EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nazi-fashizmi dhe komunizmi

2 posters

Shko poshtë

Nazi-fashizmi dhe komunizmi Empty Nazi-fashizmi dhe komunizmi

Mesazh  Estilen 30.03.10 10:49

Nazi-fashizmi dhe komunizmi

Nazi-fashizmi dhe komunizmi Nazi10

Nazi-fashizmi dhe komunizmi Komuni10

Fashizmi dhe komunizmi dy ideologjite sunduese te shek.XX

Epokë kur qeveritë monstruoze arritën kulmin, shekulli XX ishte shekulli i terrorizmit institucional. Abuzime nga më të ulëtat ndiqnin njëra tjetrën pa reshtur.

Më sa duket ajo do të mbahet në mend si një kohë e kobshme që trondit shpirtrat me barbarinë e tij të qëllimshme, cinike të programuar. Ky shekull ishte i mbytur deri në grykë me krime masive të organizuara nga dora e qeverive kundër popujve të tyre.

Shtypja shtetërore këtu nuk ka si motiv etjen për fitore, as thjesht urrejtjen, por synon të realizojë sisteme ideologjike. Politika s’ka qenë kurrë ndonjëherë deri në ketë pike në shërbim të ideve. Asnjë epokë tjetër s’ka qenë, për nga racionalizmi i tejskajshëm, kaq çnjerëzorë në thelb.

Shpresat për një shoqëri të përkryer çuan në shtypje dhe politika nënshtroj shpejt atë që pretendonte të çlironte. Asnjë epokë tjetër s’është larguar ndonjëherë kaq shumë nga bota, s’ka qenë kaq e shkëputur nga tabani, kaq përçmuese ndaj rezultateve të prekshme.

Pa dyshim regjimi komunist kishte një jetë më të gjatë se aji fashist sepse totalitarizmi fashist mbaroj me luftën dhe vrasjën e liderit të saj. Termi fashist ose fashizmi ka dalë nga Roma e lashtë , ku autoriteti i shtetit simbolizohej fasces një vendak shufrash të lidhura së bashku ( për të treguar unitetin e popullit) me një sëpatë në maje (për të treguar udhëheqësin).

Ky symbol u përvetësua nga Musolini për levizjen që e udhëhoqi për të marrë pushtetin në Itali më 1922, po pastaj u bë i përgjithshëm për shumë levizje të tjera në Evropë gjatë periudhës midis dy luftrave botërore.

Këto përfshijnë nacionalsocialistët në Gjermani , si edhe levizje të tjera të tilla si Action Fraçaise, Kryq-Shigjeta në Hungari ose falangistet në Spanjë. Pasi qe fashizmi ka lënë gjurmët e saja më të thella në Gjermani do të flas për rrethanat qe favorizuan ardhjen e fashizmit në Gjemani.

Shpalosja konkrete e totalitarizmave si metamorfoza moderne të mendimit politik utopik, i lejoj shek. XX të bejë një analizë të thellë të këtyre sistemeve politike origjinale, që do t’i shërbejë brezave të ardhshëm. Duket se në fund të fundit, këto sisteme zhvillojnë politika të përbindshme sepse shprehin perversione filozofike.

Ato përçmojnë politikën, shoqërinë, shkurt njeriun. Nëse e lexoni me vëmendje esenë ju me siguri do të pyesni për të dy ideologjitë duke filluar nga “Marksizmi” se si arriti ky sistem ideologjik që synonte çlirimin e mbarë njerëzimit dhe shkatërrimin e shtetit, të krijonte Leviathan-in më monstruoz që ka pare historia, dhe “Fashizmi” se si arriti një qeveri, dhe më tej një popull, të kryente dhe të lejonte të kryhej shfarosja më sistematike që është parë ndonjëherë, realizuar me një siguri dhe madje me një ndjenjë detyre që s’di si t’i gjykosh.

Nuk e teproj aspak nëse them se, nga pikëpamja e ideve politike, marksizëm-leninizmi përbën misterin më të çuditshëm të shek. XX. Them mister sepse për një kohë të gjatë, deri edhe sot e kësaj dite, nuk iu është dhënë dot përgjigje këtyre dy pyetjeve që lindin natyrshëm: Si mundi të shndërrohej në terrorin më jetëgjatë dhe më sistematik që ka parë ndonjëherë historia, kjo teori politiko-ekonomike që lindi në valën e krizës shoqërore të shek. XIX, dhe që do ti sillte lumturinë e premtuar mbarë njerëzimit; dhe si ka mundësi që Perëndimi, me mendimtarët dhe shkrimtarët e tij më të shquar e më të talentuar, u bë në emër të të drejtave të njeriut dhe për një kohë aq të gjatë , admirues dhe bashkëfajtor i një totalitarizmi për të cilin s’dyshonte më aspak?

Këto pyetje njëra politike e tjetra psikologjike nuk bëhen kot. Ato janë të një rëndësie të veçantë sepse marksizëm-leninizmi, me përmasat e shtrirjes së tij në kohë dhe në hapësirën gjeografike, i vuri vulën e tij shekullit XX.

Pa dyshim ishte Lufta e Parë Botërore ajo që ndikoj aq shumë saqë disa autor mendojnë, se po të mos ishte lufta nuk do të ishte regjimi komunist as ai fashist. Ndërkohë totalitarizmi fashist përfitoi shumë nga vendosja e komunizmit në Rusi, gjë që i ka shtyrë studiues të ndryshëm të arrijnë në përfundimin se, pa komunizëm nuk do të kishte fashizëm.

Rrethanat qe favorizuan vendosjen e totalitarizmit komunist në Rusi ishte ekzistenca për një kohë të gjatë e strukturave të vjetra në qeverisjen e vendit, që i kundërviheshin shndërrimeve progresive; mosdëshira e qeveritarëve për t’i çuar deri në fund përpjekjet për shndërrime; mungesa e traditave të qeverisjes demokratiko-liberale, dhe Lufta e Parë Botërore me rrjedhojat e saj.

Krejt këto rrethana çuan në një rritje të madhe të Partisë Bolshevike qe ishte mjaft e organizuar e disiplinuar dhe kompakte. Ajo kishte mbi 23 mijë anëtarë të gatshëm për të bërë sakrifica. Bolshevikët ishin për marrjen e pushtetit më dhunë , gjë që e realizuan më 7 nëntor 1917 me sulmin ushtarak kundër Pallatit të Dimrit, qe ishte selia e Qeverisë së Përkohshme.

Pasi realizuan grushtin e shtetit në Rusi, bolshevikët pranuan të organizojnë zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese të cilat ishin planifikuar nga Qeveria e Përkohshme më 12 nëntor 1917. Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese u zhvilluan mbi bazën e së drejtës së përgjithshme elektorale.

Ato ishin zgjedhjet e para, por edhe të fundit me pjesëmarrjen në to të disa partive konkurruese. Asambleja i nisi punimet e saj më 5 janar 1918, por ajo i ushtroj funksionet e saj vetëm për dy ditë. Në kulmin e debateve që karakterizuan punimet e saj , të mosmarrëveshjeve të bolshevikëve me partitë tjera, Lenini dërgoi marinarë të armatosur , të cilët boshatisën sallën e Asamblesë duke lenë vetëm bolshevikët.

Kështu në Rusi iu dha fund qenies së opozitës institucionale dhe po ashtu u shkatërrua demokracia parlamentare. Tri ditë më pas u mblodh Kongresi i Sovjetikëve me pjesëmarrjen e vetëm të bolshevikëve , i cili sanksionoj vetëm regjimin e ri sovjetik.

Më vonë u likuiduan edhe vet partitë politike. Në fillim të vitit 1921 dy mijë menshevikë dhe udhëheqësitë të tyre u arrestuan. Kështu përfundimisht, në Rusi u vendos sistemi njëpartiak që ishte tipari kryesor i shtetit totalitar. Ndërkaq, anëtarësimi në Partinë Komuniste ishte kusht i domosdoshëm për çdo post qeveritar.

Lenini ishte trashëgimtar i Marksit e ndoshta më shumë i Engelsit. Tek ai ndihen edhe ndikime të tjera të rëndësishme. Por ai vetëshpallët marksist. Më tutje do të shtrojmë pyetjen, që s’është e vetmja për të mësuar nëse e zbatoi Lenini teorinë e Marksit, apo thjesht e përmbysi pa e kuptuar as vetë.

Ndodh shpesh që nxënësit e shtrembërojnë mendimin e mësuesit, pavarësisht nga admirimi dhe madje dëshira e tyre për t’i qëndruar besnik. Mjet kryesor në ushtrimin e pushtetit të regjimit komunist ishte tiranizimi, ndërmjet institucioneve të para të krijuara nga regjimi bolshevik, menjëherë pas marrjes së pushtetit ishte ÇEKA ajo ishte polici politike sekrete. Krijimi i saj u mbajt i fshehtë. Me krijimin e saj mori fund shteti ligjor.

ÇEKA ishte shtylla bazë e shtetit totalitar. Misioni i saj ishte likuidimi i armiqve të revolucionit. Ajo për krime politike ekzekutonte njëmijë veta në muaj. Filloi kështu gjenocidi klasor, pra gjykimi dhe dënimi bëhej vetëm mbi bazën e përkatësisë në klasa , shtresa dhe grupe etnike. Klasat dhe shtresat që u shpallën armiq të revolucionit ishin borgjezët pronarët e mëdhenj të tokave, nëpunësit dhe oficeret ushtarakë të regjimit të mëparshëm, intelektual të vjetër.

Në totalitarizmin komunist , tiranizimi e gjeti shprehjen e tij më të plotë në aspektin ekonomik. Ai përmbante një sërë eliminimesh në vazhdim dhe në plotësim të njëri tjetrit nga eliminimi i pronës private. Më 12 qershor të vitit 1918 qeveria dekretoi shtetëzimin e industrisë së rëndë.

Pas gjashtë muajsh u dekretua shtetëzimi i industrisë së lehtë dhe i tregtisë me shumicë dhe pakicë. Kështu e gjithë industria u shndërrua në pronë shtetërore. Sundimi i plotë i shtetit mbi ekonominë sovjetike u realizua në kohën e Stalinit. Ai shtetëzoj të gjitha ndërmarrjet industriale.

Ndryshimi më i madh ndodhi në fshat, me kolektivizimin e bujqësisë. Kolektivizimi përmbante zhdukjen e pronës private në fshat, bashkimi i tokës në njësi të mëdha të quajtura kolkoze, kontrollin shtetëror mbi bujqësinë fiksimin e pagesës dhe të çmimeve për blerjen dhe shitjen e produkteve bujqësore.

Përpos industrializimit socialist dhe kolektivizimit të bujqësisë filloi terrori i një natyre të veçantë, i kufizuar në rrethe të caktuara. Kishte filluar vrasja e udhëheqësve të rëndësishëm në parti e deri të gjeneralët dhe komandantet e ushtrisë. Rezultat i kësaj ishte krijimi i frikësimit masiv , nga organet e partisë, të qeverisë e të sigurimit e deri tek frika nga njëri tjetri.

Versioni Stalinist i socializimit me disa ndryshime të rëndësishme sundoi Bashkimin Sovjetik gjatë pesëdhjetë e gjashtë viteve që pasuan. Fitorja e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore e vazhdoj optimizmin se komunizmi mund të vazhdoj të ndërtohet kështu qe në periudhën e Hrushovit 1953-64 partia shpalli një program qe premtonte vendosjen e komunizmit brenda tridhjetë vjeteve.

Mirëpo dolën fakte qe minuan njëherë e mire besimin në mundësinë dhe deshirueshmërinë e komunizmit. Së pari Hrushovi vetë nxori në pah shtypjen e përbindshme qe ishte ushtruar në vend. Së dyti zhvillimi industrial ishte organizuar nga institucionet shtetërore , që me kalimin e kohës filluan të bëheshin pengesë e madhe për zhvillimin e metejshëm.

Me rënien e rritjes ekonomike u shtua edhe korrupsioni i funksionareve të shtetit, qe minoj ligjshmërinë e sistemit. Së treti aleatët qe Bashkimi Sovjetik kishte fituar me luftë në Evropën Lindore, dhe si rezultat i shembjes së imperializmit , edhe në Afrikë dhe Azi u bënë barrë e rendë financiare dhe ushtarake.

Së fundi, ndërsa zhvillimi i Bashkimit Sovjetik u ngadalësua , ai i Perëndimit kapitalist u bë më i shpejtë dhe arriti një përparim teknologjik , me te cilin ekonomia sovjetike nuk mund të matej.

Pa dyshim ishte edhe Lufta e Ftohtë ajo qe dobësoj dukshëm krejt sistemin komunist në fazën përfundimtare të saj. Rreth vitit 1990 vendet e Europës Lindore i zëvendësuan njëri pas tjetrit qeveritë e veta komuniste nën trysnin e demonstratave masive.

Udhëheqësi sovjetik Gorbaqov u mundua qe të përqendrohej në ristrukturimin e brendshëm të Bashkimit Sovjetik nëpërmjet politikës së tij të Pjerestrojkës (reforma ekonomike) dhe glasnosti (hapja në diskutimet politike). Në vitin 1991 megjithatë vet Bashkimi Sovjetik dhe ideologjia e saj u shpërbën.

Pare dhe gjate luftes se dyte boterore rrodhen ngjarje te reja

Traktati i Paqës së Versajës i imponoi Gjermanisë kushte dhe sanksione nga më të rendat si shkaktare e Luftës së Parë Botërore. Me imponimin e kushteve të tilla, gjermanët ndiheshinë të ofenduar e të prekur në ndrëgjegjën e dinjitetit të tyre kombëtar .

Fashistët e shfrytëzuan me mjeshtëri gjendjen psikologjike të masës së gjermanëve. Ata e paraqiten vetën si një force aktive dhe të aftë që do t’i rikthente dinjitetin kombëtar që u ishte nëpërkëmbur. Në menyrë të vecant mjeshtëria e Hitlerit u shfaq në lidhjën dhe kombinimin qe ai bëri në mes rrjedhojave të Traktatit të Versajës dhe nacionalizmit ekstrem.

Nazistet përfituan mjaft nga joefektiviteti i qeverisë së Republikës së Vajmarit. Inflacioni i vitit 1923 e ndihmoj aq shumë levizjen naziste. Nga ana e saj kriza ekonomike e viteve 1929-32 e cila bëri gjashtë million gjermanë papunë u shfrydezua në pretendimet e nazisteve për ta marrë pushtetin duke e nxjerrur vendin nga kriza.

Duke pasur parasysh edhe mungesen e traditave të fuqishme të qeverisjës demokratike studjuesi V. V. Djuk arrin në përfundim: ”Poshtërimi kombëtar, vështirësitë ekonomike dhe mungesa e traditës demokratike janë në backgraundin e fashizmit dhe nacionalsocializmit të Musolinit dhe Hitlerit”.

E vecanta e nazisteve ishte përpjekja për të siguruar mbështetjen e drejtpërdrejt të masave të gjëra. Në orvatjen për ardhjën në pushtet të nazisteve , qendronte kombinimi i lidhjës së drejpërdrejtë të tyre me masat e gjera të popullsisë nëpërmjet mitingjeve dhe paradave te mëdha me zhvillimin e propagandës së drejpërdrejtë dhe me masat e demostrimit të forcës nëpërmjet akcioneve të veqanta .

Në ketë kohe Hitleri formoi edhe reparte paraushtarake –SA mbrojtëse të partisë. Gjatë fushtave elektorale këto reparte të nazisteve nuk ngurronin të përdornin forcën dhe dhunën. Popullsia edhe pse nuk pajtohej me metodat e dhunës, mbante qendrim pasiv.

Elita mori anën e nazisteve , por sigurisht për t’i pasur nën kontroll. Elita gjithashtu bindi presidentin të ftonte Hitlerin në krye të qeverisë. Si kancelar Hitleri organizoj zgjedhje të reja. Nderkohë nazistet organizuan incidentin e djegjes së Rajshtagut.

Duke akuzuar komunistët ata rriten trysninë për ardhen në pushtet , duke e paraqitur këtë si domosdoshmëri për vendosjen e rendit. Në zgjedhjet e reja nazistet fituan 43, 7 % dhe 288 vende. Ata lidhën aleancë me partinë Nacionaliste që kishte 52 deputetë.

Me këtë bashkëpunim dhe në mungesë të deputeteve komunistë, Partia Naziste siguroj shumicën parlamentare për të formuar qeverinë. Natyra e vërtet e regjimit qeverisës të nazisteve u shfaq vetëm kur ata morën pushtetin.

Menjëherë pasi qe nazistet morën pushtetin filloj eliminimi, së pari u likuidua shtylla civile e demokracisë liberale. Duke përdorur nenin 48 të Kushtetutës së Vajmarit u shpall dekreti: Kundër tradhtisë së popullit gjerman dhe të shtetit. që u pasua me dekretin tjetër: garantimi i sigurimit të shtetit.

Dekretet i jepnin dorë të lirë policisë që të ndërhynte në jetën private të shtetasve. Policia kishte të drejtë të mbikëqyrte letrat, telegramet, bisedat telefonike të konfiskonte pasurinë etj.

Pas likuidimit të shtyllës civile u kalua në eliminimin e shtyllës politike e të drejtave dhe institucioneve politike ekzistuese. Më 23 mars 1933 Rajshtagu miratoi Aktin fuqidhenës ky akt shumë shpejtë i dha autoritet apsolut udhëheqësit-fyhrerit.

Në qershor 1933 u nxor jashtë ligjit Partia Socialdemokrate e më pas edhe partite tjera të djathta e të majta. Në korrik Partia Naziste u deklarua si parti e vetme e ligjshme në vend. Kështu u vendos sistemi njëpartiak.

Hitleri nuk bëri luftë kundër industrialistëve , klasës së mesme të shtresës së lartë , pronareve të medhenjë të tokave. Ai kishte nevojën e mbështetjës së tyre. Në vitin 1934 u shënua konsolidimi i plotë i regjimit nazist. Në fillim të vitit vdiq presidenti Hidenburg. Hitleri mori kompetencat e tij dhe filloj të quhet Fyhrer .

Mizoria më e madhe e krejt sistemit fashist ishte terrori dhe realizimi i frikësimit masiv. Terrori filloi me hebrejt dhe komunistet. Ligjët e Nurembergut i privuan hebrejtë nga të gjitha liritë dhe të drejtat e shtetasve gjermanë. Ligji përcaktonte si hebre çdo njëri që ¼ e gjakut e kishte si të tillë.

U ndaluan martesat me ta. Presioni terrorist mbi hebrejtë bëri qe shumë prejt tyre të bënin vetëvrasje shumë prej tyre u gjetën të vdekur pa ditur arsyen. Hebrejtë u derguan edhe në kampet e përqendrimit që quheshin “Institucione të riedukimit dhe spastrimit të kombit”. Në kampe u derguan edhe të tjerë të akuzuar si antinazistë.

Mirëpo fillimisht terrorit të drejpërdrejt iu nënshtruan një përqindje e vogël e popullsisë, dhe në vitet e para të regjimit nazist shumica e popullsisë nuk ishte aq e alarmuar për çfarë ndodhte rreth saj.

Nazistët me mjeshtëri arritën të krijojnë shtetin totalitar pa “përmbysur” jetën e përditshme të shumicës së popullsisë gjermane. Ndryshe nga komunistet , nazistet nuk e likuiduan pronën private mbi mjetët e prodhimit, por forcuan kontrollin shtetëror mbi sipërmarjet private.

Hitleri fliste për “shtetëzimin e njerëzve”: Përse duhët të shtetëzojmë fabrikat dhe uzinat. Ne po shtetëzojmë njerëzit: theksonte ai. Në vazhdim zhvillimit ekonomik i Gjermanisë u lidhë terësisht me militarizimin e saj.

Hitleri , pasi hodhi poshtë Traktatin e Versajës , vuri si objektiv kryesor të planeve ekonomike prodhimin në masë të armëve dhe të pajisjeve të tjera ushtarake.

Parulla e ditës u bë: “topa në vend të gjalpit”. Nderkohë kishte rezultate në qeverisjën e nazisteve sepse u rrit prodhimi i përgjithshëm kombëtar. Ndërmjet viteve 1933-36 prodhimi i çelikut u trefishua . Në vitin 1938 më shumë së gjysma e buxhetit ishte paracaktuar për prodhimet ushtarake.

Mbi të gjitha , totalitarizmi fashist prodhoi veprime terësisht të kundërligjëshme dhe kundërkushtetuese permes drejtimit të vetë udhëheqësit. Deklarimi i Geringut se “Vullneti i fyhrerit dhe ligji janë një e të pandarë”, ishte justifikim tërësor i natyrës kundërkushtetuese të qeverisjes totalitare , i dhënies fund të ndarjes së pushteteve , të gjykatave të pavarura e të ogranizmave të shoqërisë civile.

Nuk organizoheshin mbledhje të rregullta të kabinetit qeveritar. Shumë vendime përpunoheshin nga bisedat kokë më kokë të Hitlerit me njerëzit më të besuar të tij. Pa dyshim se shfaqja e fashizmit dhe nazizmit ka qenë me e theksuar me fillimin e Luftës së Dytë Botërore sidomos vrasja ose spastrimi i njerëzve mbi baza etnike e sidomos hebrenjve, ciganëve etj.

Nuk duhet harruar pa përmendur edhe karakteristikat të përmbledhura bashkë të të dy ideologjive : Ideologjia marksiste dhe ajo fashiste konsiderohen si udhëheqëse në të gjitha aspektet e qeverisjes e të veprimtarisë publike dhe private; ajo është e detyrueshme për të gjitha individët.

Ajo cilësohët si botëkuptim i gjithanshëm që përshkruan dhe mishëron gjithçka. Ideologjia paraqitet si platformë e së ardhmes së ndërtimit të shoqërisë së re e të rendit të ri. Nuk lejon ideologji apo alternative të tjera. Lejohet vetëm partia komuniste ose fashiste dhe partitë tjera nxirrën jashtë ligjit. Partia vendos monopolin në drejtimin e vendit dhe të të gjitha hallkave të qeverisjes , prandaj qeverisja cilësohet si parti-shtet. Likuidohet konkurrenca politike, opozita politike.

Udhëheqësi është aji që përcakton zhvillimin. Çdo gjë i nënshtrohet autoritetit të tij. Ai është udhëheqësi i përjetshëm. Komb-shteti vihet mbi gjithçka; të gjitha aspektet e jetës politike, sociale, ekonomike, kulturore, shpirtërore janë subjekt i kontrollit të shtetit. Individi është i varur dhe i nënshtruar prej shtetit. Nuk lejohen organizata të pavarura, joqeveritare. të tri hallkat e qeverisjes janë të shkrira në kuadrin e drejtimit njëpartiak. Sajimi dhe deklarimi i armiqve të klasës dhe të kombit. Terrori ushtohët ndaj elementeve të veçantë në trejtën e gjenocidit. Qellimi i terrorit është të ngjallë frikë në masën e gjërë të popullsisë.

Rënia aktuale e ideologjive nuk përkojnë me fundin e historisë. Gjendja e tanishme e botës s’na lë të besojmë në ndonjë lloj univerzaliteti të natyrshëm të shtetit të së drejtës. Shteti i së drejtës mund të konkretizohet vetëm në shoqëri individualiste dhe laike, dy karakteristika që u mungojnë shumicës së vendeve të botës.

Shekulli XX shënoi kulmin pastaj venitjen e shpresave milenariste në mendimin perëndimor. Ai s’të lë të parashikosh për asnjë çast shpalosjen e përbotshme të mbretërisë së arsyes kërkuar nga historicizmi i shekullit XIX.

Pas marksizëm-leninizmit, nazizmit, fashizmit demokracitë fetare që përfaqësojnë regjimet islamike tradicionaliste , shprehin mendimin e pare totalitar që s’është produkt evropian.

Nëse shteti i së drejtës dëshiron të mbijetojë e të zhvillohet , do t’i duhet të thellojë shkarkitë e veta, t’i braktisë tundimet e engjëlizmit, dhe të shpalosë atë lloj force shpirtërore që buron nga krenaria për veten.

Të gjitha botëkuptimet politike të shekullit XX hiqen revolucionare, me përjashtim të mendimit të shtetit të së drejtës. Por të gjitha dështojnë në sipërmarrjet e tyre për shndërrime shoqërore. Dhe më në fund, është padyshim mendimi i shtetit të së drejtës ai që përmbushi revolucionin e vërtetë.

Disa nga keto risi te mbeturinave totalitare,mbarten edhe sot ne shek XXI,ku me shume e ku me pak.....Psh,tek ne ne Shqiperi,veprimtaria e mbuluar me pelhuren e demokracise,shkel me te dyja kembet here pas here shtetin e se drejtes.

Mbi dhjetra raste eshte shkelur Kushtetuta e ketij vendi,nga uzurpatore te pushtetit,qe ne sjelljet e tyre mbartin ate shpirt totalitar e nazist,por duke e maskuar me vellon e demokracise.

Deri sa ideologjite sunduese te shek XX. te qarkullojne si krijesa te erresires,neper qiejte boterore,atehere 'bijte' e kesaj erresire,here pas here,do te leshojne rrenjet ne ato 'parcela' ku drejtesia nuk vepron ne emer te shteti te se drejtes,por si nje nocion i vaket ne sherbim te neodiktatures....
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nazi-fashizmi dhe komunizmi Empty Re: Nazi-fashizmi dhe komunizmi

Mesazh  Jon 31.03.10 13:20

A ka vdekur komunizmi?

Sipas pjesëmarrësve të një diskutimi që u zhvillua ditët e fundit në Washington, një e pesta e popullsisë së botës jeton nën komunizëm, megjithëse jo sepse e duan një gjë të tillë. Disa prej diskutantëve presëmarrës thanë se numri i atyre që u zhdukën nga komunizmi mund të mos mësohet kurrë.

Analistët që diskutuan mbi të ardhmen e komunizmit thanë se mbi 100 milion njerëz në gjithë botën janë eliminuar gjatë 90 vjetëve të fundit nga regjime komuniste.

Lee Edwards, analist politik pranë organizatës jo-qeveritare, Heritage Foundation, thotë se është një dështim moral i kohës sonë që pasqyra e plotë e krimeve të komunizmit vazhdohet të kuptohet në mënyrë krejt të zbehtë.

“Kush e di që nën komunizëm kanë vdekur më shumë njerëz se sa gjatë gjithë luftërave të shekullit të 20 së bashku.”

Frank Kalzon, drejtor ekzekutiv i qendrës për një Kubë të Lirë vë në dukje se viktimat e komunizmit përfshijnë edhe ata njerëz, që i kanë mbijetuar shtypjes komunizte, por vuajnë gjatë gjithë jetës pasoja mendore.

Gjatë 70 vjetëve të komunizmit, udhëheqësit e këtij sistemi burgosën qindra miliona njerëz për bindjet e tyre. Qytetarëve të regjimeve komuniste iu konfiskuan pasuritë e tyre personale. Të tjerëve iu mohua çdo mundësi për arsye të biografisë familjare. Zoti Kalzon thotë se shtypja ende vazhdon në vendet komuniste.

“Sot në Birmani, Kinë, Bjellorusi, në Kubë viktimat janë ata që guxojnë të thonë atë që shumica e njerzve rreth tyre janë gati vetëm ta mendojnë atë.”

Harry Vu, i cili u ka shpëtuar kampeve të punës në Kinë, thotë se komunizmi sot është produkt i diktatorëve dhe jo i ideologjisë.

“A po vdes komunizmi? Ai ka vdekur. Edhe në Kinë asnjeri nuk beson në komunizëm. Asnjeri nuk beson se komunizmi sjell një të ardhme të mirë.”

Zoti Vu thotë se në periudhën 1940-1960, njerzit ishin të gatshëm të luftonin për ideologjinë komuniste, por besimi i tyre në parimet e një shoqërie pa klasa është venitur me kalimin e viteve. Zoti Vu thotë se aty ku ekziston, komunizmi mbijeton për shkak të frikës dhe kërcënimit të sunduesve autokratë.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi