EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Medea

3 posters

Shko poshtë

Medea Empty Medea

Mesazh  Estilen 28.03.10 20:08

Medea

Shkëputur nga libri “Mitologjia, filozofët dhe poetët e lashtë Grekë (I)”

Medea 2390602624_d047dfd838_o

Në mitologjinë greke, Medea, ishte e bija e mbretit Aetes. Kur Jasoni mbërriti në Kolhidë, Medea e dashuroi marrëzisht, prandaj dhe vuri në dispozicion të gjitha mënyrat e artit të saj për të fituar dashurinë e tij… Medea, dhe pse ishte një vajzë e bukur, në shikim të parë nuk arriti të tërhiqte vëmendjen e të riut, Jason.

Por nga që e dinte mirë se të gjithë kishin një çmim, i premtoi se do ta ndihmonte që të merrte Lëkurën e Artë. Pasi mbajti fjalën e dhënë, ndoqi të dashurin e saj drejt vendlindjes së tij. Për të vonuar sa më shumë të atin e tradhëtuar, i cili nëse e kapte do ta vriste, mendoi të bënte një veprim makabër, coptoi në dhjetra pjesë vëllain e saj, Apsirtin, pjesët e të cilit i flaku në det.

I informuar për fundin tragjik të të birit nga dora e së motrës, i ati ndërpreu përkohësisht ndjekjen e saj, duke urdhëruar një grup shërbëtorësh të mblidhnin pjesët e të birit të vrarë. Më vonë, kur mbërritën në Iolko, Jasoni i kërkoi Medeas të hakmerrej kundra Pelias, i cili dikur kishte vrarë familjen e tij.

Medea, atëherë bindi të bijat e Pelias të coptonin trupin e të atit e më vonë ta zienin për orë të tëra, pasi gjasme në këtë mënyrë do arrinin ta bënin sërish të ri. (Askush nuk e di se sa i vërtetë është ky variant, pasi ekziston edhe një tjetër, i cili përmendet në pjesën e parë të librit, megjithatë, jemi të detyruar t’i përmendim të gjitha variantet e mundshme).

Prej andej çifti u stabilizua në Korinth ku jetoi i lumtur për një periudhë të gjatë kohore, derisa Jasoni e braktisi për sytë e një gruaje tjetër, por edhe kësaj rradhe, Medea, nuk harroi të përdorte filtrat e saj magjikë.

Pra, siç lexoni rrjedhën e ngjarjeve, Medea, përbënte me të vërtetë një ndër dramat më tragjike të Euripidit. Pasioni i hakmarrjes erotike të saj tejkaloi çdo kufi të ndërgjegjes njerëzore duke u shkallëzuar në nje rrënqethje të jashtëzakonshme.

Dashuria e sëmurë u shndërrua në çmenduri absolute e të pakurueshme. Medea e verbuar nga tradhëtia e Jasonit, gëlltiti ndjenjën e nënës duke u hakmarrë me mënyrën më të frikëshme të historisë njerëzore, pra vrau dy fëmijët e saj për të lënduar bashkëshortin e pabesë. Të gjitha filluan kur Jasoni vendosi të martohej me Glauken të bijën e mbretit Kreon të Korinthit.

Me qëllim hakmarrjen, Medea, i dërgoi nuses ditën e dasmës një serë dhuratash të helmuara, midis të cilave dhe një fustan të cilin sapo e veshi u përfshi në flakë. Në vazhdim, vrau dhe të bijtë e saj (Feresin dhe Mermerin). Menjëherë pas gjithë këtyre, Medea u largua mbi krahët e një dragoi drejt Athinës, ku u martua me Aegeusin dhe bënë një fëmijë së bashku, Midon.

E çuditshmja ishte se Medea sa do që kishte filluar një jetë të re nuk arrinte të shmangte dot ndjesinë kriminale që e brente në çdo kohë, ishte si të thuash një grua e lindur vetëm për të bërë keq. Demoni që strehoej në shpirtin e saj gjynahqar kërkonte gjak, hakmarrje, lavdi, para dhe status social. Një grua e cila kishte lyer duart me gjakun e fëmijëve të saj ishte në gjendje të bënte gjithçka pa ndjerë pikë pendimi.

Gjatë jetesës së saj me Aegeusin, prania e të vjehrrit, Tizeut, i prishte planet për një mbretëri të madhe të udhëhequr nga ajo vetë, prandaj mendoi ta vriste. Por Aegeusi i cili e nuhati fundin e shpejtë të të atit nga dora e bashkëshortes së tij, vendosi që me dëbimin e Medeas nga mbretëria e tyre, fatkeqësia dhe përgjakja do të shmangeshin.

E vetme, e pikëlluar, e tradhëtuar dhe tepër e lënduar Medea mori rrugën e largimit drejt Azisë. Gjatë viteve të fundit të jetës së saj thuhet se u bë bashkëshortja e Akilit. Askush nuk e di të vërtetën!

nga:Lorena Stroka


Edituar për herë të fundit nga estilen në 28.03.10 21:08, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Medea Empty Re: Medea

Mesazh  ines 28.03.10 20:30

Ne Medean e kemi analizuar edhe ne Letersi..perpos anes negative dhe mund te thuash cnjerezore, Medea ka edhe pozivitetin e saj . Medea ishte nje grua qe sakrifikoi gjithcka per dashurine e saj..dhe mbeti thellesisht e zgjenjyer nga tradhetia e te shoqit.

Ajo ishte nje grua qe donte te vinte ne vend nderin e saj, edhe pse zgjodhi rrugen me jonormale e cnjerezore .

Ndoshta ajo e beri ate akt per te luftuar dobesine femerore ...sepse femra eshte nje qenie e dobet e ajo nuk donte ta pranonte nje gje te tille. Gjeti menyren me te ashper per te denuar te shoqin duke mohuar veten, sepse sa i donte ajo femijet e saj nuk i donte kush...
ines
ines

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Medea Empty Re: Medea

Mesazh  Albaniaa 23.07.13 12:32

MEDEA (greq. Medeia, lat. Medea) - bija e Eetit,mbretit të Kolhidës dhe e gruas së tij, Eidës, magjistare e fuqishme.

Dhuratën e magjistarisë e ka fituar prej hyjneshës Hekata dhe me të ka hyrë në mit nga që hyjneshat Hera dhe Athena e kanë zgjedhur për t'i ndihmuar mikut të tyre, Jazonit, i cili me pesëdhjetë trima të zgjedhur grekë, ka arritur në Kolhidë që ta marrë leshin e artë. Ky lesh i ka takuar babës së Medesë, Eetit dhe ishte i lëkurës së dashit të artë, i cili Friksin e ri, të birin e Atamantit, mbretit të Orhomenës dhe të Nefelës, hyjneshës së reve, e ka sjellë para shumë kohërave në Kolhidë. Jazoni ka dashur ta marrë këtë lesh për ta plotësuar kushtin e Peliut, mbretit të Jolkut, i cili erdhi në pushtet në mënyrë ilegale. Kur Jazoni t'iu sjellë këtë lesh të artë, Peliu kinëse do t'ia kthejë pushtetin mbi Jolkun, i cili në radhë të parë i ka takuar atij si pasardhës i mbretit Krete. Kuptohet se, për ta sjellë atë ka qenë detyrë tejet e rëndë, sepse edhe rruga për në Kolhidë ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe sidomos nga që mbreti Eet, që postajen të mos ta vjedhë askush, ndërmerr masa tejet të ashpra sigurie. E vari në lis të lartë, në zabelin e shenjtë të zotit Ares dhe për roje e vë dragoin e vrazhdë i cili kurrë nuk ka fjetur.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Medea Empty Re: Medea

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi