EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Profecia

+2
gjilanasi
Admin
6 posters

Shko poshtë

Profecia Empty Profecia

Mesazh  Admin 18.05.08 1:29

Profecia

Profecia (nga greq. profitia = parathënie) është një dhunti hyjnore e thënies së të vërtetës, veçanërisht parathënien e ngjarjeve që do të ndodhin në të ardhmen.

Njeriu që thotë profecitë quhet profet. Domethënia dhe kuptimi i profecive varet nga kultura dhe historia.

Profecia shpesh është një paralajmërim që shpallet nga një profet i zgjedhur nga Perëndia për bindje dhe pendim drejtuar një grupi njerëzish, një familjeje, fisi, populli, kombi, qytetërimi apo mbarë njerëzimit.

Profecitë nganjëherë përfshijnë premtime bekimi për bindje ndaj Perëndisë apo pendesë.

Profecitë paralajmëruese shquhen në shkrimet hebraike (Elijah, Isaiah, Ezekieli, etj) dhe në Besëlidhjen e Re në Krishterim (Gjon Pagëzori, Jezusi, etj ) .

Profecitë nganjëherë parathonë ardhjen e figurave hyjnore, si Jezusi, apo shfaqen në letërsinë apokaliptike, si p.sh. në Librin e Zbulesës të Danielit.

Disa profeci paraqesin të vërtetën hyjnore por jo mbi të ardhmen, si p.sh kur profetët qortojnë mëkatin pa parathënë gjykimin.


Edituar për herë të fundit nga ExplorerX në 19.05.08 19:26, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  Admin 18.05.08 1:29

Profeti

Profeti (greq. προφητης', pro+fitis - para+thënës) është një njeri besimtar, me dhunti të thella morale dhe fuqi të madhe shprehëse, që flet nga frymëzimi hyjnor, duke zbuluar ose shpjeguar dëshirën e Perëndisë.

Profeti mund të përkufizohet edhe njeriu i zgjedhur nga Perëndia, që u sjell njerëzve një (para) lajmërim të marrë prej tij nëpërmjet një vegimi, dëgjimi, ose ëndrre.

Shpesh një profet quhet edhe paralajmërues, parashikues ose parathënës i së ardhmes.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  Admin 18.05.08 1:31

Parashikimet e Nostradamusit

Rritja e temperaturës globale të tokës dhe rreziku që paraqet sot ajo, është njëra ndër problemet më serioze, me të cilën duhet të merret njerëzimi gjatë këtij shekulli. Por, pak kush e di se, për këtë rrezik të madh që tani po i kanoset njerëzimit, një gjë të tillë, m'u para 500 viteve, veç e kisha paraparë në parathëniet e veta famoze, parathënësi më i madh i të gjitha kohërave, Mishell Nostradamus.

Sipas parashikimit të shumë shkencëtarëve, problemi dhe preokupimi kryesor i njerëzimit në të ardhmen, padyshim se do të jetë ngrohja globale e tokës. Kjo dukuri shkaktohet për shkak të dëmtimit permanent të shtresës mbështjellëse të ozonit që e përshkon globin tokësor. Për të qenë ky fakt edhe më brengosës, dëmtimi i kësaj shtrese po bëhet nga dora e vetë njeriut, gjegjësisht përmes prodhimit dhe përdorimit enorm në industri të dioksidit karbonik dhe metanit, të cilat shpërndahen në ajër përmes tubave të ndryshme të përdorimit ditor, si: ngjyra, parfume, dhe mbushjeve tjera, të njohura tek ne si "spreje spërkatëse" .

Se çfarë rreziku mund të ketë për njerëzimin nga kjo nxehje globale, besoj se tanimë të gjithë jemi të paralajmëruar. Shumë vise me klimë të ndryshueshme kontinentale, veç kanë filluar të ballafaqohen me temperatura enorm të larta. Veç dihet, se në disa regjione të botës, dimri, pranvera dhe vera, vit për vit ndryshojnë dhe nuk janë si të viteve të kaluara. Temperaturat në këto vise, me të madhe kanë filluar të ndryshojnë, dhe klima vit për vit bëhet e nxehtë, dhe e kundërta, aty ku ishte zakonisht nxehtë, kemi paraqitjet e shpeshta të temperaturave më të ulëta.

Dëshmitarë të ndodhjes së këtij fenomeni jemi edhe ne në Kosovë. Nëse kjo gjendje gradualisht vazhdon me këtë trend, veç mund të parashikojmë se çka do të na gjej për disa vite të ardhshme?

Për fenomenin e nxehjes globale të tokës dhe rrezikun e madh të saj për mbarë njerëzimin, tanimë veç janë alarmuar shumë qeveri dhe institucione ndërkombëtare të vendosjes, por gjëja më kryesore që parashtroj në këtë artikull, është fakti se, m'u ky rrezik, që tani realisht po i kanoset njerëzimit dhe mbarë rruzullit tokësor, atë, qysh para 500 viteve, në parathëniet e tij famoze, veç e kishte paraparë, parathënësi i kohërave Mishell Nostradamus.

Çfarë parashikonte në realitet Nostradamusi për këtë fenomen?

Në veprën e vet të shkruar në formë të strofave që ai i quante kuatrane, ndër shumë parashikime për të ardhmen e njerëzimit, mund të gjendet edhe disa strofa që parathonë ndodhjen e thatësirës së madhe në gjithë globin.

Sipas Nostradamusit, si shkaktare të kësaj thatësire do të jenë temperaturat e larta klimatike, nga e cila, do të shkretohen shumë toka pjellore. Do të paraqiten, zjarre dhe sëmundje të ndryshme që si pasojë do të kenë vdekje masive të njerëzve, kafshëve dhe botës bimore. Pastaj, për shkak të rritjes së vëllimit të ujit, nëpër oqeane dhe lumenj që do të shkaktohen nga shkrirja e akullnajave nëpër viset polare me temperatura të ulëta, toka do të përfshihet nga vërshimet e mëdha.

Nga këto vërshime, ai parasheh përmbytjen e shumë sipërfaqeve ekzistuese kontinentale.

Këtë thatësirë Nostradamusi e parathotë kështu:

Në dyzetetetë gradë

Deti shkumon, peshqit zihen.

Sipas tij, thatësirë e madhe duhej të zgjaste dyzet vite me temparatura tejet të larta. Për shirat që pasojnë dhe vërshimet e mëdha, parathuhet të jenë të shkaktuara në mënyrë artificiale, në formë të shkrirjes së akullit nga viset polare të mbuluara me akullnaja. Kjo shkrirje artificiale, duhet të jetë si rezultat i të arriturave shkencore në lëmin e detarisë.

Ja se si e përshkruan këtë:

Njohuria (shkenca) detare shiun do ta krijojë...

Në përgjithësi, për paraqitjen e thatësirës së madhe dhe shirave, në këto vargje më konkretisht parathuhet kështu:

Dyzet vite ylberi nuk do të lajmërohet

Dyzet vite më pas ylberi, përherë do të shndëris

Toka e thatë edhe më e thatë do të jetë

Dhe përmbytja do të vjen kur ylberi sërish të paraqitet.

Gjatë kësaj përmbytje, e tërë Anglia do të jetë nën ujë, dhe jo vetëm Anglia. Më pas, do të kemi dukurinë e lëvizjeve të mëdha tektonike të shumë sipërfaqeve tokësore dhe kontinenteve të tëra. Veç këtyre efekteve, Nostradamusi parathotë se, në rruzullin tokësor do të ketë dyndje të mëdha të popullatës nga një vend në vendin tjetër, gjë që, do të paraqesë edhe një problem tjetër të madh hapësinorë për njerëzimin.

Nëse në këtë kontekst, përmendim edhe urinë e madhe, të cilën në shumë kuatrane e parathotë Nostradamusi, e që do të jetë si pasojë e thatësirave të mëdha, atëherë shumë qartë mund të paramendojmë se me çfarë pasoja katastrofale për njerëzimin do të jetë ky ndryshim i mundshëm klimatik.

Kur të kalojnë të gjitha këto vuajtjet, sipas Nostradamusit, njerëzimi shpëtimin e vet duhet ta gjejë tek kthimi i pafeve në rrugën e vërtetë të Zotit. Pa marrë parasysh se sa mund të janë të vërteta këto parathënie të Nostradamusit, një gjë është më se e vërtetë: jemi dëshmitarë edhe vetë se njerëzimit dita më ditë i kanoset rreziku nga nxehja globale dhe ndryshimi i temperaturave. Sa për kuriozitet të parashtrojmë për fund edhe një të dhënë interesante: Sipas parashikimit të ekspertëve të NASA-së, ky vit do të jetë viti më i ngrohtë në tokë gjatë mijëvjeçarit të fundit?!

Nga Rilindja Demokratike
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  Admin 18.05.08 1:32

NGROHJA GLOBALE DHE PARASHIKIMET E NOSTRADAMUSIT

"Rritja e temperaturës globale të tokës dhe rreziku që paraqet sot ajo, është njëra ndër problemet më serioze me të cilën duhet të merret njerëzimi gjatë këtij shekulli. Por, pak kush e di se, për këtë rrezik të madhe që tani po i kanoset njerëzimit, një gjë të tillë, mu para 500 viteve, veç e kisha paraparë në parathëniet e veta famoze, parathënësi më i madh i të gjitha kohërave, Mishell Nostradamus.

Sipas parashikimit të shumë shkencëtarëve, problemi dhe preokupimi kryesor i njerëzimit në të ardhmen, pa dyshim se do të jetë ngrohja globale e tokës.

Kjo dukuri shkaktohet për shkak të dëmtimit permanent të shtresës mbështjellëse të ozonit që e përshkon globin tokësor. Për të qenë ky fakt edhe më brengosët, dëmtimi i kësaj shtrese po bëhet nga dora e vetë njeriut, gjegjësisht përmes prodhimit dhe përdorimit enorm në industri të dioksidit karbonik dhe metanit, të cilat shpërndahen në ajër përmes tubave të ndryshme të përdorimit ditor, si: ngjyra, parfume, dhe mbushjeve tjera, të njohura tek ne si “spreje spërkatëse” .

Se çfarë rreziku mund të ketë për njerëzimin nga kjo nxehje globale, besoj se tanimë të gjithë jemi të paralajmëruar.

Shumë vise me klimë të ndryshueshëm kontinentale, veç kanë filluar të ballafaqohen me temperatura enorm të larta. Veç dihet, se në disa regjione të botës, dimri, pranvera dhe vera, vit për vit ndryshojnë dhe nuk janë si të viteve të kaluara.

Temperaturat në këto vise me të madhe kanë filluar të ndryshojnë dhe klima vit për vit bëhet e nxehtë, dhe e kundërta, aty ku ishte zakonisht nxehtë, kemi paraqitjet e shpeshta të temperaturave më të ulëta.
Dëshmitarë të ndodhjes së këtij fenomeni jemi edhe ne në Kosovë.
Nëse kjo gjendje gradualisht vazhdon me këtë trend, veç mund të parashikojmë se çka do të na gjej për disa vite të ardhshme?

Për fenomenin e nxehjes globale të tokës dhe rrezikun e madh të saj për mbarë njerëzimin, tanimë veç janë alarmuar shumë qeveri dhe institucione ndërkombëtare të vendosjes, por gjëja më kryesore që ne deshëm ta parashtroj në këtë artikull, është fakti se, mu ky rrezik, që tani realisht po i kanoset njerëzimit dhe mbar rruzullit tokësor, atë, qysh para 500 viteve, në parathëniet e tija famoze, veç e kishte paraparë, parathënësi më i madh i të gjitha kohërave Mishell Nostradamus.

Çfarë parashikonte në realitet Nostradamusi për këtë fenomen?

Në veprën e veta të shkruar në formë të strofave që ai i quante kuatrane, ndër shumë parashikime për të ardhmen e njerëzimit, mund të gjendet edhe disa strofa që parathonë ndodhjen e thatësirës së madhe në gjithë globin.

Sipas Nostradamusit, si shkaktare të kësaj thatësire do të jenë temperaturat e larta klimatike, nga e cila, do të shkretohen shumë toka pjellore. Do të paraqiten, zjarre dhe sëmundje të ndryshme që si pasoj do të kenë vdekje masive të njerëzve, kafshëve dhe botës bimore. Pastaj, për shkak të rritjes së vëllimit të ujit, nëpër oqeane dhe lumenj që do të shkaktohen nga shkrirja e akullnajave nëpër viset polare me temperatura të ulëta, toka do të përfshihet nga vërshimet e mëdha.

Nga këto vërshime, ai parasheh përmbytjen e shumë sipërfaqeve ekzistuese kontinentale.
Këtë thatësirë Nostradamusi e parathot kështu:

Në dyzetetetë gradë
Deti shkumon, peshqit zihen.

Sipas tij, thatësirë e madhe duhej të zgjaste dyzet vite me temparatura tejet të larta. Për shirat që pasojnë dhe vërshimet e mëdha, parathuhet të jenë të shkaktuara në mënyrë artificiale, në formë të shkrirjes së akullit nga viset polare të mbuluara me akullnaja. Kjo shkrirje artificiale, duhet të jetë si rezultat i të ariturave shkencore në lëmin e detarisë.
Ja se si e përshkruan këtë:

Njohuria (shkenca) detare shiun do ta krijojë...

Në përgjithësi, për paraqitjen e thatësirës së madhe dhe shirave, në këto vargje më konkretisht parathuhet kështu:

Dyzet vite ylberi nuk do të lajmërohet
Dyzet vite më pas ylberi përherë do të shndëris
Toka e thatë edhe më e thatë do të jetë
Dhe përmbytja do të vjen kur ylbri sërish të paraqitet.

Gjatë kësaj përmbytje, e tërë Anglia do të jetë nën ujë, dhe jo vetëm Anglia. Më pas, do të kemi dukurinë e lëvizjeve të mëdha tektonike të shumë sipërfaqeve tokësore dhe kontinenteve të tëra. Veq këtyre efekteve, Nostradamusi parathot se në rruzullin tokësor do të ketë dyndje të mëdha të popullatës nga një vend në vendin tjetër, gjë që, do të paraqes edhe një problem tjetër të madh hapsinore për njerëzimin.

Nëse në këtë kontekst, pëmendim edhe urrinë e madhe të cilën në shumë kuatrane e parathot Nostradamusi, e që do të jetë si pasoj e thatësirave të mëdha, atëherë shumë qartë mund të paramendojmë se me çfar pasoja katastrofale për njerëzimin do të jetë ky ndryshim i mundshëm klimatik.

Kur të kalojnë të gjitha këto vuajtjet, sipas Nostradamusit, njerëzimi shpëtimin e vetë duhet ta gjejë tek kthimi i pafeve në rrugën e vërtetë të Zotit.

Pa marrë parasysh se sa mund të janë të vërteta këto parathënie të Nostradamusit, një gjë është më se e vërtetë: jemi dëshmitarë edhe vetë se njerëzimit dita më ditë i kanoset rreziku nga nxehja globale dhe ndryshimi i temperaturave. Sa për kuriozitet të parashtrojmë për fund edhe një të dhënë interesante:
Sipas parashikimit të ekspertëve të NASA-së, ky vit do të jetë viti më i ngrohtë në tokë gjatë mijëvjeçarit të fundit?!

Nga Adnan Abrashi
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  Admin 18.05.08 1:34

NOSTRADAMUS

Profecia K029pqce


Nostradamus (1503 – 1566) Michel de Nostre - Dame. Nostradanusi lindi më 14 dhjetor 1503 në qytetin francez St. Remy. U shkollua në Avignon ku studioi Filozofin, Gramatikën dhe Retorikën, përveq këtyre studioi edhe Letërsinë klasike, Medicinën,
Historinë dhe Astrologjinë.

Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi epidemia e Kugës. Në këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtë, i cili iu kundërvu kësaj sëmundjëje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një sukses të madh.

Në luftë kundër kësaj sëmundje ai përdorte si mjet kryesor aplikimin e higjienës përsonale dhe përdorim në doza të mëdha të vitaminës C. Kur hynte në fshat të infektuar, pikësëpari kërkonte menjanimin e kufomave nga rrugët, të cilët kishin vdekur. Pacientëve së pari iu rekomandonte sa ma shum ajër të pastër, ujëra të pastra dhe ilaq të cilin e kishte mbaruar vetë.

Më vonë në kohën e një epidemie të rëndë të kugës Nostradamusi përjeton një tragjedi të rëndë familjare, ku edhe pse u
përpoq maksimalisht për t’ua shpëtuar jetën e tyre nuk pati sukses dhe i vdiqen bashkëshortja së bashku me të dy fëmijët që kishte. I dëshpëruar nga tragjedia familjare Nostradamusi filloi të dyshojë në aftësitë veta mjekuese, dhe për gjashtë
vite të ardhshme rresht gjindet duke bredhur nëpër Evropë poshtë e lartë pa ndonji cak.

Duke kaluar nëpër kohën më të errët të jetës ky për herë të parë fillon të verejë aftësinë e vet të parashikimit të së ardhmës. Shpërthimi i Kugës në Aix, atëherë kryeqytet e shtyri Nostradamusin që prapë të mirret me sherimin e të infektuarve. Ketë rast ishte aq i suksesshëm saqë pas kalimit të epidemisë ai shpërblehet nga paria e qytetit. Dhjetë vjet pas vdekjes së bashkëshortës dhe fëmijëve Nostradamusi martohet përseri. Në martesën e dytë i lindin tri vajza dhe
tre djem.

Nostradamusi në shtepinë e vet që kishte katin e dytë e shëndrroi në laborator (astrolaborator) në të cilin kishte mjetë të ndryshme për magjitë dhe predikimet që do të bëntë i mbyllur në laborator. Në këtë mënyrë në vete zgjoi vizione të çuditshme të cilat më vonë filloi t’i shenojë. Disa vite Nostradamusi u mendua se a do t’i publikonte predikimet apo jo.

Përfundimisht në vitin 1550 ai për herë të parë publikon një libër të vogël me predikime e cila përbëhëj prej dymbëdhjetë pjesëve nga katër rreshta më vonë të quajtur katrene. Secili katren përmbante predikime themelore për vitin e ardhshëm.

Libri hasi në mirëpritje dhe mirëkuptim të madh tek lexuesit, dhe kjo e nxiti Nostradamusin që të vazhdojë me botimet e tija.

Deri në fund të jetës Nostradamusi e mbajti traditën e shkrimit të predikimeve vjetore. Librin më të njohur Centurioni - qindshja, Nostradamusi filloi ta shkruante në vitin 1554. Kjo përmbledhje e madhe e predikimeve për të ardhmen përbëhet prej dhjetë pjesëve. Në secilën pjesë saktësisht nga njëqind katrene. Shtatë pjesët e para i botoi në Lyon në vitin 1555 kurse tri pjesët e mbetura në vitin 1558.

Këto tri pjesët e fundit Nostradamusi i sh typi në ekzemplar të kufizuar dhe ua shpërndau njerëzve të zgjedhur. Veprat e
Nostradamusit janë ndër veprat më te botuara në botë. Në 400 vitet e fundit pothuajse nuk ka vit që nuk është dalë nga shtypi ndonjë botim i tyre. Në kohën e botimeve të tyre, predikimet e Nostradamusit hasën në vlerësime dhe kritika të
ndryshme, sikurse edhe ditën e sotme.

Është fjala pë kombinimet e fjalëve franceze, sllave, greke, latine dhe italiane të shkruara në mënyrë enigmatike në formë të gje e gjezave, anagrameve dhe epigrameve. Për interpretimin e tyre duhet pasur dituri të madhe e cila duhet inkuadruar në numër të madh profilesh dhe rajonesh.

Prej botimit të veprave të Nostradamusit në shekullin 16 e deri me ditën e sotme, numër i madh studjuesish janë përpjekur për të gjetur qelësin e deshifrimit të Centurioneve të Nostradamusit por pa sukses dhe jepën mendime të ndryshme.
Predikimet e tij janë të shumta dhe shumë prej tyre nuk janë interpretuar akoma.Ato që janë interpretuar, janë interpretuar pasi që ngjarjet kanë ndohur dhe asnjëherë ato nuk kanë shërbyer që një
ngjarje e caktuar të evitohet.

Deri në fund të jetës Nostradamusin e mbajti kthjelltësia e mendjës. Para se të vdiste ose natën e fundit, kur ndimësi i uron
natë të mirë predikuesi francez ia kthen përshëndetjen, dhe i rrëfen së të nesërmen në mëngjes do të gdhihet i vdekur. Dhe ashtu ndodhi.

Më 1 korrik 1566 vdes.Varroset në pozitë vertikale (në këmbë) pasi që e kishte lënë porosi. Ky predikues francez nga shekulli 16 ka paraparë shumicën e ngjarjeve botërore.

Disa nga parashikimet e tij të bëra realitet mund të përmendim:
1. Arratisjen e Ludovikut XVI në Varen,
2. Revolucionin në Francë e Rusi,
3. Dy luftërat botërore,
4. Lufta në Afganistan,
5. Epidemia e AIDS,
6. Hedhja e bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki,
7. Vrasjen e Kenedit,
8. Shembjen e murit të Bërlinit,
9. Holokaustin e madh gjerman dhe terrorin nazist, etj. etj., gjithashtu parashikon fundin e botës.

Sipas tij tragjedia në New York është pretekst për fillimin e luftës së tretë botërore, ku do të zhvillohet luftë e madhe në mes nuslimanëve dhe të krishterëve. Iniciator për këtë është antikrishti i tretë të cilin Nostradamusi e quan “Mabus”, i cili vjen nga Lindja e Mesme.

Dy antikrishtët e parë ishin Napoleoni dhe Hitleri, kurse për të tretin mendohej së do të jetë Sadam Hyseini, por tani ka edhe mendime se është Osama Bin Laden. Ky predikues francez e parasheh tragjedinë e New Yorkut në Centurionin e tij të nëntë në katrenin e 97 (IX 97) kështu: Në muajin e nëntë të vitit në shekullin e ri. Një mbret i madh i Terrorit do të vijë nga qielli. Qielli do të digjet me 45 grade. Zjarri i afrohet qytetit të ri.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  Admin 18.05.08 1:35

Kur Hitleri lexonte Nostradamusin

Mes 1 mijë e 200 librave, autorë hebrenj, filozofë të shquar dhe profecitë e astrologut të famshëm

Adolf Hitleri lexonte profecitë e Nostradamusit, ruante volume të tëra autorësh hebrenj të përzgjedhur me kujdes, merrte si dhurata manuale vegjetariane dhe përpinte shkrimet e filozofit nacionalist gjerman, Johan Gotlib Fishte. Të gjitha këto i ka zbuluar Timoti Ribek, studies i Harvardit, ekspert i Holokaustit. Arriti të gjente rrugën për të hyrë në bibliotekën sekrete të Hitlerit dhe po përgatitet të hedhë në treg librin "Libraria Sekrete e Hitlerit"

Si i zbuluat librat?

"Librat gjendeshin në bunkerin e nëndheshëm të Hitlerit në Berlin. Pak përpara mbërritjes së trupave të Ushtrisë së Kuqe urdhëroi të vendoseshin nëpër kuti të mëdha për t‘i dërguar në jug të Gjermanisë, në kështjellën Bershtesgaden, ku mendonte se do të mund të strehohej".

Sa libra kishte Hitleri në Bunkerin e Berlinit?

"Diçka më shumë se 1 mijë e 2 qind volume. 1 mijë prej tyre nuk kanë kurrfarë vlere, ndërsa 200 të tjerët përbëjnë zemrën e bibliotekës së tij. Mes këtyre 30-40 janë me vlerë shumë të madhe për të kuptuar cilat ishin ato argumente ku parapëlqente të përqendrohej diktatori, me cilët i pëlqente të kalonte kohën, me cilët reflektonte".

Çfarë kuptoni me "libra pa vlerë"?

"Janë volume të cilat Hitleri i grumbullonte për motive nga më të ndryshmet, por që flasin shumë pak për atë vetë. Gjendet mes tyre një i dhuruar nga Benito Musolini me datën e një udhëtimi që Fyhreri kreu në Itali. Një tjetër i dërguar nga një grua, plot me receta vegjetariane që u shkonin për shtat shijeve të tij kulinare. E një pafundësi librash të tillë. Kjo gamë mbresëlënëse volumesh vërteton më tej atë përfundim të studiuesve, sipas të cilit, ai ishte një personazh i pazbërthyeshëm. Por në këtë bibliotekë private gjenden 30-40 volume që ndihmojnë për të hyrë misterin e personalitetit të kreut të Rajhut të Tretë".

Cilës periudhë i përkasin këto 30-40 volume?

"I akumuloi gjatë rrjedhës së jetës. Të parët i bleu kur ishte veç një ushtar 26-vjeçar, të tjerët dërgoi t‘i blinin në fazën finale të luftës, kur gjendej në Bunkerin e Berlinit i rrethuar nga forcat e Ushtrisë së Kuqe. Mbi secilin prej librave shënohej data e blerjes".

Çfarë keni zbuluar duke ekzaminuar këta libra?

"Mund të ndahen në tri grupe, duke lënë të kuptohet se ishin tri fushat që përbënin më shumë interes për Hitlerin. I pari u takon filozofëve. Në bibliotekë gjenden libra të Niçes e Shopenhauerit, për të cilët historianët e studiuesit qenë në dijeni, por mes tyre gjenden edhe vepra (kjo është një surprizë) të filozofit gjerman, Fishte. Hitleri akumulonte punët e filozofit nacionalist që jetoi gjatë epokës së Napoleon Bonapartit, dhe këtu mund të hidhet një ide për mënyrën si e imagjinonte rolin e Gjermanisë, si edhe të Francës në Evropë. Grupi i dytë i librave u përket autorëve racistë e antiasemitë, nga të cilët veçoi shumë teori që më pas do t‘i jepnin jetë persekutimit të hebrenjve. Në grupin e tretë gjenden libra mbi arkitekturën, projektimin, shprehjet artistike, që përbënin edhe pasionin e tij rinor. Është interesante edhe prania e veprave kontradiktore, si ajo e autorëve të fesë hebraike...".

Hitleri lexonte autorë hebrenj?

"Po, në bibliotekë mbante libra autorësh hebraikë. Ndër mend më vjen Maks Osborn, autor i një libri mbi arkitekturën të cilin Hitleri e bleu në kohën kur ishte ushtar në frontin perëndimor gjatë Luftës së Parë Botërore. Libër të cilin e ruajti deri në fund, megjithëse ai vetë kishte urdhëruar dënimin e librave të Maks Osbornit, meqë ky ishte hebre".

Çfarë ju habiti më shumë në bibliotekën sekrete të Hitlerit?

"Praninë e një sasie të konsiderueshme librash shpirtërorë, mbi besimin e fenë, të cilët u përkasin pak a shumë viteve njëzetë. Por është një tjetër libër që më ka goditur në mënyrë të veçantë dhe që i përket Nostradamusit...".

Hitleri lexonte Nostradamusin?

"Kishte blerë një botim të profecive të Nostradamusit që i përkiste vitit 1921. Bëhet fjalë për një volum ku pohohet se një nga profecitë në të vërtetë i drejtohet Gjermanisë, e destinuar të niste një luftë në Evropë në vitin 1939, gjë që më pas ndodhi vërtet".

Kjo do të thotë se Hitleri e konsideronte veten instrument të profecive të Nostradamusit?

"Këtë nuk mund ta pohojmë me qartësi absolute. Ajo që dimë është se e kishte blerë atë libër shumë kohë përpara se të ngjitej në pushtet, që e ruajti me shumë kujdes deri në fundin e nazizmit dhe që parashikimi u vërtetua kur më 1 shtator të vitit 1939 Hitleri dha urdhër të pushtohej Polonia".

Timoti Ribek nuk ka asnjë dyshim se "libri mbi librat e Hitlerit" do të kontribuojë për të hapur dritare të reja mbi identitetin dhe karakterin e njeriut që terrorizoi Evropën e ndezi botën.

Marre nga : Gazeta Albania
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  Admin 18.05.08 1:36

2012, viti i fundit të botës?

Parashikimi i një fizikani amerikan që i bazon bindjet e tij në kalendarin e fisit Maja Shpërthime vullkanike të mëdha, stuhi magnetike, rrezatime nga hapësira etj... Pas vetëm katër vjetësh në Tokë do të mbretërojë ferri, ose të paktën sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012".

Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti 1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas Krishtit. Për më shumë të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën e Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh...a duhet të shqetësohemi? Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikëqyrin hapësirën në vazhdimësi.

Për shembull në vitin 2002 pesë planetë u pozicionuan në një vijë të drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar asnjë pasojë në kozmos. Ndërsa kultura Maja ishte një nga më komplekset në botë dhe shquhej për diturinë në fushën e matematikës dhe astronomisë. Por e gjitha kjo po krijon një klimë ankthi në lidhje me vitin 2012 që kujton pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas raporteve në të gjithë botën u shpenzuan rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë në sistemet informatike dhe për të parandaluar katastrofën e madhe.

Por, gjithsesi, ne jemi bijë të një apokalipsi. Gjashtëdhjetepesë milionë vjet më parë, toka u trondit nga një kataklizëm i vërtetë. Një meteor tepër i madh me një diametër rreth 10 km, ndezi në flakë atmosferën dhe u përplas në brigjet Yukatan (në Meksikë) duke shkaktuar një krater të gjerë më shumë se 100 kilometra dhe një re pluhuri që do ta mbulonte të gjithë tokën për vite me radhë si një perde e zezë.

Dhe përfundoi kështu epoka e dinozaurëve, reptilët e mëdhenj që për miliona vjet kanë qenë "të zotët" e planetit. Ndërsa në atë epokë, gjitarët kishin arrinin madhësinë fizike të një qeni. Por çuditërisht ata i mbijetuan katastrofës. Dhe madje përfituan nga ajo: duke mos qenë më të kërcënuar nga zvarranikët gjigantë filluan të evoluonin derisa u bënë ata dominuesit e vërtetë të planetit Tokë.

Epoka e re e gurit Edhe në ditët e sotme, siç ndodhi në vitin 1999, disa e lidhin këtë histori me Nostradamusin (Michel de Notre-Dame, 1503-1566). Por në fakt, Nostradamusi e kishte parashikuar katastrofën edhe disa herë të tjera në shekujt e kaluar, por asnjë informacion nuk lidhet me vitin 2012. Një hipotezë më shkencore apokalipsi është teoria e Olduvait, e formuluar në vitin 1989 nga inxhinieri Riçard Dukan, mbi bazën e të dhënave botërore mbi energjinë dhe popullsinë.

Hipoteza e merr emrin nga ultësira e Olduvait në Tanzani, duke u konsideruar si një metaforë e kohës së gurit të cilës ka mundësi që t‘i rikthehemi pas vitit 2012...por hipoteza të tilla tashmë na kanë bërë tepër skeptikë, pasi të tilla katastrofa janë parashikuar që nga viti 1979 deri në 2008, por që asnjë prej tyre nuk rezultoi e vërtetë. Por ka pasur edhe raste tragjike si "Heaven‘s Gate": në vitin 1997 39 persona u vetëvranë me shpresën se do të arrinin në një "nivel superior" përpara se bota të shkatërrohej.

Një bindje që thellohet së tepërmi mund të ketë rrënjë politike dhe sociale, mbi të gjitha nëse përcillet nga persona që kanë pozicione të fuqishme. Të influencohesh nga mendimi i një apokalipsi do të thotë ta lëshosh veten në një rrjedhë mendimesh duke mos bërë asgjë për të parandaluar. Ose mund të klasifikohet edhe si një sjellje që bën reale një profeci.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  Admin 19.05.08 0:38

Magjia e Apokalipsit

"Kur Engjëlli hapi vulën e gjashtë , përjetoi një tronditje të fortë tërmeti. Dielli u nxi menjëherë, hëna u bë e kuqe si gjaku, yjet e qiellit filluan të binin mbi tokë, njësoj siç bien fiqtë e papjekur pas një stuhie". Kështu është përshkruar në Apokalipsin e Gjonit, hapja e vulës së gjashtë dhe fillimi i gjëmave që do t‘i drejtohen botës.

Që nga ai moment, veç "të zgjedhurve" që do të shpëtojnë, katastrofat e shpërthyera nga tringëllima e burive të shtatë
engjëjve do të shumëfishohen, duke u pasuar nga një tragjedi më e madhe.

Për forcën vizionare dhe për pasurinë e simboleve që përmban, kjo vepër ka sfiduar shekujt dhe ende sot gëzon një magji që nuk mund t‘i rezistosh. Jehona e saj gjendet në fjalimet e Bushit për luftën në Irak dhe në filma të tillë si "Armagedon" dhe "Vula e shtatë".

Tepër pesimistë

Nga të gjitha profecitë për fundin e botës (disa prej të cilave përfshihen në "Testamentin e vjetër" dhe shumë të tjera si ato hebraike dhe të krishtera që janë shfaqur në shekujt e parë pas Krishtit) shkrimi i Gjonit nuk është i vetmi që njihet, por
është më i vërteti.

Gjithashtu, edhe vargjet e Kuranit që flasin për ditën e gjykimit e rikujtojnë këtë gjë. Magjia e Apokalipsit është universale, sepse mishëron frikën më të thellë njerëzore. Sot, ashtu siç tregon edhe numri i madh i shkrimeve, duke u nisur nga baza të forta shkencore, siç janë të dhënat mbi efektin serë dhe problemet konkrete si ndotja e ambientit, ndonjëherë janë të prirura t‘i errësojnë parashikimet.

Në fund të fundit është i njëjti gabim që bëri ekonomisti Tomas Robert Malthus në librin e tij "Saga mbi parimin e popullsisë"
(1798), ku parashikoi se brenda një periudhe shumë të shkurtër numri i njerëzve do të ulej për shkak të urisë...

Fatmirësisht për ne, Malthus e kishte nënvleftësuar aftësinë njerëzore për të shpikur sisteme të reja për të prodhuar bukën.

Ta shkatërrojmë Babiloninë!

Zemërimi i një Zoti shfarosës, imazhi i një bote që digjet, thahet, shkatërrohet, përmbytet, ka ndikuar shumë në mendimet e njeriut, i cili është i shqetësuar vetëm për politikën. Për shembull, fushata e Xhorxh Bushit për të ligjëruar sulmin e fundit të Shteteve të Bashkuara kundrejt Irakut, i ngjan më tepër termave biblikë dhe në veçanti urrejtjes kundër Babilonisë, qyteti i mallkuar i Apokalipsit të Gjonit (ku është quajtur "prostitutë") që i është kundërvënë Jerusalemit, vendi hyjnor i rezervuar vetëm për të zgjedhurit e qiellit.

Ja një shembull, më 1 gusht të 2002-shit, Presidenti Bush u shpreh kështu në Akademinë e West Point në SHBA: "Ne jemi në luftën mes së mirës dhe së keqes dhe Amerika do ta thërrasë të keqen në emër".

Këtu bëhet fjalë për Armagedonin, luftën finale mes së mirës dhe së keqes, e cila është përshkruar pikërisht në Apokalipsin e Gjonit. Dhe nuk është për t‘u habitur shumë, duke qenë se Bushi i përket sektit "krishterët e rilindur", mjaft popullor
në Shtetet e Bashkuara, të cilët e marrin Biblën fjalë për fjalë dhe e bëjnë fakt të kryer.

Sipas tyre, për shembull, vendet në Parajsë janë të kufizuara, edhe pse jo ekzaktësisht, 144 mijë u janë rezervuar të "zgjedhurve", ashtu siç thuhet edhe në Apokalips.

Çdo njëmijë vjet

Në veprën e tij vizionare, Gjoni profetizoi faza të ndryshme të njerëzimi dhe kjo është një tjetër "trashëgimi" tij: frika ndaj fundit të mijëvjeçarit, që ishte parashikuar të ndodhte në vitin 2000 dhe që në fakt ndodh çdo njëmijë vjet, ashtu siç tregon komen ti i shkruar në shekullin VIII nga Beatus, abat i Liebanës (në Spanjë).

Ai ishte një shkrim referues në Mesjetë dhe frymëzoi në dy shekujt pasues realizimin e miniaturave të shkëlqyera. Ndikimi i këtyre imazheve ishte shumë i madh, duke filluar nga dorëshkrimet e vjetra mesjetare si "Liber Divinorum Operarum" të mistikës Ildegarda di Bingen, te veprat e Salvador Dali dhe Giorgio De Chirico, i cili bëri për shembull 4 litografi të 4 kalorësve të Apokalipsit.

Në kalin e vdekjes


Tema e 4 kalorësve, të liruar nga 4 vulat e hapura nga Engjëlli (simbol i Zotit) është pasqyruar shumë herë në art. Shembulli më domethënës janë kalorësit e gjermanit Albret Dyrer, që ilustroi shkrimin e Gjonit në 15 tryeza ksilografie, publikuar nga i njëjti artist në Nuremberg, në 1498-ën.

Ndoshta kanë qenë pikërisht fotografitë e Dürer, së bashku me pasqyrimet e piktorëve të mrekullueshëm si flamandi Hieronimus Bosh (1450-1516), ata që ndikuan në kinema në shekullin e kaluar.. Duke filluar që me kinemanë gjermane pa
zë: vampiri në filmin "Nosferatu" në 1922-in me duart e tij të holla dhe pamje të frikshme, përkon me imazhin e krijesave djallëzore në Apokalips.

Në të njëjtën periudhë, duke nxitur edhe kinemanë, poezia dhe piktura ekspresioniste u frymëzuan nga temat për fundin e
botës. Gjithsesi, tema e Apokalipsit nuk përkon me atë të gjykimit universal: zakonisht artistët që kanë ilustruar këtë të fundit janë frymëzuar nga "Ungjilli i Mateut", që Mikelanxhelo e ka pasqyruar në Kapela Sistina.

Më pas ishin dy italianë mes viteve 1499-1502, që e kompletuan dekoracionin e Kapelës së Shën Bricios në katedralen e
Orvietos. Në djajtë e tij, në dëshpërimin e të dënuarve, në pasqyrimin e gruas së përdalë të Apokalipsit, shfaqet si jehona e ashpër e predikimit të Savonarolës ashtu dhe thirrja kundër predikimeve katastrofike mbi fundshekullin.

Flakët e Babilonisë

Shekulli që ka konkretizuar më shumë vizionet mbi Apokalipsin ka qenë 1900 (shekulli XX). Nëse Lufta e Parë Botërore pati 10 milionë viktima, e dyta numëroi më shumë se 50 milionë. Që nga ajo kohë, "lufta" është bërë sinonim i "Apokalipsit", madje aq sa Françis Ford Kopola e ka titulluar "Apokalipsi i Ri" filmin e tij që flet për Vietnamin (1979, për të përforcuar
faktin që lufta, me tmerret e saj të reja (bomba atomike dhe armët kimike) kanë zëvendësuar sot zemërimin e Zotit.

Që nga vitet ‘50 (përfshi dhe Luftën e Ftohtë), Apokalipsi është bërë gjithnjë e më shumë një frikë amerikane. Pas 11 shtatorit, pati një tjetër valë shkrimesh dhe romanesh apokaliptikë.

Një nga të fundit është "Rruga" i autorit Kormak MeKarti (që fitoi çmimin Pulitzer në 2007-ën): babë e bir u gjetën të vetëm në të njëjtën rrugë, ndërkohë që pjesa tjetër e botës është një grumbull hiri dhe kufomash.

Filmat që kanë parashikuar një katastrofë totale janë të shumtë (madje shpeshherë duke pasqyruar edhe fundin e hidhur).

Një prej tyre është edhe "Armagedon - Gjykimi final", më i sakti i regjisorit Majkëll Bej në vitin 1998. Në sallat e kinemasë tani është shfaqur një tjetër film, i cili titullohet "Unë jam legjenda".

Ai flet për një virus, i cili i vret njerëzit dhe i transformon në vampirë. Kjo është pjesë nga romani i Riçard Methson (1954), ku vetë autori e kishte planifikuar si një skenar të mundshëm për filmin "Njeriu i fundit i tokës" (1964).

Ky titull të kujton "Njeriu i fundit" i Meri Shelleit (1826) që inauguroi shiritin apokaliptik modern, duke vijuar më pas me "Reja e purpurt" (1901) i Methju P.Shiel dhe "Plaga e skuqur" (1912) i Xhek Londonit. Në dy sagat e fundit katas-
trofa vjen nga helmet dhe sëmundjet.

Megjithatë, zhvillimi i madh i romaneve apokaliptike ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore. Romani më i famshëm
ishte "Planeti i majmunëve" i autorit Pier Bule (1963), i cili u bë film në 1968-ën dhe më pas 2001-in.

Muzikë ferri

As muzika nuk mundi t‘i shpëtonte magjisë së Apokalipsit të Gjonit, që në 2007-ën frymëzoi një festival në Ravena. Këtu u luajt "Quatour por lafin du Temps", një kuartet i përbërë nga Oliver Mesian në fund të 1940-ës dhe në fillim të 1941-shit në liqenin e Gorlitcit (Gjermani).

U performua për herë të parë nga vetë Mesian më 15 janar të 1941-shit, si për të kujtuar edhe një herë që njerëzit nuk kanë pasur kurrë nevojë për Zotin për të sjellë ferrin në tokë.

Nga G.Shqip
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  Admin 22.04.09 1:18

Profecia Maja

Çfarë do të ndodh ndodh në dhjetor 2012? Shumë njerëz kanë dijeni për kalendarin e fisit Maja, por jo të gjithë e kuptojnë se çfarë do të thotë ai ose si funksionon.

Çfarë do të ndodh ndodh në dhjetor 2012?

Shumë njerëz kanë dijeni për kalendarin e fisit Maja, por jo të gjithë e kuptojnë se çfarë do të thotë ai ose si funksionon. Ky kalendar përfundon më 21 dhjetor 2012. Çfarë do të thotë kjo? Ata që i njohin majatë dhe saktësinë e tyre të habitshme në parashikimin e gjërave, kanë arsye të tremben.

Majat kishin një mënyrë shumë të saktë të të kuptuarit të sistemit diellor, mënyrën se si rrotullohet dhe se si këto cikle ndikojnë në botën tonë shpirtërore. Më domethënësi nga këto cikle është ai që ka lidhje me profecitë e vitit 2012. Më poshtë ne do të shpjegojmë detajet kryesore të profecisë dhe tranzicionin e vitit 2012.

Majat dinin që dielli, ose Kinich-Ahau si e quanin ata, sinkronizohet me qendrën e galaksisë. Nga kjo qendër e galaksisë, dielli merr një "shkëndijë" drite që e bën të shndrisë me më shumë intensitet, duke prodhuar atë që shkencëtarët e quajnë "shpërthim diellor" që ndryshon edhe fushën magnetike të diellit. Majat thonë se kjo ndodh çdo 5125 vjet dhe shkakton një zhvendosje të rrotullimit të tokës.

Majat mendojnë se procese universale, si "frymëmarrja" e galaksisë, janë cikle që nuk ndryshojnë asnjë herë. Ajo që ndryshon është vetëdija e njerëzve që kalojnë përmes kësaj, gjithmonë në një proces në kërkim të perfeksionit.

Bazuar në vëzhgimet e tyre, Majat, parashikuan që nga data e nisjes së civilizimit të tyre që është viti 3113 Para Krishtit, një cikël do të përfundonte pas 5125 vitesh. Llogaritë tregojnë se data do të jetë 21 dhjetor 2012. Në këtë datë dielli do të marrë një rreze të fortë nga qendra e galaksisë. Do të ndërrojë polaritet duke prodhuar një ngjarje kozmike.

Civilizimi maja ishte në ciklin e pestë të diellit dhe besonte se para tyre kishin qenë edhe katër civilizime të tjera, të cilat u shkatërruan nga katastrofa të mëdha natyrore. Ata besonin se çdo cikël ishte thjesht një nivel në vetëdijen kolektive të njerëzimit. Në kataklizmin e fundit të Majave, civilizimi u shkatërrua nga një përmbytje e madhe e cila la shumë pak të mbijetuar. Këta të mbijetuar ishin paraardhësit e tyre.

Ata besonin se duke njohur fundin e ciklit të tyre njerëzimi do të përgatitej për atë që do të ndodhte në të ardhmen dhe për këtë do të ruajnë speciet dominuese që të vazhdojnë racën njerëzore. Ata mendojnë se ndryshimet që do të vijnë do të lejojnë njerëzit që të kërcejnë një kuant më shumë në rrugën e evolucionit e vetëdijes për të krijuar një civilizim të ri që do të tregojë harmoni dhe madhe dhe dhembshuri për të gjithë njerëzimin.

Profecia e parë flet për "Kohën e jo-kohës", një periudhë prej 20 vitesh, të cilët janë 20 vitet e fundit të ciklit prej 5125 vitesh të diellit. Kjo periudhë është nga vitit 1992 deri në 2012 dhe ata e quajnë Kat..n. Majat kanë parashikuar që gjatë këtyre viteve erërat diellore do të bëhen më të forta dhe do të shihen në diell.

Kjo do të jetë një kohë e arritjeve të mëdha dhe shanseve të shumta për njerëzimin. Sipas Majave, këto ndryshime do të ndodhin në mënyrë që njerëzimi të kuptojë si funksionon universi në mënyrë që të ngrihet në një nivel superior duke lënë pas materializmin sipërfaqësor dhe të çlirojë veten nga vuajtjet.

Majat thonë se shtatë vjet pas nisjes së Kat..n, pra në 1999, ne do të hyjmë në kohën e errësirës e cila do të na detyrojë të konfrontohemi me sjelljen tonë. Profecitë e Majave thonë se nisja e kësaj periudhe do të shënohet nga një eklips diellor më 11 gusht 1999.

Kjo do të përkojë edhe me rreshtimin e paprecedent të të gjithë planetëve në një linjë dhe është nisja e periudhës 13 vjeçare, e cila është edhe mundësia e fundit për njerëzimin të kuptojë ndryshimet që po vijnë në një moment për rigjenerimit shpirtëror. (Të mendosh që majatë e kishin parashikuar saktësisht eklipsin e 11 gushtit 1999 që 5 mijë vjet më parë, kjo nuk është pak)

Për Majat çdo gjë është e numëruar dhe koha e 13 numrave të shenjtë nisi në gusht 1999. Ata parashikuan se bashkë me eklipsin, forcat e natyrës do të vepronin si katalizatorë të ngjarjeve duke i përshpejtuar me një forcë aq të madhe sa njerëzimi do të ndihet i pafuqishëm përpara tyre.

Gjithashtu, teknologjia ku ne besojmë aq shumë do të nisë të dështojë. Ne nuk do të jemi më të aftë të mësojmë nga civilizimi ynë në mënyrën se si jemi organizuar në shoqëri. Ata thonë se zhvillimet tona të brendshme shpirtërore do të kërkojnë një vend dhe mënyrë më të mirë për të vepruar.

Profecitë e para janë marrë nga studimi i diellit. Majat zbuluan se i gjithë sistemi diellor lëvizte, se edhe universi ynë ka ciklet e tij, përsëritet në periudha që nisin dhe mbarojnë si dita dhe nata. Sipas Majave, dielli ynë dhe të gjitha planetët rrotullohen në cikle drejt qendrës së galaksisë, dritës qendrore të galaksisë.

Një sistemi diellor i duhen 25.625 vjet që të bëj një cikël të plotë të elipsit dhe kjo quhet një ditë galaktike. Cikli është i ndarë në dy gjysma, të ngjashme me natën dhe ditën. Pjesa në gjysmën më pranë dritës qendrore është dita e sistemit tonë diellor dhe pjesa tjetër është nata.

Secila ditë e secila natë zgjasin nga 12800 vjet.Majat zbuluan se çdo cikël i madh ka ciklet e vogla që mbajnë karakteristika të veçanta. Një ditë galaktike ndahet në pesë cikle me nga 5125 vjet secili.

Profecitë e Majave thonë që në vitin 1999 ne nisëm të dalim nga fundi i ciklit të pestë, i cili filloi në vitin 3113 Para Krishtit dhe ne gjejmë veten tonë në mëngjesin e ditës galaktike. Në këtë pikë ne dalim nga errësira dhe jemi gati për të hyrë në dritën e galaksisë në vitin 2012.

Ata thonë që në fillim dhe në fund të këtyre ditëve, pra çdo 5125 vjet, drita qendrore e galaksisë lëshon një reze të fortë dhe të shndritshme. Dhe nga ky shpërthim drite sinkronizohen të gjitha planetët me diellin.

Majat e krahasojnë këtë shpërthim me pulsin e universit, i cili rreh çdo 5125 vjet, ky puls shënon fundin e një cikli dhe fillim e një cikli tjetër. Pulsi zgjat 20 vjet dhe këtu kthehemi tek "Koha e jo kohës". Është një periudhë zhvillimi, e shkurtër por shumë intensive, brenda cikleve të mëdha ku ne na jepen mundësi të mëdha por edhe hidhemi në erën e re të evoluimit si individë dhe si njerëzim. Kalendari i majave është i përpiktë. Ndaj misteri i madh majave përmblidhet në pyetjen: Pse ata e kanë ndërprerë kalendarin e tyre në dhjetor 2012?

Çfarë ndodh në krishtlindjet e 2012 sipas interpremtimit të Majave

Pak ditë përpara krishtlindjeve 2012 qielli ndahet nga dielli dhe toka e thatë nis të rritet. Oqeanet i përgjigjen ndryshimeve tektonike dhe në këtë moment nis përmbytja e madhe e tokës. Era e re e njerëzimit kthehet nga dominim në mbijetesë. Data e saktë e kësaj ngjarjeje është 21 dhjetor 2012. Hëna do të jetë tetë ditë e vjetër dhe do të jetë muaji i tretë hënor nga një seri prej gjashtë.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Profecia

Mesazh  gjilanasi 24.11.10 14:09

Profecia

Profecia Prophe10

Profecia (nga greq. profitia = parathënie) është një dhunti hyjnore e thënies së të vërtetës, veçanërisht parathënien e ngjarjeve që do të ndodhin në të ardhmen. Njeriu që thotë profecitë quhet profet. Domethënia dhe kuptimi i profecive varet nga kultura dhe historia.

Profecia shpesh është një paralajmërim që shpallet nga një profet i zgjedhur nga Perëndia për bindje dhe pendim drejtuar një grupi njerëzish, një familjeje, fisi, populli, kombi, qytetërimi apo mbarë njerëzimit.

Profecitë nganjëherë përfshijnë premtime bekimi për bindje ndaj Perëndisë apo pendesë.

Profecitë paralajmëruese shquhen në shkrimet hebraike (Elijah, Isaiah, Ezekieli, etj) dhe në Besëlidhjen e Re në Krishterim (Gjon Pagëzori, Jezusi, etj.) Profecitë nganjëherë parathonë ardhjen e figurave hyjnore, si Jezusi, apo shfaqen në letërsinë apokaliptike, si p.sh. në Librin e Zbulesës të Danielit.

Disa profeci paraqesin të vërtetën hyjnore por jo mbi të ardhmen, si p.sh kur profetët qortojnë mëkatin pa parathënë gjykimin.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  gjilanasi 24.11.10 14:15

Profecia Dhe Frika Ndaj Saj

Qe te flasesh per profecite me pareduhet shtjelluar kuptimi i plote i kesaj fjale. Cdo te thote profeci dhe cfare elementash e perbejne ate. Ne nje fjalor me popullor profecia eshte parashikimi i ngjarjeve te ardhshme.

Po kete kuptim kjo fjale ka dhe sipas fjaloreve ne te gjitha gjuhet e botes. Si etimologji e ka origjinen nga fjala greke pro - perpara plus rrenja phanai qe do te thote flas, pra flas perpara ose parashikoj. Shpesh kur degjojme fjalen profeci e lidhim ate me fene, profecite fetare te cilat jane te njohura mire nga te gjithe.

Kjo lidhje ben qe profecia te shihet gjeresisht ne terminologji si nje pohim i paraqitur i i nje vullneti hyjnor. Gjate gjithe historise njerezore popujt kane synuar njohje te ngjarjeve te ardhshme nga individe apo grupe te cilat mendoheshin se kishin dhuntine e profecise.

Raste te tilla jane te njohura me Egjyptianet dhe me Orakullin e Delfit ne Greqine e lashte te pasuara nga kultura ne te cilat profecite kane luajtur nje rrol shume te madh ku perfshihen ato te Amerikes se Veriut, Inkas, Actek dhe Maja, tek Keltet, Druided, Kinezet, Kaldeanet, Asirianet, , Hindute, Cifutet, Tibetjanet dhe nder te tjera, tek Kristianet.

Historiku i profecise

Shfaqjet me te hershme te profecive gjeheshin me shume ne formen e formulave magjike dhe rrefenjave popullore. Ne kohet moderne astrologjia dhe teknika te tjera psudoshkencore kane fituar nje prani me te gjere. Shpesh profecite jane te bazuara tek hyjnorja apo percaktimi i vullnetit te zotave apo fuqive te tjera te mbinatyrshme.

Dhe menyrat per te arritur kete jane te shumta ku perfshihen leximi i gjetheve te cajit, formacionet e reve, sjellja e kafsheve madje dhe te brendeshmet e kafsheve te sakrifikuara. Menyrat e pranuara per te prodhuar profeci ne Bibel dhe Kuran kane qene dhe jane vizionet dhe enderrat.

Zhvillimi i anes spirituale ne te gjitha shoqerite antike ka qene i lidhur ngushte me zbulimin nga pjestaret e tyre te perdorimit te enderrave dhe profecive pasi ato u pane te prodhonin nje njohuri qe keto shoqeri nuk e kishin, nje drejtim dhe sugjestion krijues si dhe nje zgjidhje te shendoshe te problemeve te tyre, shpesh ne formen e barerave dhe gjerave te tjera qe kishin ne dispozicion.

Profecia ne Fe

Ne shume religjione mendohet se perendite apo te derguarit e tjere te mbinatyrshem i shpallin profecite e tyre nepermjet individeve te caktuar, ndonjehere te njohur si profete, endrra ose vizione.

Dhjata e Vjeter e Bibles permban profeci nga profete te ndryshem cifute te cilet parashikuan sprovat dhe veshtiresite ne te cilat do kalonin populli i tyre.

Libri i Apokalipsit ne Dhjaten e Re nga shume kristiane pranohet si nje profeci qe autori i saj e lidh me ngjarjet dhe fundin e koherave ose fundin e botes (armagedon).

Kristianet besoje se Jezusi permbushi shume profeci te Dhjates se Vjeter duke provuar keshtu se ai ishte Biri i Perendise ose per disa Messiah dhe se do kthehet ne te ardhmen per te permbushur profeci te tjera.

Ne Dhjaten e Re historite e Jezusit qe i flet nje gruaje Samaritane mbi jeten e saj ose tregimi i te ardhmes apostujve te tij mbahen si shembuj te profecise ne traditen kristiane.

Po ashtu ne fene Islame, profeti i saj Muhamed (rreth 600 p.e.s.) tha se kishte nje rizgjim shpirteror ne nje shpelle dhe qe nga ai moment e me pas ai foli per mesimet te cilat sipas tij vinin nga Zoti.

Rizgjime te tilla shpirterore sot lidhen direkt me endrrat, vizionet dhe ajo qe kam folur neper tema te tjera, shikimi ne distance ose remote viewing. Ai i mesoi pasuesive te tij te pare se si te perdornin endrrat por kur e pa se nuk ishte ne gjendje ti bente te ndiqnin udhezimet e tij, hoqi dore dhe shpalli se ai do jete profeti i fundit deri ne diten e qametit.

Ne kohet me te vonshme, rreth viteve 1800, Joseph Smith shpalli se kishte perkthyer disa pllaka te florinjta nepermjet frymezimit hyjnor te Jezusit duke prodhuar keshtu Librin e Mormoneve. Pjestaret e ketij besimi mendojne se themeluesi i tij eshte dhe profeti i fundit.

Ne vitin 1863, Bahaullah, themeluesi i besimit Baha'i deklaroi se ai eshte i derguar i premtuar te gjitha besimeve.

Dhe vete pasuesit e kesaj feje, duke u bazuar ne shkrimet e shenjta te te krishtereve dhe cifuteve, sidomos ne librat e Isaiah, Danielit, Micah dhe ne ate te Apokalipsit besojne ne ardhjen e Baha'u'llah dhe ne fene Baha'i. Po ai nuk pranohet as nga kristianet, cifutet e myslimanet si i derguari i premtuar pasi ngjarjet e rendesishme te Fundit te Botes nuk ndodhen gjate kohes qe ai jetoi.

Po te vazhdohet te flitet per fene, tema mbi profecine mund te zgjerohet shume por ky nuk eshte drejtimi qe ka per qellim kjo teme dhe as pika ku duhet te fokusohet. Permendja e fese dhe e disa te dhenave profetike ne librat e saj u perdoren nga une thjesht per te ilustruar nocionin dhe vjetersine e tij, sidomos perhapjen masive neper bote.

Evidenca te Profecise

Profecia gjithmone perfshin nje lloj komunikimi me te ardhmen ose me plane te ndryshme te ekzistences te cilat zakonisht nuk perputhen me shkencen e sotme. Per kete arsye skeptiket e konsiderojne profecine si dicka fallco.

Ndersa ata qe besojne shprehen se profecia eshte e mundur nepermjet menyrave te mbinatyrshme te cilat automatikisht anashkalojne ligjet e natyres.

Fuqia hipotetike e profecise nuk eshte testuar ende ne menyre shkencore dhe mbetet e paprovuar por shume njerez mendojne se disa profeci jane permbushur, sidomos ato qe jane kryesore ne fete te cilat ata i perkasin.

Te tjere mendojne se disa profeci te cilat ne dukje jane permbushur mund te shpjegohen thjeshte si rastesi ose se disa profeci jane sajuar mbas ngjarjeve per t'i bere ato t'i perputhen rrethanave te ngjarjeve te kaluara.

Po ashtu, shume profeci jane te paqarta duke dhene mundesine qe ato te interpretojne shume ngjarje te ardhshme. Profecite kriptike te Nostradamusit jane nje shembull primar i ketij fenomeni ndonese ata qe mbeshtesin Nostradamus shprehen se profecite e detajuara do i jepnin atij famen e nje shtrigani (gje shume e denueshme kjo nga kisha e asaj kohe).

I tille eshte dhe rasti i Edgar Cayce ose sic njihet ndryshe, Profeti i Fjetur pasi gjate kohes qe ai parashikonte nje ngjarje te ardhshme, e bente ate ne nje gjendje transi. Pra me pak fjale vete profecia nuk eshte arritur te testohet nga shkenca per saktesine e saj dhe si rezultat fenomeni shihet me shume dyshim si spekullues dhe nje supersticion i rendomte.

Kjo natyrisht qe nuk pengon masat e gjera te besojne ne te sic nuk pengon dhe organizata me programet e tyre te fshehta si CIA apo KGB qe te vene ne perdorim ato elemente te cilat i quanin te favorshme per aktivitetet e tyre.

Ne kohet qe jetojme koncepti mbi profecine nuk lidhet me me hyjnoren por nga mendimtaret e te ashtuquajtures Epoke te Re konsiderohen si rrugetina te panjohura te fuqise se trurit njerezor. Ato konsiderohen si shtigje te cilat do cojne ne njohjen e plote te kapacitetit tone njerezor jo vetem ne rang inteligjence por dhe ne ate shpirterore.

Ne kete nenforum ekzistojne dy tema te tjera qe trajtojne profeci te Nostradamusit po ashtu dhe ne disa tema te tjera nga une eshte permendur dhe ilustruar me shembuj Edgar Cayce.

Eshte interesante se po te kerkosh, gjehen materiale per shume te ashtuquajtur profete te cilet kane parashikuar ngjarjet e te ardhmes. Disa prej tyre kane patur nje numer te vogel parashikimesh te sakta, disa te tjere disi me shume, pra ne pergjithesi nuk kane arritur dot te ndryshojne raportet midis skeptikeve dhe besimtareve te fenomenit.

Ai dhe sot e kesaj dite mbizoterohet nga paqartesia dhe frika, supersticioni dhe perpjekja e nje arsyetimi rracional. Deri tani keto jane gjera te njohura. Po ne aspektin paranormal a eshte e pranueshme profecia si nje aftesi njerezore per te shkeputur mendjen ne kohe e distance, per te pare te ardhmen e saj dhe pergatitur veten per ngjarjet qe do ndodhin? Kjo ende eshte per tu provuar sic eshte termi paranormal ende ne perpjekje per tu pranuar gjeresisht si perfaqesuesi i ketyre fenomeneve.

Nga aspekti paranormal mendoj se truri yne eshte ende i pazbuluar ne forcen e tij dhe mendja njerezore ka aftesi te cilat ne vetem tani kemi filluar ti kuptojme e pranojme.

Pra as une nuk i shpetoj dot kontradiktes qe gjendet tek cdo njeri. Shpesh kam lexuar profeci te njerezve te shekullit te 20-te, disa prej tyre te pabesueshme ne saktesine qe kishin (por skam patur mundesi te provoj kohen e shkruarjes) si dhe budallalleqe me te cilat eshte mbushur interneti sot. Eshte veshtire te shohesh ne gjithe kete mori informacioni se cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e rreme.

Spekullimi ne kete subjekt fatkeqesisht eshte shume i madh dhe vetem pervoja personale eshte ajo qe mund te te japi nje truall te shendoshe ku mund te bazosh gjykimin tend.

Per te mos e bere temen te merzitshme me paranteze, do mundohem te hedh ketu nje material qe me ra ne dore sot dhe qe flet per nje te ashtuquajtur profete te shekullit te 20-te (padyshim do jete degjuar me pare nga ju si emer), bullgarja e verber Baba Vanga.

Baba Vanga apo Vangjelia

Profecia Wanga10

Baba Vanga apo Vangjelia, profetja bullgare qe ka jetuar gjate kohes se socializmit dhe qe ka vdekur ne vitin 1996, thuhet se ka bere me qindra parashikime, 80 % te te cilave deri tani kane qene reale. Ata qe e kane studiuar pretendojne se nder parashiket e sakta te saj perfshihen

- Data e sakte e vdekjes se Stalinit
- Chernobyl
- Zgjedhja e Obames si presidenti i 44 i SHBA dhe qe 20 vjet me pare ajo e parashikoi se do ishte zezak dhe presidenti i fundit pasi SHB do bllokohet ne nje krize te papare ekonomike.
- 9/11
- Incidenti i nendetses ne Kursk ne vitin 2001 etj.

Po parashikimi me i frikshem (parashikimet e Vangas shkojne deri ne vitin 5079) eshte ai per nje date shume te aferme, Nentor 2010.

Perpara se te vazhdoj me kete le te shohim se kush eshte baba Vanga ose Vangjelia. Vanga (Vangjelia Pandeva) ka lindur ne 31 janar te vitit 1911 ne Strumica qe sot i perket Republikes se Maqedonise dhe kaloi jeten e saj ne Bullgari deri sa vdiq ne 11 Gusht 1996. Ne moshen 12 vjecare gjate nje stuhie ajo u rrembye nga era dhe kur e gjeten kishte humbur shikimin ne te dy syte. Vanga filloi te bente parashikime ne moshen 16 vjecare dhe fama e saj mori dhene ne nje kohe fare te shkurter. Shume burra shteti e kane vizituar ate, perfshi ketu dhe Hitlerin per te cilin thuhet se mbasi la shtepine e saj, dukej shume i zemeruar.

Fotoja e meposhte eshte shkeputur nga nje gazete bullgare ku jane te shkruara disa nga profecite e Vangas duke filluar nga viti 2008.

Profecia Vanga010

Ne lidhje me gazeten, nuk dihet nese eshte e sakte apo nje falsifikim pasi nuk ne foto nuk mund te percaktohet se nga cila e perditshme eshte marre kjo faqe (gje qe lidhet edhe nje here me shpjegimin qe bera mbi spekulimet). Ndonese fotoja eshte e diskutueshme, profecite e Vangas jane mese te mirenjohura dhe te konfirmuara nga shume burime te ndryshme.

Le ti kthehemi dhe njehere parashikimit te saj qe na prek direkt ne, ai i Nentorit 2010. Sipas Vangas eshte fillimi i Luftes se Trete Boterore qe mbaron ne Tetor te vitit 2014.

Ne kete lufte e cila fillon si nje konflikt me arme te zakonshme me pas do perdoren arme berthamore e ato kimike. Interesante ne parashikimet e Vangas eshte dhe sulmi i Europes nga myslimanet pas dobesimit te saj nga lufta dhe zoterimi i Romes prej tyre. Te njejtin parashikim ka bere dhe Nostradamus.

Po shkruaj ketu disa prej parashikimeve pasi jane te shumta dhe nuk me mjafton koha te pasqyroj cdo gje.

2008 - Perpjekje per te vrare kater krere shtetesh. Konflikti ne Hindustan. Ky behet njeri nga shkaqet per fillimin e L3B. (ngjarja e hindustanit eshte reale dhe mund ta lexoni ketu: BBC : Sites of mumbai attacks

2010 - Fillimi i L3B. Lufta do filloje ne nentor 2010 dhe do mbaroje ne tetor 2014.

2011- Per shkak te rreshjeve radioaktive ne hemisferen Veriore sdo mbetet ne kembe as gje e gjalle e as bimesi. Muslimanet do fillojne luften kunder europianeve qe kane mbetur te gjalle.

2014 - Shumica e njerezve ne bote kane kancer te lekures dhe semundje te tjera te lidhura me te si rezultat i luftes kimike.

2016 - Europa eshte pothuajse e boshatisur.

2018 - Kina behet superfuqia e re e botes.

2023 - Orbita e Tokes do ndryshoje pak.

2025 -Europa vazhdon te jete e populluar fare pak.

2028 - Shpikja e nje burimi te ri energjie (mbase e quajtur reaksion termonuklear). Uria nuk eshte me nje proble. Leshohet nje anije e pilotuar per ne Venus.

2033 - Rrethet polare shkrine dhe niveli i ujrave te oqeaneve ngrihet shume.

2043 - Ekonomia boterore eshte ne lulezim. Myslimanet kontrollojne Europen

2066 - Gjate sulmit ne Rome e cila eshte nen kontrollin e myslimaneve, USA perdor nje metode te re armesh qe ka te beje me kontrollin e klimes. Ngrirje e menjehershme

2076 - Shoqeri pa klasa (Komunisem)

2084 - Rilindja e Natyres

2088 - Semundje e re. - Njerezit plaken brenda disa casteve....

Keto jane disa nga parashikimet. Menyra me e mire per te provuar vertetesine e tyre eshte publikimi dhe le te bindemi te gjithe nese jane reale apo falsifikime te rendomta per te bere sensacion mbi mendjet dhe friken njerezore. Ja dhe nje video mbi parashikimet me te gjera te Vangas.

Nga Darius
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  gjilanasi 24.11.10 14:19

VANGA PARASHIKON LUFTËN E III-të BOTËRORE MË 2010

Që nga kohërat më të lashta, me parashikimet e tyre për ngjarjet që duhet të ndodhin në të ardhmen, gjithnjë parashikuesit e ndryshëm, për vete kryesisht kanë shkaktuara përqeshje dhe skepticizëm në opinion.

Në fakt, shumë pak njerëz besonin në gjëra të tilla dhe ky skepticizëm vazhdon derisa disa nga parashikimet e ndonjë profetizuesi të mos fillojnë të përmbushen në praktikë.

Një hamendësim i tillë në skepticizmin e tyre të ngurtë ngjanë edhe tek rasti i parashikimeve të bëra nga ana e parashikueses dhe shërueses tejet të suksesshme me metoda alternative tradicionale, bullgares VANGA (Vangelia Gushterova). Atë, njerëzit, por edhe ekspertët e mirëfilltë, e dëgjonin me vëmendje dhe besim të theksuar për mundësinë e vërtet të ndodhjes të tyre.

Kush ishte në të vërtetë Vanga?

Vanga, u lind në Bullgari, dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloi në viset malore rurale të Kozhuhut.

Meqë ishte tërësisht analfabete dhe njëkohësisht e verbër në të dy sy, të gjitha parashikimet që i thoshte ajo me gojë, ia regjistronin me shkrim bashkëpunëtorët tjerë.

Mendohet se aftësitë e saja të mëdha parashikuese dhe shëruese të mjaftë sëmundjeve të pashërueshme për medicinën bashkëkohore, ndërlidhen pikërisht me prirjen e lindur që kishte, për tu ndërlidhur me disa qenie të padukshme dhe misterioze jashtëdimenzionale, shpjegimi i të cilave është i pakapshem për logjikën tonë të rëndom.

Dyshohet se, mu këto, thuaja qenie mikrokozmike të dritës, asaj i dërgonin informacione të sakta për të ardhmen që parashikonte, duke e ushqyer kështu edhe me forcën e caktuar vitale të cilën e aplikonte tek shërimet mrekulluese të sëmundjeve të ndryshme.

Ajo, sikur deklaronte edhe vetë, “fliste” dhe kishte “kontakte” të qarta edhe me shpirtrat e njerëzve të ndryshëm të cilët kanë vdekur qysh para 100 viteve.

Shumë parashikimet e saja të treguara si të sakta, emrin e Vangës e kanë bërë të njohur në tërë rruzullin tokësor. Nga parashikimet e saja të mëdha të cilat veq kanë ndodhur tanimë janë: 11 shtatorit tragjik të vitit 2001 – sulmi terrorist ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë (WTC).

Këtë sulm tragjik ajo e kishte paralajmëruar kështu: "Vëllezërit amerikan do të bëhen viktimë e sulmeve të disa shpendëve të çeliktë”., pastaj, fillimin e Luftës së Dytë Botërore, PERESTROJKËN në BRSS, vdekja e Princeshës Diana, madje edhe rënien e nëndetëses bërthamore ruse-Kursk.

Ekspertët që merren me hulumtimin e parashikimeve të kësaj parashikuese të mrekullueshme, thonë se ajo me kohë ka parathënë edhe konfliktin e fundit të armatosur në Osetinë Jugore.

Nëse i marrim parasysh të gjitha këto parashikime të ndodhura vërtetë gjer më sot të Vangës, atëherë shumë studiues dhe ekspert botëror, i shqetëson një parashikim tjetër i saj tejet konkret dhe i afërt në kohë për të ndodhur ku thotë: “Lufta e tretë Botërore mund të ngjaj në vitin 2010”.

Këtë parashikim mbi mundësinë e fillimit të luftës së tretë botërore Vanga e ndërlidhë me disa ngjarje që do të shfaqen si shenja paralajmëruese. Ato janë: përfundimi i një konflikti në Industan dhe më pas vrasja e katër kryetarëve të shteteve.

Një parashikim shumë interesant i Vangës është edhe vërtetimi i ekzistimit të kahershëm të prezencës së jashtëtokësorëve në mesin tonë, dhe se, shpejtë në botë do të del një njeri ndërmjetësues i cili do ta vejë kontaktin miqësor në mes të këtyre qenieve nga planetët tjera dhe civilizimit tonë tokësor.

Dihet se Vanga, gjatë seancave të saja tradicionale të mjekimit, përdorte shumë ilaçe origjinale kryesisht të bëra nga bimët mjekuese (fitoterapi) Në këtë drejtim, na është e njohur sugjerimi i saj tejet i prerë se, për çdo të sëmurë gjatë shërimit me bimë mjekuese, ilaçi adekuat patjetër duhet të bëhet nga bimët që rriten në rrethin e hapësirës gjeografike të vetë të sëmurit.

Edhe pse ajo shëronte me bimë mjekuese nga natyra, në princip nuk ishte kundër metodave medicinale të shërimit, por vetëm konstatonte se disa medikamente që sot përdoren me të madhe si ilaqe farmaceutike në botë, janë të dëmshme dhe shkaktojnë mbylljen e çarkut të shkëmbimit energjetik në mes të natyrës dhe njeriut.

Vanga, po ashtu e ka paraparë saktë edhe kohën e vet të vdekjes.

Ishte viti 1996 kur ajo përgjithmonë u nda nga kjo botë, duke lënë pas vete edhe një testament që po ashtu trajtohet si parashikim: “Pas disa viteve nga vdekja ime, mua do të më zëvendëson një pasardhëse tjetër femër e cila po ashtu do të jetë e verbër si unë dhe do të jetoj në Francë”.

Sipas studiuesve të parathënieve të Vangës, ardhja e kësaj vajze si zëvendësuese e parashikuar e saj, pritet të ndodhi ndoshta mu këtë vit.

Adnan Abrashi
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

Mesazh  Xhemajl 25.11.10 15:49

Pasi që Koreja e Veriut hodhi disa granata në ishullin Yeonpyeng të Koresë së Jugut, shumë njerëz besojnë në parashikimin e Vangas, bullgares e cila kishte parashikuar shpërthimin e luftës botërore në nëntor të vitit 2010.

Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Vanga u bë e famshme në Bullgari , por edhe në mbarë botën me parashikimet e saj të sakta. Vanga e verbër vdiq më 1996, megjithatë emri i saj edhe sot përmendet shpesh, ndërsa shumica e krahasojnë atë me Nostradamusin e famshëm.
Që më 1980, Vanga kishte parashikuar se në gusht të vitit 1999 ose në fillim të vitit 2000 Kursk do të mbulohej nga uji dhe e tërë bota do të qante më pas.

Natyrisht, parashikimi i saj atëbotë nuk kishte kuptim. Shumë besuan se ajo po fliste për qytetin Kursk dhe se qyteti nuk mund dhe nuk do të mbytej nga uji. Por parashikimi i saj u përmbush, nëndetësja nukleare ruse e quajtur Kursk u fundos.

Vangelia parashikoi edhe sulmin në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, duke thënë se binjakët amerikanë do të bien pas sulmit të zogjve prej çeliku.

Po ashtu Vanga, parashikoi edhe Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e Princeshës Diana. Flitet se atë e kishte vizituar edhe vetë Hitleri, të cilit ajo ia kishte parashikuar fundin, ndërsa me saktësi të plotë kishte parashikuar edhe vdekjen e saj më 11 gusht 1996.

Por ajo që frikësoi më shumë opinionin ditët e fundit është parashikimi i saj se lufta e tretë botërore do të fillojë në nëntor 2010. Fallxhesha e verbër tha se kataklizmi i tretë do të fillojë si një luftë e zakonshme, por më pas do të përdoren armët kimike dhe nukleare. Lufta e tretë botërore, sipas parashikimeve të saj do të zgjasë deri më 2014.

Vanga ka paraparë se prej vitit 2014 njerëzit do të vuajnë nga sëmundje të shumta të lëkurës, mu për shkak të luftës kimike. Ajo po ashtu paralajmëroi se më 2016 në Evropë më nuk do të ketë njerëz fare, ndërsa deri më 2018 Kina do të bëhet superfuqi e re.

Si mendoni ju miq te nderuar?A mund te jetë e vertet?
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  Idlir 08.12.10 12:30

Parashikimi mund te jete i vertete, por parashikim, nuk do te thote patjeter realizim. Parashikimet, me sa di une, kane natyre paralajmeruese, dmth, sugjerojne nderhyrjen e njeriut per ta shmangur apo per ta zbutur ngjarjen qe parathuhet. Keshtu, edhe kur nuk materializohet nje parashikim (profeci), kjo s'do te thote doemos se parashikuesja ka deshtuar (ngjarja mund te jete devijuar). Kriteret per te qenit ose jo "Parashikues" ndoshta duhen kerkuar ne menyre me serioze.
Gjithsesi, une kam degjuar nje Profeci, sipas se ciles:lufta e trete nuk do te ndodhe. Kjo mund te kete edhe kuptimin se: tentativa per ta shperthyer ate mund te jete, por per shkaqe te ndryshme, njeri prej te cileve eshte nderhyrja e njeriut mbase edhe ne bashkepunim me Forca te Larta, ajo shmanget.
Idlir
Idlir

71


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  Albaniaa 22.09.13 11:50

avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  Niko_ 22.09.13 18:14

Profeci do të thotë parashikim. Në kohët kur nuk kishte mjete informimi profecia përdorej nga njerëz ose grupe të caktuar elitarë që ishin brenda grupimeve të ndryshme, për propagandë dhe për të drejtuar masat e mëdha të njerëzve në drejtimin që donin ata. Sot për këto gjëra përdoren mjetet e informacjonit, si televizjonet, radiot, gazetat dhe interneti.
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecia Empty Re: Profecia

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi