e përkohshme e frymëmarrjes gjatë fjetjes."

"Gërhitja është një nga shenjat e ndërprerjes së përkohshme të frymëmarrjes gjatë fjetjes, por kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit, që gërhasin, mund të ndërpresin përkohësisht frymëmarrjen gjatë fjetjes. Sipas të dhënave statistikore, një e katërta e të rriturve, që gërhasin, kanë rrezik të ndërpresin përkohësisht frymëmarrjen gjatë fjetjes. Por edhe ata, që gërhasin thjesht, kanë rrezik të fillojnë në të ardhmen të ndërpresin frymëmarrjen duke gërhitur."

Zoti Han Fang tha se kanë dalë terapi relativisht të mira për mjekimin e ndërprerjes së përkohshme të frymëmarrjes gjatë fjetjes: terapia me aparatin e frymëmarrjes dhe terapia me operacion. Të dyja terapitë kanë efekt të mirë.

Përsa i pëket insomnisë, qarqet mjekësore kanë nxjerrë definicionin e qartë për këtë sëmundje. Insomnia do të thotë pamjaftueshmëria e kohës dhe cilësisë së fjetjes, e cila ndikon negativisht mbi jetën normale të njerëzve gjatë ditës.

Insomnia shkaktohet nga shumë faktorë, siç janë faktori psikik, faktori i mjedisit dhe sëmundjet e tjera. Për të mjekuar insomninë, duhet të gjejmë në radhë të parë shkaqet e saj. Ata, që vuajnë nga insomnia, duhet të vizitojnë mjekët profesionalë dhe jo të blejnë dhe të pinë disa ilaçe që ata vetë i konsiderojnë si ilaçe të përdorshme.

Zheng
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi